Përplasen prokurorët dhe mbrojtësit për rastin Limaj
:: sport
Page 1 sur 1

Përplasen prokurorët dhe mbrojtësit për rastin Limaj Artikujt tjerëPërplasen prokurorët dhe mbrojtësit për rastin Limaj Kabashi: Luftimi i korrupsionit, sfidë e Prokurorisë A është Vetëvendosje alternativë?Zhvarrosen mbetje mortore në një varrezë në veri të MitrovicësVlerësohet bashkëpunimi ndërparlamentar Kosovë-Hungari Premtimet ndaj Kosovës për anëtarësim, testi kredibilitetit të BE-sëMundësia e fundit për marrëveshjeMustafa vizitoi Qendrën Inovative të KosovësBelgjika mbështet reformat në KosovëMinistrja Kusari – Lila në Samitin Ekonomik të Euro Azisë
Publikuar: 10.04.2013 - 22:31
Prishtinë, 10 prill - Fatmir Limaj dhe të tjerët në rastin e korrupsionit, i njohur si MTPT, nuk ndjehen fajtorë për krim të organizuar e korrupsion, për çka i akuzon EULEX-i. Sipas aktakuzës, keqpërdorimet ishin bërë duke rregulluar çmimet e tenderëve e duke aranzhuar fituesit paraprakisht. Ish-ministri i Ministrisë së Transportit, i cili po ballafaqohet edhe me rigjykimin e rastit për krime lufte, ka drejtuar një kërkesë për Gjykatën, njofton KTV-ja.
Fajësinë nuk e kanë pranuar as dy vëllezërit e tij, ish-shefi i kabinetit në MTPT, shefi i Prokurimit, IT-ja në këtë ministri dhe pronari i kompanisë “Tali”.
Në këtë seancë, prokurorët kanë vazhduar me leximin e aktakuzës, sipas së cilës keqpërdorimet ishin bërë duke rregulluar çmimet e tenderëve, e duke aranzhuar fituesit paraprakisht.
Johannes Picket, prokuror i EULEX-it tha se faktet demonstrojnë që Fatmir Limaj me rregulluesit kishin aranzhuar 20 përqindëshin e tenderit që pastaj iu përcollën 'kryesorëve'. “Kjo dëshmon se kompania Tali nuk ishte zgjedhur në bazë të çmimit më të lirë, por në bazë të lidhjeve familjare dhe kontributeve të tjera. Kompania Tali kishte kompensuar humbjet e saj duke kryer punën keq, me leje të Endrit Shalës. Dëmi i shkaktuar buxhetit të Kosovës është së paku shuma e tenderit që është rreth 2 milionë e 250 mijë euro”, tha prokurori i huaj.
Me këto para të ryshfetit, sipas aktakuzës, Demir Limaj ishte i angazhuar për pagesa financiare për vëllanë e tij dhe shpëlarje parash.
Robert Kucharski, prokuror i EULEX-it tha se Demir Limaj në vitin 2010 transferoi nga një xhirollogari të sapo hapur gjithsej 485 mijë funte për avokatin Karim Khan në Holandë. “Shuma rrjedh pjesërisht nga një tokë e shitur, ndërkaq origjina e pjesës tjetër të parave ka mbetur e panjohur për Prokurorinë dhe njerëzit e Kosovës”.
Sipas aktakuzës, Limaj dhe njerëzit e afërt të tij kishin arritur të korruptonin hetuesin e rastit, Troy Wilkinson.
Përmes Endrit Shalës e vëllezërve Florim e Demir Limaj, atij i ishin dhënë para në shkëmbim të dëshmive të tij në favor të Limajt e kundër EULEX-it.
Ndërkaq, në fillim të seancës, avokati mbrojtës i Limajt, Tomë Gashi, është përplasur me prokurorin gjerman të EULEX-it.
Gashi e ka akuzuar prokurorin se po i bën presion atij dhe ekipit mbrojtës të Limajt.
Gjyqtarja Anna Admaska-Gallant ia ka kujtuar Gashit se Gjykata vendos në bazë të provave dhe nuk e trajton këtë rast si politik.
E prokurori Picket ka thënë se EULEX-i është krenar që është këtu për të ndihmuar Kosovën, sidomos për të pastruar vendin nga lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Seanca tjetër është caktuar për 17 maj.

Sujets similaires
» Franca hap hetimet për vrasje në rastin Arafat
» çka punuan prokuroret ne kohen e ish jugosllavise,edhe sot
» Prokuroret e Milloshit i kemi edhe sot prokuror ne kosove
» Kadareja ma i keq se Enver Hoxha shumeee?
» D. Fadil Hoxhës me rastin e formimit të Lidhjes së 2 te PZ

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum