Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

ja çka shkruan Ismail kadare kundra Fishtes

 :: politika

Aller en bas

ja çka shkruan Ismail kadare kundra Fishtes Empty ja çka shkruan Ismail kadare kundra Fishtes

Message  Perparimi Mer 26 Aoû - 15:51

Ja se cfare shkruante Kadare kunder Fishtes ne faqen e 3 te gazetes se Diktatures ''Zeri i Popullit '' te dates 13 Janar 1974....
...Ai - ( At Gjergj Fishta ).... eshte bartes i ideollogjive te vjetra qe vijne nga thellesite e shekujve , eshte nje konservator i letrave shqipe, fanatik i terbuar dhe idealist i cdo gjeje patriarkale ..
Fishta eshte nje apologjet i fese , perfaqesues i institucioneve fetare, himnizues i primitivizmit dhe armik i eger i cdo lloj perparimi ..
Ai eshte nje filo-italian i pa permbajtshem , nje agjent i Vatikanit, dhe emisar i pushtimit fashist te Shqiperise...
Fishta mbetet nje partizan i c'kombetarizimit dhe i romanizmit te kultures sone kombetare ..nje kryekonservator, kryeliberal, shovinist i terbuar dhe kozmopolit i terbuar...
...E pra askush deri me sot nuk ka guxuar ta etiketoje te tille Gjeniun e letrave shqipe, viganin e patriotizmit e sherbestarin e ralle te Shqiptarizmes At Gjergj Fishten...por ja qe sikurse thote i pavdekshmi Konica ..e keqja me e madhe shqiptarit kurdohere i ka ardhur e i vjen po prej shqiptarit...
Dhe kete e bente me zell nje komunist asokohe 38 vjecar me emrin Ismail Kadare qe me pas e deri me sot me jeten e vepren e tij i ka sherbyer gjithkujt vetem Shqiperise e shqiptarizmes kurresesi..
Po cili ishte At Gjergj Fishta dhe cila ishte vepra e tij ...
Lindi ne Fishte te Zadrimes ne Lezhe me 23 Tetor 1871 dhe nderroi jete ne moshen 69 vjecare me 30 Dhjetor 1940...
Poet , Frat, Rilindas, Nacionalist, Perkthyes e shqiperues klasi, Publicist e Patriot i rralle ...
Studioi e u dipllomua per Teollogji Katolike , fliste lehtesisht disa gjuhe te huaja dhe kishte nje kulture impresionuese qe te impononte respekt te vecante ...
Me 1899 do te ishte Themelues i Shoqates Bashkimi qe ndikoi fuqishem ne formimin e Alfabetit shqip..
Me 1908 do te ishte Kryetar i Komisionit te Kongresit te Manastirit qe vendosi alfabetin latin ne gjuhen shqipe..
Me 1913 do te ishte botues i revistes kombetare Hylli i Drites e dy vjet me pas edhe i asaj me emrin Posta e Shqipnis...
Me 1919 do te caktohej te ishte Sekretar i delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris..
Kryetar i Konferencave Ballkanike ne vitet 1930, 31, 32..Athine, Sofje, Bukuresht..
Me 1921 eshte Perfaqesues i Shkodres ne Parlamentin shqiptar dhe Nenkryetar i Parlamentit..
Me 1925 Papa Piu i XI i Vatikanit i jep cmimin ''Al Merito''
Qe ne 1911 Austro-Hungaria e Greqia e paten nderuar me cmimet prestigjoze te tyre Ritenkreuzz dhe Fenix..
Dhe me 1936 fale vepres se tij kolosale fetare, letrare , atdhetare e patriotike do te ishte Kanidat per Cmimin Nobel...
Nder veprat e tija esenciale dhe te vleresuara tashme si thesar i ralle i historise se letrave shqipe permenden Lahuta e Malcise, Mrrizi i Zanave, Gomari i Babatasit , Anxat e Parmasit ..dhe nje numer dramash,poezish, pamfletesh, e artikujsh publicistike me vlere te vecante kombetare....
...Dhe tani...ja cili ishte e eshte Shkrimtari i Oborrit , ai qe pati guximin e kurajon te denigronte aq ashper Viganin e Kombit shqiptar.....Lindi me 1936 ne Gjirokaster ne vendlindjen e Diktatrorit te cilit me pas do ti sherbente me besnikeri te rralle here hapur e here i kamufluar ..
Studioi ne mesvitet 50 ne Moske ne Insituttin komunist te letrsise ''Gorki''... ne Bashkimin Sovjetik te armiqve te kombit shqiptar Lenin - Stalin...
Me pas anetaresohet ne Partine e Enver Hoxhes dhe nis te shijoje te mirat e rastit...
Deputet i Kuvendit Popullor te PPSH ne disa legjislatura te saj ...
Nenkryetar i organizates komuniste fuqiplote te diktatures ..Fronti Demokratik ne krah te krimineles Nexhmije Hoxha..
Shkrimtar ''desident'' qe i sherbeu regjimit komunist e Diktatorit me veprat e qendrimin e tij si askush tjeter ne fushen e vet..
Edhe atehere kur Shqiperia e shqiptaret ja kishin nevojen me shume se kurre ai i braktisi, i tradhetoi , ju ktheu kurrizin e me arrogancen e pa fytyresine e tij guxoi edhe ti etiketoje si ....Jashteqitje te Kombit...
Dhe tani le te bejme nje krahasim '' flash'' te rendesise kombetare te veprave te Viganit Fishta e Sherbetorit te Oborrit Kadare ...
Kur Fishta ngrinte ne qiell e ne piedestal shqiptarizmen e kombin e tij...me Lahuten e Malcis...Kadare shkruante ...Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti..

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum