Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Profeti Dauti e vret kapitenin e ushtrise me ja marr gruan

 :: sport

Aller en bas

Profeti Dauti e vret kapitenin e ushtrise me ja marr gruan Empty Profeti Dauti e vret kapitenin e ushtrise me ja marr gruan

Message  Perparimi Lun 5 Juil - 3:04

Profeti Dauti e vret kapitenin e ushtrise me ja marr gruan 211210197_3953908368068498_3357015785537744923_n.jpg?_nc_cat=102&ccb=1-3&_nc_sid=ae9488&_nc_ohc=WG8Nz8vw4DQAX_zrEly&_nc_ht=scontent-mrs2-2

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Profeti Dauti e vret kapitenin e ushtrise me ja marr gruan Empty Re: Profeti Dauti e vret kapitenin e ushtrise me ja marr gruan

Message  Perparimi Lun 5 Juil - 3:05

​Bajramm Shabani​ per bese nese nuk denohen ne kete bote,as ne ate tjetren mos u mashtroni qe i denon dikushi.Ne Kuranin e madherishem kam lexue diku,keshtu qe shkruan;Jetoni ne kete bote sa ma mire e pergaditne edhe ne ate tjetren njejte.Qata qe na kan shtype ne kete bote edhe ne boten tjeter kan me na hyp si pelave.Inshalla e kam gabim,pos kur te vjen ndoni i vdekur e te me tregon qysh eshte ne boten e amshueshme besoj.Mua ne kete bote jo nana por edhe baba mu ka qi. e.Sa kam ba mire,mi pas rujt qato pare e kisha ndertue nji anije kozmike dhe femive te mi ja kisha gjet nji toke ne kozmos.Baba im rahmet i past shpirti,ma bante;O biri jem ruju prej njerezve te keqi,kur te qohesh ne mengjez thuaj,o zot me ruj prej taksiratlive.Tjeter,ma bante nese ke pasuri,mos ju lavdero shqiptareve se si tju tregon,vijne çdo dite ti lypin hua,dhe nese ua jep dije mire qe ma si ke marr ato pare,as veresi mos ju shite shqiptareve se kurr si merr paret.Dhe te fundit,ai shok qe te vjen çdo dite,dije mire se po te vjen ja mbas gruas,ja mbas nanes ja mbas motrave.Pa interes nuk te vjen shqiptari brenda.Kurr shkau nuk ti ban sherret çka ti ban shqiptari.Nuk i besova babes por keshtu ishin shqiptaret.Te gjithe profetet kan bere mekate qe mi pas bere ne na kishin qite ne gazeta.Pa ba ne krime e mekate po na shpifen dhe populli leshzi u beson genjeshtrave shpifjeve.Prej profetit te Ademit e gjere tek profeti Muhamed kan bere mekate dhe na thojne se atyre u falen gabimet e neve jo.Cili Profet nuk ka bere zi e terr?Profeti Dauti i kishte 99 gra,,kapiteni i ushtrise nji bukuroshe,gjere sa e mbyti nuk e la dhe ja merr gruan.Kjo te tregon se edhe ne lufte shoku te shtin me hy ne lufte jo qe ta don te miren,por met vra e me ta marr gruan .Keshtu ja kan bere Selvet Maqkes ,e shtijne ne vijen e pare per mu vra me marveshje me serb,per me ja marr gruan me ba sekretareshe Ruzhdi Saramati me Avdi Ibrahimin.Ka profet qe vajzat e veta i ka lane me bark,ke edhe shqiptar qe bajn keto te zeza.Nuk ka profete,por njerezit i propagandoin keto gjanat me na qite pluhur syve.Ruje veten pa ta ngul shoku e armiku se ske çka i ban.Jetoje jeten,qysh te mundesh,mos e humbe kohen duke kerkue drejtesi qe je i humbur.Jeta ne toke eshte lufta cili mundet me bere zbulime me ik nga toka para se te shkatrrohet.Nese njeriu nuk e gjen kete zgjidhje qenja njeri zhduket,bashk me token.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Profeti Dauti e vret kapitenin e ushtrise me ja marr gruan Empty Re: Profeti Dauti e vret kapitenin e ushtrise me ja marr gruan

Message  Perparimi Mar 6 Juil - 1:58

Dauti a.s ishte djali i Ejsha dhe rridhte nga familja e Jehodhas, djalit të Jakubit a.s. Kështu, shohim që pushteti politik u kthye sërish tek familja e Jehodhas. Historianët e përshkuajnë Dautin a.s:"Ai ishte i shkurtër, me sy blu, me flokë të rrallë, i dëlirë në zemër." Pushteti në kohën e Dautit a.s u forcua shumë dhe hebrenjtë i bindeshin.
 
Zoti i dha shumë mrekulli dhe i shpalli librin e shenjtë Zeburin. "dhe Dautin, i dhamë Zeburin." (Nisa, 163) Dauti a.s kishte një zë shumë të bukur, saqë thuhet se askush tjetër nuk ka gëzuar zë të bukur si Dauti a.s. Në një hadith të transmetuar nga imam Ahmedi, por sipas kritereve të imam Buhariut dhe Muslimit, profeti Muhamed a.s dëgjon një ditë Ebu Musa El-esh'ari duke lexuar Kuran.
 
 
Profeti a.s qëndroi duke e dëgjuar dhe në fund i tha:"Ebu Musait i është dhënë një zë melodioz si ato të Daudit a.s." Kjo ishte një karakteristikë dalluese e Dautit a.s, sidomos kur lexonte Zeburin. Sa herë që ulej dhe lexonte nga libri i shenjtë, dëgjohej jehona e maleve që e shoqëronte zërin e Dautit a.s. Kurse zogjtë i qëndronin sipër duke dëgjuar leximin e Zeburit. Me të vërtetë, Ne i dhamë Daudit mirësi prej Nesh (dhe thamë): "O male dhe zogj! Lavdërojeni emrin Tim bashkë me Daudin”. (Sebe, 10) Ne i nënshtruam malet dhe shpendët që, bashkë me Dautin, të thurnin lavde (për Allahun). Ishim Ne që i bënim këto." (Enbija, 79) "Ne ia nënshtruam malet që, bashkë me të, t’i luteshin Allahut, në mbrëmje dhe në mëngjes, edhe shpendët e tubuar.
 
 
Të gjithë i drejtoheshin Atij." (Sad, 18-19) Një mrekulli tjetër që i kishte falur Zoti ishte se hekurit i jepte formë siç i jepshin njerëzit e tjerë formë baltës dhe parafinës. Këtë zotësi ai e përdorte për prodhimin e parzmoreve dhe mburojave. Ai arriti të prodhojë parzmore që nuk ekzistonin më parë. Parzmoret e atëherëshme, ishin pllaka hekuri që viheshin mbi trupin e luftëtarit. Edhe pse e mbronin trupin e luftëtarit, ky lloj parzmoreje ishte shumë i rëndë dhe e pengonte lëvizjen. Dauti a.s shpiku një lloj parzmoreje tjetër, e cila përbëhej nga hallka zinxhiri të vogla, të cilat mbulonin trupin dhe që kryenin të njëjtin funksion.
 
 
Kjo përmendet dhe në Kuran, ku Zoti i lartësuar thotë: "Ne ia zbutëm atij hekurin, (dhe i thamë): "Puno parzmore të gjera! Thuri ato me maja të barazpeshuara dhe bëj vepra të mira! Pa dyshim, Unë shoh çfarë punoni ju.” (Sebe, 10-11) "Ne i mësuam atij (Dautit) punimin e parzmoreve prej hekuri për ju, për t’ju mbrojtur në luftë me armikun, andaj, a jeni mirënjohës?" (Enbija, 80) Kështu, shohim që profetët e Zotit kanë kontributin e tyre në ndërtimin e civilizimeve. Përpunimi i hekurit mori një zhvillim të madh në kohën e profetit Daut a.s.
 
 
Mbretëria dhe pushteti politik në kohën e Dautit a.s u konsolidua si asnjëherë tjetër. Gjatë gjithë kohës hebrenjtë kanë vuajtur, pasi pushteti politik ishte i përçarë dhe plot probleme. "Ne ia forcuam mbretërinë dhe i dhamë mençuri e dijeni për të gjykuar." (Sad, 20) Dauti a.s përveçse ishte profet i Zotit, ishte mbret dhe gjithashtu gjykatës i drejtë. Zoti e kishte pajisur me intuitë dhe urtësi, të cilat i mundësonin gjykime racionale dhe të drejta. Lidhur me gjykimet e tij racionale, ekzistojnë shumë raste të cilat e dëshmojnë këtë. Një ndër këto është dhe ajo që përmendet në Kuranin famëlartë. Dauti a.s kishte një pallat në të cilin lutej, i përgjërohej dhe adhuronte Zotin.
 
 
Në këtë pallat nuk hynte askush tjetër përveç tij. Një natë, teksa kishte mbyllur dyert e pallatit dhe adhuronte Zotin, dy persona kishin arritur t'i kalojnë muret e pallatit dhe i hynë brenda. Në një transmetim tjetër, thuhet se ata ishin dy melekë në formë njeriu, të cilët kishin ardhur të vënë në provë Dautin a.s. "A e ke dëgjuar historinë e dy kundërshtarëve, që hipën mbi murin e faltores së tij? Kur hynë te Daudi, ai u frikësua prej tyre. Ata thanë: "Mos u frikëso! Ne jemi dy kundërshtarë, një nga të cilët i ka bërë padrejtësi tjetrit, prandaj gjyko me drejtësi dhe mos u shmang (prej së vërtetës), por na udhëzo në rrugë të drejtë”. (Njëri prej tyre tha:) "Ky është vëllai im.
 
 
Ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, kurse unë kam vetëm një dele, andaj më tha: "Ma jep mua atë!” - dhe më mundi me fjalë.” (Sad, 21-23) Lidhur me këtë çështje, librat e tefsirit janë të mbushur me interpretime nga më të ndryshmet. Shumë dijetarë, të ndikuar nga rrëfenjat izraelite, delet e lartpërmendura i kanë interpretuar me gratë e Dautit a.s. Sipas tyre,
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Dauti a.s kishte nëntëdhjetë e nëntë gra dhe kur pa sa e bukur ishte gruaja e komandantit të tij, e lakomoi dhe e dëshiroi për vete. Për t'ia arritur qëllimit, ai e dërgonte komandantin në luftra të njëpasnjëshme me shpresë se mos mbetet i vrarë, por ai kthehej nga secila fitimtar. Në fund, Dauti a.s arrin ta heqë qafe komandantin dhe martohet me gruan e tij. E gjitha kjo është diçka shumë e ulët që nuk mund të thuhet për një nga besimtarët më të rëndomtë, e jo më për një nga profetët e zgjedhur të Zotit.
 
 
 Një çështje e tillë iu paraqit profetit Daut a.s thjesht si një test, për të vënë në provë gjykimin e tij. Në gjuhën arabe, gruaja kurrë nuk quhet dele as edhe lopë, siç e interpretojnë shiat ajetin"Allahu ju urdhëron të therni një lopë!” (Bekare, 67) që Allahu i urdhëronte të therrin Aishen, gruan e Profetit a.s. Po, poetët arabë, për të përshkruar bukurinë e gruas përdorin drenushën, por kurrë delen apo lopën. Gjykimi i Dautit a.s ishte: "Daudi tha: "Vërtet, ai të ka bërë padrejtësi që të ka kërkuar delen tënde të vetme, për ta bashkuar me delet e veta. Shumë bashkëpronarë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, por ata janë pak”. (Sad, 24) Shohim që ky gjykim i Dautit a.s ishte i nxituar, pasi gjykoi pa e dëgjuar palën e akuzuar. Sipas transmetimit se dy burrat ishin melekë, ata të dy u zhdukën menjëheë pas këtij gjykimi.

Kurse sipas transmetimit se ishin dy njerëz normalë, thuhet se i akuzuara ia tërhoqi vëmendjen që t'i dëgjojë dhe faktet e tij para se të gjykojë. Dauti a.s e kuptoi se ky ishte një test dhe provë nga ana e Zotit dhe menjëherë kërkoi falje për gabimin. "Daudi e kuptoi, se në të vërtetë Ne e kishim vënë në provë atë, prandaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra në gjunjë dhe u përul, duke u penduar." (Sad, 24) 
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Kjo është tradita e njerëzve të ndershëm dhe të mirë, me ta kuptuar gabimin, kërkojnë falje. "Pastaj, Ne ia falëm këtë e ai te Ne do të jetë i afërt dhe do të ketë strehim të mirë (në jetën tjetër)." (Sad, 25) Më pas, Zoti i lartësuar i thotë: "O Daud, Ne të kemi bërë mëkëmbës në Tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me drejtësi dhe mos shko pas dëshirave dhe tekave, se ato të largojnë nga rruga e Allahut!
 
 
Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Allahut, ka dënim të ashpër, ngaqë e kanë harruar Ditën e Llogarisë.” (Sad, 26) Adhurimi i Dautit a.s. Dauti a.s njihet si adhuruesi më i madh i Zotit. Kjo ceket në një hadith të saktë të transmetuar nga imam Buhariu dhe Muslimi, ku Profeti a.s thotë:"Namazi (i natës) më i dashur tek Zoti është namazi i Dautit a.s. Po ashtu, agjërimi më i dashur tek Zoti është ai i Dautit. Ai flinte deri në mesnatë, pastaj zgjohej dhe falej gjatë 1/3 së natës dhe sërish kthehej dhe flinte 1/3 e mbetur. Ai agjëronte një ditë dhe hante ditën tjetër. Kur hynte në luftë, nuk dinte të kthejë shpinën." Një tipar tjetër dallues i Dautit a.s ishte mirënjohja.
 
 
Këtë e cek vetë Zoti në Kuran ku thotë: "O familje e Daudit! Bëni falënderim (për Allahun)!” Megjithatë, pak nga robërit e Mi, janë falënderues." (Sebe, 13) Vdekja e Dautit a.s Atij i erdhi vdekja pasi kishte mbushur njëqind vjeç. Lidhur me jetëgjatësinë e tij, ne kemi folur dhe në historinë e Ademit a.s kur Zoti i nxorri nga shpina të gjithë pasardhësit e tij. Ademi a.s sheh një burrë nga pasardhësit e tij, tek i cili i pëqeu drita mes syve. I habitur, ai e pyeti Zoti:"O Zoti im! Kush është ky?" Zoti iu përgjigj:"Ky është një burrë nga gjeneratat e fundit të pasardhësve të tu. Emri i tij është Daud." Ademi a.s e pyeti:"O Zoti im! Sa jetë i ke dhënë këtij personi?" Zoti u përgjigj:"Gjashtëdhjetë vite." Ademi a.s i tha:"O Zoti im! Merri gjashtëdhjetë vite nga jeta ime dhe jepja atij!" dhe Zoti ia plotësoi këtë dëshirë." Në një hadith të saktë, thuhet se Dauti a.s ishte shumë xheloz për gratë e tij. Pallati ku jetonin gratë e tij ishte rrethuar me mure të pakalueshëm.
 
 
 Një ditë, gratë e tij panë një burrë në mesin e oborrit. Të çuditura thanë:"Kush është ky person?! Për Zotin, sikur ta shohë Dauti do e vrasë menjëherë." Ky lajm i arriti Dautit a.s i cili doli dhe e pyeti:"Kush qenke ti që ke kaluar gjithë këto mure?!" Burri iu përgjigj:"Unë jam ai që nuk njoh pengesa për të arritur objektivin tim." Dauti a.s e njohu dhe i tha:"Atëherë qenke meleku i vdekjes. Prandaj afrohu dhe merrma shpirtin!" Kështu meleku i vdekjes ia mori shpirtin profetit Daut a.s. Atë e varrosi vetë djali i tij Sulejmani a.s në Jeruzalem. Transmeton imam Ahmedi në musnedin e tij, se Ebu Hurejre e ka dëgjuar Profetin a.s të thotë:"Dauti ishte shumë xheloz për gratë e tij.
 Dauti a.s i tha:"Për Zotin, ti qenke meleku i vdekjes atëherë. Unë e mirëpres urdhërin e Zotit." Pasi e lanë xhenazen e tij dhe e qefinosën, lindi dielli.
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Sulejmani a.s biri i Dautit u tha zogjve:"I bëni hije Dautit!" dhe menjëherë zogjtë u rreshtuan mbi kokat e tyre duke u bërë hije atyre që kishin ardhur për të falur xhenazen e Dautit a.s. Njerëzit filluan të ankohen nga zagushia dhe ajri i pakët për shkak të shpendëve të shumtë. Atëherë Sulejmani a.s i urdhëroi zogjtë që të përplasin vetëm njërin krah." (Imam Ahmedi).Ky dinte gjuhën e shpezëve. Thotë Zoti në Kuran lidhur me këtë:"O populli im! Neve na është mësuar gjuha e shpendëve dhe na është dhënë gjithçka. i janë nënshtruar xhindët,dhe punonin per te,nxirrnin gjera te vlefshme nga fundi i detit per Sulejmanin dhe u ba i pasur.kishte aftësi që t'i burgosë dhe lidhë në pranga.Ata punonin për atë çfarë të dëshironte: faltore dhe statuja, - në ligjin e Sulejmanit a.s prodhimi dhe përdorimi i statujave ishte i lejuar - enë të gjera si puse dhe kazanë të mëdhenj të palëvizshëm." (Sebe, 12-13) Lidhur me enët që prodhonin, thuhet se disa prej tyre ishin sa një pallat i madh.Banin ushqime per fukarat.urdhëronte erën e cila çonte retë në atë vend dhe binte shi. Zoti i kishte falur një burim nga i cili buronte bakër i shkrirë. Thotë Zoti në Kuran: "Sulejmani a.s ishte shumë i dhënë pas kuajve dhe kishte blerë shumë syresh.Kur një pasdite iu paraqitën kuajt këmbëshpejtë, ai tha: (Sad, 30-31) Siç ceket dhe në ajete, një ditë ai i nxori në paradë të gjithë kuajt e tij, numri i të cilave – sipas transmetimeve të ndryshme – arrinte në njëzet mijë syresh. Ngaqë ishte shumë i dhënë pas kuajve dhe numri i tyre ishte i madh, Sulejmani a.s harroi lutjet e tij të përditshme dhe leximin e Zeburit për atë ditë, derisa përfundoi dielli.Kur u kujtua ai tha: "Unë shfaqa dashuri më të madhe për pasurinë (kuajt), sesa për lutjen ndaj Zotit tim, derisa dielli humbi mbas malit. M’i ktheni ata (kuajt)” - e pastaj nisi t’i presë me shpatë këmbët dhe qafat e tyre."Zoti ia lejoi të martohej me shumë gra. Kështu, ai u martua me një mijë gra.Një natë, ai u betua se do të flinte brenda një nate me shtatëdhjetë nga gratë e tij. Kjo përmendet në një hadith të saktë nga profeti Muhamed a.s, të transmetuar nga imam Buhariu. Thotë Profeti a.s:"Sulejmani tha:"Sonte do të fle me shtatëdhjetë gra, ku secila do më lindë një djalë që do luftojë në rrugën e Zotit." Por nuk tha:"Në dashtë Zoti." Ai fjeti me to, por vetëm njëra prej tyre mbeti shtatzënë dhe ajo lindi një gjysëm fëmijë (pa duar dhe këmbë). Betohem në Atë që ka shpirtin tim në duar, sikur të kishte thënë "Në dashtë Zoti" do i kishin lindur shtatëdhjetë djem që do të luftonin në rrugë të Zotit." "Ne e vumë në provë Sulejmanin dhe vendosëm në fronin e tij një trup, - një fëmijë pa duar dhe këmbë - por ai iu drejtua Zotit." (Sad, 34) Sulejmani a.s u pendua për haresën dhe më pas, për çdo gjë thonte "Në dashtë Zoti." Sulejmani a.s gjykatës.

Dy veta shkojnë tek Dauti a.s për t'u ndarë një çështje. Ata ishin komshinj dhe një natë, delet e njërit kishin shpëtuar nga stalla, kishin hyrë në ççifligun e komshiut dhe ia kishin ngrënë të gjithë të mbjellat. "(Kujtoje) edhe Dautin dhe Sulejmanin, kur gjykuan mbi të lashtat në të cilat kishin kullotur natën bagëtitë e disa njerëzve.(Enbija, 78) Kur e dëgjoi këtë ndodhi, Dauti a.s gjykoi që delet që kishin dëmtuar të mbjellat, t'i jepeshin personit që i ishte shkaktuar dëmi. Kur dy burrat dolën jashtë, u takuan me Sulejmanin a.s i cili i pyeti mbi gjykimin e të atit dhe ata i treguan. Kur e dëgjoi këtë gjykim, ai u kërkoi ta ndiqnin dhe të tre vajtën tek Dauti a.s. Ai iu drejtua të atit me fjalët:"A nuk kishe gjykim më të drejtë o pejkamber i Zotit?!" Dauti a.s e pyeti:"E çfarë qenka më e drejtë?!" Sulejmani a.s iu përgjigj:"T'ia japësh delet pronarit të ççifligut që u dëmtua, kurse vetë ççifligun t'ia japësh padronit të deleve. Ai duhet ta mbjellë dhe në kohën kur të mbjellat të rriten aq sa ishin natën kur u dëmtuan, secili të marrë pronën e tij." Thotë Zoti i lartësuar mbi këtë gjykim:"Ne e bëmë Sulejmanin ta kuptonte drejtë çështjen dhe, që të dyve u dhamë mençuri e dituri. Ne i nënshtruam malet dhe shpendët që, bashkë me Dautin, të thurnin lavde (për Allahun).
Tjeter mesele
Dy gra, secila kishin nga një foshnje. Teksa punonin, ujku e kishte shqyer foshnjen e gruas të madhe. Duke parë se fëmija i saj kishte vdekur, ajo kishte marrë foshnjen e gruas më të re dhe pretendonte se ishte fëmija i saj. Duke qenë se askush tjetër nuk e dinte kujt i përket fëmija, të dy gratë vajtën tek Dauti a.s. Duke qenë se fëmija ishte në krahët e gruas së madhe dhe e vogla nuk kishte asnjë fakt se ishte i saj, Dauti a.s gjykoi se fëmija i përket të madhes. Kur e dëgjoi këtë gjykim Sulejmani a.s, i kërkoi leje të atit që ta ndajë ai këtë çështje. Pasi Dauti a.s pranoi, ai iu drejtua dy grave:"Ma jepni foshnjen!" dhe ato ia dhanë.Pastaj, mori një shpatë dhe u tha:"Tani do e ndaj përgjysmë dhe secila do të marrë gjysmën e saj." Menjëherë, gruaja e re që ishte dhe nëna e vërtetë e foshnjes thirri:"Jo mos e ndaj. Le ta marrë ajo." Atëherë Sulejmani a.s e kuptoi se ishte gruaja e re nëna e vërtetë dhe ia dha asaj foshnjen. Milingona Siç e cekëm dhe më lart, ushtria e Sulejmanit a.s ishte shumë e madhe dhe përbëhej nga krijesa të ndryshme dhe të fuqishme. "Kur arritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: "O ju milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij,Ky pallat është i shtruar me xhama”. Ajo tha: "O Zoti im, me të vërtetë unë e paskam dëmtuar veten dhe tani, bashkë me Sulejmanin i dorëzohem Allahut - Zotit të botëve!” (Neml, 44) Vetëm atëherë ajo e kuptoi se Sulejmani a.s nuk ishte thjesht një mbret si gjithë mbretërit, por mbi të gjitha ishte profet i Zotit. Belkisa e pranoi fenë dhe besimin e Sulejmanit a.s dhe në disa transmetime thuhet se u martua me të. Një ndër veprat më të mëdha të Sulejmanit a.s, është se rindërtoi xhaminë Aksa. Siç e kemi cekur më parë, ai që ndërtoi xhaminë Aksa ishte profeti Jakub a.s. Zoti u tregoi se xhindët nuk kishin asgjë në dorë dhe nuk e dinin të fshehtën (gajbin) siç besonin shumë njerëz. Një ditë, Sulejmani a.s i kishte nënshtruar dhe vënë në shërbimin e tij xhindët si asnjëherë tjetër. Ata punonin nën kontrollin e rreptë të Sulejmanit dhe i frikësoheshin si askujt tjetër. Ai kishte në dorë t'i ndëshkojë rreptë. Në këtë kohë, Sulejmani a.s kishte mbushur pesëdhjetë e dy vjeç. Të gjithë xhindët punonin të nështruar për llogari të Sulejmanit a.s. Puna që po kryenin ishte e rëndë dhe zgjati për disa ditë. Teksa i vëzhgonte gjatë punës, Sulejmani a.s mori bastunin e tij, vendosi sipër tij dy pëllëmbët dhe mbi to mbështeti kokën.Derisa  i vështronte duke punuar, Zoti ia merr shpirtin Sulejmanit a.s. Sytë ai i kishte të hapur dhe nuk lëvizte nga vendi. Xhindët vazhdonin të punojnë pa ditur se ai kishte vdekur. Princi i kurorës që do të zinte vendin e Sulejmanit a.s, i shkon për t'i treguar diçka dhe e dallon që kishte vdekur. Megjithatë, nuk i tregoi askujt. Herë pas here, ai i afrohej pranë, bënte sikur i pëshpërit diçka në vesh dhe largohej. Kjo gjendje vazhdoi për një vit të tërë, ndërkohë që xhindët vazhdonin të punonin të nështruar. Ata çuditeshin si ishte e mundur që Sulejmani a.s, mbreti i tyre nuk kishte lëvizur nga vendi për një vit të tërë.Disa prej tyre pëshpëritnin me njëri-tjetrin mbi mundësinë e vdekjes së Sulejmanit, por kishin frikë të hetonin. Pas një viti, krimbi i drurit e kishte dobësuar aq shumë bastunin e Sulejmanit a.s saqë një ditë u thye dhe Sulejmani a.s u rrëzua përtokë. Atëherë xhindët e kuptuan se ai kishte vdekur që një vit më parë. Po ashtu, njerëzit e kuptuan se xhindët nuk e dinë të fshehtën.


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Profeti Dauti e vret kapitenin e ushtrise me ja marr gruan Empty Re: Profeti Dauti e vret kapitenin e ushtrise me ja marr gruan

Message  Perparimi Mar 6 Juil - 3:15

Sulejmanit ne moshën dymbëdhjetë vjeç, ai pasoi babanë e tij dhe u bë sulltan. Më vonë, atij iu dha profetësia nga Allahu Teala. Ai është një nga katër njerëzit që dominojnë botën. Isshtë deklaruar në ajetin e 84-të të kapitullit të An'amit në Kuran se atij iu dha profecia.rindërtimin e tokës, gjelbërimin e saj dhe përparimin në shkencë dhe art.në Kur'an al-karim.Gjatë ndërtimit Ne jurusalem e gaza qe ndertuan të këtyre ndërtesave, shumë nga njerëzit dhe xhindët punuan nën komandën e Süleyman.dhe kanalet e ujit.Ai ishte i dashur nga të gjithë, askush nuk kundërshtoi atë..Alejhis-selami i Sulejmanit vendosi Arkën e Besëlidhjes (Tâbût-i Sekîne) në Mesxhid al-Aksa, e cila përmban Tevratin, i cili është transmetuar brez pas brezi që nga alaihis-selam i Musa. Sepse alejhi selam i Musait donte që dijetarët e umetit të tij të ruanin Tevratin duke e vendosur atë në Arkën e Besëlidhjes. Kjo situatë vazhdoi deri në shkatërrimin e Mesxhid al-Aksa nga Buhtunasar. Kur Bukhtunnasar mori Jeruzalemin, ai dogji qytetin deri në tokë. Ai mori ari, argjendi dhe bizhuteritë e tjera të gjetura në Mesxhid al-Aksa dhe i çoi në Babiloni. Azra, i cili jetoi rreth katërqind vjet para Krishtit, i mblodhi ata dhe shkroi Tevratin në Ahd-i Atikun e tanishëm.4. Solomoni kishte një vulë. Emri ism-i azam lutje ishte shkruar në të. Me atë lutje, çdo kërkesë do të ishte e lehtë..Hz Suleiman lindi në Gaza. Kur ishte 12 vjeç, babai i tij Hz.vdiq në Jeruzalem në 932 para Krishtit.Babai i tij Dauti u nda nga jeta kur ai ishte vetëm 12 vjeç. Ai u bë sundimtar pas babait të tij. Solomoni (as) kishte 4 fëmijë. Ai u martua me Belqis, Mbretëreshën e Shebës, në Jemen. Raportohet se ai mbretëroi për 40 vjet dhe vdiq në moshën 52 vjeç. Varri i Profetit Solomon ndodhet në Jeruzalem.Ai ishte një person shumë inteligjent...Solomoni (as) gjithnjë iu drejtua Allahut, se ai ishte një shërbëtor i drejtë..Ushtria e Xhinëve dhe e Kafshëve të Solomonit
Kurani Famëlartë, St. Thuhet se Solomoni ishte një profet me ushtri të përbërë nga njerëz, xhind dhe zogj, dhe se këto ushtri shkuan në një fushatë (an-nën komandën e Solomonit ndërtuan ndërtesa madhështore dhe të larta (Sebe '34 / 12-13). Ky informacion është gjithashtu në dispozicion në Ahd-i Atik.Zot, Ai i dërgoi trembëdhjetë pyetje Davidit -alejhisselam- dhe i kërkoi që t’ia bënte këto pyetje djalit të tij Solomonit -alejhisselam.Nëse i dinte këto, Hz. Ai i raportoi Davidit, Hz. Solomon -aleyhisselam- gjithashtu iu përgjigj të gjitha pyetjeve në mënyrë korrekte.xxxxxxxxxxxxxxBota sundohej ,nga kater sundimtar,dy besimtar e dy jo besimtar;
gjithë bota, bota ishte nën sundimin e katër njerëzve, dy prej të cilëve ishin besimtarë dhe dy nga të cilët ishin jobesimtarë. Suleiman dhe Dhul-Karnayn -alaihis-selam- raportohet se jobesimtarët ishin Nemrud dhe Buhtunnasr (Sa‘lebi, f. 290-292)
.xxxxxxxxxxxx


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Profeti Dauti e vret kapitenin e ushtrise me ja marr gruan Empty Re: Profeti Dauti e vret kapitenin e ushtrise me ja marr gruan

Message  Perparimi Mar 6 Juil - 4:16

Nga Abu'z-Zinad, ai nga A'rec, ai nga Abu Hurayra, ai nga Nabi. Sipas asaj që ai transmetoi, Profeti (saas) tha: "Solomoni, bir i Davidit, unë do të eci rreth nëntëdhjetë grave të mia (sonte). Secili prej tyre do të lindë kalorës të rinj të cilët do të luftojnë në rrugën e Allahut. " Megjithëse shoku i tij i tha: "Thuaj Allahun", ai nuk e tha atë. (Atë natë) ai shkoi përreth të gjitha grave të tij. Përveç një gruaje, asnjë prej tyre nuk mbeti shtatzënë. Ajo gjithashtu solli (dha) gjysmë burri. Betohem në Allahun, i cili ma mban shpirtin, se nëse Solomoni do të kishte thënë "Shpresoj kështu", të gjithë do të kishin lindur një fëmijë i cili do të luftonte në rrugën e Allahut si kalorësi.

Hz Gratë e Solomonit kishin më mirë të qëndronin kështu. Librat Tafsir dhe Kasau'l-Anbiya. 100-të e Davidit, hz. Ata flasin për 70, 90, 99, 100, 300, 400 gra të Solomonit dhe 700 konkubina. (shih: İbnu'l-A'rabî, M. b. Abdullah. Ahkâmu'l-Kur'an, 3/590. Canan, ı. Përkthimi Kutub-ü Sitte Muhtasarı, 16/299. Tabari, İbni Cerir. Camiu 'l-Beyân, 10/581. es-Sa'lebi, A. b. İbrahim, Kısasu'l-Anbiyâ (al-Arais), fq: 326. al-Beğavi, H. b. Mes'ud, Tafsir, 4/63. Tafsiru'l-Hâzin, 4/43. Ebu Bekr Cezairi, Eyseru'-Tafâsir, fq: 1527. İbnu'l Esir, el-Kamil fi't-Tarih, 1/230. İbni Saad, Tabakâtü ' l-Kübra, 8/202. nibni Kathir, el-Bidâye ve'n-Nihâye, 2/2. Libri i Shenjtë, Torah, Kings, 11/3, f: 350)

Ne mund të bëjmë pyetjet e mëposhtme në lidhje me këtë lajm dhe të nënvizojmë disa pika:

1- Nëse nuk do të ishin për të tjerët, në disa transmetime, mund të mendohet se fjalët e mësipërme i përkasin Abu Hurayra..2- Ky transmetim nuk ka transmetues tjetër përveç Ebu Hurejres, një shok. Kjo është gjithashtu mjaft e jashtëzakonshme.



3- Lëre më një profet, a mundet që një person të ketë kaq shumë gra (shtatëdhjetë, nëntëdhjetë, njëqind, treqind e më shumë)? A dinin të numëronin ata që e pretendojnë këtë?

4- probshtë e mundshme që Solomoni (a.s) të ketë pasur më shumë se një grua. Ashtu si Profeti ynë. Por qindra zonja, çfarë dreqin?

Le të themi që ai kishte aq shumë gra dhe gra që ne nuk e dimë numrin, si mundet që një person të shkojë me kaq shumë gra brenda një nate - më falni? (Atij iu dha aq shumë fuqi mashkullore. Isshtë pretendim i Tevratit dhe është një pikëpamje e pabazuar, e paqëndrueshme.)

5- Një profet mund të thotë me siguri se "Unë do të shkoj rreth grave të mia, të gjitha do të më lindin burra të fortë". A mundet një profet i madh të thotë një fjalë që një mysliman i zakonshëm nuk do ta thoshte?

6-A thotë një profet që ka haya në publik, "Unë do të eci me gruan time kështu sonte"? A e lejon këtë letërsinë dhe moralin e tij?ai në tre librat më të mirëfilltë të hadithit dhe Hz. Çfarë duhet të bëjmë me hadithin që përmend shtatëdhjetë e nëntëdhjetë e njëqind gratë e Salomonit, premtimin e tij se unë do t'i shkoj rreth tyre, se ai nuk tha inshaAllah, nëse do të kishte thënë inshaAllah Për hir të Zotit, çfarë lloj shembulli është ky, çfarë i përshtatet një profeti?Kur te deshironi te behete diçka apo mos te bahet thuani inshalla ne emer teA llahut behet ose mos u befte.Malikut, cituar nga disa studiues të Malikit, transmetimi se analogjia kërkon që qëllimi dhe përjashtimi të jenë autentik, pa u thënë verbalisht, është një përjashtim nga kjo...Shprehja "Le etufenne: Unë me siguri do të endem" është në disa kopje: "Leutifenne". Të dyja janë dy fjali të sakta. Foljet iate dhe etate do të thotë të shkosh rreth diçkaje pa pushim. Këtu, është një aludim nga cima.





[size=12]Profeti Dauti e vret kapitenin e ushtrise me ja marr gruan ZPfBTNanAAAAAElFTkSuQmCC









[/size]






7- Si mundet që një profet të harrojë të thotë InshaAllah kur urdhri i Allahut për të thënë "insha'Allah" është i qartë, dhe edhe pse atij i kujtohet - si në disa variante -? (Në disa burime, thuhet se ai u ndëshkua për këtë.)




http://www.huseyinece.com/en-son-yaz-lar-m/1715-hz-sueleyman-in-kac-hanimi-vardi

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Profeti Dauti e vret kapitenin e ushtrise me ja marr gruan Empty Re: Profeti Dauti e vret kapitenin e ushtrise me ja marr gruan

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum