Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Demostratat e 1981

 :: politika

Aller en bas

Demostratat e 1981 Empty Demostratat e 1981

Message  Perparimi Lun 19 Juil - 12:38

Shume i nderuar gazetar Bajram Kabashi,ju faliminderit qe po keni kohe qe te mirreni me nje qeshtje shume te randeishme,qe ka te beje me aktivitetin tim atdhetar.Te gjithe ata qe 40 vite qe kan shkrue neper gazeta dhe qe kan shkrue edhe Romane kinse i kan organizuar,kinse ato demostrata,te gjitha ato fjalet e tyre jan genjeshtra te trilluara nga fabrika e beogradit.Ata personazhe jan genjeshtra ma te poshterta qe kan egzistue ndonji here ne historin shqiptare.Protesta nuk kan qen fare te oranizuara,ajo ka fillue spontanishte si shkak i qimes qe me ka qelluar ne gjellen time.Edhe pse spontanishte,nuk kam qen edhe injorante qe bash ashtu te kaloi pa ndonji permbajtje me randesi te madhe.Pra saiperkete spontanes dua tua ceku shume raste te veprave te mija atdhetare,kur permes spontanes,kam arritur te krioi vepra te radesishme ne te miren e kombit shqiptar.

A ka qen e organizuar,apo spontanishte edhe atehere kur ne moshen 15 vjeqare e kam mbrojte flamurin kuq e zi me shqipnonjen dy krenare nga brigadat serbet,dhe nga ushtria jugosllave me ne krye me gjeneralin e ushtrise se jugosllavise Nikolla Lubiqiqin.Disa nga deshmitar jane ende ne jete,dhe ndoshta nga gjelozia nhga keta,apo injoranta mos ta tregoin te verteten,eshte e drejte e tyre ta shtremberoin ate realitet.Kan qen prezent ma se paku 50 shqiptar brigadista.Po i permendi disa qe nuk ua kam harrue emrat dhe mbiemrat,e  ata jan;Avdyl Kryeziu me vellaun e tij Rexhep Kryeziun,Sadik e Safet Syla,Shaban Kuçi,ky djali i migjes tim.Shabani Shaqir Kuçi tani i ndje.Ky me nxiti me shkue ne akcion per ta marr ndonji diplome qe te punsohemi ma lehte ne mardhenje pune,sepse kushtet ekonomike i kishim shume te veshtira,dhe shkaku qe u pata rreh me nje arsimtar te serbishtes,Zharki,Hamzi Bylykbashi,dhe drejtori Ruzhdi Berisha me prijashtuan nga shkolla.Pastaj si deshmitar ka qen,Brahim Nebi Kuçi,Sami Adem Kuçi.Sami Adem Kuçi,eshte edhe deshmitar qe une i kam thye pjatat e para ne menzen e studentave,Kadri Kuçi,tani i ndjer,Heqerim Kuçi,Islam Behlul Kuçi banon  ne tapallnica,Ismail Haki Berisha ,Jetullah Berisha,Reshit Bytyqi komandant i brigades tani i ndjere,Durak Rasim Shala,Halit Shala,i ndjere,Mlladeni nji rome serb,nji djali i Vllades Zorani,apo Zllatki,dhandrri i Xhavit Mustafes Hysen  Kolgeci,Muharrem Shaban Kuçi,nje mesues nga Llanishti,disa nga Nishori i Suharekes,dhe nga Sopia  e tjere qe per rastin nuk po me kujtohen emrat e tyre.Pasi ja nisem punes per ndertimin e stadiumit te Sutjeskes si brigade vullnetare,pas disa diteve,disa serbe ,erdhen ne baraken ku banojshim ,dhe biseduan me komandantin e brigades Reshit Bytyqin dhe zavendesine tij Muharrem Shaban Kuçin qe gjere neser te mendonin mire;qe flamurin kuq e zi nuk deshirojme tua shofim,duke e ngritur ne shtylle .Ne te kunderten,te gjithe serbet,kan marr vendim ,neqoftese nuk do ta hiqni flamurin,kan me ju masakrue te gjitheve shqiptareve.
Ky u thane se eshte ultimatim i prere per juve shqiptaret,mendoni mire sonte,nese deshironi me vdek per flamur mbrone,apo do e hiqni dhe te shpetoni te gjall? Pasi shkuan keta serb,tani komandanti yne Reshit Bytyqi e disa tjere si Muharrem Shaban Kuçi na than shok na nuk kemi ardhe ketu me na masakrue serbet,dhe nuk ja vlen per ni pelen me fshi bythen me shkue neper sanduqe neper shtepijat tona,dhe me na vajtue nanat tona.Une mendojme ma mire me hek flamurin dhe te kethehemi gjalle neper shtepijat tona.

A jeni te pajtimit me hek flamurin?Po te gjithe ran te pajtimit qe flamuri me mos te valvitej ne shtylle..As dhe nji germe nuk jam ka ua shtoj,
Pastaj nisen shushurimat se kujt me ja lan me hek neser ne mengjez flamurin kuq e zi?Dhe djali Vllades Zorani apo Zllatki,ja nisi po thote ;E di qe eshte veshtire per juve ta beni kete gjest,por flamurin  une e heki,sepse edhe pse une jam serb,serbet mua me kan thene qe edhe juve kemi per te ju vrare ani pse jeni serb.Ma beren,pse ke ardhe ne akcion me shqiptar,edhe ti je i kosoves,i njejt si shqiptaret(taktik diplomatike serbe ).Keshtu per me hek flamurin nga shtylla,ja lan keti serbit,sidomos ;Muharrem Shaban Kuçi ,por edhe shqiptaret ne pergjithesi.Te nesermen kur u  zgjuam,ne mengjez,ishim kan te rethuar nga te kater anet e barakes ku banojshim.Ishim te rrethuar edhe nga  ushtria jugosllave,ne krye te saj qendronte gjenerali i Jugosllavise,Nikolla Lubiqiqi.Nje ushtri e cila qendronte ne sutjeske,sepse keto dite zgjerohej filmi"Bitka na Sutjesci",ne shqipe dmth,"Lufta e Sutjeskes".Pasi u rreshtuam,ja bani djalit te Vllades Muharrem Shaban Kuçi shko hiqe flamurin?I biri i Vllades,ju afrue flamurit ,dhe posa ja nisi me zgjidh litarin e flamurit,filloi tek une te me sillen ment verdall,duke kaluar ne mbrojtje instikte,duke nenerisur me vetveten time;euh o zot i madhe ,na me ardhe vullnetar me ua ndertue stadiumet e jugosllavine e keta me na malltretue mos me na lan flamurin tone kombetar,atehere ne per serb nuk çenkemi qenje njerezore,por qenje majmunash.

Zorani po sa ja ka nise me zgjidhe flamurin,kam kercye nga rreshti dhe me shqelma  ftyres dhe dy a tri grushta dhe eshte hedhur per toke,si nje lis kur ja prete trupin poshte kembeve.Shpejte e kam kape litarin dhe e kam lidhe  flamurin per shtyllle dhe flamuri ja nisi te valvitej ne qiell si nji mbretereshe e rralle.Ne ato qaste as vete nuk e di se ka e kam marr nje dru,dhe ju kam hyre brigadistave serb,e ushtareve me dru,pa ja len lehte edhe gjeneralit Nikolla Lubiqiqit,dhe kam bertit majku vam jebem ,mi kao dobrovolci da vama gradimo stadiume,a vi da nas jebete kako vama se digne ne (Ne si vullnetar me ardhe me ua ndertue stadiumet e jugosllavise he nanen juve e ju neve me na kajte nanen si ju ngritet jo.).Ne keto qaste ka bertit vete Nikolla Lubiqiq,;Pustite njega on je poludeo za jednu Zastavu.Ju betohem jan shkep si dhent e dhite me birigadat serbe por edhe ushtaret.
Po vazhdoim tek 11 marsi i vitit 1981;Kete dite kisha provim tek Kurtesh Saliu ne te Drejten Kushtetuse.Edhe pse iu pergjigja ne te trija pyetje,une duke mendue qe ma ka qite nje not tetshe ,kur e shpalosa indeksin,çka me pare pese.Ja bera çka me paske bere o idiot?çka,?Po ma ban,aq ke dite,aq te kam vleresuar.Ja kam ngjite per fyti,deshmitar rshte Ramadan Kuçi,e din kete ngjarje,por mu luten studentet qe mos tua humbi kete afat;duke me thene jemi pergadite qe ca muaj me dhan provimin ,dhe e leshova sallen.Por me erdhi inati kur ma bani Kurtesh Saliu,ti thirri policet dhe kinse kam hyre ne provim per nje fare Shabanin e Kamenices.Bile Ramadan Kuçi me shenimet e mija e ka pas dhane provimin.Dola perjashta hatri i shokeve se Kurtesh Saliun e kisha ba per spital.çdo dite ne mengjez ngrensha mengjez ne nji gjelltore,e cila ka qen duke shkue ne drejtim te menzes ne anen e djathet,por kur ju afrova gjelltores,ajo kishte qen e mbyllur.Vazhdova rrugen per ne konvikte.Isha i lodhur,dhe i uriture per buke,sepse qe nga mbremja nuk kish shti buke ne goje.E dijsha qe ne ormanin tim e kam do buke te thate ,thash po shkoje ta ngreje ate dhe te bij me fjete.Duke u ngjite shkalleve te menzes,i shoh disa po i shesin banat e ushqimit.E pyesi njerin nga ata studenta.A ja kan nis ta shperndanin  mbremjen kaq heret?Popo po ma bejn.Dhe njerit nga studenta qe rrinte ulur ne shkale,ja bleva nji bone dhe u ngjita  nalte ne menze,ne anen e veriut.Per fate timin qe mos te me hymbi e verteta,çdo dite ushqimi ne menze fillonte ne anen jugut,ka ana e konvikteve,por kete dite krejte ne anen e kunderte pra po i bjen te kunderten e jugut,ne veri.Dhe tjetra qe te ma mbrone te verteten, shperndarje e mbremjes çdo dite ka fillue te shperndahej ne ora shtete ose pakes ma heret ,ndersa kete dite per habi kishte fillue shperndarja e mbremjes para ores pese.
Ne keto qaste nuk ka pas brenda ne menze mbi shtetembedhjete studenat .As pritje ne radhe si diteve tjera.E keta psodoorganizatore genjejne e deklaroine kinse kishte pritje te medhaja,por  joooo.Dhe po genjen kur deklaroin kinse dikush ka shkue te shanku dhe e ka nderprere ushqimin,genjeshter e kulluar haptas.

Ne shanke une jam sherbye pa pasur fare rend jam sherbye me gjellen e quajtur pire.
E kam marr tabakun dhe i kam venue supen ,nji sallat,dhe nji pire ne mes nji cop mish,dhe po shiqoi ku te ulem,?Isha ende ne kembe,mu ka afrue ishe cimeri im Bajrush Ahmeti dhe mi ka leshue syte ne gjelle dhe po me thot, o cimo a je qorrue,a nuk je ka sheh?Pse bre per çka jam qorrue,av çka nuk po shoh?Po kqyre more se çfare qime te kalit ta kan qite me hanger?Ku eshte bre qimja? Nuk e shihesha ,gjere ma bani o ne mes te gjelles o cimo.Vertete çka me pare? qimja e mbeshtjellur midis gjelles.Uh bertita bre nanen e komunsitave  mos mbeqa pa ua k.Ju kam meshue per dysheme pjatave,te cilat i theva bashk me tabakun,kam kape karrika e tavolin  sa kam mujt duke thye dhe kam bertit;o vellazni keta komunista po dojne me na helmue?Ja kam nise me thye edhe xhama e çdo gje çka kisha perpara.Ne keto qaste ja kan nis edhe tjeret studenta me thye por kur dilnin karrikat jashta xhamave.Ata studente qe ishin perjashta kan bertit  u kall menzja,dhe nisen me vrape te vinin nalte ne menze me shique çka eshte bere.Secilen sekonde numri nisi te shtohej dhe secili qe vinte ja niste te thente gjesedne,dhe demostrata nisi ta merr kahjen e nje protestes se madhe popullore.
Ne fillim thyerje nuk ka pasur fare ne anen e jugut,pse genjejn sherbetoret e serbise,as Naza ska qen fare te shanku.Askush nuk e ka ndal dhenjen e ushqimit te shanku,pse genjejn?Mbas pese minutave ja kan nis me thye edhe ne anen e jugut.
Dikush ka bertit a dalim ne qytet o Haxhi e protestoim.Pse jo ja kam bere,dhe jemi nisur drejte rruges per  ne qendres  te Germija aty ku eshte teatri .Mbas pakes une jam kethye se kambet nuk me mbashin,i nervozuar nga provimi,pa ngrere buke prej djehit,dhe arrita menxi ne konviktin numer kater,ku dhe banojsha.Kam banue ne katin perdheses ne anen e djathet,numri i dhomes nuk me kujtohet,por e di ne mes koridorit.E kam marr nji shishe te thate qe ta mbushi me uje ne banjo,duke menduar ta mbushi pakes kete barkun e thate,sepse e kisha do buke te thate do qepe e krype,.
Kushtet per te studjue i kam pasur shume te veshtira,baba im e merrte nji penzion per nje jave me ngrere tere familja,e mos te flasi per mua.
Sa here qe kam shkue ne shtepi per pushim,kam shkue ne 25 maj me shkarku kamiona me beton,hekur,sheqer,e mille,per me sigurue egzistencen e familjes dhe timen.
Pasi e kam mbushur shishen me uje,si kam dal ne koridore,e shohe drejte meje duke ardhe Ruzhdi e Sami Adem Kuçin me dy djem tjere ,me tu afrue afer meje u ndalen dhe u pershendetem. Ruzhdiu ma bane kusho,keta dy shok po te kerkoin ty,qe ke nise me thye ne menze.Pse per çka po me kerkoin?Eu thash veteme vete e hangra.Po per çka po me kerkoin o Ruzhdo?Kusho dikush ju ka tregue ketyre qe Haxhi Kuçi nga suhareka i ka nis mi thye pjatat ne menze shkaku qe te ka qellue qimja ne gjelle.Ja bera;o kusho a nuk pate tjeter pune a ?Po kush me  paska pare qe une i kam thye sendet ne menze?O Kusho çka po ta nin leshi,pse ta kan qite qimen ne gjelle,a mos te kishte qellue qimja ne gjelle po kuku per ty.Ketu mu dha nje force nga kjo fjala e Ruzhdiut.Por edhe vellau i Ruzhdiut,Sami Kuçi ma bani hiq ske çka me pas frike sepsee  ke deshmitar qimen.Ruzhdi Kuçi me thote,kusho ketyre dyve ju ka than drejtori i menzes Shefki Stublla qe neser ne mengjez ne ora shtete ju te trete duhet te paraqiteni ne zyren e drejtorit,per nje bisede informative.
Ne rregulle u thash nuk ka problem e pranoj me shkue me keta ne zyren e drejtorit te menzes.Dhe u pershendetem naten e mire,naten e mire,ata shkuan rruges se tyre une hyra ne dhomen time,ku banoja vetem pa askend.Dhe ja nisa ta haj ate buken e thate me qepe e kryp.Ne mengjeze para ores shtate jam zgjue ,shkova ne kupatille i pastrova syt syte  po sa kam hyre ne dhome,trokiten keta dy dhe me than a je gati me ardhe me neve?Po ua thash gati jam, dhe jemi nise drejte zyres se drejtorit.Kur hyrem ne koridor jemi ule neper karrika.E ka ftue njerin nga ata dy,pastaj doli e hyri i dyti.Kur doli ky i dyti,ma beri u krye puna Haxhi,ti ske nevoj te hysh,se drejtori na premtoi qe do ua permirsoi kushtet ne menze.Kjo ka qen e tera keshtu si realitet.Deshmitaret e gjalle si Ruzhdi Adem Kuçi dhe vellau i tij Sami Adem Kuçi.Keta dy shqiptar as sot e asaj dites nuk e di a kan qen studenta apo puntor te sigurimit shteteror.Ruzhdi Kuçi punon ne fakulltet,me duket mos jep landen nga BILOLOGJIA?Per çdo dite kemi organizue demostrata,ma vone ja nisem me kerkue lirimin e shokeve,edhe na jemi njerez,e parulla te ndryshme gjere kerkesa Republike.Por ma me randesi qe ishte kur bertitshim ;kush nuk del neser ne protesta eshte tradhetar,dhe me oren e saket u grumbullojshim.Diten e se nesermes nji grupe kan mbajte mbledhje,me ftuan edhe mua por nji shok ma bani Haxhi  mos u perzi se keta eshte ka i pergadit serbia,dhe nuk jam perzie fare.Mbas disa diteve ka ardhe nje shok i imi i shkolles fillore Qemail Selmani,me ka gjete ku baoj dhe ma bani ku je o shoku im i klases,u perqafuam dhe ma benee;o Haxhi a dalim te shetisim pakes dhe e pim nga nji kafe.Kemi dal ,ma bani Haxhi une jam polic,te kam shok te ngushte,ma bene o Haxhi secili polic i kosoves e ka emrin tend ne leter,e kemi urdherin ndaj juve, ku te takojm  me te vra.Pash zotin Haxhi qe ik prej prishtines.Mu nal fryma ne keto qaste,por mjafton qe me tregova o Qemail ta di per ndere,por i kam bre edhe do provime neser dhe si ti japi po iku .Mbrapa menzes ma poshe rruges ka qen nji kafe ,e kemi pire nga nji kafe dhe jemi ndare.Ishte fundi i prillit te vitit 1981,dhe pasi i dhash ato provime bile me komision,.Sepse edhe ne te drejten Familjare hyra me komision edhe ne te drejten e Historise ,Kur hyra ne te drejten trashegimore nese nuk gaboi ishte Haxhi Vraniqi,isha ne fund te sallesma bani nere sy te studentave o Haxhi kush vendos per personat e zhdukur?I tregova Gjykata profesor ska kush tjeter.Ju ka then studenta nje ore pushim kemi.Mua ma bani bjerma indeksin Haxhi,ma ka qite note kaluese dhe mu lute qe te shkojme me pi nga nji kafe ne zyren e tij.Kur jemi ule ma bani a e dini se per çka te kam ftue Haxhi Kuçi?? Jo profesor nuk e di.E ka terheke fijoken dhe nga fijoka e ka nxjerr nje leter dhe me lexon.Haxhi Latif Kuçi i lindur me 18.08.1955 ne suhareke,eshte person antirevolucionit jugosllave.Kete person nuk duhet ta notoni edhe neqoftese ka dije mbi noten dhjetshe.Sidoqofte nuk duhet me notue me note pozitive,as ne mardhenje pune nuk duhet kete bandit ta pranoni..Haxhi me dhimbesh shume,ti edhe dhjete fakulltete mi marr ne mardhenje pune kurr nuk ke me hyre..Pas kesaj bisedes,kam shkrue ne konvikt i pakova teshat dhe drejte ne stacionin e  autobuse .Por po sa kam hype ne autobus dikush ma ka nxjerr kuleten dhe indeksin,dhe ne shtepi shkova pa kulete e pa index.Por eshte arhiva e Juridikut,munden me verifikue a kam qen ate dite ne provim ne Kushtetute?.Ne suhareke edhe ketu benin demostrata,ku edhe une ju bashkangjitesha çdo dite.

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Isha i fejuar,dhe me 15 qershor te vitit 1981,u martova.Por per sherr hyrem borgj siq e kan adet shqiptaret,ja nisen borgjelit te mi kerkonin paret.Nji dhanderr i Opterushes shkonte punonte ne Split te Kroacise,ja bana po vi edhe une o dhanderr bile ti heki keto borgje.
Pasi mberrijtem ne Splite u strehuam ne nje shtepi podrumi si ne ndonji shtalle lopesh,por nuk e kisha problem,problem mi fitue do leke qe ti paguaj borgjet.Dolem mu shite ne nji vend qe quhej "Albanski Most",aty shume te rinje shqiptar shiteshin si sklleverit,kush kerkonte puntor,secili nga shqiptaret vraponin si shtazet e egra qe ta marrin ate.Kaloi nje jav,dy jave pune nuk mujsha me gjate as une e as dhandrri.
Dhe nje dite une isha mbeshtet me dhendrrin tim per hekurat e ures,dhe e tymosnim nga nji cigare,dhe afer neve u afrue nji njeri me kravat dhe u pershendet shipe,duke na pyetur si po kaloni a po keni pune.Per bese more vella qe dy jave po rrim kete ,po bajn shaka me neve kroatet e serbet,duke na then kush don me punue,shqiptaret po kacafyten po pergjaken e ata po ja therrin e shqiptaret ne fund pa pune.Ky eshte mjerim i shqiptareve ,me fakulltet e po shitemi si skllever,bre nanen e jugosllavise mos mbetsha pa ja kajt qe neve  po na konsideroin si shtazet.Ja nisi e po nxehet,jo ka pune ne kosove por ketue keshtu po fitoni ma teper.Dhe po ma ban une jam Ymer Pula.A ma japish besin o zotri qe i punsoni te gjithe keta ne kosove ,te gjithe vijne hajde po nisemi krejte per kosove.Jo ma bani,une nuk mundem me ju punsue.Pse han bagla me ta ngjite te hudhi mbi tren bre i poshter?Mos shaje se ti thirri policine,ik bre nanen ta sh.ty me polic.Dhe u shpordhe.Te nesermen,ka ardhe nje kroat apo serbe nuk e di drejte ka une,ka bertit kush don me punue ?A don ti mu drejtue ka une ,ja nisen te gjithe mi thene mos e merr kete qe me merr mua,mu duke sikurse po pergaditej ndonji skenar makab.Me ka hype ne kerr dhe kemi shkue ne pereferi te Splitit,,ku ishte duke punue edhe nji puntor duke hudhe rere ne ate maqinen qe e perzine betonin,kinse me qendrue dy puntore njeri me mbush tjetri me bart beoton.Kemi qen duke e mbushur maqinen e pare ,pa nje ma bani  çka po ua q.... nanen juve shqiptareve pse po kerkoni Republike Kosoven?Eshte mire juve shqiptareve tanve me ju q...nanen me ju masakrue,dhe po e ngrite lopaten nalte dhe po kqyre vetem te me meshon.Hej ja bana na ketu jemi ka punojme,kqyre punen tende ti ka une mos u sille e mos me thuaj tanve shqiptareve duhet me ju masakrue se kerkujna faj nuk i kemi.Shpejte  e kam ngrite lopaten dhe me tehin e lopates ne koke dhe ju ngule lopata ai as zani nuk ju ka ndegjue as of,vetem ngadale si nje silsit kur ja pret fundin ra per toke.E kam lesue ashtu lopaten mbi koken e tij,dhe kam ik ne kembe gjere ne ate banesen ku banojshim,e takova dhandrrin ishte mbeshtet ne krevet,dhe ja kam bere ,dhanderr nese vjen ndoj kush e pyet per mua a e njeh mos trego se une ike per kosove.Pse ma bani rri fitoje ndonji pare e laji borgjet?Dhanderr diçka ka ndodhe ne kosove  me duhet pa tjeter me ik per shtepi,mos harro kerkujt mos gabi me ja dhan emrin tim qe kan qen ketu,a u morrem vesh?Po.Kam dal e drejte ne stacionin hekurudhor dhe per fat treni drejte persedrejti per beograd.Kam hy e jam mshef ne WC dhe ja kam qite kembet ku isha ulur ne sholen e WC .Ne mengjez e kam ndegjue qe arriti treni ne beograd dhe kam zbrite me te shpejte dhe kqyrsha kur niset per prizren.Kam hyp ne nje trenin Beograd prizren bileten e nxorra ne tren,ne mbremje ne prizren dhe me autobuse per ne suhareke.Gjate demostratave kam kall kamiona te ushtrise,tankave u kam hedhur shishe me benzin,e din Gezim Gashi djali Sadri Gashit shofer i Bajram Bytyqit.
Kurr ne mardhenje pune nuk me kan pranue kudo qe kam konkurue.
Edhe pse e kisha Akadem Pedagogjike ne pune e kisha veshtire te punsohem.Ne vitin 1979 pata konkurue ne Peqan,si mesimdhenes te gjuhes shqipe.Lutjen ma pranoi ish drejtuesi i drejtorit Muharrem Gashi.Por,me te ndegjuar inspektori i arsimit,Ruzhdi H.Berisha dhe Komiteti Krahinor brenda gjysme ores i kan shkue ne 
ne zyre Drejtorit Muharrem Gashit ,gjall eshte ende ky,e kishin kercnue ,duke i thene ja ti ne burg ja Haxhiu ne pune.Po sa ja pata nisur oren e dyte ne Peqan ,hyri ne oren e mesimit kuriri i shkolles Ismet Krasniqi ,dhe ne vesh ma ban o Haxhi po te therret drejtori perjashta,?E dita per çka.Kur dola,ky ja nisi po qan .He drejtor  çka?Haxhi nuk e kam dite pasha zotin qe ti je i pa pershtatshem moralo politike per sistemin komuniste,une vendimin ta kam leshue,ti mundesh me nejte ne pune,veq ta dini qe mua po me presin te me dergoin drejte ne burg,nese ju nuk e leshoni punen?!Me bene ma tutje;Une ta bana ty te miren,kam mendue me te ndihmue si katundar,e ti te lutem mos me merr ne qafe pash zotin.O Muharrem mos ta nin se mua edhe Fadil Hoxha me ka then mua; sa te eshte ky regjim kurr drite me pare jo me sy,sherrin o drejtor Muharremi ja kam pare qe e kam mbrojte flamurin tend shqiptar, ne sutjeske ne vitin 1971. Per bese Haxhi nuk e di pse e kishte kete dosje kaq te keqe,vetem se me kan tranue ne zyre me kan hyre me polici me kan shajt e çka nuk me kan bere.Nese ti del nga puna une ta di per ndere.Me luti me hype ne kerrin e tij ,por une ja bera U ba o Muharrem Gashi,po e leshoi punen vetem ti mos te peson,hec ti une vij ne kembe.
Kur erdhe ne shtepi,nana ma ben a e kreve punen,?Po nana ime e kreva per gjithemone,.I tregova qe sherri flamurit pse e kam rreh gjeneralin e jugosllavise ne vititn1971.O bir ma bani tan mashqit e juaj kan shkue si qeni ne rrushe sherrin tonet ua kan ba ,ju keni luftue per flamur qe serbet jo por komunistat shqiptar ma te keqi qenkan se sa serbet.Me kete drejtor e kam te inqizuar para dhjeta viteve ndoshta para 18 viteve.Me ore te tera.Nese nuk me besoni e kam te inqizuar,tutet,dridhet nga kinse jam une nga KFORI.

2)Nuk eshte qe kam heshtur,por keta sherbetoret e serbise i morren persiper kinse keta i kan organizue demostratat.Me qellim qe emri im mos te dali mbi siperfaqen e tokes,mos ta din populli qe une jam ai,mos ta din populli qa une jam ai qe po luftoi per kete popull e jo sherbetoret e serbise.U mbeshtpllen udbashat me patkun e atdhetareve dhe popullit i qiteshin pluhur duke u thene hiqnju ketij Haxhiut ,ky eshte shpiun,ky eshte shizofren,ky eshte i smur.Por Kurr une aktivitetin tim atdhetar nuk e kam ndal fare.Aktivitetin atdhetar e kam fillue qysh atehere ne vitin 1960,kur i kisha pese vjete dhe kurr nuk e kam ndalue.O sa qudi dhe e pa besuar kjo fjala ime rrenqethese.Kur i kisha pese prandevera,fqinjet neper portat e tyre i qitshin flamujt e serbise dhe te hugosllavise e baba im nuk i venonte,dhe mbas drekes moshataret emrat nuk po ua permendi se disa jan edhe deshmitar kur e kam mbrojte flamurin nga serbet dhe deshmitar kur i kam thye pjatat ne menzen e studentave.Dhe moshataret e mi ma bejne ju jeni fuara,nuk keni pare me blere nji flamur me venue mbi porte.Ne keto qaste u mbylla ne vetvete dhe nenerisesha o sa keq me qen fukara mos me pas pare me blere nje flamur .Kishim dele njeqinde ,lope,e bullica ,thojsha pa i thene babas me shite nje dele e me blere nje flamur te serbise nuk kam me lene.Ne keto qaste ja baba po ngjitet perpjetezes dhe ngadale i duket i tere trupi dhe me vrape ka ai e perqafoi me dy duare per midisi dhe ja nisi e po qaj.He çka ke o bir kush te ka rrah?Jo kerkush o babe,por moshataret e mij ma bejen ju jeni familje fukarash,nuk kenipare meblere nje flamur me venue mbi porte si gjithe lagja.Pash zotin lum baba a e shet nji dele dhe e blejm per inati te ketyre nje flamur dhe e venoim mbi porte.?O biri im,a je merzit ti qe te kan then jeni fukara?Po o babe.Si mos mu merzit,mos me venue edhe ne nje flamur si te gjithe te lagjes,vetem ne jemi pa flamur.O bir ma ban baba ;ndegjoje baben tend,keta qe i kan qite keta flamuj,jan flamuj te serbeve i joni eshte tjeter,po bere e pave,ment prej kokes te lujn?Ani o babe pash zoti bleje nje dhe e venoim.O Bir,nuk shiten nuk na lejoin me venue na kan ndalue flamurin ton.E pse me na ndalue babe?Qite pash zotin.O bir me venue nuk guxoim,une te kisha tregue dikçka,ama veq ti me ma dhan besen qe kerkujt nuk i tregon,dhe mbaje mend po i tregove dikujt ,rastesishte,ma babe nuk ke ,kan mem burgos ose kan me me mbyte dhe ti ke mu rrite pa babe.A ma japish besen qe kerkujt nuk i tregoni?Pasha nje zot bre babe kerkujt nuk kam mi tregue.Eja me baben ,e ka marr nje shkall e ka hapur ate deren e qatise,kemi hype nalte dhe baba i hoqi disa qerpiqa dhe mes nje shprazestires e nxorri nje bez qe kishte mbeshtjelle diçka dhe nuk po ja heki syte se çka don me dal.?Ngadale baba ja nis e po e shpalon flamurin e kuq,dhe e zgjeroi ku e lridhi neper skaje dhe ne mes e shoh shqiponjen e zeze me dy krera.Ju perkul baba dhe e puthe duke qajt me lot kur edhe mu mu lute biri im puthe se ky eshte flamuri jon.Dhe kurr nuk e harroi,kur ma bani;O biri im mos vdeksha pa e pa kosoven bashk me shqiperine.Ketu me lindi ne zemer e ne shprit atdhetarizmi per ta bashkue kosoven me nanen shqiperi,por i tere mundi me shkoi kote.
Ne vitin 1961Ne Beograd e kishim duke jetue nje teze,dhe ne korrik te ketij vitit na kishte paguebletat mua nenes dhe babes me me shkue nje muaj pushim.Pasi i perfunduam te korrerat permes kuajve duke u sjelle te lama e Zenelit te Haxhi Rames,Ne kete kohe nisi te qarkullonte nje autobuse ne jave peje gjakove prizren prishtine beograde.RRuga ishte e pa asfalltuar.Erdhe dita dhe shkuam ne stacionin e autobusave dhe edhe ne u ulem neper ato karrika se me qen ne kohen e dinosaurusave.Hynte pluhuri neper dyert e autobusit,sa qe kur kemi mberri ne caraleve ,sa mundesha villesha ne nje kese te najllonit dhe pas pakes me kishte marr gjumi i rende ,dhe gjere sa kur kemi mberri ne beograd baba me zgjoi nga gjumi ma bane hajde bir se erdhem ne biligrad.U zgjova ashtu i pergjumosur,kur zbritem nga autobusi,shiqoi drita anash rrugeve te mengjezit,tramvajet,kerret,biqikletat,motoret,them paskemi bere ndeshje dhe qenkemi mbyte e na paska prue Zoti ne Parajse.Ja nisa po e prku trupin ,a ka mundesi me prek trupin e shpirtit,them po pasha zotin edhe ne tjetren bote po mujkemi me prk trupin te lumit ne ma nuk paskemi me hek ne kete bote.U ketheva nga baba e po i them;O babe shyqyr qe paskemi vdek e kqyr zoti na ka prue ne xhehnet?Mi ka hap syte si baba edhe nana ,bile nana ja nisi po kesh,babes ju mbushen syte me lote dhe ma bani;O Biri im ka ka sundue turqia ka lan shkret,ka ka sundue gjermani e ka ba xhehnet.Fati jo ka qen keshtu nuk kemi çka me ba.A nuk paskemi vdek o babe?Jo o bir jo.Hypem ne nje tramvaj,dhe na dergoi afer shtepise se tezees ku banojshin.Jeta me kosoven ishte si dielli me ne yll qe menxi shifet.Pas nje javes na thirren do rome qe kishin qe fqinje ne suhareke me pi kafe.Na dergoi burri tezes,por kur hyrem brenda nuk kishain pas me kall zjarr.Ja bani Bahrija djalit te saj o Shaban shko merr nje najllon me qymyr sa me zi kafe,edhe une ju bashkangjita qe ti ndihmoj edhe pse ma beren rri me daden.Po sa ja kemi nis me mbush nje kese pese kilograme,na zuni rojtari,dhe na rrahu dyve,dhe na zbrazi keset .U ulem me Shabanin e Bahries,,ai e kalli nji cigare ,une ja bana a ma jep qibritin Shaban?Ma hudhi,ishte vepe e madhe flaka na dilte.Ja nisa po e kalli nje fije dhe si niste mu dhez ja futshe thengjillit,dhe thengjilli nisej te dhizet.Keshti ne nje dhjeta vende por me nje distance nga secila nga tri kater metra,dmth ne nje siperfaqe prej 20 metrave,dhe u nisem per ne shtepi.Kur kaluan dy ore perjashta ish dheze zjarri flaka tym i zi ishte mbushuri ter beogradi.Sa tue mujt kamionat e zjarrfefsiksave duke u mundue me shuajtur zjarrin ,keshtu me disa dite te tera zjarri nuk mundej te shuhej sepse thingjilll kishte sa nje bjeshke e tere.Erdhen policia na kontrolluan neper gjepa por une qibritin ja pata dhen Bahries.Urrejtjen ndaj armiqeve kurr nuk e kam shprhur haptas kam veprue kur ka qen nevoja por edhe duke pas arsyetim qe mos ta kan fakte armiqet te me denoin apo te me burgosin.Ne vitin 1968 mbas Osman Geges ne suahreke une e kam bartur flamurin kuq e zi.Kur jan nise demostruesit duke e ngritur Osman Gegen me flamur ne dore kur turma ka ardhe afer ures se madhe e kam lutur Zeke Bajraktarin;O baca Zeke a mab pre  me ma dhan pakes mua flamurin ta mbaj?I kujt je bre ti qe po kerkon me bajte flamurin,Si bre baca Zek nuk me njeh jam Haxhi i Lates.O Haxhi kuku per mua kokam qorrue,ju ka drejtue turmes me keto fjale;O Burra po kerkon djali Lates Smailit me bart flamurin,Lates Smailit ja kemi borgj shume tan shqiptaria zbritne Osman Gegen .E kan zbrit Osmanen e ma kan dhan mua flamurin kuq e zi dhe me kan hudhe perjete,por jo te me mbajt si duhet por disa here me hudheshin perpjete dhe thash do te me rrezoin e kal lute bacen Zek qe te mezbresin qe po tutna mos po rrezohem,jo qe mu dhimke vetja qe por lendohem,por me ra thojsha mùe flamur kan me qesh edhe bubrrecat.Kete ngjarje e dijne suhareke e dini edhe Osman Gege..Gjate luftes ,e janar 1998 me ftoi Aziz Morina te pajtohemi me Avdi Ibrahimin dhe pas shume lutjeve vedosa  mu pajtue.Kur me dergoi ne nje qebaptore ne tavoline ishin ulur Veli Sali Kuçi,polic i larte ne kohen e KSAK,Osman Gega dhe Avdiu ,e nje tavoline tjeter ishin ulur dy polic te cilet çdo dite me kan rrahur e malltretue kete e din mire Avdi Ibrahimi dhe Veli Kuçi se sa te rrahura kam pas nga policia e Kosoves shqiptare.Ende pa u ule,Aziz Morina ma ban ;O Haxhi me ta dhan nje bombe atomike a kishe guxue me ja leshue serbise?Tpu bre idiota e per qeta me thirre?Po bjerma bre bagel se pa ja q... nanen me ja qite serbise nuk e la,po ku hamamin ke ti bugjet me posedue bomben atomike.Edhe ika prej tyre dola perjashta.Ata pa nje mbas meje te gjithe e policet ser i mbeshteten per telat e pompes se benzines.Osman Gega ma ban o Haxhi Lata mua me kendon ne kenge Dervisha Shaqa e ty pse kerkushi nuk te kendon?Policet vetem na pergjonin.Veli Kuçi ;hajta hajta Haxhi na trego çka ke ba ti per Kosove,tregona pash zotin.A e dini çka kam ba per kosove bre shpiunat e serbise e kam rrue leshin e k....Une iksha ata me ndiqeshin gjere sa e kam marr kerrin dhe ika per ne shtepi.E ke deklaraten e Aziz Morines ne you tybe ,edhe per kete eshte deshmia me kamere.Mall e kam pas me vozit dikanin.Kush ka hyp ne kerr pa na ndalue policet nuk na kan lane,dhe udhetareve ua bajshin pse po hypni me kete idiot ky eshte shpiuni yne.Po te kisha qen ue shpiuni i tyre nuk do u tregonin,poor krejte ishte e kunderta.
Ne vitin 1989 kur u bere suspendimi i KASK dhe Kushtetuta,ne sallen e filmit me zgjidhen si delegat mi vizitue minatoret.Dhe me u dergue ushqime familjeve te tyre.Kemi qen une,Sali Hoxha,Deme Ndreca,Shaip Gashi,dhe me Duket Gafurr Kabashi,e Asllan Shala.Ua pata ba munatoreve dilni perjashta se  Raham Morina ka me dhan doreheqje dhe si te dilni ju kan me ju prish ne dru dhe prape ka mu kethye ne pune.Ma banen me pas dite qe je keshtu nuk te kishim marr.Por dolen fjalet e mija.E kishte dergue ish komandiri Dem Ndrecen te une qe te me lajmrone me ike per nji kohe nga kosova se kan mem burgos dhe kan mem rreh.Te gjithe i kishin rreh,edhe Deme Ndreca ma bani Haxhi mua me kan rreh keq ik.Ja bana o Dem a folin para se me te rreh po.Jo nuk iki skam ku me shkue.Ishte e mart,duke hec anash rruges se kambesoreve e kan ndal kerrin dhe me kan kape dhe shti ne te.Drejte ne polici.Ishte komandir nga serbia ,Ramadani ma bani pse ske ik bre budalle,u ba ja bana .Edhe une e zuna si asgja.Po ma ban a e din per çka te kemi marr?Jo ja bana.Po ma ban çka ke lyp te minatoret?A per kete me pasket ftue?Po.O shok  ndegjom mire se çka po te tregoj,eja ti me mua po ju hym rend familjeve te minatoreve ,ke me ba vetvrasje ti kur ti sheh se çfare jete po bejen shqiptaret.Ke me then jo republik por edhe jeten tende ke me dhan per shqiptar.Kujt po i thua keto fjale.Ramadan komandiri floket pi kap edhe po sillet duke mendue e hangra.Po nuk e di çka keni kundra shqiptareve po ja baj çka ju kemi ba?Qysh çka po na bani,?Po ua shtini ne bythe shishet serbeve po i rrhni nuk po i lini me jetue serbet.O shok,qu me mua ma gjini nji serbe qe thote prej filan shqiptarit kam zullum,pa ba une vetvrasje nuk e laj.Qu te lutem,por ata serb kan laverdi sepse fitojne ne krahet e juaj bebeficione e ju i hani plumat e gurt.Te gjitheserbet çka po propagandoin kinse ne shqiptaret po i rrehim nuk jan te verteta aspakes.Vetem ma ka ba dil perjashta se don mem lujt prej mendeve.Asgje ma teper.Kam dalperjashta,te nesermen me ka takue Ramadan Ndrecaj,me ka perqafue,ma bani Haxhi te kam noft qe je trim ama qe nuk u tutesh dhe qe din me vra njeriun me fjale kjete se kam ba mend.
Ne vitin 1991 uishte referendumi gjithepopullor per pavaresine e kosoves.
Ne kioskun tim votonin suharekasit dhe fshataret,fletvotimet ne mbremje i mbeshtillesha me nji palto te ushtrise  me qellim e mbajsha qe ti mashtroj shpiunat,dhe te gjitha ja dergojsha Afrim Pajazit Berishes.Per fshatin Sllapuzhan e kam pas angazhue Isuf Dergut Sylen.Por naten policet si Skender Krasnisi dhenderri i Haxhi Kryeziut ,qe Lima e beri kapiten te policise rrugore ne prishtine ,Basiu nga ferizai dhe Gani Krasniqi ,ma kishin thye per te mi zan fletushkat e referendumit.KIoskun e kishin thye nga ana e mbrapme por nuk kan gjete asgje .Ne mengjez shkova me marr nji material me dergue ne poste,kur hyra brenda e pash qe e kan thye dhe e kam dite menje here qe e kan thye policia.Ne keto qaste vrapon Gani polici,dhe nga qanta i nxjerr do flata te sportit me lutet qe tja mbushi,edhe pse kishte kohe edhe pese dite me habiti kurr nuk i ka mbush te hanen pos te shtunen e sot ,e hetova qe diçka po zihet.Po sa ja nisa tja vullosi fletat,ma ban a ta paskan thye kioskun?Jo more çfare une para i meshova me shqelma,sepse ne e kemi pas te ndaluar me lan pare e material qe kushton,per çdo humbje naten ne jemi kan te obliguar mi pague.Jo ma ban ta paskan thye,prame kam qen rreje mu bere diçka une japo pergjigje.O Gani nese une e lajmroi thyerjen  te ti e ti ke te drejte me marr informata a me mungon diçka  nese se lajmroi ti rri rahat.Por me toki voki i thirri dhe rdhei Skender KRasniqi e Basriu dhe  ky Skenderi si ka zbrite nga kerri po ma bane mbai durt pis,?Pse per çfare arsye me ti mbajte durt kush karin je bre,nanen teme nuk e duroi e ty po duroi.Kush ta ka thye kioskun?çka pot han k..kush e ka thye,?Trego se kam me myt?Po ti bre e paske thye?Kush te tha qe une?Po sipas paraqitjes tende ti je ne Basirun dhe me Ganiun.Ja nisi po sjell ja kam kap palicen dhe ti kam hyre te treve kan ik ,kan thirr perforcime dhe dhjeta kerre si kan zbrite te gjithe duke repetue armet e shumices i dilshin fisheket,por u orezova dhe me lidhen me quan drejte ne police.Ja nis Skenderi po don mem sjell,ja bana ndegjo Skender trimi ti ketue mundesh te me rreh se jeni shume veq qata qe me sjellin ,bane mend te me mytni,nese qohem besen po ta japi ja ti ja une ne kete toke buke me hanger.NJi polic nga Reqani ja bajn Rame,e ka nxjerr revolen dhe ju ka then ,ai qe e prek pa e vra nuk kam me lan o Haxhi o keta lypin q... nanen dil perjashta i lire je se kari nuk po ta nijka.Ne vitin 1971 ne Normale per diten e shkolles ,profesor Nezir Rrezja na kerkoi kush ka poezi me na botue.Une i kisha dy poezi nje per te dashuren Drita Krasniqin nga Prizreni dhe nje tjeter poezi Republika e Kosoves.Te neremen kan hyre tre polic civile ne oren e profesor Mehdi Elezit dhe ja kan ber kush eshte Haxhi Kuçi?Prosor Mehdi Elezi ju tregoj,i pershperiten ne vesh,profesori ma bani Haxhi ketapo te kerkoin me shkue gjere ne supin e prizrenit.Kur mekan dergue ne supe ja nisen te me pyesin me kan shoqerohem,çka lexoi,kush me ka shti me shkrue poezin?Me kerkan nuk shoqerohem,lexoi dite e nate,Ndersa poezin e kam shkrue nga koka ime,si shkak kur kam punue ne Maribor,ja dergova nanes do pare ne poste e posta ma bate çka eshte kosova?Ja bana çka eshte sllovenia eshte Kosova.Ai i postes ma bani sllovenia eshte republike.Ja bana edhe kosova eshte republike.E po shkruaje Republika e Kosoves dhe qashtu e kam shkrue dhe asgje nuk u ba pse a jeni ju kundra republikes se kosoves?Ja nisi njani me sjell,njifare Gjevat Sunduri.ja bana mos sill se ke me pague shtrejte.Ai profesori ma bani o djalosh a e din qe eshte e ndalume me permend fjalen republika e kosoves.?Erdhen edhe do serbe,qeshnin ,bile njani po thote  ti per keta po lyp republike e keta po te rrehine.A e sheh qe shqiptareve nuk ju pelqen qe kosove me qen republike.Po kete vite mbas akcionit te sutjeskes nji tezak i spoise shok i Reshat Sahitas,ja kishin ngjite do fjale te keqia erdhe te ne bujti dhe naten ja nisi me qajte,mu lute a bene me te me ik azil ne itali.Dhe nukja prisha,Prej Prej Dubrovnikut autostopera kemi mberrine kufi te italise,pastaj neper male naten kemi hyre ne itali.Dhe u patem lajmrue te karabineret,ku na derguan ne kampin e patricianos(Perugja).Ne dhome ishim une tezaku Izet Sadikaj i ndjer,nji plak nga shqiperia Gjon Pellumbaj prift,i cili kishte ik nga shqiperia per te shkue ne amerike dhe djali i vellaut te Rankoviqit,por pa e dite fare se kush eshtegjere sa kur u fjalosen me tezakun time dhe ja bani mire migja im Rankoviqi ua ka qie nanen shqiptareve?Kan kan e ke migj ja bana ?Rankoviqin.A po a,kam zbrite nga kreveti kati i dyte dhe me grushta pa ja ndalur,pastaj tezaku im me kundra te najllonta siq i quanin atehere,ja theu dhembet dhe mbete si i vdekur gjere sa erdhen e morren dhe e derguan ne spital.Pastaj kemi ik nga llogori,me dal ne jugosllavi,por na zuren ushtaret dhe ne burg ne Koper nga nje muaj.Edhe per kete ,ne normale kan ardhe me dite te tera policet duke na thene qe te shkojme prape ne kampin e azilit vetem me marr shenime  kush eshte ne kampin e azilit,na premtuan qe kemi me ua dhan shkollat ,e diplomat te fakullteteve dhe doktoratura por nuk kemi pranue ,edhe pse na kan malltretue me vite te tera dhe pse e perfundova Normalen shkelqyeshem ne pune nuk arrita te punsohem kurr.

Ne vitin 1981 muji nuk me kujtohet,vellau ime ne prizren  me shoket e tij ne demostrata e kishte kalle nji kerr te policise.E larguam te nje moter,por çdo dite vinin e na kontrollonin,dhe nje dite ; polici Qerim Krushica i biri i Rankoviqit,ma bani o Haxhi le te vjen vellau yte ne polici e ti merr per siper me nenshkrue qe bane vellau yte diçka ne ty te burgosim se vellau yt eshte jo madhor.Me mashtroi,shkum e morrem vellaun si e shtinen ne kerr mu dil per jashta se po ta qim nanen po bajna troshe.Bre ja nisa mu kacafyte o Qerim a keshtue qenke ?Iken,dhe drejte ne burgun e prizrenit.Tradhetareve dhe policet qe kan punue per serbi mos u besoni as femive te tyre.Ka shkue drejte ne komitetin e suharekes,ishte para portes se komitetit nji polic rezerviste nga Leshani i Suharekes i quajturAgim Gashi qe barte bageti,ka qen fture kuq si molla,me pa qe kisha humbe vetdijen isha qartur si nji ujke ,largoju ja kam ba se e hangre ,mu ka lute o Haxhi grushtom e merrma automatikun,e qiju nanen vriti keta udbasha.Si e kam grushtue te fiket i ka ra ja kam marr automatikun,dhe drejte brenda ne komitet,i ndegjoj zerat,ne njeren dhome dhe i meshoi me shqelma dhe thehet bravea dhe dera  hapet me shpejtesi,si me kan pare mua e kan rrotullue tavolinen e komitetit,dhe kan bertit o Haxhi Mutin ta hanksha mos na merr ne qafe,se na nuk kemi asgja ne dore.Fadil Hoxha me ate za te shtjerrur ma ka ba o Haxhi me bacin çka mundemi me te ndihmue kemi me te ndihmue,a krejt Fadil Hoxha kete komplote ma ka pergadite.Ja bana vellaun me ma prue ketue ose pa ju qie nanen me ju vra nuk kam me lan..Ma ka ba Fadil Hoxha besen e ke qe kemi me ta lirue,por kur te hyme ne burg,ti pyte vellaun a ke ba gje?Banja me isharete qe te thote jo asgje skam bere dhe e marrim velaun tende dhe e bijme ne suhareke.Mbas tavolines kan qen keta;Mehmet Lumi,Hasan Tahiri ende eshte gjalle,Ymer Gashi edhe ky eshte gjale,Sokol Basha,shoferi i Fadil Hoxhes nuk e di as sot si quhet?Ne keto qaste ka hyre rezervisti polic nga Leshani Agim Gashi,dhe Fadil Hoxha ja bane ku je ti qe nuk na ruan?Ja bani nuk di gja isha kan shtrit qe sa me ka dal kllapa.Ja bana o njeri si e kam prek i ka ra mundi.E kam lutur si per gjak Lirim Gashin ,shokun e juaj qe shkruan ne gazeten Drini,por nuk ka dashte me inati me ba nje interviste me Agim Gashin sepse e ka njohur,e ka prite gjere sa ka vdek,po ndoshta per me humbe trage si deshmitar ka mundesi edhe e kan helmue.Ne prizren nuk erdhi me neve Fadil Hoxha por e dergoi Mehmet Lumin dhe shoferin me mua,dhe drejte per prizren,ne dhomennr 19 ku i ipshin pasoshat .Kemi hyr brenda dhe i drejtohem vellaut duke ja bere me gjeste qe thuaj nuk kam bere asgje.A ke ba ndoj send o vella se vellau ishte 15 vjeqar.Po bac kam ba dhe me mujt ketyre nanen ua kaj.O Agim o vella tregom mos te kan rreh keta qent e serbise?Jo bac nuk me kan rreh por kam ba dhe nuk i bije pishmanit.Hyni nji polic civil,dhe po ja ban ky eshte bandit .Ja bana banditi ta qifte nanen bre pis,dhe ja kam ngjiteper gjyksi e hudhur per muri ne anen e majte te hodnikut.Mu drejtue Mehmet Lumi me morre ne qafe bre burr,leshoje pash besen se na preve ne bese.Ta dhefsha qafen,edhe besen  o tradhetar,na gjere sa kemi ardhe ketue ,Fadil Hoxha ka hanger mute me telefon e ju ka than kercnone qe mos te thote skam ba asgje,a po mendoni qe une ha bari e ju buke,po mire ma banet ju lumt,qe nuk ju vrava se baba amanet ma ka lane qe udbashave mos u beso.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum