Kur per here te pare shkruhet shqip
:: sport
Page 1 sur 1
Kur per here te pare shkruhet shqip
Tabelat e shitoreve në Shqipëri shek.19-20
Citim:
Tabelat e shitoreve
Për të parën herë në Shqipëri tabelat e shitoreve u lejuan të shkruheshin
shqip më 1908. Në foto: Embëltorja “Manushaqe” në Korçë, 1908.Para së gjithash duhet skjaruar se vetëm dyqanet e mëdha dhe firmat e rëndësishme, bile vetëm në qytetet kryesore të vendit kishin aty-këtu tabela me emrin e pronarit apo të firmës. Këto tabela ishin të shkruara në gjuhët që përdoreshin lirisht në Perandorinë Otomane, kryesisht turqisht dhe në disa raste si për shembull në Shkodër edhe italisht kur pronari ishte katolik ose në jugë greqisht kur pronari ishte ortodoks. Gjuha shqipe nuk përdorej sepse ishte e ndaluar.
Tabelat e para në gjuhën shqipe dolën më 1908, menjëherë pas shpalljes së hyrjetit, kur u fitua për disa kohë e drejta e përdorimit të shqipes. Fotografia që po botojmë këtu tregon një dyqan në Korçë, në vitin 1908 në muajt e parë që pasuan hyrjetin, pronari i të cilit vuri menjëherë tabelën shqip të shkruar me alfabetin e Stambollit: ËMBËLTOREJA “MANUSHAQE” duke e mbajtur edhe për disa kohë titullin greqisht të shkruar me gërma më të vogla.
Tabela të shkruara shqip u dukën në atë kohë edhe në disa vise të ndryshme të Perandorisë Otomane, si në Selanik, Manastir, bile edhe në Stamboll, në dyqanet e pronarëve shqiptarë. Më 1910 kur shpërtheu me egërsi reaksioni xhonturk kundër lëvizjes kombëtare shqiptare edhe në veçanti kundër shkrimit shqip, tabelat shqip përsëri u zhdukën. Ato u vendosën përfundimisht në mbarë Shqipërinë, pas shpalljes së pavarësisë kombëtare.
1966 - Kristo Frashëri

Sujets similaires
» Nje kometë e re po i afrohet Tokës
» Kur filloi te shkruhet gjuha shqipe ?
» Studiuesi Gjerman zbulon alfabetin shqip
» Kinezi kendon shqip
» Krijimi i shtetit te pare Maqedonas
» Kur filloi te shkruhet gjuha shqipe ?
» Studiuesi Gjerman zbulon alfabetin shqip
» Kinezi kendon shqip
» Krijimi i shtetit te pare Maqedonas
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum