Genjeshtrat per Pavaresin e Kosoves vazhdojn nga qeverija e
:: sport
Page 1 sur 1
Genjeshtrat per Pavaresin e Kosoves vazhdojn nga qeverija e
TRAKT
Pakoja e Ahtisarit - nuk ka pavarësi
Mundi, sakrificat dhe gjaku që derdhi populli ynë, po na shpërblehet me rrezikun e copëtimit nga Serbia, sepse në "pakon e Ahtisarit", nuk ka pavarësi. Pavarësia nuk përmendet as si fjalë dhe as në përmbajtje të këtij dokumenti. Kjo është një riformulim i Rezolutës së vjetër (1244). KS i OKB-së, Grupi i Kontaktit, si dhe Këshilli i Evropës, askund nuk përmendin pavarësi për Kosovën. Në Deklaratën e 31 janarit 2006 Grupi i Kontaktit, është shprehur, se baza e statusit të ardhshëm për Kosovën do të jetë Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara. Në bazë të këtij dokumenti, nuk lejohet shkëputja e Kosovës nga Serbia.
Prandaj kjo pako, do të sjellë një Rezolutë të re, me përmbajtje të Rezolutës së vjetër. Ajo do të mbështetët fort në decentralizimin, për mes të të cilit u krijuan shumë komuna të pastra serbe, si dhe kishave u dorëzuan shumë territor, që më parë nuk ishte pronë e tyre. Përmes këtyre komunave dhe këtij territori të përfshirë nga kishat, do të mund të krijohet një lloj Serbi e vogël brenda në Kosovës. Në këto rrethana pastaj, kur populli të kërkojë shkëputje të vërtetë dhe vetëvendosje, Serbia, do të përpiqet ta pengojë këtë vullnet, duke tentuar t'ia shkëpusë Kosovës pjesët më të pasura, në veri të saj, e në pjesët tjera.
Pra sipas këtyre fakteve, "pakoja e Ahtisarit" dhe Marrëveshja që mund të dalë prej saj, nuk e përfshinë, në asnjë mënyrë, pavarësinë, apo shtetin për Kosovën.
Prandaj, këto ditë, po bëhet presion i madh ndaj shqiptarëve, që ta pranojnë këtë pako si pavarësi. Ditë e natë i shohim politikanë, analistë, qeveritarë, ekspertë të ndryshëm, të vendit e të huaj, që po përdorin të gjitha mjetet e rrenat e mundshme, në TV, radio e gazeta, për të na bindur, se "pakoja e Ahtisarit" përfshinë shkëputjen e Kosovës dhe pavarësinë. Pse kaq shumë po gënjejnë, që të na e mbushin mendjen? Pse i ka përfshirë gjithë kjo frikë e këto ethe ankthi?. Sigurisht nga frika e daljes në shesh e të vërtetës së hidhur, për statutin e ardhshëm.
Prandaj të mos mashtrohemi, nga politikanët, që e kanë gojën plot pavarësi, as nga analistë, deputetë, nga kryetari a kryeministri, e nga ekspertë të ndryshëm, se gjoja "pakoja e Ahtisarit", e parasheh pavarësinë dhe shtetin e ardhshëm për Kosovën. Poashtu nuk duhet të mashtrohemi as nga veprimet e Serbisë, e cila bëhet sikur nuk i pëlqen Paketa e Ahtisarit. Ajo me këtë taktikë përpiqet që të na hedhë hi syve.
"Pakoja e Ahtisarit" pra do të jetë e dëmshme dhe shumë e rrezikshme. Por deri sa nuk është bërë shumë vonë, ORGANIZATA PËR BASHKIMIN KOMBËTAR - (OBK), u bënë thirrje të gjithëve, të mëdhenj e të vegjël, që të bashkuar, ta ngrisim zërin kundër këtyre vendimeve kaq të dëmshme për popullin tonë. Vetëm populli i bashkuar, me daljen në rrugë, për të protestuar, mund të sjellë vendim të ri për vullnetin dhe të drejtën e vet. Me anë të këtij vullneti dhe të kësaj të drejte, do të shkëputet një herë e përgjithmonë nga pushtimi i gjatë dhe i rëndë i Serbisë.
Paris janar 2008
Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm
Dernière édition par le Dim 27 Jan - 8:46, édité 2 fois
Re: Genjeshtrat per Pavaresin e Kosoves vazhdojn nga qeverija e
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/7c/Nicolas_Sarkozy_-_
Nikolla thote se turqija nuk duhet te lejohet te hyne ne europe sepse eshte pjese e azise dhe le te mbetet atje!!Edhe per kosove thote se i ka ra pishmanit sepse eshte i lidhur me sllavet e rusise!
Nikolla thote se turqija nuk duhet te lejohet te hyne ne europe sepse eshte pjese e azise dhe le te mbetet atje!!Edhe per kosove thote se i ka ra pishmanit sepse eshte i lidhur me sllavet e rusise!
Re: Genjeshtrat per Pavaresin e Kosoves vazhdojn nga qeverija e
www.Dardana.ch- [ Traduire cette page ]Me gjithė kundėrshtimet e Rusisė, Presidenti francez Nikola Sarkozi ka thėnė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e paevitueshme dhe kėtė duhet ta pėrkrahė i gjithė ...
www.dardana.ch/print.php?type=N&item_id=805 - 3k - En cache - Pages similaires
www.dardana.ch/print.php?type=N&item_id=805 - 3k - En cache - Pages similaires
Re: Genjeshtrat per Pavaresin e Kosoves vazhdojn nga qeverija e
Pavarësia e Kosovës e paevitueshme, thotë Sarkozi
Shenuar prej Gurashi me 25.09.2007 17:18
--------------------------------------------------------------------------------
Tri ditë para takimit të Grupit të Kontaktit në Nju Jork Bashkimi Evropian përsërit përkushtimin e tij për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës. Me gjithë kundërshtimet e Rusisë, Presidenti francez Nikola Sarkozi ka thënë se pavarësia e Kosovës është e paevitueshme dhe këtë duhet ta përkrahë i gjithë Bashkimi Evropian.
--------------------------------------------------------------------------------
Lajmet më gjërsisht
--------------------------------------------------------------------------------
Presidenti francez në një intervistë të gjatë për gazetën amerikane "Nju Jork Tajms" ka thënë se pavarësia e Kosovës është e paevitueshme, duke i kërkuar Bashkimit Evropian që ta përkrahë njëzëri. Sipas tij, tashmë është e qartë se Rusia do të bllokojë Rezolutën në Këshillin e Sigurimit, por çështja e Kosovës është shtesë për vendosmërinë e Bashkimit Evropian në raport me Moskën. "A është e gatshme Evropa të lejojë që politikën e saj të jashtme t'ia diktojë Moska, apo do ta marrë vetë një vendim", ka pyetur Sarkozi. Sipas tij askush nuk dëshiron ta nënçmojë Presidentin rus Putin, por ai duhet ta kuptojë se partnerët ndërkombëtarë janë të interesuar për çështjet që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut, respektimin e minoriteteve dhe sundimin e ligjit.

Sujets similaires
» serbija eshte ne kosove e qeverija e kosoves genjen
» Kenge per pavaresin e kosoves,pa popullin e saj
» serbet çka mendojn per pavaresin e kosoves
» Premtimet per pavaresin e kosoves me genjeshtra
» Ja si e shohin disa pavaresin e kosoves

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum