Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Mahi nga lufta,marr nga wipadia

 :: sport

Aller en bas

Mahi nga lufta,marr nga wipadia Empty Mahi nga lufta,marr nga wipadia

Message  Perparimi Ven 18 Jan - 15:33

Mahi të zgjedhura nga lufta/1
Nga Wikibooks, Enciklopedia e Lirë
< Mahi të zgjedhura nga lufta
Shko te: navigacion, kërko

I Mahi nga lufta

Ballina faqe
- 1 -
Faqe 2

1. Në kodër të qyqarëve
Gjatë ofenzivës së forcave serbo-çetnike, në verën
e vitit 1998, një familje nga Drenica shkoi në Prishtinë.
Kur u paraqit në Këshillin e Emergjencës, ata pasi e
shikojnë një listë, i thonë:
-E kemi një shtëpi të lirë në Kodër të Trimave, mund
t`ju vendosim nëse doni?
-Jo- ua ktheu drenicaku- mua ma gjeni një shtëpi
në Kodër të Qyqarëve, se po të isha trim, unë do
të isha tash në Drenicë, e jo këtu.
2. Prej nga je?
Gjatë ofenzivës serbe të shtatorit të vitit 1998,
në malet e Qyqavicës u strehuan shumë familje
nga Drenica. Aty dëgjova këtë dialog:
-Kah të patëm oj shoqe?
-Nuk di as vet. Kam qenë e martuar në Polac.
Dy javë ndejta në Galicë, një muaj në Dubofc,
dy muaj në Kollë e qe tri ditë jemi këtu në
bjeshkë. E ti a po e din ti tash nga jam?
3. A po qesin?
Gjatë luftimeve në Prekaz, në mars të vitit
1998, disa gra e fëmijë erdhën në lagjen tonë.
Baqica i kishte mjelë lopët dhe hyri në shtëpi.
Njëra nga gratë mysafire e pyet:
-A po qesin? Baqica duke aluduar tek lopët, i përgjigjet:
-Po valla, po qesin boll.
-Uh, qyqet na, donë me ardhë edhe këndej-ia kthei ajo.
-Qysh mori qyqet na, çka kishin me pi fëmijtë?
-Uh, gru, gru, unë mendova mos po gjuajnë shkjetë.
4. Kjo më nuk durohet
Në një fshat, diku në Kosovë, banorët kishin
ikur para ofenzivës serbe dhe ishin fshehur
në një mal. Ata, nga mali i shihnin shtëpitë duke
u djegur nga kumbarët e deridjeshëm serbë.
Kur shkjetë hynë edhe nëpër kopshtet me perime
dhe shkatrruan edhe serrat, njëri nga ata bërtiti:
-Vëllezër, kjo më nuk durohet. Kush është i gatshëm
të vdesë, le të vijë pas meje.
5. Do ta ndajmë oborrin
Një familje nga Drenica, me një kerr fëmijë,
ia mësyn Mitrovicës dhe vendoset tek një
familje e cila e pranon me ngrohtësi.
Pas pak ditësh, drenicaku kishte blerë dërrasa.
I zoti i shtëpisë e pa duke i shkarkuar dhe e pyeti:
-Çka po të duhen ato dërrasa, o lum miku?
-Burrë, vendosa ta ndajmë oborrin. Shumë fëmijë,
po përzihen e besa edhe po lazdrohen.
6. Mos i qaj tapetat
Njëri nga Drenica gjatë luftës së 98-ës ishte
vendosur në një familje në Mitrovicë. I zoti i
shtëpisë e kishte pritur mirë, por një ditë
ishte ankuar tek mysafiri se fëmijtë kishin
nisur t`ia shkatrrojnë tapetat në mur.
Drenicaku ia ktheu:
- Qysh bre nuk po të vjen marre, mua ma
kanë djegur shtëpinë e nuk u bë nami e
ti ankohesh për tapetat, lëri burrë fëmijtë
le të luajnë.
7. Veturën po e blej unë
Një familje kishte ikur nga lufta dhe ishte
vendosur në Mitrovicë. i zoti i shtëpisë
nuk kishte qenë edhe aq i fortë ekonomikisht,
por kishte vendosur ta mbante me shpenzime
të vetat. Kur iu harxhuan paratë, ai i tha mysafirit
se kishte vendosur ta shiste veturën. Ky farë trimi
e kishte pasur një duç marka me vete, por që nuk
e kishte shpenzuar asnjë cent, po i thotë:
-Veturën po e blej unë, sa e merr tjetërkush.
8. Këta kanë vdekur, jo unë
Një ushtar i UÇK-së nga Dërvari ishte plagosur
rëndë gjatë luftimeve të ofenzivës serbe të
shtatorit në Qyqavicë. Kur e gjejnë disa shokë
e tërheqin prej aty dhe e vendosin në një vend
të sigurt, i lajmërojnë edhe shokët tjerë.
Derisa vijnë të dytët, ushtarët i zë gjumi,
kurse ushtari plagosur nuk mund të flinte nga
dhembjet. Me të arritur, ata e pyesin:
-A nuk ke vdekur, a?
-Jo, unë jo, por këta shokët-iu përgjigjet
ushtari në shaka.
9. E kam nemë viçin
Në Prekaz të Poshtëm, derisa ishte si zonë
më e lirë, ishin vendosur disa familje nga
fshatrat ku ishte më rrezik nga luftimet.
I zoti i një shtëpie që kishte shumë mysafirë
e kishte prerë një viç. Pas dy ditësh aty
shkoi edhe një nip nga Gllobari.
Daja po i thotë nipit:
-Rras mish se e kam prerë atë viçin që
i thosha të hëngërshin qentë.
10. A e biem pulën o babë?
Njëri kishte pranuar në shtëpi disa të
zhvendosur. Një mbrëmje derisa hanin darkë,
çka kishte qëlluar, një fëmijë po i thotë të
zotit të shtëpisë:
-A e biem pulën o babë?
-Jo, jo, prit edhe pak!
Mysafirët merrnin ngapak, por nuk largoheshin,
duke menduar se njëmend do të bijnë edhe pulë.
Prit e prit, pasi pula nuk erdhi, ata u larguan
nga sofra.
Atëherë plaku i tha atij fëmijës:
-Bjere babo tash pulën!
Pasi i hëngri trohat e bukës, pulën e përzunë përjashta.
11. Uji në benzinë
Gjatë luftës, Qirezi ishte ende zonë e lirë
dhe e kontrolluar nga UÇK-ja. Aty bëhej
njëfarë tregu dhe njerëzit furnizoheshin
me artikuj të ndryshëm.
Njëri duke shprazur një kanistër me
benzinë, e mbante ombrellën sipër kapakut
të rezervoarit për të mos rënë pikat e shiut.
Njëri duke e shikuar këtë skenë i tha:
-O lum jarani, hiqe atë ombrellë, se uji ka hyrë
moti në kanistër.
12. O babë, hajde ngjitma bishtin
Derisa Besimi punonte në hapjen e istikameve
të UÇK-së në Polac, kishte thyer bishtin e kazmës.
Kur kthehet në shtëpi, e sheh të atin duke qëndruar
me një fqi.
Nga larg e thërret e i thotë:
-O babë, hajde ngjitma bishtin!
13. Këmba në fyt
Gjatë luftës edhe Bilalli nga Polaci, një kohë
të gjatë me familje kishte qëndruar në luginën e
Tushilës, në një tendë najloni.
Një natje i kishte thënë gruas:
-Allahile, a mundesh me i ra në fije një ëndrre
që e kam parë mbrëmë?
-Hë, hajërli qoftë- ia ktheu e shoqja.
-Gati më ka dalë shpirti, disi njëfarë trau më
kishte rënë në fyt dhe ma zinte frymën-ia ktheu ai.
Ndërkaq, ajo duke qeshur ia ktheu:
-Mos u bën merak, se nuk ka qenë tra,
por ishte këmba ime.
14. Andej ka përplot policë
Njëfarë Sadiku nga Kozhica, një ditë ishte
nisur këmbë për në Polac. Diku në rrugë e
takon njërin me veturë që shkonte në drejtim
të Qirezit. Ai u ndal dhe e pyeti plakun:
-A mund të shkohet për në Qirez?
-Çfarë Qirezi, more burrë, andej nga Beçiqi,
po vijnë forca të shumta. Ai e ktheu veturën,
e mori edhe plakun dhe kur arritën në Polac,
Sadiku po i thotë atij:
-Mua ndalma këtu se e kam një motër e po
zbres e ti nëse ke ndonjë punë shumë me
rëndësi, shko në Qirez, se ndoshta më kanë
bërë sytë se s`ka policë.
15. O ti njeri u kall
Në kodrën Te Lisat e Xanit në fshatin Polac,
një kohë të gjatë ka qëndruar një punkt i
policisë serbe. Ata ditë e natë gjuanin me
armë të ndryshme, kurse fshatarët vështronin
mos po vijnë më afër.
Një grua, një ditë po i thotë të shoqit:
-O ti njeri, u kall !
-Ai turrevrap nga dera e oborrit, të shikojë
mos po digjet fshati, kurse e shoqja ia pret:
-Jo, jo, nuk u kall fshati, por…
16. Dikush po lypë hu në këtë shtëpi
Njëri që e kishte shtëpinë afër me atë ku
ishte vendosur njëfarë komisioni i emergjencës,
një ditë duke kaluar pranë murit të oborrit të
vet, i vërejti dhjetra kuti të shprazëta të
gullashit. Shkoi në shtëpi dhe iu drejtua së ëmës:
-Nënë, dikush po lypë hu në këtë shtëpi. Si bën
që tinëz të hahen gullashat e neve po don me
na bi në bark pasuli i emergjencës.
-Jo, djali i nënës, nuk janë ata gullashat tanë,
po ata po i gjuajnë mbi mur në oborr tonin.
17. Do të vdesim të gjithë
Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s mbi
caqet serbe, njerëzit e patën shumë vështirë
nga sulmet e parreshtura të forcave serbe.
Një plak që i kishte humbur shpresat se do të
shpëtonin gjallë, iu thotë disa ushtarëve të UÇK-së:
-Edhe nëse shpëtojmë nga granatat, të gjithë
do të vdesim nga uria.
-Jo, axhë, liria është afër, dy javë mbahemi
me qumësht.
-E pastaj- ç`bëjmë?- tha plaku.
-Pastaj edhe dy javë e shtyjmë me mish, i presim lopët.
-Jo, jo, të gjithë do të vdesim- këmbëngul plaku.
-Ishalla akshami nuk na pret-ia kthu njëri.
Atëherë plaku u kthjellua pak e tha:
-Mos bre djalë, mos fol ashtu, a e din që e kemi
zotin, ai na ruan e na shpëton.
18. Rojet e lara n`gjak të lopës
Dy ushtarë të UÇK-së një mbrëmje kishin dalur
në roje. Shokët e tyre në “shtab” për nevojat e
ushtarëve kishin prerë një lopë aty në oborr.
Kur filluan gjuajtjet nga punkti i policisë serbe,
19. Çka po sheh?
Një ushtar i UÇK-së që kishte dylbi përpiqej
t`i përcillte fluturimet e avionëve të NATO-s.
Një shok i tha:
-A po sheh diçka?
-Po-iu përgjigj ai-piloti e ndezi një dunhill,
kurse unë e ti po pimë dushk mali të mbështjellë
me letër të thasëve.
20. Abeja ia sosi prapanicën policit
Katër pesë shokë, ushtarë të UÇK-së kishin
zënë pozitë të mirë përballë një punkti të policisë
serbe, por nuk kishin armë të tjera pos
kallashëve. Ata gjuanin në drejtim të policisë,
por pasi që plumbat nuk arrinin deri atje, policët
ua shplonin prapanicën dhe talleshin me ta.
Pas pak aty arrin Bekim Berisha-Abeja dhe kur
i sheh të mërzitshëm i pyet:
-Çka keni, mos iu kanë mbytur xhemitë në deti?
-Jo, i thanë ata-por këta kallashët tanë nuk po
na bëjnë punë.
-Hajt gjuani ju njëherë-iu tha Abeja.
Ata gjuajtën, kurse polici që u zhvesh, më nuk
u ngrit në këmbë, nga snajperka e Abesë.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Mahi nga lufta,marr nga wipadia Empty Re: Mahi nga lufta,marr nga wipadia

Message  Perparimi Ven 18 Jan - 17:07

1)Ne Sr,nji ushtar i uçkes i mbante dylbit ne sy dhe i shikonte ne Shiroke policet! Por edhe polici e shikonte kete me dylbi!!Dhe ky e nxorri revolen dhe ja drejtoi policit serb,ai nga friga e nxorri majmunin dhe ja bante qelloje haaa me dore!

2)Ishin duke ba bisede nja dy shok dhe ky shoku tjeter i thoshte;Pashe zotin edhe sa do zgjate lufta ,?Po ja prita edhe nja dy vjet!Kuku nanen paskan me na shalue!


3)Me nje ushtar ishim duke ba biseda dhe ne ato qaste krisen ne bregun e kodres me rrafall mitrolozit dhe ky e hudhii kallashin e vete u gjuajte neper therra,dhe teshat i çveshi e me thonje e qilte dheun dhe i mbuloi me dhe!Dhe me thote meshifu se po na rrokin!Jo more ata jan dy km larg e nuk kan shance me na rroke ,por ty te paska nxene shkula!
Jo me bani me kan pare mue qe jam i veshure dhe tani tani kan me me rroke!

4)Nje ushtar nga Maralia ,nuk me besonte qe kan me tradhetue shoket nje dite,dhe kur u thye pika tek rrasat e Rahovecit,ai duke mendue se eshte bashk me shok,ushtria e policia serbe iu kishte afrue afer dhe nis me luftue me serb dhe kete kur e rrok plumi ne kembe ja thene kemben fije fije dhe lerkon ndihme,por keran afer tij se kishte dhe ashtu i plagosur mshifte disi neper dushke dhe thonte mu kutojshin fjalet e tua qe nuk ti besojsha!!!

5)Ishte dite ramazani dhe e pyet nje shka nje nip qe baben e kishte shqiptar e gjyshen shkine nga Ternja dhe dajes ja bane ;O daje merre nje cigare!Daja shka ja pret o nipqe daja eshte ortodoks e ti musliman,por daja e respekton ma shume fejen e babes tend se ti!!Ja nisen tan shqiptaret me kesh nga kjo fjale!

6)Isha duke ndejte ne lendina dhe çka me pare do ushtar ishin duke ikur,dhe he çka po kerkoni ja prita?Me thane ik se komandantet po na vrajn mbas shpines!!!

7)E kishin pas nxene nje kapedan shkavell tek rrasat e Rahovesit dhe pa e lidhur e kishin shtie ne kerrin e uçkes dhe trimat e kishin pas nxene si ne hajgare shkaun .Dhe shkau e nxjerr revolen nga qorapat e kembes dhe ja qepon ne zemer G. P,shkoi Gana sikur mos t'kishte pasur kurr mende!Kjo eshte sikur mullisti pa tru!


7)Nje nane,thoshte kuku per mue djalin e kam tue luftue!!!E nuk u ndalte duke kukat,sepse u frigonte mos pi vrahet duke luftue per pavaresin e kosoves!!Mirepo,ishim ketu nga tere anet e kosova; civil te ikur si ne nje toke ma te lire!Nuk shkoi nja dhjete minuta djali i saj ja arriti ne grumbullin e shqiptareve dhe i tha;Oj nane ja gjalle jam se i leshuam frontet se keshtu na urdheruan!!!Kuku per mua çka paskam pjelle ja nisi tani nga friga me nem djalin e vete,O zot merrja shpirtin djalit tem qe tani kush do me na mbrojte tane kete popull ?,ja bante djalit hajde hin ne kete sendin tem e mshifu!!!!

8)Ne nje shtepi ishim te strehuar per se afermi gjere ne 150 veta dhe te zotit te shtepise gjyshja nga gruaja e shtini qe nje mesues nga fshati..Ostrozub..ta deboi nga aty sepse skishte vend,dhe i gjori duke qajte shkoi ne gjami me femi me fjete!




9)Shkijet gjuajshin Ostrozubin dhe minat qe bijshin neper ara,nje plak nga fshati thonte due me shkue me pare vendin çka i ka bo tokes ?Dhe me vrape plaku shkoi ne ate vend dhe ne ato qaste rane disa mina dhe plaku si ke duke ndejtur kaluc pasha zotin mbeti i ngrire sikur dardaleci bores!!!

10)Kur ikshin nga bpmbardimet e shkive,u bajshim tan bashk dhe çfare muhabeti ate dite,te nesermen harrojshin dhe u perlajshin duke iu turr njani tjetrit,pse ke dhie ne aren time dhe vertete skishte vend pa balte e shurre!Ka heceshe pa shkele ne balte e pamundur ka qen!!




11)Kur bombardojshin shkijet tan shqiptaret u bashkojshin e tue u perqafue a fqiu i dashure,si e nalshin krismen thojshin a nanen fqi ta kajsha!


12)Kur kersitke tanka pa ndale bashke me topat e shkive,edhe qent lypshin ndihme dhe do qen te shtire vijshin nere kambe dhe sikur femija lypte mi ndihmue,a vetes nuk dijshim çka me ba!!!


13)Edhe nja e mesova nga shqiptaret;Me tu ngarsye e me tu kercnue me keso fjale;Me ba e me vra shkije kena me te shpalle tradhetar ?!Kuku qeta kurr se kam ndegjue,qe me vra vra shkije per te miren e shqiptareve po te shpallkan tradhetar shqiptaret!!!Po besa te shpallin tradhetar shqiptar shqiptaret se kumari e daj i kan pasur shumica e shqiptareve!!!


14)Njani e kishte pas grushtue nje shqiptar vetem pse shoqerohej me polic serb,dhe te nesermen hopa babo te uçkes Regjep komandanti kete e lute qe ta qoi gjere mbi Semetishte dhe rruges i thote a e dine pse te mashtruam ?Jo ja bane!Ti na ke rrahur nje tonin qe ne me detyra te posaqme e kemi angazhue mu shoqerue me polic,qe me marr informata nga policet serb!!!!!Ky ua priti po çfare informatash doni nga serbet?A mos i kemi serbet qe dy vjet duke na sundue!!!Vrit seb e vritni tradhetar po u marr informata,kjo eshte ma mire!Jo na ry te kemi marr me te vrare pse na ke rre njeriun tone!!!Ja nisi me kesh dhe ja bani more nanen ja qie edhe djalit tim nese e nxaj me shkije!!!!I qoj deri mbi Semetisht dhe zbriten duke i thene ti nuk te koke taman me mend!!!

15)Rruges duke hec,njani ja bani tjetrit;çka dojn shqiptaret?Kur serbija na ka dhene shkollen !Ky ua priti;Po vete jemi shkollue e nanen jav qifsha shpiunave!!!!Ky ja priti,;Ta qifshin nanen tan shpiunat a more vesh!!!!Kuku kuku ky i tremt u tranue dhe me nje dru ne koke e skurroi ne gjek dhe mbeti si qeni ne ruginen e shkrete!!!!

16Nji shqiptar kur shkijet erdhen afer shtepis se tij i tha gruas;Une po mshifem ne kaqakun e pulave e ti priti shkijet duke i mashtrue qe mos te me nxejn mua ?Kur i hynen mbrenda e nxuren te shkreten e dhunuan dhe keshtu burrin trim e shpeto nga shkijeti!Kur doli burri nga koteci i pulave,i tha gruas qe e tradhetoi!!!!


17)Nje nga drenica ishte strehu ne Marali dhe ja nisen nje dite mos me ba hesap si i ikur nga masakrat e shkaut,dhe ky drenicak ua priti te zotit te shtepise;O zot mos mbet pellambe e kosoves pa u pervlue si DRENICA!!Hak e uqmet edhe kjo shtepi iku si drenicaku,por ky i zoti shtepis u shoqeronte me nje te Ostrozubit njefar spiuni Sh.....Me duket qe e ka vrare L... kete bir qeni,sepse shume shqiptar ka marr ne qafe.


18)Ishin duke granatue ne fshatrat ne koder,dhe nga friga nje fqi imi me thote a ikim qanejna ka kodrat se rashti ja nisin ka ne ?O budalla ia prita si thuash te ikim neper granata ?Jo thote une po ja therri!!!Kur tue ike ja qepojn ne motor dhe per fat kerri i ndalet dhe i kallet e vete me femi zbret e neper ara prape zbret ne shtepin e vet dhe çka fitoi!


19)Njani fqi i kishte strehuar femit e vete nja dy jave para tanve,dhe kur une se fundi i nisa qe as vete nuk dijsha ka ti strehoja,nje fqi tjeter me tha nese ty te nxejn kan me te vrare,dhe femit e mi mi strehoi nje fqiu im qe nuk e kam besue qe do ta rrezikoi jeten,?!Mirepo,ky fqiu qe i kishte strehue dy jave ma para se une ma priti ti fqiu im se pari ti po i ikesh familjen nga qyteti e kur ty po te shohin mbas teje tan po ikin!!!Po i thash une due me hanger mut e hani tan mbas meje!!!E ti ja bana a i ke ne shtepi familjen ?Po !Hajde i thash ta vertetojna ?Ske çka lyp ti ne shtepin time!!Nje tjeter ja priti ti i ke ik qe dy jave femit tek dajt e tu dhe mue me ke genjyer qe bashk i ikim, e mos nae genjeje ma teper!!!


20)Tane lagjeja jone kishin ik dhe ne fund me thote nje fqi;A hala si ke ik femit,a e din qe sonte uçkeja ka me sulmue stacionin e polices e pastaj policia ka me na masakrue me rend!!!!Kukuk kuku si keshtu,po vallahi ma priti ma shpejta iki e qoi te reka apo ne ara !!!E ti ja prita ku i ke ik te dajte vete!A fqi une duka mi ik te lumi apo ne fusha me mi mbrojte dreqnit femit e mi!Tane naten u duhesha tju beje roje femive dhe u qele mengjezi su ba masakra!!!


21)Kur zbardhi drita shkova ne shtab dhe ua bera pyetje kete ndodhi,komandanti me tha qe po disinformatoi dhe me tha se nuk eshte e vertete!!!Kur i thash se lagja ishte zbrazur nga kjo parolle,dhe nese nuk me beson eja dhe te tregoi se kush e ka lancue kete fjale?Mu kercnue,por sja kisha frgen,dhe njeri i tha po se nje komandat tjeter kishte qen i pit dhe kishte thene keshtu!!!


22=Njani luftonte si trim dhe i gjir duke luftue ra sepse e kishte rroke plumi ne zemer,dhe te nesermen do tjere u lavdojshi bre qent e kesinje edhe na thojshin bashk me ta kemi qen duke luftue dhe gerdi i kemi ba shkive!!!!Qekjo burra po te vijke rande,kur ska luftue hiq e thone edhe na kemi luftue!


23=Hala pa ja fillue lufta nje shoke me pyeti?A ka me pase lufte?Apo do e fitoi Rugova me dialog ?Jo i thash pa e lavrue aren ska bereqet!!Ne qeto llafe krisi nje krisme dhe ky u gjuajte per toke dhe une veq sa nuk u shkyva duke qeshure!!!


24)Nja dy shok kishin qen musafir per manifikie,dheper tu kethyer ne shtepi,duheshin me kalue neper granatime,apo mos me u kethyer,por keta manifik spiuna e zajn asgje,duke mendue qe u flasin shkive me toki voka dhe ja mesyejn me kerrin e tyre dhe rruges mardshojshi shkijet rus dhe pa nje pa dy shkrepin ne kerrin e tyre dhe dyte i vrasin e gruan e njenit e lan gjalle,per me ua dhene shperblimin qe kishin tradhetue popullin e tyre!!!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Mahi nga lufta,marr nga wipadia Empty Re: Mahi nga lufta,marr nga wipadia

Message  Perparimi Ven 18 Jan - 17:25

Kishin pas hyre forcat serbe ne fshatin Vraniq dhe i pyesin fshataret sidomos njefare ish kryetarin e komunes M. Kolgecin :A ka ketu uçke ?Ji ja bane te betohem!Ne kete qast dikush me nje top te shqipnise nga kodra ja fute afer shkive nje granate,dhe kuku nana jeme be bajshin grat e mashqit e Vraniqit ,cila gra ma te bukra i skajojshin kadaldale e ne dhomat qe i kishin ba gadi duke ba qef shkijet,pastaj duke vrare disa te uçkes e civil duke plaqkit!!Keshtu keta te burgosurit politke kan luftue sepse neper burgje jan dresue nga shkijet mi ndegjue!!!! si me punue!!!!



I25)Erdhen te LDKes dhe mu luten qe tju bije ndihma te kryqit te kuq dhe menjeheri intervenova dhe ne mengjez erdhen konvojet perplote me ushqime!!!Dhe ndihmat ja besuan ti ndajne spiunat bre nanoqin,Dhe vertet une skisha mill,dhe thash pse nuk e lypi nje thes mill me jetue si qeni vella,!Dhe ndihmat i ndante njefare Muharrem Shaban Kuqi dhe ju afrova e e lusi si vendas;i O fqi a ma jep nje thes millli!!O fqi a ma jep nje thes mill se per bese nuk kam!!!???Ky ma priti,shko tek Milloshi ai te jep tye mill!!!!
Mbas disa vjeteve e thirri ne telefon nga mergimi,por une paraqitem me emer si Hetemi nga Vraniqi dhe ja beje;Baca Lem une jam Hetemi a te kujtohet kur ne Vraniqjanet erdhem ne qytetin e juaj ?Po me thote me bacin!A baca Lem bre ma ke pas flladitur shpirtin kur ti i shperndajshe ndihmat per te ikurit dhe kur te Lypi ndihma njefare Haxhiu ti i theve shko merr ndihma te Molloshi te jep!!Dhe ja bana per bakshish qe ma ke flladitur barkun kam me ta prue nje kasetofon te madh!!!!A po ma bani,ky ka dashte mu kan mbi ne te gjithe!!!Si ja prita ?Po ky ka shkrue poezi dhe neve na ka kerkue do ndihma e ne si kemi dhene asgje sepse ky eshte mundue mu kan dikushi ?!A ka qen me shkije edhe ky ja bana ?Jo more ky nuk ka qen me shkije,se ky nuk i ka ndjekur odat e shqiptareve si une e ti?Ketij shkijet si kan besue,e mua e ty po !!!!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Mahi nga lufta,marr nga wipadia Empty Re: Mahi nga lufta,marr nga wipadia

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum