Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

serbija eshte ne kosove e qeverija e kosoves genjen

 :: sport

Aller en bas

serbija eshte ne kosove e qeverija e kosoves genjen Empty serbija eshte ne kosove e qeverija e kosoves genjen

Message  Perparimi Sam 24 Oct - 5:15

Fillimi | LAJME | Kosovë | Serbia inkason faturat e rrymës në Kosovë
Serbia inkason faturat e rrymës në Kosovë
23/10/2009 08:00:00
Madhesia e shkronjave:


Shpenzuesve të rrymës elektrike në veri të Kosovës, që nga dita e premte do të fillojë t’iu matet sasia e shpenzuar e kilovatëve, por, jo nga Korporata Energjetike e Kosovës por nga ajo e Serbisë.

Drejtori i kompanisë së ashtuquajtur “Elektrokosmet”, Radoje Kreçkoviq ka thënë se, që nga dita e premte – njehsorët në veri të Kosovës do të fillojnë të funksionojnë.

Në një intervistë për radion “Kontakt Plus”, Kreçkoviq ka thënë se, popullata në veri të Kosovës, respektivisht në veri të Mitrovicës – që nuk ia ka paguar rrymën e shpenzuar KEK-ut që nga viti 1999 – do t’i marrë faturat e para për pagesë më 1 nëntor.

Ai ka thënë se, qytetarët në veri të Kosovës, faturat për energjinë e shpenzuar elektrike do t’ia paguajnë Elektro-ekonomisë së Serbisë.

Ai madje ka thënë se, planifikon shkyçjen e të gjithë konsumatorëve ilegalë në rrjet në atë pjesë të Kosovës, ndërsa ka shtuar se, në aksion do t’i ndihmojnë “pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës”.

Korporata Energjetike e Kosovës, ditë më parë, e ka shkyçur atë pjesë të Kosovës nga rrjeti i saj për shkak të mospagesës së rrymës – megjithatë, deri me tash nuk ka komentuar nëse ka pasur ndërhyrje në sistemin energjetik të Kosovës nga ana e Serbisë.

Përgjigja e dhënë për media nga zyrtarët e KEK-ut, është se kanë filluar hetimet për të verifikuar nëse ka pasur ndërhyrje në sistemin energjetik të Kosovës. Ndërkaq mediat kanë raportuar se, ajo pjesë e Kosovës furnizohen me rrymë nga Elektro-ekonomia e Serbisë, përmes Novi Pazarit. /Telegrafi/

Shto tek: Facebook | Furl | Digg | Myspace | Windows Live | Yahoo MyWeb |
Komente (0 publikuar):

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum