Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ismail Kadare,per gjenin e kinezeve ne shqiperi

 :: politika

Aller en bas

Ismail Kadare,per  gjenin e kinezeve ne shqiperi Empty Ismail Kadare,per gjenin e kinezeve ne shqiperi

Message  Perparimi Dim 25 Juin - 4:21

http://www.letersia.fajtori.com/Letersi/Moderne/Ismail_Kadare/ky_dimer.php

http://www.albasoul.com/letersia/

http://sq.wikipedia.org/wiki/Ismail_Kadar

poezi

http://www.letersia.fajtori.com/Letersi/Moderne/Ismail_Kadare/index.php


http://www.shqiperia.com/letersia/ismail_kadare/index.php

http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=94


http://www.forumihorizont.com/printthread.php3?s=b0acc188061c780b330af35c916af6fc&threadid=1121&perpage=106

Ismail Kadare

ELEGJI PER ENVER HOXHEN
Falme Enver qe fryme ste dhashe dot,
Nga kjo fryme e gjalle e trupit tim,
Zemren time te ta nxirrja jashte,
Dhe ta jepja ty me mallengjim.

Falme Enver qe vargu mu rendua,
Falme Enver qe fryme ste dhashe dot,
Shqiperise zemra ju copetua,
Shqiperia jote po derdh lot.

Identiteti i Kadarese...?

Shënim
-Poezia është marrë nga libri: “MESUESI DHE ARTI”, shkruar nga Ismail Kadare dhe
botuar nën perkujdesin nga Shtepia Botuese “Naim Frasheri”, Tiranë 1953, fq.49-53

LAMTUMIRA E FUNDIT

Kurora dhe kurora pa mbarim,
Kurora gjithë lule, gjithë yje;
Dhe sytë te perlotur me trishtim
Dhe pamje e rëndë zije.

O shokë! Për te fundit herë sot,
Babane po percjell turm’ e pasosur
Me dhembje te kulluar e me lot,
Me zemër te plagosur.

Dhe ja tani, mes heshtjes, ne eter,
Një ze i njohur, qartë po dëgjohet.
Ne emër tonë sot, shoku Enver,
Perpara tij betohet.

Ne gjysmë – shtiz flamuret era tund,
Gjemime topash ndihen ne hapësirë;
I jep Stalinit turma e pafund,
Të fundit lamtumire.

Pra, lamtumire mik i madh, baba!
Çdo zemër sot i thonë lamtumire.
Se bashku me Leninin krah për krah
Aty ka për t’u shkrire.

Pushon tashti Aty ne qetësi,
Por, jo! Ay nuk vdiq! Vazhdon te rroje!
Dhe fjal’ e tij e urte përsëri
Perpara do na çoje!

Ke dreqin kishte baba Ishmaeli mo se nuk e mora vesh mirë unë?

Edhe sot e kësaj ditë nuk është tjetër përveçse pjella e Enverit ne ide e bindje.
Me në fund më vjen shumë mirë për Kadarene qe pranoi te qenit kopil, por ama mos tju a mveshe te gjithë shqiptareve.


Dernière édition par Perparimi le Ven 4 Jan - 16:25, édité 3 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ismail Kadare,per  gjenin e kinezeve ne shqiperi Empty Re: Ismail Kadare,per gjenin e kinezeve ne shqiperi

Message  Perparimi Lun 26 Juin - 16:09

Poezia e Kadaresë për "romanvrasësit" me të cilët, me sa duket, ka parasysh denoncuesit e tij

ROMANVRASËSI

Në presidiume, midis shefash
A nëpër mbledhje pak më rrallë,
Ti shfaqesh thjesht e buzëqeshës
Dhe sytë i mbyll dhe flet ngadalë

Dhe thonë shefat: sa i thjeshtë,
Dhe thonë njerëzit: ç'babaxhan.
Kështu shpërndahet kjo legjendë
Në auditore anembanë.

Kështu shkon dita... Por vjen nata
Kur në tryezë rri, oh ç'tmerr!
Lëkurën befas heq si maskë
Dhe një fytyrë tjetër del.

Dhe letrat hap, çantën e krimit
Jo më për prozë lapsin zë,
Por për të shkruar denoncimin
Për të varrosur prapë dikë.

Dhe shkruan fjalët: "ekuivoke",
"Ka aludim", "kuptim dyfish",
Ndërsa e ndien si spërkat duart,
Gjaku i romanit që jep shpirt.

Makbethi tha dikur: s'e prisja,
Të kish kaq gjak Dunkani plak...
Por një roman nga plagët shpuar
Nxjerr shumë e shumë më tepër gjak.

Ndaj nga spërkatja e tij nuk mundesh,
Nuk mundesh kurrë të shpëtosh dot...
Më kot vë maskën në fytyrë
Dhe buzëqeshjen vë më kot.

Dikur kinezët m'u në këmbët
E varrit të heroit q'u tret,
Varrosnin vrasësin, që bashkë,
Lavdi e turp t'ishin përjetë.

Do të kujtohesh dhe ti, mbase,
Por veç nën këmbët e dikujt,
Do çajnë shekujt kështu bashkë
Lavdi e tij dhe yti turp.

1984.

Në fakt, a nuk është si sot e asaj dite, tani në shekullin e ri, në teknologjitë e reja. Dhe jo vetëm për Kadarenë!... Të tjerëve, na mbetet të ngushëllohemi nga kjo sjellje fyese dhe linçuese ndaj tij.

Tema ne Forum Ketu


Dernière édition par Perparimi le Sam 18 Avr - 1:17, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ismail Kadare,per  gjenin e kinezeve ne shqiperi Empty Re: Ismail Kadare,per gjenin e kinezeve ne shqiperi

Message  Perparimi Mer 2 Aoû - 14:41

http://www.diskutime.com/disk/out.php?http://www.radiokosovaelire.com/aktualitete.php?nav=5

EOLOGU I NDARJES SË IDENTITETIT TË SHQIPTARËVE

Për Ismail Kadarenë duket se është e rëndësishme që të gjithë këta popuj, sado me prejardhje,me gjuhë, me histori, me tradita, me kultura të ndryshme, kanë një të përbashkët dhe kjo e përbashkët quhet krishterimi. Dhe, pikërisht krishterimi është përmbajtja, është thelbi (kuintesenca) që e shfrytëzon ai për t’i djegur ndryshimet e identiteteve të popujve evropianë dhe për t’i shkrirë ata në një identitet: në identitetin evropian (të shkruar në njëjës)! Tani pashmangshëm shtrohet pyetja: a mund të mbulohen me këtë nocion, përmbajtja e të cilit është kryekëput njëfetare, disa milionë myslimanë të Evropës sot? A mund të mbulohen me këtë nocion hebrenjtë e Evropës sot? A mund të mbulohen me këtë nocion hindusët e Evropës sot? A mund të mbulohen me këtë nocion disa milionë shqiptarë myslimanë, që jetojnë në Ballkan e në Evropë sot? Pa dyshim, jo. Ata i përkasin një populli evropian – popullit shqiptar, por ata nuk i përkasin fesë së krishterë, që është përmbajtja e nocionit të Ismail Kadaresë Identiteti evropian i shqiptarëve.
Në këtë mënyrë, Ismail Kadare në të vërtetë bëhet ideologu i ndarjes së identitetit të shqiptarëve. Duke e mbështetur idenë e tij të integralizmit shqiptar mbi krishterimin, ai e ndan, e përçan, e thërrmon identitetin kombëtar shqiptar, që është i përbërë prej përbërësish edhe myslimanë edhe të krishterë.
Për ta bërë të bindshëm këtë koncept sa kundërshkencor, aq edhe kundërdemokratik dhe kundërhuman, Ismail Kadare ua qet lexuesve dhe dëgjuesve të tij karremin e gjithmonshëm politik: se jugosllavët, e kur thotë jugosllavët ai do të thotë serbët, gjoja e kanë indoktrinuar opinionin evropian me mendime mbi problemet që na paskan shqiptarët me identitetin e tyre.
Ashtu siç e thoshte të pavërtetën kur thoshte se studentët shqiptarë në vitin 1981 u çuan në demonstrata duke kërkuar që bashkëkombësit e tyre të kthehen në fenë e të parëve, domethënë në fenë e krishterë, ashtu e thotë të pavërtetën Ismail Kadare dhe kur e thotë se jugosllavët e kanë përhapur idenë mbi problemet që kanë shqiptarët me identitetin e tyre. E vërteta është krejt ndryshe.
Në Jugosllavi jo vetëm politikanë po edhe intelektualë sllovenë e kroatë thoshin dhe shkruanin se në Jugosllavi janë katër popuj me identitet të formuar kombëtar: kroatët, sllovenët, serbët dhe shqiptarët. Të tjerët, thuhej, e të tjerët ishin maqedonasit, boshnjakët dhe malazezët, kishin identitete të dyshimta, domethënë nuk kishin identitete të formuara. Madje, edhe intelektualë dhe akademikë serbë, të dalluar për qëndrimet e tyre kundërshqiptare, shkruanin se shqiptarët janë popull me identitet të fortë dhe me vetëdije të fuqishme shtetkrijuese.
Identitetin e shqiptarëve në Evropë mund ta kenë bërë të dyshimtë vetje si Ismail Kadare që aq lehtë e aq papërgjegjshëm mohojnë e përbuzin qoftë edhe me shkrime fenë së cilës i takojnë.
Po ta lëmë kontributin që Ismail Kadare mund t’u ketë dhënë mendimeve të evropianëve për problemet e identitetit tonë kombëtar e të shohim ç’thotë mbasi e ndërron qyrkun e tij të para dy muajve.

KADARE ME TË DREJTË E SHPALL JOSHKENCOR EDHE SHKRIMIN E TIJ IDENTITETI EVROPIAN I SHQIPTARËVE

Duke e shpallur edhe vetë të dyshimtë, domethënë joshkencor, domethënë demagogjik, domethënë mashtrues, nocionin identiteti evropian (shkruar në njëjës), Ismail Kadare me të drejtë e shpall joshkencor edhe shkrimin e tij “Identiteti evropian i shqiptarëve” me të cilin e filloi valën e polemikave, që ende nuk po marrin fund. Ai tha, seriozisht tha nëse pajtohet me fjalët që si të tijat u thanë në gazetën Shekulli: libri që kam shkruar unë (domethënë libri që ka shkruar Ismail Kadare “Identiteti evropian i shqiptarëve” është një sprovë. Sprovë do të thotë pjesë e letërsisë, nuk është shkencë, nuk është polemikë politike, as filologjike, as politologjike, është sprovë letrare. Një sprovë letrare ka ligjet e saj, ajo i shikon dukuritë që ndodhin nëpërmjet mënyrës së saj, ligjeve të saj”! Shkurt: Ismail Kadare na e thotë gojavetë se shkrimi i tij me të cilin e filloi polemikën kundër meje, është një hiçgjë! Dhe, kështu Ismail Kadare më në fund u pajtua me autorin, i cili ndër të parët tha se sprova e tij në fjalë është aq e cekët, aq dobët e shkruar, aq naive, saqë nuk kishte dinjitet të mjaftueshëm intelektual për të qenë e botueshme. Dhe, kështu ai u pajtua edhe me vlerësimin tim për sprovën e tij. Bukur, apo jo.


Dernière édition par Perparimi le Sam 18 Avr - 1:20, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ismail Kadare,per  gjenin e kinezeve ne shqiperi Empty Re: Ismail Kadare,per gjenin e kinezeve ne shqiperi

Message  Perparimi Mar 29 Jan - 13:53



KUNDER-REPLIKA
Kadare, nga Enveri tek antimyslimanizmi
Rexhep Qosja

Sa më larg nga e kaluara komuniste
Ata që i kanë lexuar veprat publicistike të Ismail Kadaresë pas daljes në Francë, dhe ata që i kanë lexuar a dëgjuar intervistat dhe deklaratat e tij të ndryshme në këtë kohë, dhe ata që sadopak i kanë përcjellë paraqitjet e tij botore në Atdhe, në Evropë e në SHBA, ata nuk e kanë pasur të vështirë të binden se ai po bënte shumë përpjekje për të krijuar përfytyrim të ri për veten: një përfytyrim që, vetëkuptohet, do të ndryshonte plotësisht prej përfytyrimit që për të ishte krijuar në kohën e komunizmit. Dhe, këto përpjekje as nuk ishin të papritura, as nuk ishin shumë, shumë të çuditshme. Një varg shkrimtarësh, nga vendet ish-komuniste, që kishin qenë pjesëtarë të nomenklaturave komuniste, që i kishin shërbyer përtokas komunizmit, që kishin qenë të privilegjuar si Ismail Kadare apo përafërsisht si Ismail Kadare nga udhëheqjet komuniste, do të bëjnë përpjekje që të lahen e të shpërlahen sa më fort prej të kaluarës së tyre! Por, përpjekjet e Ismail Kadaresë për të ikur sa më larg nga e kaluara e tij komuniste, do të jenë më origjinale dhe më të veçanta se të shumicës së bashkëmendimtarëve e ngjashëmvepruesve të dikurshëm, qoftë në vendet e tjera ish-komuniste, qoftë në Shqipëri.
Ndryshe prej shumë shkrimtarëve të tjerë oborrtarë të komunizmit, që do të përpiqen të krijojnë përfytyrim të ri për veten duke e kritikuar komunizmin, në radhë të parë, si ideologji dhe praktikë shtypëse mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, mbi lirinë e krijimtarisë dhe lirinë e ndërgjegjes, Ismail Kadare do ta përqendrojë kritikën kundërkomuniste mbi njeriun që e kishte përkrahur, që e kishte mbrojtur, që e kishte afirmuar, që kishte bërë të mundshëm përkthimin e veprave të tij të para në gjuhën franceze: Enver Hoxhën. Nuk mund të thuhet se Ismail Kadare nuk e dinte, se nuk kishte lexuar, se diktatorët nuk lindin diktatorë, por diktatorë i bëjnë, kryesisht, të tjerët: çiftat e Ismail Kadaresë - ata që turren për t’u ngritur, për t’u shquar, për të përfituar sa më shpejt duke iu servilizuar sundimtarëve. “Nuk qëndron problemi te Qezari që triumfon mbi të tjerët - shkruante filozofi bask Ortega Y Gaset - por te të tjerët që ia bëjnë të mundshme Qezarit të triumfojë”. Dhuna e diktaturës nuk është dhunë e bërë me duart e diktatorit, por dhunë e bërë me duart e atyre që në emrin e tij ushtrojnë dhunë: e vetjeve të etshëm për pushtet - e frikacakëve, e servilëve, e mashtruesve të ndryshëm, e demagogëve të ndryshëm, e dhunëtarëve të ndryshëm. Diktatori, vërtet, krijon sistemin e dhunës, ngrihet në sajë të dhunës, por falangat e dhunëtarëve e mbajnë dhe e zbatojnë atë sistem.
Ismail Kadare e kishte kuptuar se kritika e tij e paskohshme kundërkomuniste, se kritika e tij e komunizmit pas varrosjes së komunizmit, mund të ishte e bindshme dhe, sidomos, përshtypjelënëse në qoftë se do të përqendrohej në Mitin e komunizmit shqiptar, në Zotin e komunizmit shqiptar - në Enver Hoxhën. Të kritikosh komunizmin pas varrimit të komunizmit - kjo ishte dukuri e përgjithshme, kjo ishte punë e thjeshtë, këtë e bënin të gjithë, madje edhe ata apo, sidomos, ata, që komunizmit i kishin shërbyer më së përkulshmi në institucione të ndryshme të pushtetit dhe në fusha të ndryshme të jetës shoqërore; por të kritikonte komunizmin një shkrimtar me popullorësi të jashtëzakonshme në kohën e komunizmit, të kritikonte Mitin e komunizmit, Zotin e komunizmit biri i tij shpirtëror, krenaria e tij letrare artistike dhe, pse jo, teorike ideologjike, siç konsiderohej atëherë Ismail Kadare- e kjo do të thoshte shumë më tepër se ç’mund të thoshin kritikat e të tjerëve, kjo kishte kuptim shumë më të madh, kjo kishte jehonë shumë më të gjerë, kjo ishte kritikë pambarimisht shumë përshtypjelënëse. Të kritikosh komunizmin, dhunën e tij, patologjinë e tij politike, ideologjike dhe, mbi të gjitha, praktike përmes kritikës së Zotit të komunizmit dhe ta kritikosh duke zbuluar edhe të këqijat e supozuara intime të tij - e këtë mund ta bënte vetëm ai që kishte qenë i afërt me të, që kishte shkruar roman-apoteozë dhe apoteoza për të, e të cilit s’ka se si të mos i besohej.
Ikja e Ismail Kadaresë prej të kaluarës komuniste dhe prej Zotit të komunizmit shqiptar, babait shpirtëror, Enver Hoxhës, sado jehuese, sado përshtypjelënëse nuk do të jetë e mjaftueshme për rehabilitimin, prandaj as për popullorësinë atje ku Ismail Kadare ishte i interesuar të depërtonte, të ishte i pranuar dhe i popullarizuar. Për këtë arsye, Ismail Kadare do të kujdeset të gjejë edhe një temë tjetër për trajtim intelektual, për vetërrëfim të ndryshuar që do të jetë politikisht e koniunkturshme dhe që do të zgjojë kureshtjen për të dhe për krijimtarinë e tij, që do t’ia çelë dyert e depërtimit në tregun letrar.
Dhe, kjo temë do të quhet: feja.

Qëndrimet kundërmyslimane
Shihej qartë se bota, fatkeqësisht, po hynte gjithnjë e më dukshëm në kohën e fërkimeve fetare, të cilat studiues të dukurive globale do t’i quajnë konflikt i qytetërimeve: i qytetërimit islamik dhe i qytetërimit të krishterë. Natyrisht, shkrimtari Ismail Kadare nuk mund të qëndronte pa thënë

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ismail Kadare,per  gjenin e kinezeve ne shqiperi Empty Re: Ismail Kadare,per gjenin e kinezeve ne shqiperi

Message  Perparimi Mar 29 Jan - 13:54


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ismail Kadare,per  gjenin e kinezeve ne shqiperi Empty Re: Ismail Kadare,per gjenin e kinezeve ne shqiperi

Message  Perparimi Sam 18 Avr - 1:44


ME PAVARËSI TE RREJSHME KUNDËR BASHKIMIT KOMBËTAR


Enver Hoxha e Mao Ce Tungu
jan si buka prej nje brumi


Marshi i Barabajt


Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhën me hithr' e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fè,
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!

O stërnip i Kainit, tepdil si bari,
Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
O kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!

Në budrum, nëpër llom' e kufom' u mallkofsh,
Në skëterrën, katran e tiran, u harbofsh,
Me tam-tam e allarm' e me nëm' u shurdhofsh,
Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!

O i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju
Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!

Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhën me hithr' e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!



Kadare
E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI

Ne memorje te demonstratave studentore
ne Prishtine ne vitin 1981


E hidhur vjeshte e ketij viti
Kosoven gjeti nen terror
Korba te zes mbi te ja mbriten
Hetues,gjykates,prokurore.

Me 5 vjet burg,me 8,me 7
Me 12 denojne diku
Keshtu mes jush shekullin ndani
Dhe mijevjecarin ndani ju.

Keshtu e preket historine
Mbi supe e bartet JU serish
Prangat ne shkolle qe i mesuat
Ne duar i ndjete befasisht.

Dhe pate se nuk ish larg mesjeta
S'qe larg dhe vec ne endra s'qe
Dh'u kthye nata e Prishtines
Ne naten Shen Bartoleme

U ngritet Ju vigane,fisnike
Me korektese e madheshti
Ngaqe kerkuat *Republike*
Ju shtypen si ne Monarki.

Por koha kurre s'vjen pergjysem
Nat e masakres vetem s'mbrin
Se pas Dushanit car te frikshem
Rrufeshem Skenderbeu arin.

S'kish deshmitare,TV nuk pati
Zinxhir i tankut kur ju griu
Por rete e globit vec ju pane
Ndergjegje e botes tek ju mbriu.

Keshtu ne vorbull te epokes
U ngritet Ju si monument
Ju qe e preket historine
Dhe n'histori u kthyet vete.
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Pergjigje
Kadare shkruan martesen e femrave shqiptare me dhune me ushtaret kinez !!!!!!!!! !


Kadare kete poezi ja kushton demostratave te vitit 11 mars 1981
Por ne kete kohe gabon se nuk ka qen vjeshte por dimrin ne perfundim e siper !!!!
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Tjeter poezi


Kadare ket poezi ja kushton gjenit shqiptar ku Xhaxhi Enver Hoxha i nxit femrat shqiptare te bejn sex me ushtar kinez qe gjakun shqiptar ta perzin

Ky Dimer

C'i gjate ish ky dimer, c'i pafund.
E lodhur pudra mbi fytyren tende.
I mpire eshte gezimi, thua s'ngjallet dot.
Apo si ai q'u dergj nga nje lengate e gjate.
S'do mekembet kurre ashtu sic qe?

C'i gjate ish ky dimer, c'i ftohte ish.
Ne pusin e ndergjegjes mezi ndihen
Tingujt kambanash si renkim te mbyturish.
Ato gjithashtu vdiqen, dot s'i ngjall,
Sa gjera u vyshken, me e keqe se vete vdekja
Ish vyshkja e tyre e ngadalte, o zot.

C'i gjate ish ky dimer, c'i pashprese ish.
Kinezet qe s'duken me ne udhekryq rrugesh
Por vete ata s'kane vdekur: qelqe dritaresh
Te stilit q'ata sollen vezullojne ngriraz
Duke derguar ftohtesine e tyre
Mbi mijera fytyra si prej maske kalimtaresh

Sa kohe valle do ti duhet
Genit te races ate maske te shpelaje.
Apo ne luften e maskes me lekuren
Maska do te fitoje me ne fund?

C'i gjate ish ky dimer, c'i acarte ish,
Mbi varrin e tiranit monoton
Shiu po bie. Ka gjume a s'ka nen dhe?

C'i gjate ish ky dimer, c'i vrerosur ish.
E lodhur pudra mbi fytyren tende.
Nen pluhur tempujsh, i lodhur shpirti im.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ismail Kadare,per  gjenin e kinezeve ne shqiperi Empty Pse per Ismail Qemalin flitet pakes ?

Message  Perparimi Ven 4 Jan - 16:39

Dy djemtë e Ismail Qemalit,për të cilët nuk u fol kurrë
nga capkenja prej Mon Mar 22, 2010 5:33 pm

(Fatkeqësisht, historia e Ismail Qemalit dhe e familjes së tij,kur vendi po i afrohet 100 vjetorit të Pavarësisë,pret akoma të shkruhet)
Marr shkas të shkruaj diçka për Familjen e Ismail Qemalit, për djemtë dhe vajzat e tij, veçanërisht duke u ndalur në dy prej tyre, jo vetëm thjesht për të treguar një aspekt të panjohur të jetës së tij, por ngaqë historia jonë (në këtë rast historia e Atij që Shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e një populli të tërë, Atij që sakrifikoi gjithshka për Atdheun), është shkruar dhe vazhdon të shkruhet shtrembër, një paradoks i paparë, kur vendi po i afrohet 100 vjetorit të Pavarësisë!!! Në ndonjë rast shkruhet shtrembër, për mosdije; në ndonjë rast qëllimisht. Rrallë ndodh në histori që kur shkruhet për një figurë historike të përmendet pak ose aspak familja e tij. Përkundrazi, historianët «gërrmojnë» edhe në skutat më të thella për të hedhur dritë mbi paraardhësit dhe pasardhësit e një figure historike. Me Ismail Qemalin historiografia jonë veproi krejt ndryshe. Për familjen e tij as që u fol ndonjëherë!!! Por nëse atëhere historiografia ishte kthyer në një instrument, në shërbim të regjimit në fuqi, po sot? Përse «historianët» nuk e shkruajnë historinë e Njeriut të Pavarësisë, Atij që u krijoi shtetin? Në veprën «Collected Works», shteti indian, për të nxjerrë në pah, me tërë madhështinë e mundshme, ka përmbledhur, në 100 vëllime (me rreth 50.000 faqe), fjalimet, intervistat, shkrimet, artikuj gazetash, letra personale, etj., etj., pra gjithë aktivitetin e Njeriut të madh, Gandi, duke i bërë një shërbim të jashtëzakonshëm historisë dhe duke respektuar me nderim sakrificat që Gandi bëri për Kombin e tij. Ky është vlerësimi që meritojnë njerëzit e mëdhenj.
Për Ismail Qemalin, Simbolin e Pavarësisë, atë që patriotët, bashkohës të tij, e kanë cilësuar Cavour-in e Shqipërisë apo Gladstone, dhe që shqiptarët, kudo në botë, e kujtojnë me respekt në Ditën e Shenjtë të Flamurit, në këtë ditë që na bën të ndjehemi krenarë dhe shqiptarë, historiografia jonë s'ka bërë asgjë: rreth 5-6 punime që, ndoshta, po t'i mbledhësh faqet e tyre, janë më pak se vetë «Kujtimet» e Ismail Qemalit!!!
Pra, nisur nga ky fakt, me dëshirën për të hedhur dritë, sado pak, mbi një aspekt të panjohur të jetës së Themeluesit të shtetit shqiptar, duke shpresuar që historianët e ardhshëm, duke lënë mënjanë pasionet dhe skemat politike, të studiojnë siç duhet jetën dhe veprën e tij, atëhere, padyshim që do dali në pah, me tërë madhështinë, edhe kontributi i madh që ka dhënë Familja e tij, paraardhësit dhe pasardhësit, në dobi të çështjes kombëtare.
Më 1867, siç shkruan edhe vetë në «Kujtime», ndërsa ndodhej me punë në Rusçuk (Bullgari), atëhere pjesë e Perandorisë Osmane, Ismail Qemali u martua me Kleoniqi Surmeli, me të cilën, siç do shprehej edhe vetë, pati lumturinë të kishte 10 fëmijë, gjashtë djem: Mahmud bej (1871-1920), Tahir bej (1875-1932), Et''hem bej (1884-1937), Xhevdet bej (1888-1910), Qazim bej (1893-1953), Qamil bej (1895-1950) dhe katë vajza: Mevedet (1873-1954), Alije (xx-1955), Ylvije (xx-1934), një vajzë vdiq pak pas lindjes.


Et'hem Bej Vlora Et'hem bej Vlora, Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali dhe Qazim bej Vlora (rreth vitit 1912)

Padyshim, një njeri me një pozitë të lartë, me kulturë të gjerë, reformator dhe liberal si ai, do të tregonte një kujdes të veçantë për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tij. Të nëntë fëmijët e Ismail Qemalit ishin të paisur me një kulturë të gjerë, njohës të shumë gjuhëve të huaja, të shkolluar e, mbi të gjitha, atdhetarë. Gjatë përpjekjeve të tij në dobi të çështjes shqiptare, Ismail Qemali gjeti një mbështetje të madhe tek familja e tij, veçanërisht tek djemtë, dy prej të cilëve nuk ju ndanë, që nga viti 1900, kur ai u arratis nga Turqia dhe deri ditën që vdiq, më 24 janar 1919. Jo pak, por 19 vjet, ata e shoqëruan kudo.

Gjatè misionit diplomatik nè Konferencèn e Ambasadorève, nè Londèr (1913)

Më 1900 Ismail Qemali u arratis nga Turqia, duke marrë me vete vetëm tre nga djemtë e tij: Et'hem bej, Xhevdet bej dhe Qazim bej. Pjesa tjetër e familjes (dy djemtë e mëdhenj Mahmud bej dhe Tahir bej, punonin në administratën shtetërore turke dhe, më pas, Sulltani do t'i internonte; vajzat ishin të martuara; djali i vogël ishte 5-vjeçar dhe gruaja) do qëndronin në Stamboll.
Të tre djemtë e tij, në atë kohë, ishin akoma të vegjël. Siç shkruan Anslemo Lorecchio, në gazetën e tij «La Nazione Albanese», kur Ismail Qemali arriti në Napoli, më 18 maj 1900, «shoqërohej nga tre djem të tij, Ibrahim Edhem beg, gjashtëmbëdhjet vjeç; Ahmed Djevdet beg, dymbëdhjet vjeç dhe Kiazim beg, shtatë vjeç» (Catanzaro, Itali, 30 qershor 1900, f.1). Gjatë periudhës së gjatë të viteve të emigrimit (8 vjet), ata do të rriteshin vetëm me të atin, duke krijuar kështu një lidhje të fortë, që do të vazhdonte përgjatë gjithë periudhës së Lëvizjes Kombëtare, ku Ismail Qemali luajti një rol kryesor. Xhevdet bej Vlora vdiq i ri, nga turbekulozi, aty nga viti 1910, ndërsa Et'hem beu dhe Qazim beu do t'i qëndronin përkrah deri më 24 janar 1919, kur ai do të mbyllte sytë në Peruxhia të Italisë, ndërsa përgatitej, me tërë energjitë e tij, për të marrë pjesë në Konferecën e Paqes, në Paris.
Et'hem bej Vlora. Lindi në Stamboll, më 1884. Studimet fillore i mori në vendlindje ndërsa më pas studioi në qytete të ndryshme të Europës si Lozanë, Paris e Bruksel. Në tetor 1912, përpara se Ismail Qemali të nisej për Bukuresht, për të filluar udhëtimin drejt Pavarësisë, Et'hemi u nis për Vlorë dhe mori pjesë në Komisionin përgatitor për Shpalljen e Pavarësisë, duke qenë koordinator i këtij Komisioni me Ismail Qemalin. Në një letër që Ibrahim Shyti i dërgonte mësuesit Musa Muho, më 1969, lexojmë: «Sa për djalin e Ismail Beut, Et'hemin, ai ka qenë ushtarak dhe ato kohë erdhi në Vlorë, me këshillë të Ismail Beut e të Gurakuqit, dy muaj para se të shpallej indipendenca. Ca kohë qëndroj në shtëpinë e Hamza Isait e ca kohë në atë të Ymer Radhimës. Në mbledhje me vlonjatët transmetonte letrat që i vinin nga Nica e Francës dhe me telegraf komunikonte me Ismail Ben. Et'hem Beu ishte i urtë e me plot fjalë të mënçura. Ai kishte pasur shokë në Stamboll Toto Hosen nga Bolena. Po atë nuk e poqi dotë sepse autoritetet turke e kishin larguar nga ushtria. Gjithë Paria e Vloërs, nuk bënte gjë pa pyetur Et'hem Beun» («Nga Epistolari i Ibrahim Shytit në Vlorë», Tiranë 2000, f.241). Më 9 nëntor 1912, nga Vjena, Ismail Qemali dërgoi dy telegramet e njohura historike, njërin drejtuar Et'hemit dhe tjetrin parisë së Vlorës: «Vij me vaporin më të parë. E ardhmja e Shqipërisë është siguruar. Telegrafoni kudo të kenë besim të plotë për fatin e atdheut. Duke u rekomanduar marrëveshje vëllazërore, bashkëpunim, ecje në rregull të punëravet shtetërore, ruajtje të rendit publik, përshëndetje atërore, Qemal» («Ismail Qemali -përmbledhje dokumentash», Tiranë 1982, dok.183). Më 13 nëntor 1912 Et'hemi i përgjigjet të atit nga Vlora: «Falenderime të sinqerta për të ardhmen e Shqipërisë. Kemi ftuar kudo bashkatdhetarët të dërgojnë në Vlorë delegatë për Asamblenë. Delegatët e emëruar presin udhëzime pas komunikimit të telegramit tuaj. Na udhëzoni nëse është e nevojshme të bëhet mbledhja. Shpejtoni ardhjen në qoftë se Durrësi nuk është i bllokuar. Qetësi e plotë. Presim me padurim sqarimin e gjendjes. Të fala me respekt në emër të bashkatdhetarëve, Et'hem» (po aty, dok.185). Në krye të trupave ushtarakë rezervistë, me gradën e kapitenit, Et'hemi organizoi pritjen e delegatëve në Vlorë dhe, gjatë periudhës së Qeverisë së Vlorës, e gjejmë së bashku me Luigj Gurakuqin dhe Hysen Vrionin në përpjekje për njohjen e Qeverisë së Vlorës në Veri të vendit (po aty, dok.291/295). Mori pjesë në delegacionin e Qeverisë së Vlorës, kryesuar nga Ismail Qemali, pranë Konferencës së Ambasadorëve, në Londër (1913). Më 1914, pas dorheqjes së Ismail Qemalit nga Qeveria, u largua nga Shqipëria, së bashku me të atin. Në dhjetor 1918 Qeveria italiane e ftoi Ismail Qemalin në Romë, për të koordinuar veprimet mbi të ardhmen e Shqipërisë. Nga Spanja, ku ndodhej me familjen, Ismail Qemali, shoqëruar nga Et'hemi dhe Qazimi, u nis për Itali. Pas vdekjes së Ismail Qemalit, Et'hem beu u zgjodh nga shqiptarët e Amerikës, të grumbulluar rreth «Partisë Politike», delegat në Konferencën e Paqes, në Paris, midis emrave të dëgjuar si Hasan Prishtina, Aqif Pashë Elbasani, Pandeli Cale, Mit'hat Frashëri, Ali bej Klisyra, Nuredin bej Vlora, etj., Më pas u vendos në Tiranë dhe nuk u mor me politikë. Më 1932, me rastin e 20-vjetorit të Pavarësisë, ku u zhvillua edhe ceremonia e zhvendosjes së eshtrave të Ismail Qemalit, nga Kanina në Vlorë, Et'hemi dorëzoi, gjatë ceremonisë, Flamurin dy krenar që u ngrit në Vlorë, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë. Për këtë, gazeta «Besa», më 29 nëntor 1932, do shkruante: «Me Flamurin që është ngritur në Vlorë, më 28 nëntor 1912, janë bërë fotografitë e rastit dhe flamuri, nga Et'hem Vlora, i dorëzohet prefektit i cili ja jep ministrit të Arsimit Hilë Mosi, i cili do ta dorëzonte në Muzeun Kombëtar...».

Kapiten Et'hem bej Vlora, gjatè festimit tè pèrvjetorit tè parè tè Pavarèsisè (Vlorè, 28 nèntor 1913)


Më 7 maj 1937, krejt papritur, Et'hem bej Vlora vdiq në Spitalin «Zog I», në Tiranë. Shtypi i kohës e përcolli me dhimbje vdekjen e tij. Gazeta «Shtypi», që dilte në Tiranë, shkruante: «Zhdukja e një patrioti fisnik» (Tiranë, 10 maj 1937, f.4); Gazeta «Jeta e Re», që dilte në Vlorë, midis të tjerash shkruante: «Dje na erdhi lajmi i vdekjes së kapiten Et'hem Vlorës. I ndjeri ishte një burrë i urtë, i matur dhe i ndershëm. Të ndyerin e kujtojmë me mallëngjim gjithë Vlora dhe veçanërisht shokët e tij vlonjatë të 1912ës» (Vlorë, 10 maj 1937, f.4). Ceremonia e varrimit u krye me nderime të mëdha. Gazeta «Drita», nën titullin «Një shumicë e madhe autoritetesh civile dhe ushtarake e shoqëruan kufomën e Et'hem Vlorës», e jep të plotë këtë ceremoni mortore, në faqe të parë të saj, shoqëruar edhe me një foto të ceremonisë (Tiranë, 9 maj 1937, f.1). Et'hem bej Vlora u martua me Ismete Ohri (Toptani), me të cilën nuk pati fëmijë.
Qazim bej Vlora. Lindi në Stamboll më 1893. Që nga viti 1900, kur Ismail Qemali u arratis nga Stambolli, qëndroi gjithmonë pranë të atit. Ka qenë i pranishëm në çdo aktivitet, takim, udhëtim të kryer nga Ismail Qemali, duke e shoqëruar kudo, gjë që vihet re, jo vetëm në «Kujtimet» e Ismail Qemalit, por edhe në dokumentat dhe fotot e kohës. Gjithmonë kur e prezantonte tek miqtë Ismail Qemali shprehej: «Ky është arkiva ime e gjallë, ruan në kokë çdo material të botuar ose të folur, që më hyn në punë për problemin e madh shqiptar. Eshtë im bir, Qazimi». Pas fitores së Revolucionit xhonturk, më 1908, shoqëroi të atin në Vlorë ku, siç dihet, Ismail Qemali u zgjodh deputet i Beratit në Parlamentin e Perandorisë Osmane. Ishte i pranishëm në takimet e Ismail Qemalit me Hasan Prishtinën, për organizimin e kryengritjes së përgjithshme, gjatë viteve 1909-12, gjë që vërtetohet edhe nga foto të kohës. Gjatë viteve 1910-12 zhvilloi një aktivitet të gjerë për furnizimin e kryengritësve shqiptarë me armë: «...akuzohet një shoqëri gjoja klandestine, -lexojmë në një relacion të konsujve në Vlorë, -e cila gjendet nën drejtimin suprem të Qazim beut (djalit të Ismail Qemalit) që, ndër të tjera, përfshika përsëri edhe personat e komprometuar në çështjen shkollore, sepse mbledh të holla për tu ndihmuar shqiptarve të Veriut kundër trupave osmane si dhe importon fshehurazi armë dhe municione për një kryengritje të mundshme...» («Ismail Qemali -Përmbledhje Dokumentash», Tiranë 1982, dok.114). Ishte i pranishëm në Podgoricë, gjatë përgatitjeve për Kuvendin e Gërçes (23 qershor 1911) dhe është autori i përkthimit në shqip të këtij Memorandumi («Le Figaro», Paris, 8 korrik 1911, f.2). Për t'u shpërndarë kryengritësve Memorandumin, shtypur si libër më vete, dhe për të marrë aprovimin e tyre, Ismail Qemali e dërgoi në Podgoricë, së bashku me Qazim Kokoshin (Bardhosh Gaçe, «Lëvizja Kombëtare në Vlorë, 1878-1912», Tiranë 1999, f.155). Më 25 tetor shoqëroi të atin për Bukuresht. Mori pjesë në mbledhjet e kolonisë shqiptare të Bukureshtit sidhe në të gjitha takimet që Ismail Qemali zhvilloi përgjatë gjithë udhëtimit të tij për Shpalljen e Pavarësisë. Mori pjesë në delegacionin diplomatik, drejtuar nga Ismail Qemali, në mbrojtje të çështjes shqiptare, pranë Konferencës së Ambasadorëve, në Londër (1913). Gjatë Luftës I-rë Botërore qëndroi në Francë, Itali e Spanjë. Së bashku me të vëllanë, Et'hemin, shoqëroi të atin në Peruxhia (Itali). Më 1921 Qazim bej Vlora hodhi kandidaturën për deputet, në Vlorë, por nuk fitoi. Mbase në këtë kohë gëzonin më shumë simpati në popull luftëtarët e shquar të Luftës së Vlorës si, Qazim Koculi, Qazim Kokoshi, etj. Në ato pak rreshta të prezantimit të tij si kandidat lexojmë:
«Duke parë se gjithë Zotrinjtë kandidatë kan botuar programin e tyre e pashë të nevojshme të them edhe un disa fjalë: Nuk shoh asnjë nevoj për të paraqitur një program; sepse le ta lemë mënjanë që nuk është e mundur të shtrëngohet ky me nja dy shtylla të një gazete, por edhe duhet që të gjithë bashkatdhetarët e mi të dijnë mendimin që kam patur si udhëheqës gjithnjë e do ta kem ku është përpjekja me të tërë mjetet e mënyrat: të mbrojturit e Atdheut e të drejtat e tij. E akoma unë në është se e vura kandidaturën time kjo nuk është nga asnjë ndjenjë e interesit të veçantë por nga patriotizmi i thjeshtë, me qëllim që të jem ndërmjetës midis popullit e Qeverisë së tij e kështu të mundem të mbroj e të përkrah interesat dhe hallet e tij, të siguroj lumturin e fatbardhësin e tij me mjetet që sot qytetrimi dhe përparimi na shtron përpara.
Me këtë rast përfitoj t'i paraqes falenderimet e mia shumë Zotërinjve që më kanë dhënë kurajo e veçanërisht bashkëqytetarët e mi të cilët gjithnjë më tregojnë një dashuri të vërtetë, lavdi emrit që mbaj i cili përmënt kujtimet e të palodhurit mbrojtësit të tyre.
Pra, është me plot besim që paraqitem përpara jush duke shpresuar se ky popull që e kam dashur në gjithë jetën time, që i kam vrapuar në më të voglat rreziqe duke hyrë gjithnjë në rrjeshtat e tij, do të më gjej të meritueshëm për besimin e tij. Kiazim Kemal Vlora, Vlorë, 17.02.1912» («Mbrojtja Kombëtare», Vlorë, 20 shkurt 1921, f.1).


Ismail Qemali, Qazim bej Vlora dhe Hasan Prishtina (Stamboll, rreth vitit 1910)


Rreth vitit 1936 u martua me Behije Masllafin, e veja e Inajet bej Ohrit, me të cilën nuk pati fëmijë. Pas «çlirimit» të Shqipërisë u vendos në Strugë dhe pas prishjes së marrdhënieve shqiptaro-jugosllave, më 1949, nuk u kthye më në atdhe. Më 1949 policia maqedonase i sekuestroi një pjesë të dokumentacionit, që kishte me vete. Sipas historianëve struganë ai kishte një dokumentacion të pasur dhe një bibliotekë shumë të madhe, fati i të cilave nuk dihet. Mbetur në vetmi të plotë, larg familjes e atdheut, Qazim bej Vlora vdiq në dhjetor 1953. Shoqata e Historianëve Strugan, pas kërkimeve të shumta, më 1997, zbuloi vendin ku preheshin eshtrat e Qazim bej Vlorës, duke i vendosur dhe një pllak mbi varr. «Me këtë akt, -ka theksuar Kryetari i Forumit Intelektual të Strugës, -pastruam ndërgjegjen tonë prej shqiptari, që për shumë vjet, për arsye objektive, nuk e kemi ditur se në varrezat tona të Strugës prehen, jo vetëm eshtrat e njërit nga djemtë më të mirë të Ismail Qemalit, Qazim bej Vlora, por bashkë me to edhe një pjesë e ndritur e historisë tonë kombëtare, për të cilën ne jemi krenarë».

28 nëntor 2008

Shtojcë
Ngacmues èshtè fakti qè, Flamuri qè u ngrit nè Vlorè, mè 28 nèntor 1912, i cili tashmè nuk gjendet mè dhe kohèt e fundit ka patur shumè diskutime rreth tij (i kujt ishte, nga erdhi, kush e qèndisi, etj), sipas gazetès "Besa" tè vitit 1932, kur jetonin thuajse tè gjithè pjesèmarrèsit e Pavarèsisè, pra njè fakt mè se i besueshme, ruhej nga Et'hem bej Vlora i cili, gjatè ceremonisè sè 20-vjetorit tè Pavarèsisè, ia d
orèzoi shtetit.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ismail Kadare,per  gjenin e kinezeve ne shqiperi Empty Re: Ismail Kadare,per gjenin e kinezeve ne shqiperi

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum