Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Agim Hoti ;Xhavit H.me nxiti me vra Anton Berishën,e Rugoven

 :: sport

Aller en bas

Agim Hoti ;Xhavit H.me nxiti me vra Anton Berishën,e Rugoven Empty Agim Hoti ;Xhavit H.me nxiti me vra Anton Berishën,e Rugoven

Message  Perparimi Jeu 2 Aoû - 4:56

Me urdhër të Xhavit Halitit, Agron Haradinaj dhe Artan Nimanit ” më kanë thënë ta vras Anton Berishën,e Ibrahim Rugoven.


Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006


[size]
“Më thanë se Rugova ishte tradhtar i kombit..”

EULEX-i heton atentatet ndaj Rugovës

I burgosuri Agim Hoti ka zgjeruar akuzat ndaj nënkryetarit të parë të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, duke thënë se ka qenë në mesin e urdhërdhënëseve për tentim-vrasjen ndaj ish -kreut të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Anton Berisha. Këto atentate, që kanë ndodhur në vitin 2007, kanë nxjerr fajtor Hotin, i cili tashmë po vuan dënimin në Burgun e Dubravës. “Edhe për rastin e Anton Berishës kanë pasur gisht Xhavit Haliti dhe Agron Haradinaj. Për këtë atentat asnjëherë nuk kam marr të holla”, ka thënë Hoti. Qëllimi i vrasjes sipas të dënuarit Hoti ka qenë për çështje të bizneseve. “Xhavit Haliti, Artan Nimani më kanë thënë ta vras Anton Berishën, pasi po ua prish punët që i kanë ata me kompanitë finlandeze, holandeze e që ua ka dhënë më pas sllovenëve”, ka deklaruar Hoti. Ai ka treguar se me Xhavit Halitin dhe Etrur Rrustemin për herën e fundit në vitin 2007 ka pirë kafe në picerinë ‘Aurora’ në Prishtinë, që gjendet në rrugën ‘Nënë Tereza’. Hoti nuk ka hezituar të tregojë edhe një herë më gjerësisht mbi atentatet ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke thënë se ka qenë i urdhëruar nga Xhavit Haliti, Agron Haradinaj dhe Artan Nimani. Hoti ka thënë se pas dështimit për ta vrarë Rugovën, ai ishte urdhëruar edhe mbi dhjetë herë të tjera të bëjë atentat mbi presidentin, por këtë nuk e kishte bërë për shkak se nuk kishte pasur mjete.

“Më thanë se Rugova ishte tradhtar i kombit..”

“Kur ka dështuar atentati i parë, kam pasur presione nga grupi të cilët më thoshin se tash nuk e ke arritur qëllimin dhe duhesh patjetër ta bësh atentatin e dytë, i cili ka qenë te vetura. Ndaj Rugovës më kanë thënë të bëj prapë atentat. Këtë e kanë thënë Xhavit Haliti, Agron Haradinaj, Artan Nimani. Unë i kam thënë se nuk kam mjete financiare për të blerë gjëra për atentat. Më kanë thënë se bëj çka të duash. Për këtë rast kanë qenë në pyetje milionat. Me dhjetëra herë më është kërkuar të bëj atentat ndaj Rugovës, por njëkohësisht kam pasur presione shumë të mëdha nga ky grup”, ka thënë Hoti. I burgosuri në mes të tjerash ka deklaruar se arsyeja se për çka është kërkuar vrasja e Rugovës është se Xhavit Haliti, Agron Haradinaj dhe Artan Nimani i kishin thënë se presidenti është tradhtar i kombit dhe pjesë e UDB-së së Serbisë. “Më kanë thënë se Rugova është tradhtar i kombit , UDB-së së Serbisë dhe ashtu e kam konsideruar edhe unë. Për mua Ibrahim Rugova kurrë nuk ka qenë president”, është shprehur Hoti. Ai ka pranuar se një ditë pas publikimit të deklaratave të tij EULEX-i ka filluar hetimet për rastin e atentatit ndaj presidentit Ibrahim Rugova. “Përfaqësuesit e EULEX-it kanë qenë në Burgun e Dubravës dhe m’i kanë marr të dhënat e mia personale. Brenda kësaj jave, EULEX-i do të vijë në burg dhe do të më marr në pyetje për rastin e Ibrahim Rugovës”, ka thënë Hoti. Ndërsa i kontaktuar nga gazeta, zëdhënësi i misionit të EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka thënë se ka kërkuar informata nga prokuroria lidhur me këtë rast, dhe se tash për tash nuk ka përgjigje. “ Atentatori” i Ibrahim Rugovës ka treguar për organizimin e dy atentateve ndaj presidentit, duke thënë se ato janë bërë në vitin 2004 dhe 2005. “ Unë Agim Islam Hoti nga Polaci, komuna e Skenderajt (1981), deklaroj me plot vullnet dhe dëshirë për hir të opinionit publik dhe drejtësisë që me datën 12 mars 2004 e kam hedhur bombën në rezidencën e shtëpisë së dr. Ibrahim Rugovës. Jam nisur nga Qendra Studentore, konvikti i parë nga barakat nga ora 15: 45 dhe nga ora 14:30 kam qenë te rezidenca e Rugovës dhe ia kam hedhur bombën. Pastaj jam larguar në këmbë nga parku i ‘Velanisë’ dhe jam kthyer në barakat e konviktit”, ka treguar Hoti për atentatin e parë. “Më datën 13 mars 2005 te objekti i quajtur “Sllovenia Sporti” në orën 00:00 të natës e kam lënë dinamitin apo eksplozivin në njërin nga kontejnerët. Atë ditë herët në 7 e 30 të mëngjesit kam shkuar dhe kam hyrë me një qebaptore afër “King Kazinos”, ku mund ta shihja kontejnerin që kisha vendosur eksplozivin. Në xhep kam pasur tele-dirigjuesin dhe posa është ofruar makina e presidentit Rugova, unë e kam shkrepur eksplozivin dhe e ka qëlluar direkt makinën e tij. E kam marr vesh nga televizionet se Havier Solana nesër do të vijë ta takojë Rugovën dhe qysh herët kam dalë në orën 7 e 30 kam dal te vendi dhe e kam pritur momentin e duhur. Kjo është bërë me urdhër të Xhavit Halitit, Agron Haradinaj dhe Artan Nimani”, ka treguar Hoti duke shtuar se ai ka fakte dhe dokumente, si teledirigjuesin dhe kapsulat elektronike. Hoti ka treguar se dinamiti që është përdorur për tentimvrasjen e presidentit Rugovës ka qenë e tipit TNT me madhësi të një paqete cigaresh.

Dinamiti

“Një pjesë të dinamitit e kam pasur nga lufta, ndërsa të tjerat i kam mbledhur edhe nëpër shoqëri. Dinamiti ka qenë TNT, me madhësi sa një paqetë e cigares. Nuk kam pasur mundësi të siguroj më shumë dinamit, se po të kisha, ajo veturë nuk do të ekzistonte. Me aq kapacitet sa kam pasur e kam organizuar vrasjen”, ka deklaruar Hoti. Por për këto atentate Hoti ishte paguar me 5 mijë euro, ndërsa 500 euro të tjera i kishte marrë si shpërblim, me të cilat kishte kryer më pas një blerje të një topi të dorës.
Krunat nga Suedia

“Në dhjetor të vitit 2004, Agron Haradinaj ka sjellë dy thasë kruna, monedhë e Suedisë dhe ato të holla i kanë marrë Agron Haradinaj, Artan Nimani, Mimoza Krasniqi dhe i kanë dërguar në Shqipëri dhe i kanë bërë euro. Ka qenë ditë acar në janar kur në parkingun e Hotelit Grand në përdhese, Artan Nimani m’i ka dhënë 5 mijë e 500 euro. Me 3 mijë e 500 euro e kam blerë top dore, ndërsa në rrugën ‘Velania’ kam ruajtur dhe kam blerë një BMË, 1 mijë 200 euro dhe aty e kam ruajtur Rugovën, por nuk ka ardhur”, është shprehur ai.

Ia kërkoi 100 mijë euro Xhavit Halitit për shërbimet

Por për të gjitha këto atentate që ka kryer Hoti ka urdhëruar vëllanë e tij të kërkojë 100 mijë euro nga Xhavit Haliti, ku ky i fundit në bisedë me të ia kishte premtuar. “Vëllai im ka bashkëbiseduar me Xhavit Halitin para një jave në numrin e telefonit të tij ( i njohur për gazetën) dhe i ka treguar se unë po ia kërkoj 100 mijë euro për shërbimet e mia. Xhaviti i ka premtuar vëllait se do t’i japë 100 mijë euro në ditën e enjte, pra më 3 maj, por nuk ka ndodhur”, ka treguar Hoti. Por Hoti nuk është ndalur me kaq. “Unë kam një porosi për Xhavit Halitin, Agron Haradinaj dhe Artan Nimani: unë ju pres këtu në burg, të rrimë bashkë. U kundërpërgjigjem atyre për akuzat që m’i kanë bërë se gjoja jam i çmendur e u them, po ju pres në burg, me ju do të merret gjykata. Ka vend në burg edhe për ju”, ka deklaruar Hoti. Arsyeja se përse ai është shfaqur pas një kohe për ta thënë atë se çka ka ndodhur në atentatin ndaj Rugovës, sipas Hotit është se urdhëruesit e tij kanë bërë miliona në kurrizin e tij. “Deri dje më kanë thënë dil vraje Ibrahim Rugovën e sot po bëjnë koalicion me partinë e tij, ose po ia vënë emrin rrugëve e shesheve ‘Ibrahim Rugova’, si dhe po shkojnë e po përkulen para varrit të tij. Ata i kanë marrë paratë, janë bërë milionerë”, ka theksuar Hoti. Edhe përkundër përpjekjeve për të kontaktuar me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin, në lidhje me akuzat që i janë drejtuar për urdhër të tentim-vrasjes së Anton Berishës, ka qenë e pamundur. Atij i janë dërguar mesazhe edhe përmes dy telefonave celularë që ai posedon, por Haliti nuk ka kthyer përgjigje. Ndërkaq ditë më parë Haliti përmes një sqarimi për mediet pati mohuar se ka dhënë urdhër të kryejë atentat ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova. Agim Hotin kurrë nuk e kam takuar, kurrë nuk kam pirë qoftë edhe një kafe me të, e as që ia kam dhënë dorën ndonjëherë. Jam i bindur se e Hoti i porositur nga dikush tjetër, duke shpifur ndaj meje, ka për qëllim që të më dëmtoj në opinion”, shprehet Haliti. Edhe i përfoluri tjetër Artan Nimani ka mohuar se ka urdhëruar Agim Hotin të bëjë atentat mbi Ibrahim Rugovën dhe Anton Berishën. Ai ka deklaruar se Hoti po bën shantazhe të organizuara që mund të jenë edhe me motive politike, edhe në interes të dikujt tjetër. “Mendoj se ky është i shtyrë nga dikush, ka tendencë të caktuara ndaj meje. Nuk e di pse mund të ketë arsye, sepse unë tani nuk jam i kyçur as në politikë e as në biznes. Nuk e kuptoj pse”, ka deklaruar Nimani, duke shtuar se nga Hoti kishte pasur shantazhe më herët të cilat do t’ia dorëzojë gjykatës. Ndërsa Agron Haradinaj nuk ka dashur të flasë. “Të gjitha ato që i kam thënë në medie janë të njëjta dhe vetë prokurori ka të drejtë të dijë më shumë ”, është shprehur Nimani./Kosova Sot/

>> Ku është LDK-ja që nuk kërkon llogari për atentatorët e Rugovës?!
>> Komente (127) 

>> Hoti, Xhavit Haliti... më pagoi ta vrisja Rugovën >> Komente (278) 


More Sharing ServicesShpërndaje Share on facebookShare on facebook_like 


Komente (96) Kthehu | 11.05.2012


nuk duhet eulxi po duhet populli ti qes para gjygjit dhe jo para gjygjit po ti pushkatoj keta idiota kriminel pisa dhe ata sa ma shpejt sa nuk esht ber von , nuk duhet as nga ldk te presin ketu duhet populli te merr inciativ te zgjohet nga gjumii 

JUSHI 13.05


o dardan po mamir mu ba president ne luft edhe mi tregu shkavit qe une jam taman shqiptar edhe luft i baj zgjedhjet e nuk tutna per tye aj o kan demokrat e trim e menjeholl nuk u kan si kta pisat e tradhtart njerz te smut psiqikisht neper shtetet mat forta ne europ si p.sh AZEN M.... SYLEVIQI i bir millosheviqit merr pencion per i smut psiqikish e don mema udheq shtetin ku don me shku aj pis ne zvicerr me fol per mergimtar tan qe i kemi atje as ne qijellin e zvicrres aj nuk guxon me fluturu leje ma me hi ne tok te sajna po skini faj ju se edhe ju jeni qesi psikopata qe i votoni se me kan taman me krye ju qe evotoni ket parti ishi pak mat mir po dilni perdit qe keni vra njerz tan shqiptar vllazen tan edhe per Z:BLLACEN thojshi i smut psiqikisht po shkun paret e vjedhta tu pagu avokat te pershendes PDK TRADHTARI i shqiptarit

gjugji 13.05


kjo esht nje qe esht dit moti koh para luftes e mos te flasim mbas luftes , nuk mundemi askend ta gjykojm kur populli keta pisa idijota i voton e deri sa populli voton asken zdo ta qesin para gjygjit , keta pisa vet ja benen kurthen legjendes Adem Jasharit keta pisa idiota sikur ky far HOTI me urdhera te qetnikut qe sod per fat te keq esht edhe ne parlament xhavit qeni se nuk ban mbiemrin tja shkruni se ky mbiemer QENI esht , u munduan edhe Rugoven po nuk ja arriten qellimin, keta qyqar do te dalin her do kur do por ather do te jet von si duhen as burgut as askujt , e shkurt e shqip un ketu e akuzoj popullin ne jemi fajtor ose ata qe i votojn keta qena per mua jan ma qena se ketaa 

JUSHI OSE BUSHII 12.05


O TARAS BULBA I DRENICES :MOS JA FUT KOT HE ZOTI TE MARROFT

MESUESI 12.05


Qe rugova ka qene tradhetare ate nuk e dine vetem injorantet dhje psikopatet.

dardani 12.05


o DARDAN ti po jetojshe ne andrra ta qi.. hitleri ate nane o mut 

toni 12.05


ibrahim rugova ishte intelektuali dhe shkecetari she shqiptari i pare qe organizoj shqiptart ne parti politike demokratike dhe pati edhe perkrahjen e shumices te intelengjise se asaj kohe .Rugova me Aganin ishin tandemi me i persosur politik qe kishte kosova ndonjehere ndersa i pari do ti shpetoj atentateve fale miqeve amerikane dhe gjermane i dyti do te vritet po nga serbet i cili edhe me pare ishte marre shume here ne polici nga serbet ;gjithashtu edhe ne gjyqin e bere nga serbia ndaj ministrise se mbrojtjes ishin permend ne gjyq edhe emrat e ketyre dy koloseve te politikes shqiptare.Rugova ishte perhere ne vijen amerikane dhe nuk do te niste nje lufte krye ne vete pa nje mbeshtetje amerikane sepse kjo u pa me luften e kosoves po edhe ne proceset e mevonshme (ata qe e kritikonin rugoven)se pa amerikanet shqiptaret jane te paafte ti zgjidhin problemet e brendshme e lere me me probleme tjera madhore.Historia eshte e pameshirshme per ata qe keqperdorin ate

luli vocerr 12.05


perty albi.rugovs jamarsht tligat edhe perse vdekuri por ti koke bir milloshi more kllosh sipasteje rugova tradhtar se ska perkrah uqk n.marri tqoft bre ipaftyr rugova perkunrazo kaperkrah eka furnizu edhe eka mbrojt uqkn para millshoviqit ne hag,marri tqoft deri nvdekje

djaldugagjini 12.05


haaahahaaaaha rugova majke zgjedhje ne luftveq mu ba president krejt meritat ja ka humb veti shyqyr qe diq u shku me faqe te bardh se me kan gjall kishin kesh me ta si me demaqin haahahaha ai u pas ba edhe ma i zi tjeter sdike veq hahaaapaqe paqe paqeshkau na preki ne moral qdo der ne qdo aspekt te jetes ai paqe paqe ke budallaku krejt edhe ky njeri veq asht spiun qe ka marr euro krejt trilllon se spiuna ne kosov e shqipri qe punojn kundra popullit te vet ka boll ,hitleri u kan i menqur si ka than krejt shtetet u dasht mi pagu spiunat e tradhtart ne kosov e shqipri ka gjet boll pa pare.

dardan me zemer 12.05


SHKRUNI SA DONI EDHE QA NTE DONI SE JU JENI VEQ NI PAKIC SHUM E VOGEL QE SE DONI THAQIN SE KIT NJERI PI DON POPULLI----------------KY ASHT GJENI E GJALL KOT GJELOZONI KY MURR VOTA EDHE NE ZGJEDHJET E MRAMA SA TE GJITHA PARTIT BASH ju pom doket ja spo doni mi pranue ja spo dini kurgju si me ju pas ba kudra,hahhhhahhahaha,po mos ke qikjo UQKja shkau pat me na hanger pa piq,edhe por ato krime qepo i porrlyni mos ja gjuni ksaj partiese nasht ndoni asht vra nga ta po bonu i bindur qe shumica jen vra mesveti apo nga LDKja kan e nxanen 1 vit para vdekjes me 2 miljon marka edhe mill te bardh te rezidenca e ti mos jav ka qu edhe ato PDKjahahahaaa bonu realist,e mos ja futni kot

DRITA E KOMBIT 12.05


po qja fut kot ore agim hoti po si mundet nje nejri ti ekt 3 epror,apo si mundet me jep urdher 3 njerz pernjeher,po lej keto lojan te smuta se populli jon nuk han bar edhe pse dikujt i konvenon em shit llafet tua...por kujdes se nese zoti sju denon nimeee njerzija do juuuuuuuu......

valjeta 12.05


Pom vjen me vjell nga inati qe nuk ka trima sot edhe te organizojn nja plan Nacional per ti qpordhur nga faqa e dheut keta antar te PDk-se! Ne nuk duhet te bejm luft me serbet sot, por sot duhet shpallur luft ksaj partie te udhehequr nga shpiunat si Hashimi,Xhaviti, Azem syla e tjer me radh! Jam shum i bindur qe edhe Adem Jasharin e kan tradhtu pikerish keta parazit, qe sot ja pa sherrin nje Popull i ter!

Angrybird 12.05


NUK MUND TE KUPTOJE PSE NJERZIT ZHGENJEHEN NE UDHEHEQESIT QE KA KOSOVA SOT !KUR VETE BASHKEPUNTORTE E ISH PRESIDENTIT RUGOVA PAS LUFTE SHKELEN MBI GJAKUN E KOLEGVE TE TYRE QE U VRAN PAS LUFTE VETEM E VETEM PER TE QENE PJESE E QEVERISE ! ! !

Gen M 12.05


Lexus te nderuar lamshi ka nis mu zvillu kjo dmth se ktu flen lepuri qe te gjith ata qe jan vra deri me sot urdhnat i kan marr naga ata te cilet jan te ulur ne krye te parlamentit...Shqiptar ziu per para ban atentat ne njeriun ma te dashur te te gjitha kohnavene presidentin Rugova aka ma marre per ket milet te poshte.Njeriu vritet kur esht qindper qind trathtar i kombit...

SHABAN ARUSHA 12.05


Hoti pasi qe eshte i burgosur dhe nuk ka arrit te ec me hapat e ish kolegeve te tij dhe te behet milioner po i shpalos te zezat e veta edhe te shokeve, se perndryshe kurr. Shtrohet pyetja cili shqipetar i Kosoves i moshes madhore i shendosh dhe qe vetem pak i ka percjell ngjarjet e luftes dhe te pas luftes dhe nuk e din se cila eshte fytyra e vertet e Xhavit Halitit? Policija dhe gjykatat tona nuk kan "forc" me i burgos Xhavitat e Kosoves, Eulexit dhe amerikaneve si duket po iu konvenojne sepse jan shum te ndegjueshem. Te gjith ne mbetemi me shpres se nje dit do tu vie fundi te gjith krimineleve qe jan duke udheheq me Kosoven.

rrugaqi 12.05


O RAMADAN LLAPIANI,KUR TE GENJEJSH GENJE PER TOK SE PER QIELL STI MBULOJM GENJESHTRAT .ATE KONKLUDIM TENDIN RUAJE PER NJI PRILL 2013 PERSHENDETJE REDAKSI E NDERUAR.

DRENASI 12.05


Un mendoj mu qu demostrata mi hek keta kriminel 

Gezimi 12.05


Fatbarsisht rugova esht i vdekun prej zotit e jo prej ktyre horrave-kriminel-hajn-trathetar idiota faqezi qe skan din e iman ku vetam paraja-vrasja-karerzmi ne dem te popullit esht ne shpirtin e tyre ,prandaj llogaria para popullit esht e pa shmagshme.

xh nrgh 12.05


Ju lutem mos ofendoni dren icen sepse ne mal ka egersira te ndryshme,une quditem se si familja e Rugoves nuk i drejtohet prokuroris dhe ta zbardh rastin,apo ndoshta nuk kan siguri,ose nuk kan dinjitet,me sa kam kuptu djali i tij qe eshte fut ne politik eshte me shume se sa injorant,dhe per mendimin tim rugova nuk ka len asgje mbrapa.Besoi qe dalngadal do te dalin shume bllaca dhe te tregoin te bemat e tyre dhe urdheruesve te tyre,vetem durim,e keqja eshte qe keta do shpetoin pa marr denimin sepse ata qe duhet ta ndajn drejtesin ose jan pran pushtetit te xhavitit ose kan frigen e treta nuk megziston

drenicaku 12.05


o Rugova ka qen udhrrefysi i Artisarit!!!!!!!! Rugova ju ka tregu se ka zgjidhje apo bashkjetes me shkie!!!!!!!kurse Drenica esht ajo qe gjitheher ju hapi syt popllit shqiptar qe mos te jetojn sy fjetur ne roberi!!!!!!! nuk jam nga Drenica ,bile as afer Drenices por zinxhiri Historik tregon se Drenica nuk ka dashur gjum okupimi sikurse tjert!!!!! Rugova kur esht shpartallu YU.... esht dashur te bashkohet Shqiperis!!!!! Ai e ngerqi bashkimin kombtar!!!!! Taktika Rugoviane ka qen si e nje lypsi te mjer!!!! kurse UCK-eja qe ajo qe Luftoi me Bajrak Kombtar e jo me shpifje ish-Dardane... Ne Jemi Shqiptar e jo Rajonal apo anti-kombtar me tentim krijimi shteti apo NEWBORN!!! Thmija Jetim qe rritet me imponime anti Kombtare!!!!!!

abaz-UCK 12.05


Ish i Dashuri DR.Ibrahim Rugova President i Kosoves Rugova dinte 7gjuhe te botes dhe kaqen president i kosoves se populli e zgjodhi vet dhe e donte kosova dhe mbar bota nuk osht ba president me pare ose me intervenim sikur sot qeja thaqi,lima,kuqi,krasniqi,haliti................... e shum te tjer qe nuk di as emrin me shkru mir dhe asnje gjuh tjeter nuk din me fol kur poi ndegjoj tu fol anglisht meduket sikur ..GABELLISHT.. tu fol emrin e DR.Ibrahim Rugoves osht gjynah edhe prej zotit me morr gjethkush ne goj.

shqiptar 12.05


AGIM HOTI EDHE PSE NUK DUA TË IA DËGJOJ ZËRIN SE AI NUK ISHTE BUTAK PA TRU E TA BËJË ATË ATENTAT MBI FIGURËN MË TË CMUAR TË HISTORISË KOMBËTARE,QË NA E PATI LAKMI BOTA QË E PATËN ,NJË KRYETAR I NJË KOMUNE NË SUEDI NA PATI THËNË NË NJË TUBIM NË SUEDI O SHQIPTARË KRENOHUNI ME RUGOVËN SE UNË U KRENOVA VEQ QË PATA RAST TA TAKOOI DHE TË FLAS ME TË!AGIMI TË BËJË ATENTAT ME URDHËR TE DORËS SË ZGJATUR TË SHKAUT PËR 5000 EURO TË PSHURRTA SE ATO PARA QË U DËRGUAN NË SHQIPËRI ISHIN PARA TONAT QË I DHAM FONDIT TË FËLLIQUR VENDLINDJA THRRET PËR TA VRA ARMIKUN E JO PËR TU PASURUAR TRADHTARË EPËR TA VRA RUGOVË ,BRE ALLAHU IU VRAFTË TË GJITHË JUVE QË BËTË ATENTAT ME PARA TONA ,JU JENI TURPI I KOSOVËS,JU MERITONI PUSHKATIM PA GJYQ O KRIMINELË!A \\\'\\\'\\\'\\\'\\\',

MERGIMTARI 12.05


Mund t ndodhe por edhe ky Hoti se paska dasht Rugoven .

kacubeti 12.05


Po ti mor pis a se ke njohur presidentin Rugova qe dikush te paska thene se eshte UDB apo spiun.As une nje kohe se kam perkrahur politiken e presidentit por ska njeri ne bote qe do te ma mbushte mendjen se eshte spiun dhe te beje atentat ne te.Ti vet je spiun e tradhtare e kriminel dhe duhet me ta marre shpirtin dal ngadale se ti po te ishe se pari njeri e pastaj shqiptar kurre jo ne presidentin e kosoves por ne asnje shqiptar nuk do kishe bere atentate siq i ke bere.

prizrenasi bonn gjermani 12.05


Po te ishte fjala tek salaudini,Une do kisha then 1 milion her se sala eshte pro dajve-sllav.sala eshte dhelper.Sa per Rugoven jame i sigurte 1 milion her qe rugova sishte anti kombetare-Shqipetare,Sa per njeriu te marre,me plote gojen do kisha then PO PO?!!.

UROSH 12.05


po de po gjithnje jan tjeret fajtor un nuk evrava askend the askush spo mund me me bind ta vras diken e te pasurohem po ti o i marr ste vjen turp ti ke dasht ta vras njeriun qe bota ju perkulen vetem te pasurohesh per mendimin ty si person te kisha shti ne uj te vluar per se gjalla dhe ti per mu je nje qelbsir qe edhe burgut i vjen era phhhhhhhhiiiiiiiiii 

ewwwwwwwww 12.05


Kur mendoj mire \\"hallall i qoft\\" xhavit halitit .. TE GJITHE PO TREGOJNE QE KA QENE .. DHE ESHTE KRIMINEL .. POR ASGJE .... NUK REAGON GJYKATA ..PROKURORI PUBLIK ...ASGJE ???? Kosova \\"shtet\\" i lire dhe demokratik\\" i hashimit ??!!!

ANTI pdky 12.05


Po me quditin disa komentus sa shum I urrejn shqiptart sidomos drenicen heroike qi me bollica nashta kan nejt e meshka scan nejt si ju qi edhe flija jukeniqu ne luft veq ti vrajn drenicakt po qe deshira as serrbve as juve skamujupletsu kurr saper Rugoven tan e dim se meni kerrcnim te vogel ushku ne beograd dhe qka ikalyp milloshevici ka nenshkru akeni kun ne bot qe ni kryetar mun e shet vendin e vet veq pse jukankerrcnu se kenametavra familjen a sa familje shqiptare jenvra e skamujt serrbija mi gunzu kurr e tan e dim si u buzqeshke para kamerav ne beograd ku kosoves I shkojke tym e flak po Tish rugova gjall mendoni se sekishdhan veriun moti a me gjith qef pak presjon aj kishba qkadon te jashtmit e thaqin ekan pranu kur tan Jen ka pet autonomi thaqi veq pavarsi u ankojshin LDK se thaqi ka koqit po ju as histori slexoni paskoll 

Grabovcit 12.05


,,Ishin shkuar te Zoti slloveni,serbi dhe shqiptari-me nje pyetje- Kurre do mbushemi kulture(edukate) ? U pergjigjet Zoti vijimisht : Ju sllovenet se shpejti.Ju serbet shume veshtire.Vjen rradha te shqiptari dhe Zoti fillon te qaj.E pyet shqiptari Zotin perse qane? I pergjigjet Zoti :- ,,Nuk di a do ma mberrij ymri kurr ju shqiptaret mbusheni kulture ( edukate ),,.Ca komentues ketu edhe pas gjithe atyre vrasjeve,hajnive,plaqkitjeve,uzurpimeve,dhunimeve ndaj motrave shqiptare....na paraqiten ,,patriota,,,,,trima,,...Mu keta jane askushi ne jeten private.

arvaniti 12.05


O ALI RAMADANI, me siguri e ke emrin e rrejshem dhe pot garantoj se ti e ke prejardhjen shka biri shkaut e kete prejardhje e bajsh me shendet se per ndryshe nuk di qfar identifikimi mund te kesh por, NO KOMENT 

bilbili 12.05


Ndigjone luto fukaran ju po te mi jepte dikush 100 mij euro ju garanton luta se edhe thaqin e edhe rugoven i vras edhe nji her.kjo deklarat e imja eshte po aq e vertet sikurse e atij zotri Hotit qe po jep informacione nge burgu.Nje njeri qe tradheton per para tradheton gjithmon per para.Po te deklaronte zotri hoti se do ta kishte bere atentatin pa para do ti besoja se ataher do te kishte perkrahjen e se paku 30% te kosovareve.por per para sbehet patriotizem.

luto fukaraja 12.05


O VLLAZNI E VERTETA PO DEL NE SHESH PO KUSH ME I BURGOS KTA QENA QE KAN BA KRIME 

luli 12.05


mjer Rugova se nuk kish lan kun mbrpa, as bashkpuntoret e tij e mase keqi as djalin e tij qe ish kan nje tip idioti dhe del ju jep von ktyre ska koment ma marre ska

albion 12.05


O Qobanet e Drenices, shkoni e ruani Bullicat,se ma shum nuk dini.Dh e shkoni ne Serbi se atje i keni Baballaret.

Genti Patrioti 12.05


Sikur te ishte I ndjeri rugova gjall nuk do te ishin qobanet e drenices ne pushtet edhe ju garantoj se kosova Kurr nuk do te ishte ne ket pozit qe esht sot vene gishtin ne kok dhe mendoni Mir kush ka qen Ibrahim rugova.

Refik 12.05


...mendoj se ky tipi ia paska lakmi N.Bllaces dhe vone eshte kujtu ta imitoj ate...cdo veper qe behet me qellim te keq, ajo nuk humbet kurre...e ky tipi po mundohet ta shperlaje veten me .....

fati - ferizaj 12.05


R U G O V A NAJ SOLLI LIRINE. KLINTONI DHE BLERI E THANE. MOS TE ISHTE RUGOVA NEVE SODE DO ISHIM ME ZI SE KURDET. E SODE KOSOVA UDHEHIQET NGA PROFITERET MILIONERA E KRIMINEL TE LUFTES. 

Ramadan Llapjani 12.05


O VELLEZER TE NDERUARAgim Hoti ;Xhavit H.me nxiti me vra Anton Berishën,e Rugoven TongueO JU DREJTOHEM TE GJITHVE ,LEXONE EDHE NJI HERE MIRE DEKLARATEN E HOTIT:JAM NISUR NE ORA 15:45 NGA KON.I PARE TE BARAKAT,DHE NGA ORA 14:30 KAM QEN TE REZ.E RUGOVES,A DINI ME E ANALIZUE QKA ESHTE KJO DEKLARAT ,PERSHENDETJE EKREM,REDON DHE KASTRIOT F.PERSHENDETJE REDAKSI 

RAKOCI 12.05


Kurr u paraburgos njeriu i Task Forces Mustafi dul prokurori i Kosoves lopa e gjall e tha.Me urdhrin tim u burgos Mustafai,a nketon Eulexi e ka marr.Per qudi si ai si ftyr majmuni Peci qka hamonin asht si Hajredin Kuqi heshtin.Siq kam komentu edhe ma heret mu ndrejtesi tu Kosoves te dhivsha.Kta te tre ish dashur me reagu menjeher policija e Kosoves,drejtesia dhe prokurori i Kosoves,Ju gazetar pse si pytni qeta dhe Uke Rugoven se deputet asht kurr do ta ftoj Xh,Halitin ne interpelanc se ne pytje asht nderi i familjes se tij dhe babes qe ka pas.Me kercenu me dalje nga qeverija e jo mi shti vesht nlesh se prej LDK ska sen.Ktyne politikajve figurat eminente siq asht Rugova dhe Ademi Jashari ju duhet veq ne frontet e votimit tani ma kurr si permendin.A duhet koment ktu te ipet e jo me lan EULEXIN me u mar me keto qeshtje,pastaj me dal me na rrejt se kemi vepru simbas ligjeve ne fuqi dhe kushtetutes se Kosoves.Hajredin Kuqi asht tradhtar ket kurr mos e harroni.Ai mshef kriminelt e Kosoves.

topi 12.05


ky djaloshi qe ka ber atentate esht denuar dhe po e paguan shtrenjet ate qka ka ber,por 100% kete nuk e ka ber pa inspirimin e dikujt ose pa urdherin e dikujt,e kush qendron praapa kesaj vetem ai e din,por asht nji marri e madhe per te gjith ata qe kan urdheruar kete djalosh fukara edhe nga mendja por edhe nga gjendja socijaale e tij.prandaj i sugjeroj komentuesit qe te mos nguten me komente e te shkruajn qka do,por te presim nese drejtsia do ta mund padrejtsin.te gjitha te kqijat njeriu i paguan vet per se gjalli,o ma heret ose ma von

hoti 12.05


E qfar njerzsh e udheheqin Kosoven une nuk e di se ne rend te par qysh edhe jan ardh ne pushtet kta njerz kur edhe ne syt e Halitit shihet dinakria dhe vrehet se per pare aj edhe baben e vet e vran.Ishalla nje dit do ti denoj zoti per te gjitha ato krime qi i kan bere e se veq aj e din se qka krejt kta kan baa...

usa-ca 12.05


kriminelat hajnat shantazhistat tradhtaret e kombit ,rrugaqet magjupet qergashet iniorantan pisat antikombtaret e kane vetem nje adrese , e ajo asht e ka qen e dote jet PDK me kry kriminelin hashim fusnota 1244

tuneli 12.05


Ki kujdes ore ti@me nofken EKREM!Ja qe je duke ecur ne paterica zoterote.Me vjen Keq.Kaçan Lakrori(Decan)

Kaçan Lakrori 12.05


Gjatë dhe pas luftës janë kryer krime të rënda në mes shqiptarëve dhe tani kur kanë fillue të zbulohen ,po çuditemi ! Jo,kjo është ditur edhe më parë por jo me emra konkret.Këta që tani po i tregojnë krimet e kryera janë kriminel dhe kot e kanë se nuk ju hiqet ky epitet i flliqët !Kush i ka pëgaditur dhe kush i ka furnizuar këta kriminel duhet të merren në përgjegjësi politike dhe penale.Qershor 1999-qershor 2000 janë vra afër 600 shqiptarë,fatkeqësisht prej dorës së shqip-folësave.Mjerimi nuk ka brina...!

IKRASNIQI 12.05


marri marri qfar probaganda kan ber se kishe Rugova ka qen tradhetar more me pa qen Rugova tradhetar atheri pse ja kan bytur baben shkiet qellimi ka qen me ardhe ju ne pushtet e me ba pushtetin gabelhannnnnnnneeeeeeeeee 

gezim 12.05


Nje esht e sigurt se vrasjet e njerzve te mdhenj ne Kosove pas luftes, autor te vrasjeve e kan Zotri XHAVIT HALITIN, kriminel ma te fort ne Ballkan se ky, besoj se nuk ka,

lami 12.05


Vijon nga e para. Une Tutkun Grepi, jam shume i zhgenyre ne vellezerit tone nga gjaku dhe fisi, si kane mundur te behen miqe te dashur te Serbo-qetnikeve? Te kaperdine porsi Drakulla vellezerit Kosovar, dhe te lozin me pafajsin e tyre dhe me nderin e atdheut. Njerezit si Xhavit Haliti, si Agron haradinaj dhe A.Nimani duhet te perkulen para popullit dhe tu kerkojne falje kombetare, si dhe para varreve te Deshmoreve dhe heronjve te Kombit,te perkulen gjer ne toke dhe t'i lagin me lotet e akteve shtazarake te cilat i kane trasheguar nga spiunazha Serbo-shqiptare. Aktor te keqijave,torturave dhe akteve makabre,sipas Historise ka shume,por ja disa me te perfolur ne historikun e tyre antikombetare ndervellazerore:Ne Kryesi te Qeverise:"Ashim Thaçi, me se i perfoluri Xh.Haliti, Kupe Krasniqi,A.Syla; Kamishi; K.Veseli dhe promotori kryesor Adem Demaçovi... dhe R.Qosovi...,ne bashkepunim me barbaret serbe, fundosen Republiken, duke injoruar I.Rugoven dhe Kosoven. Deri Kur keta gjelat te kombit?Kush ben kete?

Tutkun Grepi(Plave-Guci) 12.05


o ekrem bravo boll mir po thu t lumt se topi nuk e lun 

redoni 12.05


Ev kuesh ev.eeee moti ekam ngrit zanin un qasuhi.o shok ........ Po vin ditet e shqipessss.ju pershendet qaushi gjith anti pdkistave

Qaushi 11.05


ZOTI ESHTE I MADHE. KRIMINELAT ME FLAMUR E EMBLEMEN E ARTE TE U Q K se KANE VRA TE BIJTE E VLLEZRIT E VET VETEM E VETEM TA GRABISIN PUSHTETIN KJO ESHTE FENOMEN I KOHES SE KOMPJUTERIT.KRIMINELI QE KA VRA NJEREZ PER PERFITIME PARASH DIKUR BASHKEPUNTOR E SOTE TRIUMFON E DREJTA E ZOTIT PO I ZHDUK KETA KRIMINELA, ME PARE TE MERGATES KANE VRA TE AFTIT E KETIJ POPULLI.

MERGATA GJERMANI 11.05

----

bota sot


--

kush eshte kjo mimoz krasniqi o llap?

.[/size]
Agim Hoti ;Xhavit H.me nxiti me vra Anton Berishën,e Rugoven User_offline  Agim Hoti ;Xhavit H.me nxiti me vra Anton Berishën,e Rugoven Quote

Agim Hoti ;Xhavit H.me nxiti me vra Anton Berishën,e Rugoven Post_old 15-05-2012, 04:18

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum