Myrvete Hoti interviste me Shqipe Hetemin
:: politika
Page 1 sur 1

Ukshin Hoti
Intervista e plotë ndërmjet Myrvete Hoti-Kasumi dhe gazetarës Shqipe Hetemi, për gazetën "Epoka e Re" ...
S’bënë asgjë për Ukshin Hotin
Myrvete Hoti-Kasumi, motra e Ukshin Hotit është shprehur e zhgënjyer me institucionet vendore e ndërkombëtare, të cilat nuk kanë bërë asgjë për ta ndriçuar fatin e Ukshin Hotit.
Ajo ka treguar se deri më tani nuk ka lënë derë pa trokitur për të mësuar diçka për Hotin. “Me vetë faktin se u bënë 14 vjet dhe Ukshini konsiderohet ende i zhdukur, kjo tregon më së miri se sa është punuar për çështjen e tij nga institucionet e shtetit të Kosovës. Që nga viti 1999 e deri më tani kam qenë e kyçur në këtë punë, duke kërkuar ndihmë për çështjen e vëllait tim, Ukshinit, mirëpo kërkesa ime ka hasur gjithmonë në vesh të shurdhër”, ka thënë Hoti-Kasumi në këtë intervistë për “Epokën e re”. Ajo i ka bërë thirrje edhe një herë faktorit vendor dhe atij ndërkombëtar ta ndriçojnë fatin e Hotit. “Boll më! Mendoj se është koha e fundit të ndriçohet fati i Ukshin Hotit”, ka thënë ajo.
Hoti-Kasumi ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur ta kushtëzojë procesin e dialogut me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, në veçanti me çështjen e Ukshin Hotit. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë përgjegjësi nga Serbia për fatin e Hotit. “Sikur të kishte interesim institucionet e vendit, edhe ndërkombëtarët, do të punonin për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit. Ndërkombëtarët nuk dëshirojnë t’i prishin raportet me Serbinë. Pse ta bëjnë një gjë të tillë ndërkombëtarët kur shteti i Kosovës nuk është duke e bërë. Kosova duhet t’i kërkojë përgjegjësi Serbisë për fatin e të zhdukurve”, është shprehur ajo. Motra e Ukshinit nuk shpreson se nisma e EULEX-it për hetim të masakrës së Burgut të Dubravës do të rezultojë me sukses.
“Epoka e re”: Znj. Hoti, sa jeni e kënaqur me punën e institucioneve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, në veçanti për fatin e veprimtarit Ukshin Hoti?
Hoti-Kasumi: Me vetë faktin se u bënë 14 vjet dhe Ukshini konsiderohet ende i zhdukur, kjo tregon më së miri se sa është punuar për çështjen e tij nga institucionet e shtetit të Kosovës. Që nga viti 1999 e deri më tani kam qenë e kyçur në këtë punë, duke kërkuar ndihmë për çështjen e vëllait tim, Ukshinit, mirëpo kërkesa ime ka hasur gjithmonë në vesh të shurdhër. Si motër e kam bindjen se çështja e Ukshin Hotit ka qenë e veçantë, ka qenë çështje politike. Në fillim këtë fakt nuk e kam ditur, por me kalimin e kohës si dhe me zbulimin e gjërave e kam kuptuar thellësisht. Prandaj, edhe prej institucioneve, por edhe prej partive politike që nga viti 1999 vazhdimisht kam kërkuar përkrahje, por asnjëherë deri më tani nuk e kam pasur përkrahjen e sinqertë dhe të vendosur. Institucionet tona është dashur ta ndërkombëtarizojnë më shumë rastin e Ukshinit, edhe pse çështja e Ukshinit është e ndërkombëtarizuar, sepse emri i tij është i njohur për Serbinë, për amerikanët, evropianët si dhe për gjithë faktorin ndërkombëtar. Deri më tani kam pasur kontakte me ndërkombëtaret, me vendorët, por edhe me palën serbe, mirëpo asnjëherë nuk më është dhënë përkrahja e duhur për t’i lëvizur gjërat më tutje. Për ta zbardhur fatin e Ukshinit nuk kanë mjaftuar përkushtimi dhe puna ime individuale.
“Epoka e re”: Pse institucionet nuk kanë bërë më shumë për Ukshinin?
Hoti-Kasumi: Bindja ime është se Ukshinit i janë bërë pengesë inteligjenca, bujaria dhe puna si individ. Institucionet janë të interesuar të bëjnë më shumë për dikë që nuk ua zë vendin, dikë që nuk ua zë karriget, shkurt e trup. Prandaj askush nuk i ka dëgjuar thirrjet e mia, edhe pse nuk ka derë që nuk kam trokitur deri më tani, saqë dikur më është dukur vetja se e kam tepruar, se ndoshta jam bërë e tepërt për njerëzit. Kam shkuar gjithkah dhe jam mundur të bëj gjithçka, siç bën motra për vëllanë. Kam qenë në gjendje ta jap edhe jetën për të. Më e shtrenjtë se jeta nuk ka asgjë. Unë deri më tani 50 mijë herë do ta jepja jetën për ta zbardhur fatin e Ukshinit.
“Epoka e re”: Mendoni se çështja e Ukshinit është dashur të hapej në dialogun me Serbinë?
Hoti-Kasumi: Për çështjen e Ukshinit asgjë nuk ia kam lënë rastësisë. Për këtë kam punuar natë e ditë dhe kam qenë në dispozicion çdo minutë. Para se të fillojë ky proces kam kërkuar që jo vetëm çështja e Ukshin Hotit, por edhe çështja e të zhdukurve të tjerë të jetë pjesë e dialogut. Ukshini ka qenë njeri i madh, kalibër i madh, i cili e ka njohur mirë çështjen, marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë aspekt kam dashur ta gjejmë rrugën më të lehtë dhe më të shpejtë dhe pa mundime për të ardhur deri te zbardhja e fatit të tij. Por, nuk më ka dëgjuar askush deri më tani. E kam pasur përkrahjen e individëve, por jo të shtetit.
“Epoka e re”: Keni kërkuar ndihmën e kryeministrit Thaçi për këtë çështje?
Hoti-Kasumi: Po. Kam pasur takime me kryeministrin Thaçi dhe zëvendëskryeministrin Kuçi.
“Epoka e re”: Cila ka qenë përgjigjja e tyre karshi kërkesës suaj, që çështja e Ukshinit të jetë pjesë e dialogut?
Hoti-Kasumi: Gjithmonë më kanë thënë fjalë të mira. Më kanë thënë se: “S’ka problem. E kemi parasysh këtë çështje”. Por, konkretisht nuk është bërë asgjë deri më tash, edhe pse ata kanë dalë edhe në medie dhe kanë thënë se çështja e Ukshinit do të trajtohet si problem i veçantë.
“Epoka e re”: Si çështje e veçantë në kuadër të dialogut me Serbinë?
Hoti-Kasumi: Po, si problem i veçantë në dialog, mirëpo deri më tani asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Gjatë gjithë kohës kam qenë me sy e vesh kah mediet për të dëgjuar mos u bë diçka, por pritjet kanë qenë të kota.
“Epoka e re”: Mendoni se çështja e Ukshin Hotit është dashur të kushtëzohet me procesin e dialogut me Serbinë?
Hoti-Kasumi: Në fillim të dialogut kam kërkuar të kushtëzohet ky proces me çështjen e Ukshinit, por nuk ka pasur mundësi. Pastaj zyrtarët qeveritarë kanë thënë se çështja e të zhdukurve është pika e parë e rendit të ditës në këtë dialog. Jam gëzuar shumë kur kam dëgjuar këtë lajm, duke shpresuar se do të bëhet diçka në këtë drejtim. Por, pa një presion më të madh shoqëror e institucional kurrë nuk do të trajtohen tema të tilla, as çështja e Ukshinit.
“Epoka e re”: Dialogu nuk ka përfunduar ende. Shpresoni që çështja e Ukshinit do të jetë pjesë e këtij procesi?
Hoti-Kasumi: Në fillim kam qenë për dialog, jo që i dua serbët, por kur je në zor edhe në derë të armikut troket për ta arritur qëllimin. Tani jam e zhgënjyer deri në fund. Asnjëherë Ukshinin nuk e kërkoj si të vdekur, nuk e kërkoj as sot për shkak se dikush duhet të japë përgjegjësi për fatin e tij. Ai nuk ka qenë emër çfarëdo, por ka vepruar, ka shkruar si dhe e ka udhëhequr politikën e ndërgjegjes. Nuk kam pasur mundësi t’i ndryshoj gjërat e vetme, sepse më është dashur përkrahja shtetërore. Prandaj kam qenë për dialog në fillim, sepse pa dialog me serbët nuk mund t’i arrijmë qëllimet tona. Mbi 90 për qind të informatave të cilat kanë ardhur tek unë kanë qenë se Ukshini është gjallë, ndërsa vetëm 10 për qind kanë qenë se ai nuk jeton më. Por, unë si motër, me punën që kam bërë deri më tani edhe me faktorin vendor, edhe me faktorin ndërkombëtar, edhe me palën serbe dhe në bazë të informatave të deritanishme, ende jam e bindur se ai është në ndonjë vend.
“Epoka e re”: Nga kush dhe si keni marrë informacione për Ukshinin?
Hoti-Kasumi: Nga lloj-lloj njerëzish. Në mesin e tyre ka njerëz që nuk i kam njohur fare. Shumica prej tyre më kanë thënë se Ukshini është gjallë. Madje njëherë ka pasur tentim edhe për një telefonatë me të, mirëpo njerëzit që kanë punuar aty s’kanë guxuar ta realizojnë një gjë të tillë, sepse u është rrezikuar vendi i punës, besa edhe jeta, pasi rasti i Ukshinit është sekret. Ata nuk kanë guxuar të zbulojnë raste sekrete. Ka qenë një serbe e shërbimit sekret ushtarak të Serbisë, me të cilën kam pasur kontakt për tre vjet. Ajo më ka thënë se e ka parë të gjallë Ukshinin në burg pas vitit 1999. Kemi qenë së bashku në UNMIK, në Kryq të Kuq, ku në praninë time pati deklaruar se e ka parë të gjallë Ukshinin në burg pas periudhës së vitit 1999. Por, e ndërpreva kontaktin me të, pasi nuk pati rezultate. Prandaj të gjitha informacionet që i kam pasur i kam shpërndarë me shpresë se mund të më ndihmojë dikush, por deri më tani kërkesa ime ka hasur në vesh të shurdhër. Askush nuk bëri asgjë.
“Epoka e re”: Si e vlerësoni rolin e faktorit ndërkombëtar në çështjen e personave të zhdukur?
Hoti-Kasumi: Pas luftës kam pasur besim dhe kam shpresuar shumë se do të zgjidhet kjo çështje, por tani për tani jam e zhgënjyer me të gjithë. Nuk jam pajtuar dhe as sot nuk pajtohem me këtë trajtim që u është bërë të zhdukurve të tjerë dhe vëllait tim. E di se dikush duhet të sakrifikojë, por çështjen e Ukshinit unë si motër nuk ia fali askujt. Pala serbe e ka përgjegjësinë për fatin e Ukshinit, sepse ai ka qenë në burgjet e Serbisë dhe ajo duhet të tregojë se çfarë është bërë me vëllanë tim. Shteti i Kosovës duhet të kërkojë përgjegjësi prej Serbisë. Populli thotë: ‘Kur fëmija nuk qanë, as nëna nuk i jep gji’. Mirëpo përfaqësuesit e Qeverisë vetëm fjalë të mira më flasin. Fjalë miradije sa të dush, respekt sa të dush, por punë jo. Unë e respektoj punën dhe argumentet. Unë si motër jam angazhuar shumë, kam shkuar çdo kund, në mal e në fushë, deri edhe në Serbi. Kjo nuk ka qenë e lehtë për mua si femër, si grua e burrit dhe si nënë e fëmijëve, por tani jam e zhgënjyer shumë. Asnjëherë nuk do të kisha menduar se pas gjithë kësaj sakrifice do të mbetem me gishta në gojë, duke dëgjuar mediet se mos po thotë ndokush ndonjë fjalë. Sikur të kishte interesim institucionet e vendit, edhe ndërkombëtarët, do të punonin për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit. Ndërkombëtarët nuk dëshirojnë t’i prishin raportet me Serbinë. Pastaj pse ta bëjnë një gjë të tillë ndërkombëtarët kur shteti i Kosovës nuk është duke e bërë. Kosova duhet t’i kërkojë përgjegjësi Serbisë për fatin e të zhdukurve.
“Epoka e re”: EULEX-i ka marrë një nismë për hetimin e masakrës në Burgun e Dubravës. Si e vlerësoni këtë?
Hoti-Kasumi: Kam bindjen se nuk do të ketë sukses.
“Epoka e re”: Pse?
Hoti-Kasumi: Sepse edhe me këtë veprim ata do të na zvarrisin siç na kanë zvarritur për 14 vjet rresht. Sikur të ishin 14 orë apo ditë janë shumë e lëre më 14 vjet. Sikur të dëshironte faktori ndërkombëtar për 24 orë do të mund të rregullonte këtë çështje. Ata nuk po duan, po na mashtrojnë.
“Epoka e re”: E konsideroni të vonuar këtë veprim të EULEX-it?
Hoti-Kasumi: Po, sipas mendimit tim, është shumë i vonuar. Është dashur me kohë të reagohet. Dashtë Zoti e të këtë sukses, por kur të zhgënjehesh, çfarëdo që të bëhet pastaj, nuk të tërheq. Thjesht jemi të thyer shpirtërisht.
“Epoka e re”: A është koha e fundit që edhe faktori ndërkombëtar, në bashkëpunim me atë vendor, të bëjë diçka për çështjen e Ukshin Hotit?
Hoti-Kasumi: Boll më! Mendoj se është koha e fundit të ndriçohet fati i Ukshin Hotit.
(Shqipe HETEMI)
https://www.facebook.com/UkshinHotiHero/photos/a.145745696095.137712.99235476095/10151878073816096/

Sujets similaires
» Ku eshte Ukshin Hoti,interviste me Myrvete H.Sokol
» Myrvete Hoti,e zhgenjyer ne qeveri dhe tek nderkombetaret,dy
» Erleta Hoti,Ukshin Hoti eshte varrosur ne pereferi te Pejes
» Baton Haxhiu ne interviste per Kosumin e Berishen
» interviste Lirim Gashi me Ibrahim Kelmendin;

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum