Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy

 :: politika

Aller en bas

Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy Empty Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy

Message  Perparimi Mer 24 Déc - 10:50

http://pashtriku.beepworld.de/ukshinhoti.htm


Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy Myrvete_hoti_flet_per_ukshin_hotin

Myrvetja dhe vellau saj Afrim Hoti

Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy Myrvetja-afrimifotoukes

Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy Fletleshimiihotit16.05.99


Bislim Elshani

E vërteta është se Ukshin Hoti është arrestuar më 14 maj të vitit 1994, mirëpo sipas ligjeve serbe, koha e kalimit në hetimet policore, të cilat mund të zgjasin deri në tri ditë, nuk i llogaritet në afatin e dënimit.  Sidoqoftë, lirimi një ditë para kohe i Ukshin Hotit duket të jetë bërë sipas ndonjë taktike policore, që ska të bëjë me rregulla e ligje, ashtu si dhe vetë arrestimi i tij para 5 vitesh.

P.S – Këtë informatë e mora dje ( më 28.05.1999) në mëngjes nga një avokat, të cilit, me kërkesën e tij, nuk guxojmë t´ia përmendim emrin (për shkak të rrethanave në të cilat gjendet). Emri i burimit serb është gjithashtu i njohur, si nga avokati, ashtu dhe nga unë, por edhe ai ka kërkuar që të mos i përmendet emri.

Hysni Bytyqi

Më 3 maj 1999, ishte dita e parë e punës pas festave të majit, dhe në mëngjesin e asaj dite, (rreth orës 08:00) e thirra në telefon drejtorinë e burgut në Mitrovicë të Sremit. Për fat të keq mësova se  Ukshini nuk ishte më në atë burg. Më thanë se është transferuar për në burg të Nishit. Pa humbur kohë e thirra burgun e Nishit dhe mësova se Ukshini dhe disa të burgosur tjerë shqiptar ishin transferuar në burgun e Dubravës së Pejës.
Gjatë bisedës, Myrveti më tha se ka biseduar me avokatin Zhivojin Jokanoviq në Prishtinë, i cili i paska premtuar se do të tenton që Ukshinin, para se ta lirojnë nga Dubrava, ta sjellin në Prishtinë  ku do ta merrte Zhika dhe do ta mbante në shtëpi të tij deri sa të qetësohet situata

10 apo 11 maj kur kontaktova në telefon me Jovica Jovanoviq, ish–zavendës i Prokurorit të Qarkut në Prishtinë, tani i punësuar në Sektorin e Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë për Kosovë.

Më datën 21 apo 22 maj Jovica më ka thënë se makina ka ardhur nga Dubrava dhe është informuar zyrtarisht se Ukshin Hoti është liruar ditën e diele, më 16 maj 1999, pak para orës 11:00 të paradites.
Deri me 17 maj e kam telefonuar për çdo ditë, ndërsa përgjigjja ishte e njejtë.

Pas 12 qershorit 1999, të burgosurit shqiptarë janë transferuar sërish nëpër burgjet e Serbisë, dhe gjatë vizitave që ua kam bërë atyre kam mësuar se “Ukshin Hotin në ditën e lirimit (më 16 maj) e kishin vra një apo dy kilometra largë portës së burgut të Dubravës, në drejtim të Istogut.” Më kanë thanë se këtë ua paska komunikuar një gardian malazezë (po atë ditë), atyre që kanë qenë në një dhomë me Ukshinin.
ndërsa më vinte shumë zorë prej motrës së Ukshint, Myrvetës. Kisha dëgjuar se ajo kurrsesi nuk pranon të flitej për humbjen e vëllait.

Zotni Bytyqi,ku ishit gjate datave 12,14,15 e 16 maj si avokat i Ukshin Hotit ?Ketu diçka me dukeni shume i dyshimt ne keto deklarata.Per vrasjen e Ukshinit pasket marr vesh me daten ;;Më datën 21 apo 22 maj Jovica më ka thënë se makina ka ardhur nga Dubrava dhe është informuar zyrtarisht se Ukshin Hoti është liruar ditën e diele, më 16 maj 1999, pak para orës 11:00 të paradites.
.....................
Ku ishet qe nga data 17 maj gjere me daten 21 maj 1999 zotri Bytyqi???????

Diku pas gjysmës së gushtit 1999, një të shtune, tek unë në fshat ka ardhur Skender Hoti, një veprimtar i devotshëm, dhe më tha se Ukshini 100 % është gjallë. Më tha se kanë kontaktuar me disa njerëz, të cilët i kërkojnë 100.000 DM që ta vizitoi Myrveti atë diku në Mal të Zi. Nuk munda ta bindi se kjo nuk është e vërtet. Ai ishte i bindur se kjo vizitë do të realizohet. Skenderi më tha se kanë kërkuar nga ata njerëz që do ta dërgojnë Myrvetin deri te Ukshini, që ta sjellin një familje të tyre në Pejë, e cila do të qëndronte aty deri sa të kthehet ajo (nga Mali i Zi). Pas dy jave, Skenderi më tha se ky propozim ishte refuzuar! Për fat të keq ky është realiteti, kemi edhe këso gjallesash me fytyra të njeriut, të cilët tentojnë të pasurohen duke shfrytëzuar fatkeqësinë e tjetrit. Vallë çfarë janë këto figura njerëzish?

01.12.2006



Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy Empty Re: Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy

Message  Perparimi Mer 24 Déc - 12:03

Bajrush Xhemaili

LIGJI I HAMURABIT
Kisha dëgjuar e lexuar aq shumë për profesorin e nderuar Ukshin Hoti, por që asnjëherë nuk më kishte rënë ta takoja. Për herë të parë e takova në burgun "Dubrava" të Burimit (Istogut). Fillimisht shiheshim prej së largu nga shetitoret e pavijoneve. Unë isha në Pavionin C1 e ai në pavionin pranues.

Ishte karakteristikë e theksuar e tij se reagonte dhe protestonte njësoj fuqishëm si për padrejtësitë që u bëheshin të burgosurve politikë, ashtu edhe atyre ordinerë, madje ai nuk do të hezitojë që të bëjë edhe grevë urie për ta. Puna erdhi deri aty sa eprorët e burgut nuk mund ta duronin më këtë kryengritës të papërmirësueshëm. Prandaj edhe do ta transferojnë në burgun e Nishit.

Sidomos grupin në krye me Nait Hasanin, e ka torturuar në mënyrë të veçantë. Po atyre torturave do t'iu nënshtrohet edhe profesor Ukshini për rreth pesëdhjetë ditë me radhë, sa edhe do ta mbajnë në vetmi. Ai më vonë, kur do të takohemi në një dhomë të përbashkët, do të na rrëfejë për mizorinë që është bërë mbi të: "Nga të rënat e fuqishme e pa kontroll, fillimisht mu duk se më shkoi njëri krah, pastaj krahu tjetër, më vonë shpina, këmbët… Thjesht kisha ndjenjën, dhe isha bindur, se e kishin vendosur të më mbysnin duke më torturuar". Dhe pas gjithë kësaj, atë nuk do ta sjellin më në dhomë të përbashkët me ne të burgosurit politikë shqiptarë, por do ta vendosin në një vend me të burgosur të tjerë për vepra të ndryshme ordinere me përkatësi të ndryshme kombëtare. Në të vërtetë, edhe pse ne ishim në një izolim të plotë, ai do ta kishte më lehtë në shoqëri me ne se sa me ata të burgosur ku dominonin kriminelët serbë, por që kishin një tretman ku ishin më të lirë.

Ne ishim së bashku (gjithsej 44 të burgosur politikë shqiptarë) edhe dy ditë pas fillimit të bombardimeve të paktit NATO mbi caqet serbe, kur e sollën edhe profesor Ukshin në dhomën tonë, me ç'rast na e dha lajmin e gëzuar të atij sulmi aq të pritur nga shqiptarët. Aty do të na mbajnë deri më 26 prill 1999, kur na transferojnë për në burgun e Nishit, po aq famëkeq sa edhe i Mitrovicës së Sremit. Në Nish do të na presë "shpaliri" i përbërë pothuajse nga i gjithë potenciali i gardianëve të atij burgu."Shpaliri" është ajo metodë torturimi ku gardianët janë të radhitur në dy radhë dhe i burgosuri duhet të kalojë përmes këtyre dy radhëve.
Ligji i Car Dushanit"Shibanje"nese shpetone je i lire.
Radha i erdhi edhe profesor Ukshinit. Në atë rrëmujë, fillimisht nuk e vërejtën ata të cilët sillnin sa mundnin. Por kur njëri e dalloi se ishte profesori, i gëzuar bërtiti: "Shiko, shiko! Qenka kthyer profesori!". Dhe yrysh në të edhe më me forcë se gjer atëherë. Profesori kur dëgjoi atë të thënë ironike, ashtu siç ishte i kërrusur në një pozicion mbrojtës, u drejtua dhe krenar e stoik eci përpara, duke i përballuar të gjithë ato të rëna! Atë natë do të na rrahin edhe disa herë me radhë dhe do të na ndajnë në dy dhoma të mëdha.

Aty do të na mbajnë deri më 26 prill 1999, kur na transferojnë për në burgun e Nishit.
deri në mëngjesin e 29 prillit, kur edhe do të na urdhërojnë të bëheshim gati për transfer të ri
në Mitrovicë të Sremit, edhe këtu, na lidhën me duar prapa secilin veç e veç dhe pastaj të gjithëve na lidhën me një zingjir të gjatë
Pas dite u zgjodh enigma: arritëm në burgun "Dubrava
na kishin sjellur neve që, në rast të bombardimit, të mos e pësonin paramilitarët, por të burgosurit. Këtë rrezik e ndjenim ne
Nga dita që u kthyem, i kishin mbetur vetëm edhe 18 ditë për t'u liruar
orës 10 dhe 11 në paraditen e ditës së dielë (!!!), të datës së 16 majit 1999, do të thotë një ditë para afatit. Fakti se lirohej ditën e dielë ishte për t'u habitur.
Dikush hyri në dhomën tonë dhe lajmëroi se baca Ukë po shkon në shtëpi dhe për ta nxjerrur nga burgu paska ardhur mbikëqyrësi ("nadzorniku") i pavionit tonë, Branku, me mbikëqyrësin e Pavionit C1. Kjo do të thoshte një përcjellje e një niveli të lartë dhe jo e zakonshme. Në të vërtetë, gjykuar sipas fjalëve të një gardiani, i cili pothuajse i vetmi ende sillej korrekt me disa që kishim ndejtur me vite në Dubravë, në lidhje me datën e mënyrën e lirimit të profesorit është mbajtur mbledhje e veçantë dhe është debatuar gjatë se ç'të bëhet me të. Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet e thëna e tij, kur 3-4 ditë para se t'i vie dita e daljes nga burgu thotë: "E, profesor, e kemi vendosur të të lirojmë, le të dalë ku të dalë".
Sapo mora lajmin se po e lironin nga burgu, me të shpejtë vendosa të shkoj për t'u përshëndetur me të, ngaqë kur arrijnë gardianët për ta marrë të burgosurin nuk lejojnë që me të të përshëndetesh ashtu siç ta do zemra. E dija edhe atë se gjatë të përshëndeturit do të bëhet kallaballëk. Dhomat i kishim një mur ndërmjet. E ftova edhe Nait Hasanin dhe hymë në dhomën e tij. Kishte qenë në dhomë duke ecur dhe duke i dëgjuar komentimet e "cimerave" të tij. Edhe unë, sapo hyra në dhomë, më shumë për t'i dhënë kurajo, në ato momente të rënda, i thashë se si duket është shenjë e mirë që kanë ardhur të dielën të ju lirojnë, pasi ky duhet të jetë insistim i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe me ta, me siguri, ka ardhur edhe motra juaj Myrvetja. Në të vërtetë unë i thashë diçka çka kishim dëshirë të bëhej e që edhe më parë e kishim thënë. Sido që të ishte, kjo ndikoi pozitivisht në disponimin e tij në ato momente ankthi, për të gjithë ne. Dhe, menjëherë u përshëndetëm. Sapo deshi edhe dikush të përshëndetet me të tha: "Jo ,nuk dua të përshëndetem më me askend, sepse nuk dua këtë ta marrë si ndarje, nga që së shpejti do të vini edhe të gjithë ju, prandaj dua t'ju përshëndes vetëm me një mirupafshim". Këtë e kuptuam si përpjekje të tij për të na dhënë kurajo. Ne, pastaj, dolëm nga dhoma dhe deri në nisje ishte vetëm me "cimerat" e dhomës së tij.

Pas pak minutash, profesori i respektuar Ukshin Hoti, i përcjellur nga dy mbikëqyrës, do të niset drejt dyerve të daljes së burgut. Dhe ne nuk e kemi parë më. Në të vërtetë të burgosurit ordinerë që punonin jashtë do të na tregojnë edhe se profesorin e kanë parë edhe kur ka kaluar jashtë mureve të brendshme të burgut. Asgjë më shumë. Pas pak ditësh u përhap fjala se gjoja Kryqi i Kuq Ndërkombëtar e paska përcjellur gjer në Itali dhe të gjithë u gëzuam pa masë se më në fund paska shpëtuar nga kthetrrat e regjimit kriminal, njeriu që aq shumë i nevoitet Kosovës. Madje aq shumë e besuam këtë të pavërtetë sa që kur më 19 maj NATO bombardoi burgun, çuditeshim se si profesori nuk paska arritur t'i informojë qarqet e caktuara ndërkombëtare se në burg tani jemi ne të burgosurit shqiptarë, e jo paramilitarët serbë. Ne nuk mund ta dinim se me të kaluar muret e burgut profesorit do t'i humbë çdo gjurmë dhe nuk do të dijë kush ndonjë gjë për të, aq sa të kuptohet se është gjallë
Videokaseta - përgjasimet dhe hamendjet

Pikërisht rreth 300 metra larg burgut, aty kah muaji shtator 1999 është gjetur një kufomë. Kjo edhe mund të jetë koincidencë. Por, vëllai dhe dhëndrri i Ukshinit, këtë kufomë e kishin incizuar (filmuar) me kamerë. Ata erdhën te unë, në shtëpinë time, që gjatë shikimit të videokasetës, t'iu thoja diçka se mos mbaja mend ndonjë rrobë që ka pasur të veshur profesori. Dhe, për çudi, shumëçka përputhej me atë veshmbathje që kishte Ukshin Hoti në burg. Përsëri mund të jetë koincidencë, por këpucët që kam parë në videokasetë ishin të ngjashme, për të mos thënë të njëjta, me të Ukshin Hotit. Gjithashtu farmerkat kanë mundur të jenë të njëjtat. Ato më kujtonin rastin, që e dija fare mirë, kur një i burgosur ia pat dhuruar profesorit një palë, pak ditë para se të dilte nga burgu. Kufoma që e shihja në videokasetë e kishte një xhemper karakteristik, ashtu siç e kishte dhe siç e mbante veshur edhe profesori. E vetmja rrobë e cila nuk më kujtohet se u ngjante rrobave të tij ishte një sako e lëkurës. Edhe gjatësia e kufomës ishte e përafërt në mos edhe e njëjtë me të profesorit.

I vëllai i Ukshin Hotit, Afrimi, më tha se e ka shqetësuar edhe një çështje në lidhje me kufomën: kufoma e të vëllait tjetër Ragipit që tashmë e kishin gjetur më parë, e kishte kokën e maskruar. Kjo koincidencë e kufomës poashtu pa kokë të gjetur e të filmuar 300 metra larg burgut, e shqetësonte pa masë. Vallë mos ishte ky një sinjal i veçantë!!!

Megjithkëto supozime, hamendje e koincidenca, që mbyllin shtigjet për të shpresuar, ka edhe zëra në mediumet tona informative që na japin zemër se një ditë profesori do të kthehet në Kosovën që aq shumë e deshi dhe aq shumë bëri për të. Uroj që këto, të cilat thuhen e shkruhen nëpër mediume të ndryshme informative në favor të kthimit të tij, të bëhen realitet sa më shpejt. Kosovës i duhet Ukshin Hoti. Padyshim, i duhet shumë.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy Empty Ukshin Hoti

Message  Perparimi Mer 24 Déc - 19:05

Do të mbrohem me të vërtetën, dhe pasiqë ajo nuk ka të bëjë vetëm me mua por dhe me gjithë kontekstin e situatës politike në tërësi, do të provoj që të veçoj atë që ka të bëjë me mua dhe që në të vërtetë  si juridikisht, ashtu dhe politikisht, paraqitet si plotësisht e paqëndrueshme:


Ndërkaq në praktikën e marrëdhënieve politike midis shtetesh, por edhe në praktikën e veprimtarisë se brendshme të vetë shtetit, kjo ndarje, ndonëse në esencë vetëm në dukje,  shfaqet si plotësisht reale.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy Empty Re: Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum