Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?!

 :: sport

Aller en bas

konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?! Empty konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?!

Message  Perparimi Jeu 10 Jan - 16:17

Vertete dje ne parlamentin e kosoves diçka ndodhte e quditshme ?Pasi Eqerem Kryeziu paraqiti kandidatin e vete per kryetar te Kosoves,PDK nuk paraqiti kandidat te vetin per kryetar te Kosoves,Pos AAK propozoi Malokun ish oficerin e JNA !Sa interesant u que kryeparlamentari i posaegjedhur Krasniqi dhe deklaroii se presidenti Fatmir Sejdiu ka dhene dorheqje dje dhe se 21 deputet ja pranuan dorheqjen !Dhe Kryeziu qeshte,sepse e dinte se si do te vijon situata e komoflluar!!!Dhe kur ja nisen te votojn per qudi votat si PDK,si LDK,si ARK,si AAk e tjera parti ishin kon ne akordime qe te flasin keshtu e te veprojn sipas logjikes se pergaditur se e hajn shtazet shqiptar.

Eh qeveri e re eh po po LDK ka kendue se ne kan dojm e qesim ne fotulle,kan dojm e debojm edhe nga atedheu,e vertete eshte por ske çka bani vallzoni ore popull neper therra se keshtu ua kan shkrue tallkinin!!

konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?! Qeveriaere(090108)_thmb


Gjermania kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës sapo të shpallet
Berlin, 10 janar 2008 (Kosovapress) Koha 08:48

Gjermania druan se mund të krijohet një vakum i rrezikshëm, nëse Bashkimi Evropian nuk lëviz shpejt në njohjen e shpalljes së pritshme të pavarësisë së Kosovës në muajin shkurt, ka thënë zëvendës ministri i Jashtëm gjerman... më shumë...


Dernière édition par le Jeu 10 Jan - 16:48, édité 2 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?! Empty Re: konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?!

Message  Perparimi Jeu 10 Jan - 16:25

Sejdiu rizgjedhet kryetar i Kosovës
Deputetët e Kuvendit të ri të Kosovës, në seancën e së mërkurës, në rrethin e tretë me vota të fshehta kanë rizgjedhur Fatmir Sejdiun për kryetar të vendit me mandat pesëvjeçar. Sejdiu, kandidat i propozuar nga koalicioni qeverisës LDK-PDK ka marrë 68 vota, ndërsa kundërkandidati i tij nga opozita, Naim Maloku (AAK) mori 39 vota, derisa 11 fletëvotime ishin të pavlefshme. Në rrethin e tretë të votimit morën pjesë 118 deputetë. Për zgjedhjen e kryetarit në këtë rreth nevojiten 61 vota të deputetëve. mė shumė...

Zgjidhet kabineti qeveritar i kryeministrit Hashim Thaçi
Ligjvënësit e ri të Kuvendit të Kosovës të mërkurën me 85 vota për, 22 kundër dhe 4 abstenime kanë zgjedhur Qeverinë e re të vendit, e cila do të drejtohet nga kryeministri Hashim Thaçi. mė shumė...


konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?! JakupKrasniqi_thmb


Dernière édition par le Jeu 10 Jan - 16:31, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?! Empty Re: konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?!

Message  Perparimi Jeu 10 Jan - 16:26

Zgjidhet kryetari dhe kryesia e Kuvendit të ri të Kosovës
Ligjvënësit e Kuvendit të ri të Kosovës, në seancën e së mërkurës, me 88 vota për, 1 kundër dhe pa asnjë abstenim ka zgjedhur Kryesinë e re të Kuvendit, dhe kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi nga radhët e PDK-së. mė shumė...

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?! Empty Re: konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?!

Message  Perparimi Jeu 10 Jan - 16:29

konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?! Rame-buja(intervista)_gthmb

Ramë Buja


Pavarësia në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramë Buja në një intervistë për Kosovapress thotë se procesi i zgjidhjes së statusit do të ndodh jo më larg se gjysma e parë e vitit të ardhshëm, pasi që janë shter të gjitha mundësitë dhe alternativat dhe tani mbetet vetëm shpallja nga Kuvendi i Kosovës. Ai thekson se për zgjatjen e bisedimeve për arritjen e koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së është bërë sfidë për këtë të fundit kërkesa dhe parimet e Thaçit për ndërtimin e qeverisë. Buja thotë se ndjehet shumë mirë me të qenit deputet në Parlament dhe se asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të insistojë për ndonjë post tjetër, por nëse i kërkohet do ta shqyrtojë edhe këtë mundësi. mė shumė...
Prite Rame Buja prite se je kan komunist i forte vallahi dhe po ua vazhdon genjeshtrat e ish kryeministrave te kosoves

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?! Empty Re: konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?!

Message  Perparimi Jeu 10 Jan - 16:40

konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?! Termkolli-bajrami_thmb

Tërmkolli ia dorëzoi detyrën ministrit Arsim Bajrami
Prishtinë, 10 janar 2008 (Kosovapress) Koha 18:05

Ministrja Melihate Tërmkolli, i dorëzoi të enjten zyrtarisht detyrën, ministrit të sapozgjedhur të MSHP-së, Arsim Bajrami, në një ceremoni organizuar me këtë rast. më shumë...

Bashota: PDK-LDD do të bashkëqeverisin me Klinën
Klinë, 10 janar 2008 (Kosovapress) Koha 17:58

Kryetari i i KK të Klinës, Sokol Bashota, ka thënë të enjten se PDK dhe LDD-ja do të bashkëqeverisin komunën me përkrahjen e AKR-së dhe ORA-s. më shumë...

Për shkak të defektit në ngrohje ndërpritet mësimi në dy shkolla të Klinës
Klinë, 10 janar 2008 (Kosovapress) Koha 17:48

Shkolla e mesme “Luigj Gurakuqi” në Klinë dhe ajo teknike “Fehmi Agani” të enjten janë detyruar ta ndërpresin mësimin për shkak të pëlcitjes së gypave të ngrohjes të këtyre shkollave, si pasojë e temperaturave të ulëta. më shumë...

Limaj mori postin e ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit
Prishtinë, 10 janar 2008 (Kosovapress) Koha 17:40

Të enjten, në një ceremoni solemne në kabinetin e ministrit të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, ministri i deritashëm, Qemajl Ahmeti ia dorëzoi detyrën ministrit të ri të sapozgjedhur, Fatmir Limaj. më shumë...

konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?! Limaj-ahmeti_thmb
Rexhep Bajrami u zgjodh kryetar i degës së PDAK-së
Ferizaj, 10 janar 2008 (Kosovapress) Koha 17:24

Dega e Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës në Ferizaj, në një kuvend të mbajtur të enjten ka zgjedhur për kryetar të degës Rexhep Bajramin. më shumë...

Ministri i ri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala viziton Shërbimin Doganor
Prishtinë, 10 janar 2008 (Kosovapress) Koha 17:03

Ministri i ri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala me bashkëpunëtorë vizitoi të enjten Drejtorinë e Shërbimit Doganor ku pati një takim me menaxhmentin e Shërbimit Doganor të UNMIK-ut nga i cili u informua për sukseset e doganave gjatë vitit 2007, posaçërisht në mbledhjen e të hyrave nga taksat doganore. më shumë...

Ministri Gjini i dorëzoi detyrën ministrit të ri Yagcilar
Prishtinë, 10 janar 2008 (Kosovapress) Koha 16:58

Të enjten në një solemnitet rasti ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ardian Gjini, ia dorëzoi detyrën ministrit të sapo zgjedhur Mahir Yagcilar. më shumë...

U bë pranim - dorëzimi i detyrës së ministrit të Drejtësisë
Prishtinë, 10 janar 2008 (Kosovapress) Koha 16:55

Ministri i deritashëm i Drejtësisë, Jonuz Salihaj i dorëzoi të enjten detyrën e Ministrit Nekibe Kelmendi, ministre e porsazgjedhur, të cilës i ka uruar suksese dhe i ofroi bashkëpunim edhe në të ardhmen. më shumë...

BDI kërkon shqyrtimin e vendimit për regjimin e vizave
Tetovë, 10 janar 2008 (Kosovapress) Koha 16:48

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar të enjten që Qeveria e Maqedonisë të shqyrtojë edhe njëherë vendimin për regjimin e ri të vizave, pasi konsideron se është në kundërshtim me parimet e qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave, si dhe me parimet e fqinjësisë së mirë. më shumë...

Ministri Gashi mori detyrën e re në Ministrinë e Shëndetësisë
Prishtinë, 10 janar 2008 (Kosovapress) Koha 16:39

Të enjten në Ministrinë e Shëndetësisë me një solemnitet rasti u bë pranimi i detyrës nga ministri i ri i Shëndetësisë së Kosovës, dr. Alush Gashi nga ministri i deritashëm Sadik Idrizi. më shumë...

Bush dhe Solana përgëzojnë kryetarin Sejdiu


Gjermania kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës sapo të shpallet
Berlin, 10 janar 2008 (Kosovapress) Koha 08:48

Gjermania druan se mund të krijohet një vakum i rrezikshëm, nëse Bashkimi Evropian nuk lëviz shpejt në njohjen e shpalljes së pritshme të pavarësisë së Kosovës në muajin shkurt, ka thënë zëvendës ministri i Jashtëm gjerman... më shumë...

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?! Empty Re: konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?!

Message  Perparimi Jeu 10 Jan - 16:51

A erdhi dita kur "Kosova e pavarur" varet nga kosovarët?
E hene, 03-12-2007, 06:27pm (GMT)


Nga Eda Derhemi

Në shtator të 1991-shit, Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë e Kosovës nga Serbia, e cila u përforcua më pas me një referendum popullor, me pjesëmarrje absolute të shqiptarëve në të. Kjo, pasi Millosheviçi në ‘89-ën e detyroi me forcë Parlamentin e Kosovës të pranonte amendamentet e Kushtetutës Jugosllave, që eliminonin de facto autonominë e saj, e pasi Parlamenti në kushte gjysmëilegale rebelohet e shpall Kosovën republikë në korrik 1990. Në mënyrë simbolike, pavarësia u shpall gjithashtu pak muaj më parë edhe nga disa grupe veprimtare të shoqërisë civile kosovare, të cilët kryen këtë akt në protestë të stërzgjatjeve në vendosjen e statusit. Madje, ato ditë, në një reportazh në shtyp, thuhej se shtëpitë e sheshet e Kosovës po zbukuroheshin për të pritur pavarësinë. Po këto i bie të jenë thjesht gjeste ekzibicionizmi kombëtar, sepse Kosova do të jetë e pavarur, veç kur të thonë kështu ata që s‘janë kosovarë.

Këto ditë, kur flitet vazhdimisht për Kosovën, dëgjojmë të bëhen pyetje e të diskutohen çështje që duket sikur anashkalojnë ose marrin si të dhënë një kusht bazë, pa të cilin debatet do të ishin thjesht një kënaqësi teorike: "A është gati Kosova për të qenë e pavarur"; "a ka Kosova kapacitet shtetformues"; "çfarë do bënin Serbët sikur të shpallej pavarësia e Kosovës"; "do bashkohej Kosova me Shqipërinë pas shpalljes se pavarësisë"; "çdo ngjajë në Mitrovicën e Veriut kur Kosova të shpallë pavarësinë"... Këto pyetje janë të gjitha logjike e me shumë vlerë sikur të dinim diçka: "A do ta shpallë, në fakt, Kosova pavarësinë kësaj radhe?", apo do na thonë rishtas se faktori ndërkombëtar kërkon që të presim edhe ca, ose ka dalë me një shpikje tjetër për të shtyrë ndryshimin e statusit. Nëse s‘kemi as më të voglën ide se si t‘i përgjigjemi kësaj pyetjeje bazë, atëherë diskutimi i të tjerave është si të rrahësh ujë në havan.

Por, kësaj radhe, sido që mediat nuk kanë mundësi të parashohin si do të shkojnë punët me statusin, ato kanë mundur të krijojnë një vlerë të re gjithëkombëtare. Kjo energji mediatike ia doli kësaj radhe t‘i prijë opinionit publik e të krijojë një valë pozitive shqiptarie, që është njëkohësisht një ndjenjë përgjegjësie e qytetarie ndaj njëri-tjetrit. Fokusimi i mediave në çështjen e statusit dhe mençuria e udhëheqësve kosovarë për të mos e diskutuar në këtë fazë çështjen e një bashkimi eventual me Shqipërinë, i kanë bashkuar shqiptarët kudo qofshin ata nëpër Ballkan. Por, një energji e tillë nuk është hera e parë që shpaloset si nga gazetarët e Kosovës, si nga ata të Shqipërisë, por më pas lihet të humbasë në erë. Sepse, ato forca, që në fakt kanë në dorë edhe gurin, edhe arrën, pak ndikohen nga diskutimet tona. Kjo varësi e gjithë procesit nga faktorë të jashtëm ndihet edhe nëpër faqet e shtypit kosovar dhe shqiptar. Kjo duket te paraqitja më e gjerë, e hollësishme dhe më prioritare për nga rëndësia, e zërave të huaj të angazhuar në diskutimet e statusit të Kosovës, si dhe përshkrimi i ngjarjeve lidhur me këta zëra kryesisht nëpërmjet opinioneve e editorialeve, në krahasim me ngjarjet brenda Kosovës, që zakonisht paraqiten nëpërmjet raportimesh të thjeshta.

Por, nënvlerësimi i asaj që mund të bëjë Kosova vetë, është para së gjithash një dukuri e realitetit kosovar, jo veç e mediave. Dhe ky pajtim i politikës dhe mediave në këtë pikë veçse e thellon problemin. Në procesin e bisedimeve për statusin vërehen shenja pafuqie dhe inferioriteti nga ana e udhëheqësve kosovarë dhe sidomos ekipit të unitetit. Sot, ata premtojnë rishtas, siç kanë bërë edhe shumë herë në të shkuarën, se sapo të përfundojë procesi negociator, do të shpallet pavarësia. Por, a do ta mbajnë fjalën kësaj radhe? Tani ia morëm dorën të gjithë: sapo përfundon një raund bisedimesh, nis tjetri në formë zinxhiri. Ende kujtoj fotot e botuara në një të përditshme shqiptare në korrik të këtij viti, pas deklaratës së A. Cekut, se Kosova do ta shpallë pavarësinë në mënyrë të njëanshme nëse Këshilli i Sigurimit dështon në kalimin e një rezolute për njohjen e saj. Administrata amerikanë reagoi menjëherë, duke e qortuar rreptë këtë veprim të pamatur. Në faqen mbi Kosovën shihet një foto e sekretares amerikane të Shtetit, Rice, e vendosur lart me një fytyrë si një mama e zhgënjyer e pak kërcënuese dhe fotoja e Cekut, e vendosur më poshtë me një pamje çunaku fajtor e të turpëruar. Një skenar i ngjashëm ishte edhe ky i tanishmi ditën pasi u bë e qartë se PDK-ja fitoi zgjedhjet e 17 nëntorit në Kosovë. Thaçi, pa humbur kohë deklaron se pavarësia do të shpallet shpejt pas 10 dhjetorit. Menjëherë vijnë reagimet ndërkombëtare se "tani ai nuk është më në opozitë, e duhet të sillet si Kryeministri i ardhshëm". Më pas reagimi i Thaçit dhe grupit të unitetit si kurdoherë më parë, djem të mirë e të bindur: të gjitha veprimet tona do të kryhen në marrëveshje me forcat ndërkombëtare, SHBA dhe BE.

Pa dyshim, Kosova, sot më pranë zgjidhjes së statusit se kurrë, e do mbështetjen e SHBA-së e BE-së dhe e di se pa këtë s‘ka pavarësi. Por, përfaqësuesit politikë të një krahine që kërkon së shpejti të jetë shtet i mëvetësishëm, duhet të sillen në mënyrë dinjitoze e të mos bëhen pre e interesave dhe trysnive të brendshme dhe as e luftës për pushtet, që i detyrojnë të duken joserioze në deklaratat e tyre. Nëse premtimeve ende s‘u ka ardhur koha, atëherë të mos i japin fare, ose të bien dakord me ata nga të cilët varen e pastaj t‘i japin, ose së paku të mos vendosin data për realizimin e këtyre premtimeve. Kur një burrë shteti deklaron diçka, mendohet që nuk ishte një trill i tiji, ndaj dhe pritet ta mbrojë tezën e vet ose të justifikojë bindshëm rënien e saj. Respekti ndaj tij dhe vendit që përfaqëson lidhen edhe me këtë aspekt, sidomos kur mbron një aspiratë të drejtë. A duhet ta ketë Kosova pavarësinë? Gjithkush tjetër në ish-Jugosllavi me përmasat dhe me përbërjen etnike të Kosovës e ka fituar atë ndërkaq. Për më tepër, rrallëkush në ish-Jugosllavi ka të drejtë morale më shumë se kosovarët të mos jetë më tej nën Serbinë: janë populli, që ndërsa ka përbërë shumicën e krahinës ku jeton që kur s‘mbahet mend, është trajtuar historikisht dhe aktualisht më keq se çdo kombësi tjetër ish-jugosllave; është vënë në shënjestër shekullore si nënpopull nga propaganda serbomadhem, me pasoja shumë të mëdha fizike e psikologjike, që u ndërprenë vetëm para fare pak vjetësh nga ndërhyrja ushtarake prej jashtë. Kjo dhunë tradicionale ndihet ende sot në arrogancën e deklaratave të udhëheqësve serbë në bisedimet për status, si dhe në mungesën e plotë të një ndjenje faji kolektiv apo institucional për çfarë ka ndodhur.

Një fshatar nga Kosova, i pyetur nëse do shpallej Kosova e pavarur kësaj radhe, u përgjigj: "Them se po, tani që këtë punë e ka marrë në dorë i forti". Pra, populli është atje ku ishte në kohën kur Turqia, apo Austria, apo Gjermania mund t‘i "çlironte nga serbi". Ndryshimi është se sot "i forti" ku i kemi varur shpresat, është SHBA-ja dhe BE-ja. A do të vijë ndonjëherë koha që fjala dhe vepra e udhëheqësve të zgjedhur nga shqiptarët të ketë peshë? Shqiptarët nuk duan t‘i shohin më udhëheqësit e tyre të sillen si çunakë, që s‘janë as të sigurt në atë që duan, e as të përgatitur që ta mbrojnë botërisht atë. Me sa duket, SHBA-ja kësaj radhe do ta njohë një pavarësi të shpallur njëanshëm nga kosovarët, sido që është e zënë deri në grykë me çështjet e Lindjes se Mesme. Por ende nuk dihet nëse Evropa do të pranojë të mbyllë këtu çdo përpjekje për ta sjellë Beogradin dhe Prishtinën në marrëveshje, sidomos kur ndërhyrja ruse në këtë çështje pritet të jetë edhe më agresive, tani që Putin ka marrë vrull në udhën për t‘u vetëshpallur cari ish-sovjetik i të gjithë sllavëve. Propozime të reja mund të vijnë edhe nga Trojka në raportin e tyre përfundimtar. Beogradi, në këtë moment, do me çdo kusht shtyrjen e "ditës së zezë" dhe i ka vënë të gjitha forcat për këtë. Pas 11 muajsh bisedime, nën drejtimin e Marti Ahtisarit, ia doli të shtyjë edhe një herë tjetër marrjen e vendimit. Nëse përsëri e arrin këtë, shanset për pavarësinë e Kosovës bien në përpjesëtim të drejtë me harrimin nga komuniteti ndërkombëtar të dhunës serbe mbi popullsinë shqiptare dhe të trazirave të shkaktuara nga nacionalizmi serb në ish-Jugosllavi.

Bisedimet 120-ditëshe që përfundojnë më 10 dhjetor janë ndërkaq të dështuara, ashtu siç pritej nga kushdo që nuk deshi të vetëmashtrohej e të fitonte kohë në emër të shterimit të çdo mundësie. Nëse "faktori ndërkombëtar", edhe kësaj radhe u kërkon kosovarëve të gëlltisin mbrapsht çfarë premtuan e të hyjnë në një fazë të re bisedimesh apo pritjeje, u takon këtyre të fundit të bëjnë një hap që e kanë matur shumë, por kurrë s‘e hodhën dot. I kanë dëgjuar, justifikuar e adhuruar, u janë falur e lutur ndërkombëtarëve. Është koha për të thënë "mjaft" në mënyrën më të mirë të mundshme. Problemet ekonomike, diplomatike e institucionale që mund të krijohen nga shpallja e njëanshme e pavarësisë, mbeten për t‘u zgjidhur teksa shfaqen, por ajo duhet shpallur në muajt e ardhshëm pa hyrë në faza të reja ndërmjetëse. Dhe jo për hir të nderit e të fjalës së dhënë, por sepse pavarësia është e vetmja zgjidhje që e lejon Kosovën të rinisë jetën, qoftë edhe një pavarësi fillimisht e mbikëqyrur. Dhe koha për të është tani.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?! Empty Re: konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?!

Message  Perparimi Jeu 10 Jan - 17:27

Eshte ne dem apo dobi te shqiptareve shpallja e njeanshme e pavaresise? Kur duhet shpallur pavaresia? A ka Kosova mbeshtetjen e mjaftueshme diplomatike dhe ushtarake per tu perballuar kercenimeve te Serbise ne rast te shpalljes se pavaresise se njeanshme?
SHPREHNI MENDIMIN TUAJ:
Për të parandaluar keqpërdorimet, sharjet dhe ofendimet e mundshme, komentet tuaja do të botohen në pjesën e poshtme të kësaj faqe pasi të jenë kontrolluar nga Redaktori i Forumit. Komentet që përmbajnë elementet e mësipërme si dhe që kanë për qëllim reklamimin e websajteve nuk do të publikohen.
..............................................................................................................http://images.google.fr/imgres?



Shpallje te nje anshme eshte dashur ta bejne ish ushtaret e lirise(uçkes),por kjo kishte qen nje bluarje e ujit ne havan!!!Kjo genjeshter(sllogan) a duhet ta shpallin te nje anshme pavaresin e kosoves ?Eshte tjetersuar slloga e 10vjeteve apo !!Me nje fjale eshte nje shaka e paperfunduar dhe mashtrim per popullin e sakatosur!Nese dikushi thote se pavaresin e kemi shpalle me referendumin e vitit 1991 ai referendum ka qen se pari si tju them nje lloje i femive a rrezik per ata qe kan pune si per shembull ne kioskun tim ne Suhareke ka votue populli por jo dhe aq!Por me randesi eshte qe ky referendum nuk ka qen ne mbikqyrjen e nderkombetareve siq e bejn popujt e tjere ne pergaditje per shpalljen e nje pavaresie si subjekt nderkombetar.Per kete referendum me kan malltretue policija shqiptare qe edhe sot mu keta polic gjinden ne detyra bile te medhaja!!!!!!!E une sot vajtoje jeten time dhe te femive te mi ne perendim!!!!
Une prape kam mendjen qe popullin tim ta shoh ne liri .Dhe se pari duhet ta bejn pergaditjen per nje referendum sa jan nderkombetaret ne Kosove!!!Dhe vete populli ta shprehi vullnetin e vete sipas te se drejtes nderkombetare publike se a deshiron Pavaresi,bashkim me shqiperin,apo me serbin!!!,Dhe ne parlamentin e Kosoved delegatet ta shpallin pavaresin e kosoves .Dhe nese shumica votojn pro, nderkombetaret do e njohin pa frige ne de jure dhe ne de fakto çfardo qe populli deshiron.
E qe beni pyetje se a do jen shqiptaret ne gjendje me mbrojte pavaredsin nese serbija kercnon ?Mos u brengosni fare per kete se edhe serbija eshte e lodhur qe ti mbesi gjandar shqiptareve me shekuj,sepse nuk eshte leht nje gje e tille!Por friga duhet te egzistoi,sepse munden disa shtete te nxisin me qellim qe ta trazojn tere ballkanin dhe europen,sepse shume shtetve i konvenon nje gje e tille per shkak te krizave te tyre qe i kan kapluar dhe keshtu ta shpetojn veten si shtete.
Tjeter edhe qeverija e kosoves ka frige sepse e din se çka ka bere ne popullin e vete gjate regjimeve serbe dhe po te shpallet ka mundesi nje lufte civile,apo nje revolucion shqiptaro shqiptar!!!Per kete dhe zvaritet statusi i pavaresise se kosoves nga qeverija e sidomos ne parlamentin e Kosoves grinden dhe shuajn!!Nuk eshte problemi qe Rusia apo serbija jan shkaktar te mos shpalljes se pavatesise se Kosoves,dhe aq ma pakes mesiguri po presin qe amerika tjua shpalli dhe tjua rruaj dekribialitetin dhe fotelet e sundusve!!!

Haxhi L.Kuçi


Dernière édition par le Jeu 10 Jan - 23:19, édité 3 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?! Empty Re: konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?!

Message  Perparimi Jeu 10 Jan - 17:27

http://images.google.fr/imgres?imgurl=http://albeu.com/shtolajme/data/upimages/koshtunica.jpg&imgrefurl=http://www.albeu.com/lajme/lexo.php%3Fcategory%3D1&h=67&w=117&sz=2&hl=fr&start=8&um=1&tbnid=OqJ6vIIXG0zYRM:&tbnh=50&tbnw=88&prev=/images%3Fq%3DGjermania%2Bk%25C3%25ABrkon%2Bnjohjen%2Be%2Bpavar%25C3%25ABsis%25C3%25AB%2Bs%25C3%25AB%2BKosov%25C3%25ABs%2Bsapo%2Bt%25C3%25AB%2Bshpallet%26svnum%3D10%26um%3D1%26hl%3Dfr%26sa%3DN

Asgje e re nuk pritet sepse e njejta qeveri eshte ne stereotipe dhe vetem kinse trimat e Rugoves tani gjinden ne pushtetin aktual si Ibrahimi si Hashimi sisoj po tingellon!!Rugova thoshte ;ju letem zptri filani a keni mundesi me ma pranue nje pavaresi formalisht dhe ky ua falte ka nje guri te Trepqes,dhe diq nga kanceri duke u mashtrue si dhelpra.
Fatmir Sejdiu po njesoi me kryeministrat e ministrat qe premtojshin jo ne kete muai jo ne vitin qe po vjen ,jo ne kete e jo e jo ne kete po ne kete!!!
Edhe Hashimi dajes ja nisi si Rugova me thene se e di daten por nuk po ua tregoi,e tani thote se e dine daten e shpalljes amerika e Bushit edhe
europa!!!U be bajat bre kjo parolle e keqe sikurse me blue akull ne vere ne havanin e babes tim!!

Haxhi l.Kuçi(krasniqi)


Dernière édition par le Jeu 10 Jan - 23:33, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?! Empty Re: konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?!

Message  Perparimi Jeu 10 Jan - 22:59

15:22
KOSOVE. Ish-ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Riçard Hollbruk ka deklaruar se Kosova do të shpallë pavarësinë në muajin shkurt. "Që në muajin e ardhshëm, Kosova do të shpallë pavarësinë dhe më e rëndësishme është që kjo të realizohet në mënyrë paqësore", tha Hollbruk në një emision të TV hungarez.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?! Empty Re: konstituimi i kuvendit te kosoves çudit ndodhin hapure ?!

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum