Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Everistat se jo mahi forumi Bashkimi kombit me fjale boshe

 :: sport

Aller en bas

Everistat se jo mahi forumi Bashkimi kombit me fjale boshe Empty Everistat se jo mahi forumi Bashkimi kombit me fjale boshe

Message  Perparimi Jeu 29 Jan - 16:19

Everistat se jo mahi forumi Bashkimi kombit me fjale boshe Ephatjf6


zeriatdheut
NJe pyetje per Sofren cila shpije dhe cila nene ishte qe e sheroje plaget e Afrim ZHitise dhe Bari Fazlise na jep kete pergjigje se ne cilen shpije qendruan 3 muaj dite deri sa paske pase kontakte dhe i paske njofte pres pergjigje i nderuar Sofra

Sofra
oo Zëri
Afrim Zhitija nuk kishte plag dhe nuk ishte me Bahri Fazliun por me të vëllain e Bahriut me Fahri Fazliun. Atyre nuk pat kush t'ua sheroj plagët e marra sepse plagët e tyre ishin vdekjeprurës për ta që ranë heroikisht duke luftuar me qindra polic që i patën rrethekuar në Bregun e Diellit

ze po shihet sa ka qen shoqerue me patriota,ka marr pjese ne lufte rastesishte dhe krekoset si bandit

ze po shihet :
riatedheutSofra i nderuar une po te them se Afrim ZHitija ka qen i plagosur dhe 3 muaj dite ka qen ne shtepin e Fatmire Brajshorit dhe kete topi nuk e luan po te thome une 3 muaj dite nuk ka levize nga shpija ku nena e fatmir brajshorit i sheroje plaget
e afrimit

Sofra
Ai topi jotë zëri nuk funksionon aq mirë shoki. Kur dhe ku u plagos Afrim Zhitija që është shëruar tek familja e Fatmir Brajshorit !?
Afrim Zhitija ishte në vikend në familjen e vetë që kishte ardhur nga shërbimi ushtarak. Afrimi pastaj nuk u kthye më në shërbimin ushtarak por u futë në ilegalitet të vazhdonte punën.
Kur u plagos Afrimi që unë nuk po e disha zëri. Unë nuk e di që Afrimi ishte i plagosur, por Fadil Vata po ishte i sëmur nga kanceri që tërë kohën ishin ilegal bashk me Afrimin deri sa është dërguar në Bazell të Zvicrës për shërim që nuk pati sukses.
Kurse Afrimi me 2 nëntor që ra heroikisht në bregun e Diellit.
Këto pyetjet tua si të dyshimta zëri nuk e di përse i bënë në këtë mënyrë !?

ngadhenjimi
ali amheti ka qen dashnori shqipes nese se dini

Ago Muji
Qyre ti o haxhi kuqi, Fadil Vaten shok dhome e ka pas baba jem en burg,


Kushtrimi86
Pershendetje te gjithe forumisteve, perkatesisht ata te cilet perkrahin Enver Hoxhen

zeriatdheut
njerz te paftyre ka mjafte qe shajene ENVERIN se e ka pase vizionin e kjarte qe u pa edhe vet vizioni i tije por keto nuk munden ty rine mbrapa se nuk kane prapanice dhe lehin si qent pa kure fare nevoj po nuk trebet arusha me tupana Kushtrim

Trendafile
Enveri sa ishte i rimë aq më shum i keq;;;sepse arritit të bëj një shkollim të mirfillft;;;,bëri Internimet po humbi shum e shum familje vetëm përse nuk i shkonin për qejfi po qese një antar i famijes duhet të denohej përse e mbar familja ?

Mergimtari
Me cilat armë luftuan shumë luftëtarë , trima dhe dëshmorë të UÇK-së ? Mos më thuaj që Slloba i ka armatosur ? Një numër i madh i armëve kanë ardhur nga Shqipëria , armë të cilat i kishte menduar mirë xhaxhi Enver , bunkerat kanë qenë për t'u mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm i armiqëve tanë.
http://www.bashkimikombetar.com/histori-f8/kush-ka-qene-enver-hoxha-t1111-555.htm#117477

Musafir
Sa më kujtohet Lufta e Kosovës u zhvillua pas vdekejs së Xhaxhit dhe pushetin e kishte tjetër kush .

pergjigje:::Po ka pas komandantë dhe eprorë të shumtë nga Shqipëria që kanë kontribu në organizimin dhe aramatosjen e UÇK-së , me pengesa të shumta nga Sali Mafiozi !
Ato armë që janë përdor kanë qenë të kohës së xhaxhit Enver , normal që ka pas edhe armë të tjera më moderne që janë ble në Zvicër , Bullgari , Amerikë , etj.


zeriatdheut
PO more deli mire thua ty ashtu eshte po me thuaj sa arme beri dhe prodhoje ai pushtet i saliprotopapes qe edhe ato qe kishe i shiti tek avganistai armenia;Enver Hoxha ishte arkitet i Shqiperise te cilin e ndertoi bashk me popullin qe nga kopshtet e deri te hidrocentralet.

Gjura====vete zeriatedheut dy ftyrash
Po Deli pushtetin e kishte dikush tjeter por ideali ishte i brumosur me kohe, dhe ai ideal eshte ai qe na solli deri ne ditet tona, qe te gjykojme: se kush ishte apo kush eshte, dhe kush e beri luften, e kshtu me rradhe, kush e ka jetuar dhe kush ka qene i rradhitur ne rrugen e drejte ata e kane kuptuar me kohe se po pergatitet nje gjenerate e tere, por se pari duhej frymzuar dhe pastaj te niset nje lufte.Dhe po te mos ishte kalitur gjenerata per te perballuar luften qe u be po nga kjo gjenerat.Po te mos ishte kjo strategji sot e ksaj dite dote ishim nen meshiren e fatit te rroberuar. Keta pushtetare qe thua as nuk bejne lufte, e as qe duan te dine, e as qe perkrahin luften , kuptohet se ata ruajne prapanicen e vete. Nese te kujtohet lufta ne Bosnje qe gjithe Bashksia Nderkombetare i vuri embargon per armatim apo edhe furnizime me derivate, po ky qe po mendon ti ky pushtetar e theu embargon dhe e furnizoj me derivate armikun e Bosnjes dhe te Kosoves apo te Shqipetarve.Ne kohen e te madhit enver, populli ishte i lire ta shetis Shqiperin Jug-Veri dhe nuk ka pas frike personi se mos po e kindnapon ndokush. Ne Shqiperi po deshte te vazhdosh shkollimin te ka ofruar shteti ndihme ne te kunderten Shteti te ka ofruar pune.

Eva
Mos perbuzni ata bunkere te mbjellur gjithandej sepse ishin per te na mbrojtur ne, per te mos ikur kot asnje jete shqiptari. Mos kujtoni se ne vendet e tjera nuk fortifikonin, edhe neper bodrumet e shtepive kishin ndertuar

Sofra
Një supozim i imi.
Sa here te kish përmend naj kush Enver Hoxhën... Sali Berisha ish ngritë në kam tuj ba me gisht; shshshshsh se po na nin Zëriatdheut shuni.....Deli(Musafir) në Kosovë edhe në Shqipëri tërë jeta ishe luftë, jo vetëm pas vdekjes së Enver Hoxhës por që nga viti 1913 luftrat nuk kanë pushuar por her ishin të ftofta herë të zjarrta..O

Pergjigje sofres
Sofra i gjori ne vitin 1968 ne kosove vriteshin studentet ,Enveri krihej ne banjo,ne vitin 1981 poashtu dhe thonte nese nje shqiptar ma vrash pritem?Na vriteshin si qenet dhe mbremjeve dilsha e shikojsha qiellin dhe fushat mos arriten ushtaret nga shqiperia por e kote kishte qen endrra ime,vdiq Enveri duke mos ja nie pallazuska!!!

comebac;;kLumi,une me shum i besoj popullit qe perjetuan keto vuajtje se sa juve qe shkruani nga karrika e terur.

njonidrenica
comeback ke shkru aq mir per ata njerz s epo e perkrahin komunizmin dhe ti mir e tregove me pa qen i mir, e kish pranu krej bota, po kumunizmi ka deshtu dhe u voros me enver hoxhen.

stabili
Mos ia shiko gunen po punen - thot nje fjale e urte popullore.
Idealja nuk egziston ne kete bote.
Nuk ka njeri pa te meta.
Jeta jetohet per cdo dite!
Njeriu duhet te jet i vetedijshem dhe pergjegjshem per cdo veprim te vetin ! Ai,njeriu,shkon por veprat mbesin-te mira apo te kqija qofshin ato!
Luften nacoional clirimtare nuk e mohon askush !
Nuk e mohon askush as Ushtrine nacional clirimtare!
Ne bote,pos ne vendet komuniste,nuk ka kryetar te perjetshem!
Ne shqiptaret kemi pase dhe po vazhdojme te kemi iluzione se ish kryetaret kane qene te perkryer(bile,bile disa shkojne aq larg sa i emertojne edhe pejgamber)e kjo asesi nuk perkon me realitetin.
Keta,kryetaret tane,kane eliminuar bashkepuntoret e vet me te ngushte ! Po me duket e panevojshme ti emertoj dhe numroj te ndjeret , se paku ata qe dihen boterisht !
Edhe njeri edhe tjetri jane rritur si jetima (ne intervisten dhene Top chanel,e veja ,Nexhmije Hoxha asnjehere nuk e permendi vjehrin e shume here kete e beri per ungjin e burrit te saje ) !
Me 1990 te ardhurat vjetore per koke banori ne Shqiperi ishin 100 (nje qind)dollar amerikan
Per 1 (nje)liter qumesht pritej ne rend 4 ore,
nje familje mund te blinte 0.5 kg (gjysme kilogrami) mish ne jave
200(dyqind)gram gjalpe...
Ne periudhen korrik 1990 deri mars 1991 nga Shqiperia emigruan 500.000 (peseqind mije)shqiptare !
........................................

Akili
Enver Hoxha sa ishte gjall ka bere per Shqiperin dhe gjithe shqiptaret me shume se qe ka pasur mundesi. Kush u ka faj juve qe jeni te mbeshtjellur me gezhole te ndryshme dhe nuk guxoni te dilni jashte dhe te pajtoheni me realitetin.

Musafiri
Zeri, eva0506, gjura, sofra, premtimi ju lumt vellezer dhe moter e nderuar, ju falenderoj nga zemra per keto shkrime aq te bukura qe po sillni per figuren e paharrueshme te popullit Shqiptare, dhe shpresoj qe tia dilni ne krye me keta forumiste qe kan mbetur ketu edhe e kritikojne te madhin ENVER HOXHA Very Happy ju falenderoj edhe nje here.
Rroft Enver Hoxha dhe kujtimi i lavdishem per te, Posht tradhetaret

zeriatdheut
O mire se erdhe ne kuvend Janissary
Enver Hoxha ka qene eshte dhe do te mbetet i pa zevendsueshem ne te gjitha trojet shqiptare.

Tropojani
Cfare zhvillimi arriti ekonomia ne ate kohe ore? Ti nuk di se cflet, fshataret nuk kishin te drejte te blinin buk ne qytet e per 1 kg djath duhej te rrinim gjithe diten ne radhe apo nuk i mban mend. Prandaj une te keshilloj ty leri librat e asaj kohe se ato jane te shkruar sic kane dashur ata ( enveristet ). Jeni mbledhur ketu ca enverista dhe nuk dini cflisni, edhe sot e kesaj dite fale enver hoxhes po endemi rrugeve te botes. A mund ti mohosh keto?

zeriatdheut
O ty bilbil i Tropojse pome thuaj more ne kohen e ENVERIT sa ishin ne gjak ne Tropoje pse flet peralla per cfare rendi e ke fjalen ty ku ka ekzistu ajo qe thua ty po te thashe me larte lej fjalet e Berishovicit se e ka begjithe Tropojne bugre shtepiak hapni syte pak

Blerti_Gashi
Ja qfare ka thene I. Kadare, per Xhaxhi Enverin.

ISMAIL KADARE
Një pasdite me shokun Enver Hoxha.Radio-Moska shteti shqiptar kishte nxitur ca pseudoshkrimtarë të rinj si një farë I. Kadare me shokë, që të shkruanin e të botonin veprat e tyre, që ishin aq skematike e pa kurrfarë vlere artistike, sa që u ngjanin kryeartikujve të gazetave.

Akili
Enver Hoxha ishte "fajtor" per forcimin e ndjenjes kombetare==.pergj;qe ka vrare interligjencen shqiptare!
Enver Hoxha ishte "fajtor" per rritjen e popullsise===.pergjigje;me shtue fukarellakun dhe frigen per buke
Enver Hoxha ishte "fajtor" per zhdukjen e analfabetizmit.===kur te gjithe shkollohen a ka vend per te gjithe o zotri ?
Enver Hoxha ishte "fajtor" per zhdukjen e gjakmarrjes.Nese e ka zhduk gj,ligji ka zotrue,dhe pakes gjygje
Enver Hoxha ishte "fajtor" per arsimimin e gruas shqiptare dhe te drejtat e tyre.Grat po mire e ke tjeter te mire ska pas en:::
..etj.,etj.


Xili
Enver Hoxha ishte nje Diktator===Po ka vrare intelektual perparimtar
qe se lejoi Shqiperin te civilizohet Po u mbylle ne burg qe e urdheruan OKB per eksperiment §§§§
dhe se lejoi te ngritet ekonomia,,Te krijoi kanibalizem
sepse shkeputi maredhenjet me gjithe Evropen dhe Boten,,Kjo ishte pune e OKB e jo e Enverit
vetem me Kinen shkembeu maredhenje,,,Po se keshtu ka qen marveshja Rusi Kine serbi,e greqi

Blerti_Gashi
Xili, mos u bej keshtu vetem me leshuar nje fjale e me ike, mbroje ate qe thua.

zeriatdheut
xili jo vetem me leshu nje fjale dhe me ike ajo i vjen sikur gjuje e mshef doren duhet ti besh balle fjales qe e thua jo mose me munde tani me fole se del si persone i dyshymte edhe pse nuk e kame dyshymin tek ty por ja qe po fillojne dyshymet kure flet tjetri pa argumente


Akili
Xili, q'kupton me fjalen civilizim shoki? Apo vetem e ke ndegju kete fjale neper Tv tona pa e dijtur kuptimin!



aristokrati
haahahahahahah Enver Hoxha spe dini kush eshte aaa, kumara i Jakup Krasniqit..Pajtihem plotesishte me Xili,


Dernière édition par Perparimi le Dim 15 Fév - 8:39, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Everistat se jo mahi forumi Bashkimi kombit me fjale boshe Empty Re: Everistat se jo mahi forumi Bashkimi kombit me fjale boshe

Message  Perparimi Jeu 29 Jan - 16:44

xhavo_

uve komunistave-enverista te vonuar iu ka ngordhur morri. U prishet me motren Jugosllavi e Titon, ra nëna Rusi, ra Kina (qe ishit me të prej një brumi), tash s'iu ka mbetë asgjë tjetër veçse ta flliqni edhe kombin shqiptar, qe po mundoheni te kacavjerreni ne të, duke u përpjekur qe ketë ideologji t'a perzieni me "çështjen kombëtare".
Mirpo kjo është tejet e pamundur, unë po iu them qysh tash, sepse veprimtaria e Enverit dhe aparatures se tij dikatorial, nuk ishte asgjë tjetër veçse antishqiptare, që kurr nuk i bëri dëm dikujt tjetër, përveç shqiptarëve dhe veçanarisht çështjes kombtare shqiptare.Vrasja e njerëzve qoj në ankth e frikë ndaj aparaturës shtetërore. Dhe kështu vazhdon zhvillimi i këtij proçesi, por
vazhdimisht në drejtim negativ për popullin e kombin shqiptar, duke e rënduar jo vetëm qështjen madhore kombtare, por edhe atë shtetërore të Shqipërisë brenda kufinjëve dhe madje jetën e çdo qytetari veç e veç.

Pra këto janë gjëra esenciale në këtë proçes, ndërsa ju flisni për gjëra qesharake, plotësisht te pakuptimta, te parëndesishme kinse për ta ndritur një figurë që më të vertetë e ka mbuluar errësira dhe e mbuloftë!Ukshin Hoti me kete shkrim nuk e ka lavdëruar fare regjimin Komunist, mirpo atij i vie inat dhe turp (ashtu si mua) nga rënja e krenarisë se shqiptarit, nga rënja e moralit dhe inicimi i shkatërrimeve. Pajtohem plotësisht se sado i keq ka qenë Enveri, kjo nuk është arsye qe te shkatërrohen te arrituart e popullit shqiptar. Mirpo kjo ndodh në shumicen e revolucioneve. Dhe një popull i dresuar (spo them i edukuar) me mendesi komuniste-enveriste, qeguevariste, kaqake, do ta shkatërroj gjithnjë historinë dhe te kaluaren për qefe (mendime) te çastit.

Edhe mua me vie inatë se përse me tepër se gjysma e popullit shqiptar bredhin rrugëve për kafshatë të gojës dhe kete nuk iu siguron vendi i tyre, se përse shqiptarët nuk e kanë moralin dhe karakterin e duhur për ta mbështetur një zhvillim te mirëfillt moral, kulturore e kombtar, se përse shqiptarët te keqes i thonë e mirë.

Shkollë dhe fakultet i atij populli qe paska turpëruar Ukshin Hotin është pikërisht regjimi enverist-komunist, i infiltruar me ideologjitë më shkatërrimtare te te gjitha kohrave.

Shqiptarin e ka dalluar gjithmonë krenaria, e ajo qe e turperon Hotin është rënja e kësaj krenaria. Por kjo krenari nuk duhet te na bëj neve qe te harrojmë se njeriu para ndjenjes kombtare ka lirinë individuale. ç'i duhet nje njeriu kombi, kur ai s'mund t'i besoj as prinderve te vetë, as vllezërve e motrave te veta, se mos vallë do e spiunojnë te partia? ç'i duhet kombi një njeriu që burgoset e vritet për një fjal goje, qe nje elite mediokre nuk arrinë ta kuptojë? ç'i duhet kombi një njeriu që kurr barkun bukë nuk e mbush dhe tërë diten rrafshon kodra kot se koti?

Regjimi enverist ka prekur shumë thellë ne "shpirtin" e qytetarit, duke e shkatërruar atë deri në palc.
Përse Ukshin Hoti nuk lavdron komunizmin ne Jugosllavi apo në Rusi, në Kubë apo te Qe Guevara (siç bëni ju), por atë në Shqipëri? Sepse thjeshtë këndvështrimi i tij ka qenë nacional, qe nuk i bën far as per komunizmin, as për enverizmin.
E kam thënë edhe me heret se regjimi komunist-enverist në Shqipëri është parë shumë me ndryshe nga shqiptarët jasht Shqipërisë, d.m.th. është parë me tepër nga prizmi nacional, e jo pragmatik. Nostalgjia kombtare neve shqiptarëve nga Kosova na bën qe t'a shohim ndryshe politiken në Shqipëri sesa vetë ata dhe anasjelltas. Neve shumë pak na intereson se fitoj Sala apo Majko, fitoi Ali Ahmeti apo Menduh Thaçi në Maqedoni apo atyre rreth Ramushit apo Hashim Thaçit në Kosovë, por me tepër na intereson se si do te zhvillohen ngjarjet pozitivisht në nivel me të lartë, në nivel kombtar.
Mirpo po qe se e shiqojmë ne kete prizëm regjimin komunist në Shqipëri, asnjëherë s'do të arrijmë te kemi pasqyrë të drejtë rreth tij dhe dëmeve që i ka bërë Shqipërisë e shqiptarëve në përgjithësi. Kështë kurr nuk do te bëhemi "përjetues personal" te ngjarjeve.
Por edhe nëse e shiqojmë në nivelin e lartë, në atë kombtar të përgjithshëm, çfarë të mire i solli komunizmi dhe enverizmi kombit Shqiptar dhe çështjes kombtare, përveç izolimit, shkatërrimit, ndarjes, shuarjes se shumë çështjeve kombtare?

Akili
Xhavo, e qka shkruajte per temen, veq se tregove injorancen tende!
Po edhe nese jam Komuniste e Enveriste, qka tani??
Te gjithe ato argumente te sjellura me siper, asnje nuk e kundershtove me kunderargumente, perveq shprehje nje bindje!
Cilat jane gjerat qesharake qe flasim ne ketu, benu me konkrete thuaje nje te pakten?

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum