Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ukshin Hoti,ortodoxet jan pjese e ndritur e kombit(shkolluar

 :: sport

Aller en bas

Ukshin Hoti,ortodoxet jan pjese e ndritur e kombit(shkolluar Empty Ukshin Hoti,ortodoxet jan pjese e ndritur e kombit(shkolluar

Message  Perparimi Dim 3 Mai - 9:47

Një nga fytyrat më të spikatura të politikës shqiptare në vitet ’90 theksonte se inteligjenca shqiptare e konfesionit ortodoks është tejet e ngritur dhe vazhdonin të kontribuonin për kombin shqiptar, shkruan Konica.al.
Intelektuali Hoti, për fatin e të cilit sot e kësaj dite nuk dihet asgjë, në librin e tij «Filozofia politike e çështjes shqiptare» qysh në vitin 1995 sfidonte paragjykimet dhe sterotipet që ishin krijuar në disa qarqe për shqiptarët ortodoksë dhe asocimin e tyre me grekë.











Portali Konica.al sjell një shkëputje kuptimplotë nga libri i Ukshin Hotit:
[size=41]Ukshin Hoti: Shqiptarët ortodoksë, pjesa më e ndritur e kombit
[/size]

[size=13]Byadmin
07/22/2017[/size]


«Shqiptarët e krishterë ortodoksë janë ndër pjesët më të arsimuara të kombit shqiptar. E kanë kishën e vet autoqefale të cilën e ka themeluar shumë i përndershmi Fan Noli. Intelegjencia shqiptare e këtij konfesioni është tejet e ngritur dhe ajo padyshim ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë në ndërtimin e kombit shqiptar. Ata kanë të drejtë dhe detyrë që ta artikulojnë disponimin e vërtetë të pjesëtarëve të thjeshtë të bashkësisë së vet fetare që janë ndjerë gjithmonë si shqiptarë dhe jo si grekë, ashtu siç është e drejta e tyre që t’i shprehin lirisht bindjet dhe ndjenjat e tyre nga pozitat e përkatësisë së tyre nacionale në raport me të gjithë popujt tjerë që i përkasin kishës së krishterë lindore. Një gjë e tillë nuk i bën më pak shqiptarë se ç’janë në realitet. Për këtë shkak diskutimet politike midis shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri, duhet të lirohen nga mosbesimet në baza të tilla. Shqiptarët janë komb evropian dhe s’mund t’ia lejojnë vetes luksin e të shprehurit në trajtë despotike aziatike».
(Ukshin Hoti, Filozofia politike e çështjes shqiptare, Rozafa, 1995, f.169)
http://prizrenpress.com/ukshin-hoti-shqiptaret-ortodokse-pjesa-me-e-ndritur-e-kombit/?fbclid=IwAR1yun5h-7f1Qe5wGFtIQ97hb2kHETt_YVEoQfoix1IFnal6sFrqSv2d1TA

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum