Ramja e Nolit
:: sport
Page 1 sur 1
Ramja e Nolit
Pse e sfidoi Ahmet Zogu Fan Nolin në garën politike
Princ Vidi dështoi plotësisht në drejtimin e Shqipërisë. Ai nuk mund të krahasohej kurrsesi me standardet e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti, Skënderbej. Në vend që të sfidonte luftërat e tyre dhe të bëhej njëri prej tyre, Vidi u përpoq t’i qeverisë ata me monedha, të cilat nuk kishin asnjë vlerë, të hedhura nga dritaret e pallatit të tij mbretëror.Ai u kthye në një lodër në duart e Esat Pashës, duke shkaktuar gjakderdhje të panevojshme. .
Duke parë defektet e tij, Princ Vidi, ashtu si “Lordi Xhim”, tradhtoi “Anijen e shtetit të tij”.
Na ana tjetër, Shqipëria kishte mjaft nga idetë dhe idealet e Fan Nolit. Noli kishte udhëhequr një grup teoricienësh, të cilët e quanin veten e tyre liberalë. Ky grup liberalësh kishte si synim kryesor kryerjen e reformave radikale dhe transformimin e shpejtë të Shqipërisë. Ata nisën revolucionin në qershor të vitit 1924, duke iu bërë premtime të çmendura përkrahësve të tyre.
Noli pritej të mbante premtimet e dhëna përpara revolucionit. Ai gjithashtu pritej të zgjidhte çështjen e reformës bujqësore. Për ta arritur këtë ai e kuptoi se në praktikë nuk ishte e thjeshtë, siç dukej në teori.
Më pas Noli pati një përplasje tjetër përpara Lidhjes së Kombeve. Mënyra e tij e të kërkuarit te të huajt tregoi një mungesë të taktit diplomatik nga ana e tij. Pasi dështoi në sigurimin e huas që dëshironte, Noli u mbështet te Rusia. Rusia e njohu Shqipërinë dhe dërgoi në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, gjashtë përfaqësues të saj. Të gjitha shenjat dhe gjasat të çonin drejt një Shqipërie komuniste, me Tiranën, si çerdhe të propagandës së Bashkimit Sovjetik në Ballkan.
Dështimi i Nolit. Hyrja e Ahmet Zogut në lojë
Rrugët e drejta dhe të ngushta shkaktuan shkatërrimin e Noli. Ai nuk do të devijonte nga rruga e tij; madje as nëse këtë gjë do t’ia kërkonte miku i tij i ngushtë, Faik Konica; në atë kohë president i Federatës Shqiptare të Amerikës, organizata e të cilit ngriti Nolin në postet më të larta në Shqipëri. Konica, i cili tashmë ishte ministër i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kishte telegrafuar Nolit përpara se të mbaheshin zgjedhjet dhe njerëzit të zgjidhnin formën e qeverisjes. Noli nuk e mori parasysh atë; madje as shqiptarët e Amerikës.
Shqipëria, 95 për qind e popullsisë së të cilës zotëronte prona, filloi të dyshonte lidhur me politikat e reja të Nolit. Opinioni publik ia ngarkonte gabimet Nolit lidhur me regjimin e tij. Pushteti i tij u zvogëlua kur parregullsitë dhe uria filluan të mbizotëronin në vend.
Ndërkohë, Zogu e vëzhgonte pushtetin e Nolit, që sa vinte dhe shuhej nga përtej kufijve. Zogu hyri triumfues në Shqipëri me 800 ushtarë besnikë, të cilët e kishin shoqëruar atë vazhdimisht, e vend që të përballej me kundërshtime, ai u prit si kampion i ligjit dhe rregullave. Sapo mbërriti në Tiranë, Zogu njoftoi provincat, u kërkoi zyrtarëve që të qëndronin në detyrë dhe u ngarkoi atyre të gjitha përgjegjësitë lidhur me trazirat që mund të ndodhnin.
Ndërkohë, Noli shpërnguli zyrat e tij në Vlorë, duke shpresuar për një kundërrevolucion; ose një luftë civile të ngjashme me atë midis Esat Pashës dhe Ismail bej Qemalit.
Megjithatë, forcat e Zogut i bënë atij presion. Duke dashur t’i jepte kënaqësinë Zogut të qeshte, Noli, ashti si Neroni gjatë djegies së Romës, u kënaq duke luajtur me violinë dhe duke e lënë Shqipërinë me një buzëqeshje të hidhur.
Çarmatosja e shqiptarëve
Gjatë periudhës së shkurtër si president i Shqipërisë, Zogu arriti shumë më tepër sesa kishte arritur Shqipëria gjatë 500 viteve të pushtimit turk apo gjatë dhjetë viteve të stuhishme, duke filluar që nga kurorëzimi i Vidit dhe deri te largimi i Fan Nolit.
Asnjë princ apo njeri me pushtet nuk kishte guxuar të çarmatoste malësorët e Shqipërisë. Zogu e bëri këtë gjë; madje pa përdorur forcën. Ai dha fjalën e nderit se do të mbronte jetën, pronat dhe nderin e tyre.
Për më tepër, ndërtimi i rrugëve dhe urave, ndihmesa e misioneve të bamirësisë; si Kryqi i Kuq Shqiptar dhe arsimimi i detyrueshëm forcuan pozicionin dhe popullaritetin e Zogut.
Traktati Italo-Shqiptar, i nënshkruar në Tiranë në vitin 1926, i vendosu një pendë më tepër kapelës së Zogut. Ishte hera e parë që prej shumë shekujve që Shqipëria ishte anëtare e një traktati. Në të shkuarën traktatet i bënin të tjerët dhe Shqipëria ishte vetëm e detyruar që t’i pranonte ato. Shqiptarët duhet të derdhnin gjak përpara se t’u njiheshin të drejtat. Ai traktat i dha Shqipërisë motivin të festonte. Ishte njëlloj sikur emocionet që ishin shtypur për vite me radhë, tashmë ishin lënë të lira.
Atëherë lind pyetja: Vallë a do ta adhurojnë shqiptarët Zogun me kurorën e idhullit të tyre kombëtar mbi krye, Skënderbeun? Për ata, Zogu pa dyshim është personi i duhur në atë fron. Kjo është dëshira e njerëzve dhe, duke njohur shqiptarët e tij, Mbreti Zog u “përul me seriozitet” dëshirës dhe zgjidhjes së popullit të tij, duke premtuar e do të mbështesë Kushtetutën dhe do të mbronte pavarësinë e Shqipërisë; nëse do të ishte e nevojshme, edhe me jetën e tij.
Një qeveri e qëndrueshme
Për të kuptuar entuziazmin e shfrenuar me të cilin shqiptarët pushtuan Tiranën dhe kërkuan me zë të lartë kurorëzimin e presidentit Zog si mbret të Shqipërisë, duhej ta kërkojmë në zgjidhjen e temperamentit psikologjik të vetë shqiptarëve. Zogu jo vetëm i vendosi ata nën të njëjtin nivel me vendet e tjera të pavarura dhe të civilizuara, por gjithashtu arriti t’i siguronte atyre një qeveri të qëndrueshme.
Një qeveri e qëndrueshme në Shqipëri nënkuptonte një marrëveshje shumë të madhe. Ishte një urim mjaft i mirë ky. Kjo do të thoshte se njerëzit, nën kushtet paqësore do të arrinin progresin e dëshiruar për vendin e tyre në fusha të tilla si; bujqësia, industria dhe tregtia. Reputacioni i tyre luftarak ishte përhapur tashmë në kanale paqësore, me Zogun si Skënderbeun e tyre modern (emri i të cilit në fakt do të thotë Aleksandri i Madh. Ai emër iu dha Gjergj Kastriotit nga Turqia për shkak të kapaciteteve të tij dhe për marrëdhëniet që ai shfaqte ndaj paraardhësve të tij të lashtë).
Atëherë, detyra e mbretit Zog është; ashtu siç ka qenë edhe politika e tij, të sigurojë qëndrueshmërinë e qeverisë dhe të mbajë marrëdhënie paqësore me vendet fqinje të saj. Mbreti Zog është një njeri që e mban fjalën e tij dhe mban premtimin, për të cilin është betuar vetë ai.
Shkrimi është publikuar më 14 shtator 1926 në “The New York Times”

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum