Konfirmohet aktakuza për Agim Çekun, Rrustem Berishën etj
:: politika
Page 1 sur 1

[size=40]Konfirmohet aktakuza për Agim Çekun, Rrustem Berishën dhe të tjerët në rastin “Veteranët”[/size]
Posted on June 24, 2019
by Yllka Hoxha
[size][url][/url]
[/size]
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën e rastit të njohur si “Veteranët”, ku ish-kryeministri i Kosovës Agim Çeku, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj si dhe të tjerët akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Konfirmimi i kësaj aktakuze, është bërë e ditur përmes një komunikate për media të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Agim Çeku, Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj si dhe të akuzuarit e tjerë, në seancën fillestare të mbajtur më 14 mars, ishin deklaruar të pafajshëm se në cilësinë e anëtarëve të komisionit për verifikimin e statusit të veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së, e kishin keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare.
Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, që të urdhërohet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19,500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor, e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për ndaljen e përkohshme të pensioneve për “veteranët e rrejshëm”.
Po gjykata më 1 prill 2019, e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë.
Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë akuzohen se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.
Në këtë aktakuzë janë të përfshirë 12 persona të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Siç kishte raportuar “Betimi për Drejtësi”, listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
PSRK-ja, po ashtu i kishte propozuar kësaj gjykate që ta lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale..
Tutje, sipas PSRK-së, nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68,153,533.14 euro.
Ndërsa, me aktakuzën e dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 88.769.217.04 euro. /BetimipërDrejtësi/
http://www.poezidashurie.al/lajme/konfirmohet-aktakuza-per-agim-cekun-rrustem-berishen-dhe-te-tjeret-ne-rastin-veteranet/?fbclid=IwAR2ryxQ0Qd_KOb_C2tfkqLGsvjK6O_Vu_QCtEfKxuo8XxUqU0hC7vRpIQIc

Re: Konfirmohet aktakuza për Agim Çekun, Rrustem Berishën etj
Lufta tradhetare e uçk es
Te gjitha sulmet qe beheshin kinse kundra tradhetareve,por ne esence beheshin kundra atyre qe i hetonin se jan bashkpuntor vete te serbise te veshur ne petkun e shkronjave kinse hynore te uçk es.Dhe i kindapojshin duke i malltretue,dhunue e gjere sa edhe shumicen prejt tyre ikan egzekutue kinse ne emer te populllit

Sujets similaires
» Beqir Lami,kur u vra Agim Ramadani ska qen ne lufte Rrustem
» Agim Hoti ;Xhavit H.me nxiti me vra Anton Berishën,e Rugoven
» Rrustem Bajraktari per historine
» Baton Haxhiu ne interviste per Kosumin e Berishen
» Rrustem Berisha
» Agim Hoti ;Xhavit H.me nxiti me vra Anton Berishën,e Rugoven
» Rrustem Bajraktari per historine
» Baton Haxhiu ne interviste per Kosumin e Berishen
» Rrustem Berisha
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum