Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

çfare funkcione kryente Ukshin Hoti?

 :: sport

Aller en bas

çfare funkcione kryente Ukshin Hoti? Empty çfare funkcione kryente Ukshin Hoti?

Message  Perparimi Sam 1 Aoû - 6:54

çfare funkcione kryente ne jeten e vete  atdhetari i shquar Ukshin Hoti

Këtu mund ta lexoni artikullin në frengjisht.

Kronologjia

1943 – 17 qershor : Lindja.
1950 – 1958 : Shkollimin fillore në Krushë të Madhe dhe në Rogovë të Hasit.
1958 – 1963 : Shkollen normale në Prizren dhe në Prishtinë.
1963 – 1964 : Arsimtarë në shkollen fillore të Krushës së Madhe.
1964 – 1968 : Studime në Shkencat politikë në Universitetin e Zagreb-it.
1968 – 1970 : Studime pasuniversitare në drejtimin e Marrëdhënieve Politike dhe Ekonomike Ndërkombëtare në Beograd. Njëkohësish në Beograd kryen edhe shërbimin ushtarak.
1969 : Shkrime të artikujve të ndryshëm në rubrikën e punëve të jashtme në gazetëne « Rilindja ».
1970 – 1972 : Punon në komisionin ndërkombëtarë për bashkëpunimin me (Lidhjen Socialiste e Popullit Punonjës të Jugosllavisë) Përfshirë këtu edhe një qëndrim katër mujor në Angola për një mision paqësor dhe një qëndrim dy mujor në Indi.
1972 : Për Kosovën emërohet Sekretar i Sekretariatit për Marrëdhenie më Jashtë.
1974 : Tito i jep Kosovës statutin e Krahinës Autonome.
1975 : Publikimi i veprës së tij « Lufta e ftohtë dhe detanti ».
1977 : Jep dorëheqje nga posti si Sekretar i Sekretariatit për Marrëdhenie te jashtme të Kosovës.
1978 – 1979 : Specializon në Universitetin e Çikagos, Washington-it dhe Boston-it.
1979 – 1981 : Mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës.
1980 – 4 maj : Vdekja e Titos.
1981 – 11 mars : Demonstratat studentore në Universitetin e Prishtinës.
1981 – 19 nëntor : Mbron çështjen e studentëve në një mbledhje në Universitetin e Prishtinës.
1981 – 21 nëntor : Arrestohet nga policia.
1982 – 21 korrik : Dënohet me 9 vjet burg.
1983 – 5 prill : Edi shukriu i shkruan një letër gjykatës së Beogradit për ta zvogëluar dënimin e Ukshin Hotit. Dënimi do të zvogëlohet me 3 vjet e gjysëm.
1985 – pril : Dalja nga burgu.
1989 – maj : Milosheviçi zgjidhet kryetar i Serbisë dhe heq autonominë e Kosovës.
1989 – 9 nëntor : Rënia e murit të Berlinit.
1990 – 27 janar : Demonstrata që shkaktojnë vdekjen e 5 shqiptarëve në Brestovc (Rahovec).
1990 : Punon në Ljubljanë për revisten shqiptare dhe themelon gazetën « DeA ».
Shkurorezohet nga dy grat e tija.
1991 : Antarësohet në LDK.
1990 – 2 korrik : Shpallja e pavarsisë së Kosovës.
1990 – 11 dhjetor : Fundi i regjimit komunist në Shqipëri.
1992 – janar : Organizon një homazh për 5 demostruesit e vrarë në Brestovc.
1992 : Rikthehet në Fakultetin e Filozofisë dhe largohet nga LDK.
1992 – 23 nëntor : Fjalim në Tetovë për përkrahjen e bashkimit kombëtarë.
1993 – mars dhe prill : Burgoset për organizimin e homazheve të një vjeti më parë
1993 – maj : Pasi ka vizituar grevistët, ai rrihet nga policia serbe.
1994 – 17 maj : Arrestohet ditën kur duheshte të marrë udhëheqësinë e partisë UNIKOMB.Ku e zavendeson ,Afrim Morina.
1995 : Publikimi i veprës së tij të dytë « Filozofia politike e çështjes shqiptare ».
1998 – 28 shkurt : Fillimi i luftës në Kosovë.
1998 – 14 maj : Kërkesa e Parlamentit Evropian për të liruar Ukshin Hotin.
1998 – 13 tetor : Nominohet për çmimin Saharov.
1999 – 6 shkurt : Fillimi i konferencës së Rambujesë.
1999 – 1er mars : Kontrollimi i kushteve të burgosjes së Ukshin Hotit nga KNKK-ja.
1999 – 24 mars : Fillimi i bombardimeve të NATO-së.
1999 – 25 mars : Fshati i Krushës së Madhe bombardohet dhe sulmohet nga forcat serbe.
1999 – 16 maj : Dalja nga burgu i Dubravës dhe zhdukja.
1999 – 19 maj : Burgu i Dubravës bombardohet nga NATO.
1999 – 22 maj : Masakra e 176 të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës.
1999 – 10 qershor : Fundi i luftës në Kosovë.
2000 : Publikimi i veprës së tij të tretë « Bisedë permës hekurash ».
2001 : Konflikt i armatosur në maqedoni ndërmjet maqedonasve dhe shqipëtarëve.
2001 – gusht : Nënshkrimi i marrveshjes së ohrit në maqedoni, me të cilin merr fund konflikti i armatosur.
2008 – 17 shkurt : Pavarësia e Kosovës, nën mbikqyrjen e EULEX-it.
2013 – 17 qershor : Inaugurimi i shtëpisë-Muze « Ukshin Hoti » në Krushë të Madhe.
2014 – maj : Publikimi i veprës së tij të katërt : « Çështja Kombëtare Shqiptare, komponenti religjioz ».
 
http://nationbicephale.com/xxeme-siecle/ukshin-hoti-pjesa-3-ku-eshte-ukshin-hoti.mik

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum