Ramja e Malisheves pa shkrepur as nji plumbe mbi serb
:: sport
Page 1 sur 1

[size=32]OFENZIVA E PARË (25, 26, 27 E 28 KORRIK 1998)
[/size]
MalishevaPress | July 28, 2016 | Opinione/Editorial | No Comments
Shkruan: Muharrem Mazreku
UÇK-ja gjithnjë po forcohej gjithandej Kosovës, sikur po binte nga dheu, përhapej si një fantazmë, duke u zgjeruar ne aspektin horizontal, pothuajse ne tere vendin si ne: Dukagjin, Drenice, Llapushe, Malet e Berishes, Carraleves, ne ane te Vrrinit, Jezercit, Nerodimes, Karadakut, Llap-Gpllak e Shale te Bajgores. Serbia me shqetsim i shifte keto zhvillime se një ditë ajo do të hynte edhe në Prishtinë, sepse forcat tona ishin të pranishme deri tek Bardhi i Madh (afër kryeqendrës sonë pak km). Krimineli Millosheviq dhe bashkëpunëtorët e tij të zhytur në krimet e Bosnjës, Kroacisë, tani po përgatiteshin që mllefin e brutalitetin ta shfrynin mbi popullin e Kosovës. –OFENZIVA E PARE- Më 25 korrik 1998 ishte ditë e shtunë në ora gjashtë të mëngjesit, ku forcat e mëdha ushtarake kishin filluar të dislokoheshin rreth e përqark Bllacës aty ku ndodheshin pozicionet tona.
Dalëngadalë situata po perkeqesohej me ç`rast po bëhej një rrethim i hekurtë, i cili gjithnjë vinte e ngushtohej. Ushtarët tanë ishin alarmuar nga pikat e vëzhgimit ku tani të gjithë ndodheshim nëpër pozicionet dhe detyrat që i kishim të caktuara në raste të atilla. Gatishmëria ishte në shkallën më të lartë që ishte e mundur të bëhej, përcillnim dhe vështronim situatën, që po krijohej duke i paragjykuar planet djallëzore të armikut. Ato që kemi mundur t’i shohim dhe t’i përcjellim kemi arritur t’i numëroje 36 automjete, që erdhën nga Theranda, duke përfshirë këtu tanke, autoblinda, praga, transporterë dhe kamionë, maune me municion. Trupa të shumtë të armatosur me armatim supër të rëndë. Fillimisht këto forca grumbulloheshin në udhëkryqin e Duhlës që e ndante një distancë rreth 7oo m (vija ajrore). Këto forca që kishin ardhur ndihmoheshin nga bazat anësore si Qafta e Duhlës, baza më e madhe në Kosovë (mendohet se kishte 40-80 tanke me ,,kaqusha‘‘dhe 30 avion bombardues e qe u perdoren me vone) dhe baza tjetër tek ,,Pishat” me forca të mëdha artilerike e tankiste.
Duke e vlerësuar një situatë me kaq arsenalë komanda jonë kishte alarmuar duke kërkuar përforcime nga të gjitha bazat e tjera të UÇK-së në Malishevë e Llapushë. Tani kishin mbërritur përforcimet e luftëtarëve tanë nga të gjitha pikat tjera. Komandanti i operatives vizitoi te gjite ushtaret neper pozicione dhe me pervojen qe kishte nga Lufta ne Bosnje na rekomandoi nje prognoze e cila tamam doli ashtu siqe ishte parapare. – Pasi tanket e armikut marrin pozicionet e tyre filloi lufta, filluan të na granatojnë nga disa drejtimet saqë nuk e dinim kahjen e gjuajtjeve. Predhat vinin nga Qafa e Duhlës, Kryqi i Duhlës dhe nga ,,Pishat”, ku epiqendra e goditjes fillimisht ishte lagjja Bajraktari. Në të vërtetë filloi, një luftë tejet e pabarabartë që ishte më shumë se luftë. Deri më tani ne kishim luftuar me forcat policore, ndërsa tani eshte hera e pare qe po luftonim me një ushtri të rregullt kriminele serbe të komanduar nga gjenerali famëkeq Perishiq. Së pari kanë filluar granatimet me tanke, minahedhës, praga dhe topa të rëndë. Vetëm në ditën e parë 25 korrik 1998 të shtunën, vlerësohet se mbi pozicionet tona kanë hedhur 1700 projektilë (vlerësim i një raporti ushtarak të UÇK-së). Pas shumë orë luftimesh diku pasdite u ndërpre granatimi me armë artilerie dhe minahedhës. Ushtria serbe granatonte me praga të cilat lëviznin, duke marshuar në drejtimin tonë duke siguruar terrenin, ndërkaq trupa të shumtë këmbësorie, vinin prapa dhe anash mjeteve të blinduara. Ky rrethim i hekurt po ngushtohej dhe po bëhej më dramatik. Tanimë këmbësoria sa mundete hapte zjarr mbi pozicionet tona.
Trupat serbe kishin uniforma ushtarake të ushtrisë së rregullt serbosllave, por kishte edhe disa formacione qe dukeshin me rroba të zeza dhe qellonin me arme shurdhuese (pa za),duke përdor lloj-lloj armatimi të kalibrave nga më të ndryshmit. Mbi pozicionet tona derdheshin plumbat dhe predhat e armëve të ndryshme, mu sikurse breshëri. Forcat e armikut me t’u afruar në një distancë (supozojmë 200m), komandanti ynë kishte dhënë urdhrin për të hapur zjarr me gjithë arsenalin që kishim. Në atë moment janë dëgjuar krisma e ushtima të një beteje të vërtetë, ku forcat e armikut kanë mbetur të befasuara, kështu po zhvillohej një luftë gati dhëmbë me dhëmbë. Çdo minutë situata vështirësohej dhe bëhej jashtëzakonisht e rëndë. Shtëpitë digjeshin, shembeshin, sana, kashta, grunajat, digjeshin dhe dita me diell e me vapë, dukej si e errët edhe nga tymi i barotit. Ajo që na ndihmoi nga këtu ishin luftëtarët tanë, të cilët po hidhnin zjarr me armë e rrafale, mitralozë dhe minahedhës të UÇK-së. Disa nga ushtarët tanë, ishin plagosur dhe ishin dërguar në spitalin e Gajrakut, për t’iu dhënë ndihmën e parë. Nga zjarri i mortajave dhe minahedhësve luftetaret tan kishin arritur ta shkatrronim një tank të armikut aty pren Shitores ,,Lumi’’,dhe vrasjen apo plagosjen e rëndë të oficerit serb, ka të ngjarë se komandanti që po udhëhqte operacionin serb ishte në këtë tank dhe po kërkonte ndihmë duke bërtitur, i cili kishte hedhur helmetën për toke te gjakosur, të cilën me vone ia kishin marrë ushtarët tanë, më pas. Ky tank i shkatërruar u tërhoq nga tanku tjetër.
Po të mos kishin qenë minahedhësit, ne ushtarët e kësaj pike do të kishim kaluar shumë keq. Këtu u përdorur një taktikë nga minahedhesi ,,profi’’ duke manipuluar me aktivizimin e minahedhësve. P.sh: pasi gjuante me minahedhës e ndërronim vendin për të gjuajtur sërish nje taktike e cila le te kuptohet se prej dy minahedhesve te duken se jsne shume. Me t’u afruar perendimi i diellit intensiteti i luftimeve po binte dhe kjo për ne ishte dita më e gjatë, më e rende që kishim përjetuar ndonjëherë. -Ishte dita e parë e ofensivës së 25 korrikut 1998 tashmë dielli po perëndonte duke u futur në horizont, muzgu filloi të bjerë, forcat serbe filluan një tërheqje graduale duke u përqendruar në kryqin e Duhlës, në lagjen Rrafshi përreth lagjes Sukaj për të kaluar natën duke i maskuar mjetet e blinduara. Errësira ra në tokë, është një natë me plot rreziqe ku nuk dinim se çka do të sjellë e nesërmja..- Të nesërmen është 26 korriku 1998 ditë e diel, ku dielli po lindte më vonë, sepse ne ishim zgjuar më herët për të pritur lindjen e tij, sërish një lindje e pazakonshme me përleshje të armatosura. Kjo ditë dallohej nga e djeshmja me një intensitet më të vogël, kishin kuptuar se këtu do të hasnin në një rezistencë me pasoja, andaj nuk donin ta rrezikonin kembesorin e tyre. Ata dëshironin që pozicionet tona t’i shkallmonin me bombardime të rënda duke vazhduar me ditë të tëra (25, 26, 27, 28 -korrik- 1998).- Më 28 korrik të këtij viti (e martë), jemi tërhequr definitivisht nga pozicionet tona. Kjo tërheqje është bërë me urdhërin e shtabit në Malishevë, informata ka ardhur në radiolidhje.
Ne radiolidhje eshte japur urdheri qe pere 15 minuta t’i terhiqeni te gjithe ushtaret ne heshtje dhe terhiqeni gjithe armatimin, sepse gjendeni ne ,,sendviq’’, per arsye se forcat serba e kan thyer ,,Piken e Llapushikut dhe forcat e armikut kishin depërtuar deri në qytezën e vogël, por heroike të Malishevës. Me pushtimin e përkohshëm të Malishevës tanke të tëra kishin hyrë nëpër vreshta duke ardhur në drejtim të Pikës së Bllacës. Tani forcat tona kishin ngelur në një senduiç d.m.th. armiku me forca të mëdha kishte hyrë prapa shpinës sonë. Për këtë arsye qëndrimi ynë i mëtutjeshëm në Bllacë ishte i panevojshëm dhe me të drejtë Shtabi Qendror i UÇK-së në Malishevë kishte urdhëruar tërheqjen tonë, sepse edhe pak ne do të ngelnim në një rrethim të hekurt ku do të bëhej vonë. Por ushtaret e Bllaces qe vertet perbenin nje bertham ne vete nuk jan terhequr ne a’s nje moment deri ne kapitullimin e Serbise.Ramja e Malisheves pa shkrepur as nji plume mbi serb
https://malishevapress.com/ofenziva-e-pare-25-26-27-e-28-korrik-1998/

Sujets similaires
» Ramja e Nolit
» Deshmitaret serb cili serb kan masakrue shqiptar ne suharek
» Vojsava [ 4 ] një serb
» Avdi Ibrahimi ti je ai Arkani serb
» çka& shkruajn shqiptaret tek for serb
» Deshmitaret serb cili serb kan masakrue shqiptar ne suharek
» Vojsava [ 4 ] një serb
» Avdi Ibrahimi ti je ai Arkani serb
» çka& shkruajn shqiptaret tek for serb
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum