Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Nder Shqiptar ndodh qe bija te lind foshnje me baban !!!

 :: sport

Aller en bas

Nder Shqiptar ndodh qe bija te lind foshnje me baban !!! Empty Nder Shqiptar ndodh qe bija te lind foshnje me baban !!!

Message  Perparimi Ven 4 Jan - 16:12

http://www.zeriyt.com/dlattach.html;topic=40309.0;attach=56604;image
Nder Shqiptar ndodh qe bija te lind foshnje me baban !!! Dlattach.html;topic=40309
http://www.zeriyt.com/dlattach.html;topic=40309.0;attach=56604;image
Nder Shqiptar ndodh qe bija te lind foshnje me baban !!! Dlattach.html;topic=40309http://www.zeriyt.com/dlattach.html;topic=40309.0;attach=56604;image
Babai përdhunon të bijën 15 vjeçare, lindin një vajzë !
« më: 29-11-2007, 12:15:12 »

--------------------------------------------------------------------------------
Babai i foshnjës është njëherazi edhe babai i nënës që e ka lindur atë. Nën kërcënimin e armës, Ferit Jaupi e ka përdhunuar të bijën më 14 gusht 2006

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur fshatin Gjerë në Gramsh. Familjes Jaupi i është shtuar një anëtar tjetër, por pjesa dërrmuese e familjarëve nuk kishin dijeni për ardhjen në jetë të foshnjës. Vajza e madhe A.J. 15 vjeçe, kishte lindur bebin në muajin qershor të këtij viti. Nëse do deshifrohej e gjithë ngjarja më pak nota “emancipuese”, mbase gjithçka do të kalonte me atë shprehjen: “Çudia më e madhe tri ditë zgjat”. Por, ngjarja në fjalë mbart akoma dhimbje e perversitet brenda saj. Babai i foshnjës është njëherazi edhe babai i nënës që e ka lindur atë. Nën kërcënimin e armës, Ferit Jaupi e ka përdhunuar të bijën më 14 gusht 2006. Më 13 qershor 2007, e bija vetëm 15 vjeçe, ka lindur në maternitetin e Elbasanit foshnjën e seksit vajzë. Ngjarja ka mbetur e pazbuluar për gjithë këto kohë, derisa e zonja e shtëpisë (gruaja e përdhunuesit dhe nëna e viktimës) ka mësuar të vërtetën. Për nëntë muaj, e bija dhe i shoqi arritën t’i fshehin krijesën që rritej në barkun e vajzës. Shëndeti i saj, trupi pak i kërrusur dhe gjoksi i madh, i kanë dhënë 15- vjeçares shanset për të kaluar gjithë shtatzëninë pa rënë në sy të askujt. Datën e lindjes e ka çuar vetë i ati në maternitetin e Elbasanit. Vajza është regjistruar me gjenealitetet e sakta. Fëmijën e ka justifikuar tek infermieret si një shtatzëni jashtë martese, duke mos pasur më dëshirën ta rrisë vetë. Pas procedurave përkatëse, materniteti i Elbasanit e ka çuar foshnjën në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës. Policia e Gramshit ka arrestuar babain “monstër”, pasi në dyert e saj kanë behur nënë e bijë. Ato kanë denoncuar 42-vjeçarin për incestin brenda familjes, fryt i së cilës ishte dhe vajza e vogël. 15 vjeçarja, në gjendje të rëndë psikologjike ka deponuar ngjarjen në polici, ndërsa ka shfaqur urrejtje për babain, që e detyronte të kryente vepra perverse nën kërcënimin e armës prej më shumë se një viti.
Si ka ndodhur ngjarja?
Babai më kërcënoi me armë, kur nuk ishte nëna në shtëpi. Më përdhunoi dhe më ka detyruar edhe më vonë për marrëdhënie.
Çfarë ndodhi më pas ?
Pas disa muajsh kuptova se kisha mbetur shtatzënë. Babai më kërcënoi të mos i tregoja askujt. E kam mbajtur të fshehur për nëntë muaj, derisa e linda. Edhe në fshat askush nuk e dinte.
Si mundët t’ia mbani të fshehur nënës suaj?
Rrija shumë larg saj, në dhomë e ku mundja. Mbase dhe shëndeti im dhe trupi pak i kërrusur më dhanë mundësinë t’ia fshehja…
Kur lindët dhe si u regjistruat në maternitet?
Më çoi babai në maternitetin e Elbasanit. U regjistrova me emrin e saktë. Infermiereve u thamë se lindja ime ishte jashtë martese dhe nuk pranuam ta merrnim me vete. Linda vajzë. E lashë në spital dhe u largova. Që atëherë nuk e kam parë më fëmijën tim.
Si u zbulua e vërteta, kur i treguat nënës?
Nuk ia mbaja dot më të fshehtë, i tregova gjithçka kishte ndodhur, pasi kisha frikë se e njëjta gjë mund të m’i ndodhte edhe motrës tjetër. I kam treguar 10 ditë më parë nënës dhe vendosëm ta denoncoj tim atë. (GazetaShqiptare)[/color]
.............................................................................................
Perderi sa mjeksija nuk e jep fjalen e fundit nuk po ka kuptim deklarata e njeres dhe e dytit,si montime apo ky njeri nuk ka psiqiken e zhvilluat fare....
....................................................................................................
http://www.zeriyt.com/forumi-i-gruas-dhe-familjes/babai-perdhunon-te-bijen-15-vjecare-lindin-nje-vajze-t40309.30.html

Lisa
Gjinia:

Babai përdhunon të bijën 15 vjeçare, lindin një vajzë !
« Përgjigjja #37 më: 05-12-2007, 01:41:23 »

--------------------------------------------------------------------------------
Ne rradhë të parë më vjen keq qe babi juaj nuk gjendet më me Ju Mishel ....vërtetë më vjen keq ...por më vjen mirë qe Ju ka lënë plot me kujtime te bukura ....


As unë nuk do mund ta imagjinoja dot babane tim ne këtë situate ....Por le të supozojme për një minute ....
çfarë do të benim ne si femra ...
Do ta mbanim këtë femi ...
Do ta largonim për tu munduar te harronim te paharrueshmen....
Si do rritej ky femi ....kur te rritej si do ishte Bota e tij ....
Është me mirë te rritet me dashurinë e nenes se tij apo saj ishte vajzë me duket ....apo është me mirë te jetoje ne jetimore apo te adoptohet nga ndonjë familje (qe propabiliteti me i madh është askush nuk do marri guximin ta adoptoje)
Ç'do ndodhë me këtë jetë ...
Se shumë po flasim për babain dhe për vajzen...
Po e vërteta është qe babi si babai do e meritoje dhe me shumë denimin qe do marrë ...
Dhe vajza vërtetë nuk e mohoj dhembjen qe do këtë përjetësisht....por ajo është vetëm 15 vjeçe ....me ndihmën e gjithkujt ajo do vazhdoje jetën e saj ....ajo do krijoje një jetë te sajen....(nuk do jet e lehtë , por është e mundur)
Ç'do ndodhë me femijen....do perfundoje ne jetinoret e Shqipërisë .....(nuk mund te shtoj me pasi e kemi te qartë se c'dodh apo si janë jetimoret atje)

Nuk di ç'të them ...por është e hidhur e gjithë kjo situate .....
Pyetja 1.
Do ta mbanit ju femra femijen tuaj po të ishit ne këtë situate ??

Pyetja 2.
Do ta adobtonit ju një fëmijë te tillë ...nga një lindje ne këtë situate??


Dernière édition par le Ven 4 Jan - 17:07, édité 8 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Nder Shqiptar ndodh qe bija te lind foshnje me baban !!! Empty Re: Nder Shqiptar ndodh qe bija te lind foshnje me baban !!!

Message  Perparimi Ven 4 Jan - 16:21

Kjo ngjarje po ma perkujton diten e fundit te njerezise!Sepse ne bibel thuhet nese vdes tere njerezia e shpeton nje grua e nje burr te çfaredo ndermiqesie apo armiqesie keta duhet te martohen dhe ta shpetojn qenjen e njeriut.Pra tere njerezija duhet te vdesi e mos ta merr neper goje kete ngjarje dhe keta dy ta mbijetojn katastrofen njerezore.Faktikisht keta veq e paskan perjetue katastrofen bile bing bangun

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Nder Shqiptar ndodh qe bija te lind foshnje me baban !!! Empty Re: Nder Shqiptar ndodh qe bija te lind foshnje me baban !!!

Message  Perparimi Ven 4 Jan - 16:57

--------------------------------------------------------------------------------
Me poshte është dhe intervista qe ka bërë Koha Jone me personin ne fjale.

Si ju quajne?
Ferit J.
Ku banoni?
Banoj ne fshatin Gjere, ne komunen e Porocanit.
Është i vërtetë fakti se keni perdhunuar vajzen tuaj 15 vjeçe?
Po, është e vërtetë.
Si dhe përse ndodhi?
Përse ndodhi? As vete nuk di se si ta shpjegoj.E perdhunuat ne shtepi apo ne pyll?
Ne shtepi.
E juaja është vajza?
Po e imja.
Ishit normal apo i pire?
As vete nuk e di se si isha. Nuk e marr vesh çfarë ka ndodhur me mua.
Keni fëmijë te tjerë?
Kam 5 fëmijë.
Me gruan tuaj i keni te gjithë?
Po, me gruan time.
Vajza qe perdhunuat, çfarë fëmijë ishte?
Ishte vajza e madhe.
Thate qe e perdhunuat ne shtepi, aty ndodhej bashkeshortja...
Gruaja ishte aty verdalle. As vete nuk më kujtohet kjo histori.
Vajzen e perdhunuat ditën apo naten?
Ka qenë ditën. Nuk di se si ta shpjegoj. Jetoj disa ngjarje te çuditshme ne jetën time. Nuk e parafytyroj dot se si ka ndodhur.
Si perfunduat ne polici?

As vete s’e di. Veç kur shkoj ne polici i gjej të gjitha te gatshme letrat. Gruaja me dy prej fëmijëve kishte shkuar te vellezerit e mi. Kishte dërguar vellane për denoncim. Më ka kercenuar se “jo do të djeg me benzine, jo te punoj atë dhe këtë”. Po ku ishte me pare ajo. Ne shtepi isha, te me kishte djegur qe të mos më dukej as varri dhe as nishani. Nuk di se çfarë te them para gjyqit dhe drejtesise. Unë për ata fëmijë po punoj një jetë te tërë. Ne nuk patem asnjë kafshate buke ne shtepi. Me punën e krahut bleva një motorseke dhe tre mushka. Thashe po e marrim veten. Kam një tufe me fëmijë te vegjel. Mirëpo kjo paturpesi tani nuk e di se çfarë rrjedhoje ka, qe nuk e imagjinoj as vete.

Kryet marredhenie me zor, apo me dëshirën e saj?

Nuk di se si ta shpjegoj. Nuk mbaj mend asgjë. Vajza mund te me këtë kundershtuar, pastaj u dorezua dhe ne humbem kontrollin.

Ju tregoi vajza se kishte mbetur shtatzene?

Një llaf ma tha çupa. Mbeta pa mend ne kokë. Pastaj e mblodha veten dhe thashë hajt ta marrim vesh. Epo tani i thashë eja ta mbyllim paturpesine, po ta dorezoj femijen ne Shtepine e Femijes. Shkojme e heqim me operacion se i heq unë shpenzimet dhe ta mbyllim këtë muhabet, meqë qenke kështu dhe e ke me mua. Nuk di me gjatë.

I tregove gruas?

Po unë nuk i tregova dhe çupa foli me mua dhe e lame për të mos treguar. Mirë unë qe me zuri halli, po kjo grua ku i pati sytë se femija shkoi nëntë muajsh shtatzene. Pati ndjenja për këtë fëmijë qe po zhvillohet.
E kercenove vajzen qe të mos i tregoje te emes?
Po nëna ku ishte, nuk e pa.
Por ju e keni kercenuar i keni thënë mos trego se ke pasoja për shembull?
Unë i thashë vajzes dhe i kërkova hajt ta mbyllim qe të mos bëhemi gazi i botës. Tani nuk e marr vesh. Gruaja ka organizuar gjithçka. Edhe vellezerit e mi. Dashje pa dashje, do t’i pranoj akuzat se letrat ishin plotësuar. Nuk kerkoj as mbrojtje dhe as ndonjë veprim tjetër. Drejtesia dhe ligjet te bëjnë punën e vet. Pra, nuk dua qe te me mbroje askush. E bëra vete gjemen, le ta vuaj vete.

Pra, ju e pranoni fajin?

Po, do e pranoj se për atë familje kam punuar sot e 43 vjet dhe nuk dua qe femija te pesoje ndonjë gjë tjetër. Tani janë rritur një cike. T’i mbaje gruaja, te jetoje me ata se e kisha bezdisur gruan, siç kishte bërë letrat.

Keni kryer me pas marredhenie seksuale me vajzen tuaj?
Nuk mbaj mend te kem kryer marredhenie te vazhdueshme me vajzen. Mund te këtë ndodhur atëherë kur mbeti shtatzene. Tjetër here nuk di.
Si e gjykoni këtë veprim?
Paturpesi mbeti për mua dhe nuk ka asnjë lloj gjykimi tjetër.
Po kur te dilni nga burgu, si do të silleni me familjen?
Nuk kam asnjë lloj detyrimi ndaj gruas time. Përderisa ka pranuar te me djege me benzine dhe të mos më gjendet as varri. Unë nuk kam asnjë lloj shprese tani. Nuk dua te dal nga burgu dhe as ne burg nuk dua te vete. Të me ekzekutojne me pushkatim, me varje, me çfarë te këtë drejtësia, se unë nuk dal dot as ne shoqeri as te njerëzitë e mi.
Qe do të thotë se jeni tepër i penduar...
C’e do pendimin tani. Do te flitet e vërteta dhe organet e drejtesise do të bëjnë punën e tyre. Unë kam detyrime ndaj familjes dhe prinderve te mi. Kam nënën dhe vellezerit. Nuk e imagjinoj dot te dal para nenes apo vellezerve me këtë qe kam bërë. Nuk më ka mbetur asgjë tjetër. Njeriu jeton për një nder. Unë e shkela atë. Tani nuk më duhet me jeta

Jeni ne dijeni se ndoshta vajza ka një lidhje tjetër?

Jo, nuk kam pse te akuzoj tjetër njeri. Përderisa vajza nuk pranon tjetër njeri, unë nuk kam përse te akuzoj te tjerë. Nuk më ka thënë gjë dhe unë nuk kam pse ta torturoj apo masakroj atë me mënyra te tjera.
E doni vajzen tënde si fëmijë apo e shihni ndryshe?
Unë e konsideroj fëmijë dhe i thashë për çdo gjë qe do të ndodhë do t’i mbyllim. Unë do të punoj gjithë jetën qe edhe jetën tënde ta shikoj ne veçanti, i thashë.
Ju ka shkuar mendja ta deshtoni femijen qe patet me vajzen?
Gjatë kohës qe vajza ishte shtatzene, më tha njëherë. Por më erdhi keq ta deshtoja, sepse kisha frikë se vajza do të kishte probleme dhe nuk do të lindte fëmijë ne jetën e saj.
Ju e shoqeruat vete vajzen?

Po isha vete ne spital me vajzen. Femija lindi me operacion. U kujdesa personalisht deri sa lindi. I qendrova te koka dhe me pas ikem.
E braktiset beben?
Femija ishte mirë me shëndet. U gezova për këtë fakt. Qendruam edhe dy-tri ditë dhe, pasi mesuam qe ajo ishte mirë, u larguam. Njoftuam edhe spitalin se nuk e donim femijen
Vajza e lindi me emrin e vërtetë, me emrin e saj.
Kur lindi?
Ne qershor te këtij viti. Me 13 qershor ne mos gaboj. Ishte vajzë
Tani e dini se ku ndodhet?

Jo, nuk e di.

Jeni gjyshi dhe babai i saj njekohesisht. Do donit ta takonit femijen tuaj?
Unë vete jo. Po të doje çupa, le ta takoje.
Pas lindjes keni kërkuar te keni sërish marredhenie me vajzen?
Jo, sepse kisha frikë se mund te perseritej e njëjta histori.
Por burime hetimore tregojnë se i keni kërkuar te kryeni sërish marredhenie, madje keni blere edhe prezervative...
Unë e dua si vajzen time dhe jo si grua. Për te tjerat janë gjëra meshkujsh. Tani kam pesë fëmijë dhe nuk dua te lind me.

Çfarë mesazhi i percjell vajzes dhe familjes.
Nuk e di as vete c’te them. Të shikojne jetën e tyre, te rriten, te kenë shtepi e katandi. Për mua të mos kenë asnjë interesim, sepse unë i zhgenjeva. Unë nuk doja, por ky ishte fati im. Jam prindi me fatkeq ne botë. Askush mos e paste këtë fat, sepse është gjeja me e rëndë ne këtë jetë. Me mirë të vdesësh dhe të mos ekzistosh sesa të jesh pa nder dhe i turperuar me familjen tënde. Ky është turpi i turpeve qe ekziston mbi dhè, mëkat qe as dielli dhe toka nuk e lan.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Nder Shqiptar ndodh qe bija te lind foshnje me baban !!! Empty Re: Nder Shqiptar ndodh qe bija te lind foshnje me baban !!!

Message  Perparimi Ven 4 Jan - 17:09


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Nder Shqiptar ndodh qe bija te lind foshnje me baban !!! Empty Re: Nder Shqiptar ndodh qe bija te lind foshnje me baban !!!

Message  Perparimi Ven 4 Jan - 17:15

http://www.zeriyt.com/dlattach.html;topic=40309.0;attach=56604;image

M A X
Gjinia:

Babai përdhunon të bijën 15 vjeçare, lindin një vajzë !
« Përgjigjja #29 më: 02-12-2007, 01:03:56 »
Nëna e ka ditur për shtatezanine dhe kjo doli me mbrapa. Lajmet e para njoftuan sikur ajo nuk ka ditur, por ne fakt siç rezultoi me vonë e ema e ka marrë vesh për shtezanine sepse ata te dy i kanë thënë se është pjelle e një perdhunimi ne pyll nga një i panjohur.
.....................................................

Perfundim
1)Ka mundesi qe vajzen ta kete dhunue babai i cili sipas fotos ky nuk eshte psiqikisht si duhet.

2)Ka mundesisht qe dhunusi te jete ndonji njeri qe e ka dhunue e tjeret ta ken ruajtur nen kercnimin e armeve ne syt e babes dhe nanes me kallashnikova,dhe iu kan kercnue se nese i lajmrojn do ti likvidojn qe te gjithe.

3)E treta e verteta ne shqiperi e kosove e vende te banuara me shqiptar eshte ka mbreteron skamja e madhe ku kete e kan bere te mundur te qeveris me nderkombetaret me qellime si operacion shqiponja me sy qorre.Dhe barku kur eshte zbrazet ai kerkon buke dhe ja kan mbushur gjepin me leke e i kan thene qe nese ti e pranon qe pasi te jete me barke vajza e jote pranoje qe vete e ke bere!!!!!!çudi çudi Por tek e fundit edhe Jesu Krishti beri mardhenje me kurven Marija Magdalenen dhe linden femi dhe e shpallen Jezusin Profet he e binju ne fije kush eshte profet e kush dashnor e kush dhunues te gjithe njerezit e botes ne nje aspekt jan dhunues te ndyere!

çka do qe flasim flasim kote dhe vetem organet mjeksore e kan fjalen e fundit per ta zbardhur tere kete prralle,sepse babai i smur nuk dine sa here e ka perdhunue,as vajza e e ema e dine shtazanin qe eshte bere ne male duke ruajte bagetin dreqi e dine ,por mjeket duhet ta japin fjalen nese kan guximin, apo mbajn diçka msheftesi qe ka bere dhunim ndonje funksionar i larte i pushtetit dhe droja te shtine me thene publikisht edhe qe nenen e ke dhunue -qudii dajaku apo budallaku dhe friga nga keto trijat eshte e verteta !!!!!!!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Nder Shqiptar ndodh qe bija te lind foshnje me baban !!! Empty Re: Nder Shqiptar ndodh qe bija te lind foshnje me baban !!!

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum