Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Prralla shqiptare si u formue shqip,ija

 :: sport

Aller en bas

Prralla shqiptare si u formue shqip,ija Empty Prralla shqiptare si u formue shqip,ija

Message  Perparimi Mar 8 Jan - 14:53

Ju ftoj qe ketu ne kete rubrike te postoni ndonje tregim te marre nga letersia jone popullore apo nga ndonje autor shqiptar.

Si te pare kam sjelle perrallen e shqipes,marre nga Tregime te Moçme Shqiptare,e cila tregon simboliken e emrit shqiptar e bij te shqipes

Perralla e Shqipes

Nji djalosh kishte dalë për gjah ne malet e Shqipnisë. Nji shqipe fluturoi sipër tij, dhe u ndal në majë të nji shkrepi. Shqipja ishte jashtëzakonisht e madhe dhe mbante në çapojt nji gjarpën. Mbas pakë shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte çerdhen. Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkrepit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpënin e mbytun. Por gjarpëni nuk ishte vërtetë i mbytun. Befas ai lëvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atë ças djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarpënin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmën e krahëvet te shqipes.

"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.

"Foshnja asht imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpëni që ti nuk kishe mbyte" përgjegji djaloshi.

"Jepmë foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krahëvet të mi. Ti do të jeshë i pamposhtun dhe do të quhesh me emnin tim!"

I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumë bishë të pyllit, dhe me shpatën e vet preu shumë anmiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

I çuditun nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, që do me thanë "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, që do me thanë "Vendi i Shqipevet."


.. nxori thimthin dhe bani me pickue .zogun........................................................kritike:duhet thene e hapi gojen dhe posa deshti ta kafshoi


Dernière édition par le Ven 11 Jan - 3:52, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Prralla shqiptare si u formue shqip,ija Empty Re: Prralla shqiptare si u formue shqip,ija

Message  Perparimi Ven 11 Jan - 3:46

[color:ec5f=white

]
http://www.mfa.gov.al/shqip/pdf_files/REPORT_CEDAW_shqip.pdf


Historia, Politika dhe Administrata
2.1 Historia
Populli shqiptar është autokton në Gadishullin Ballkanik. Paraardhësit e lashtë të
popullit shqiptar ishin Ilirët, që jetuan në këtë territor deri në shekullin e dytë para
Krishtit. Ilirët ishin nën sundimin romak për rreth pesë shekuj e gjysëm. Pas sundimit
romak, rajonet e Shqipërisë u sunduan nga Mbretëria Bizantine, Bullgarët,
Normanët, Serbët dhe Venedikasit.
Gjatë Mesjetës, kulmin e unitetit dhe identitetit kombëtar populli shqiptar e pati gjatë
periudhës së Heroit Kombëtar Shqiptar, princit Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Gjatë
shekullit të XIV, për rreth 25 vjet SkënderbeuNga fillimi i shekullit të XV e gjithë Shqipëria ra nën sundimin turk që zgjati për
rreth 5 shekuj. Shqipëria fitoi pavarësinë kombëtare në vitin 1912 dhe kufij të rinj u
përcaktuan (në të cilët u humb Kosova dhe disa pjesë jugore).
Deri në vitin 1928 u krijua një qeveri parlamentare, e cila më pas u kthye në monarki
nën sundimin e Mbretit Zog I. Mbreti mbretëroi me përkrahjen e Italisë deri në vitin
1939, vit në të cilin forcat ushtarake italiane pushtuan vendin. Pushtimi italian
përfundoi në vitin 1943 dhe Shqipëria u pushtua nga Gjermania deri në vitin 1944.
Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore me fitoren e forcave antifashiste, Shqipëria
u rreshtua në bllokun antifashist, vendosi regjimin komunist i cili qëndroi në pushtet
për katër dekada.
Gjatë viteve 1945-1948 Jugosllavia ishte shteti i huaj që ushtronte një influencë të
madhe në Shqipëri, për t'u zëvendësuar nga BRSS deri në vitin 1960, më pas nga
Kina deri në vitin 1978. Nga viti 1978 e deri në vitet e fundit të 1980-ës vendi ishte i
izoluar nga komuniteti ndërkombëtar. Gjatë kësaj periudhë qeveria ushtroi kontroll të
përgjithshëm në të gjitha aspektet e ekonomisë, jetës sociale e intelektuale.
Që nga viti 1945 kur u vendos regjimi komunist autoriteti politik kryesor ishte Enver
Hoxha, sekretari i parë i PPSH deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Ai u pasua nga
Ramiz Alia, anëtar i Partisë që nga viti 1940. Nga mesi i viteve '80 gjendja
ekonomike u keqësua dhe nga fundi i viteve ‘80 qeveria filloi një proces gradual të
liberalizimit dhe kontaktet me vendet e tjera. Nga 1989-1990 keqësimi i gjendjes
ekonomike shkaktoi protesta publike dhe një fluks emigrimi të pakontrolluar për në
Greqi dhe Itali.
Zgjedhjet e para pluraliste u mbajtën në mars të 1991. Partia qeverisëse, Partia
Socialiste fitoi mbështetjen e popullsisë rurale, ndërkohë që popullsia urbane votoi
për Partinë Demokratike. Shqipëria adoptoi Dispozita të reja Kushtetuese dhe një
proces të liberalizimit dhe të hapjes me vendet e tjera. Një valë e re grevash në janarmaj
1991 çoi në formimin e një qeverie të stabilitetit me pjesëmarrjen e partive
opozitare. Qeveria e Stabilitetit funksionoi deri në nëntor të vitit 1991 kur PD u
tërhoq dhe u zëvendësua nga një qeveri teknike. Zgjedhjet e reja u mbajën në mars të
vitit 1992, ku fitoi PD. PD fitoi edhe në zgjedhjet e vitit 1996, por kjo nuk zgjati
shumë si rezultat, i krizës së skemave piramidale në fillim të vitit 1997. Qeveria e
Pajtimit Kombëtar udhëhoqi Shqipërinë në zgjedhjet e reja në qershor të vitit 1997,
që u fituan nga koalicioni i majtë i udhëhequr nga Partia Socialiste.
2.2 Politika

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum