Fetah Rudi,pse se cek Agim deshmitarin qe Lima e ka shti met
:: politika
Page 1 sur 1
Fetah Rudi,pse se cek Agim deshmitarin qe Lima e ka shti met
AKTUALE
[size=38]Media gjermane me rrëfim prekës për rastin e Fetah Rudit: Ish udhëheqësit e UÇK-së mund të përfundojnë në pranga
NGA: M.L MË: 14 QERSHOR 2019 NË ORA: 19:11[/size]
Fetah Rudi
"Ne duhet të çlirohemi nga ky rrjet kriminal"
Ushtria guerile e shqiptarëve të Kosovës, UÇK luftoi për shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Krimet e luftës që thuhet se janë kryer nga UÇK-ja nuk janë adresuar në mënyrë të mjaftueshme: Dëshmitarët janë kërcënuar, persekutuar dhe vrarë. Disa si Fetah Rudi shpresojnë për një gjykatë të re speciale në Hagë shkruan deutschlandfunk.de, përcjell gazeta “Bota sot”.
Në oborrin e Fetah Rudit në Malishevë, komunë e cila është rreth një orë larg nga Prishtina, gjenden vëllai, një kushëri dhe disa fëmijë të cilët po luajnë. Menjëherë vjen dreka në tavolinë. Ndërsa, për respekt shërbejnë raki shtëpie të kumbullës.
Ne jemi myslimanë modernë", thonë me një buzëqeshje.
[/size]
Në mur janë fotografitë e Ibrahim Rugovës, presidentit të Kosovës i cili vdiq në vitin 2006, i cili përfaqësonte luftën jo të dhunshme të shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit.
Fetah Rudi, është një aktivist i orëve të para. Gjithashtu pas luftës, kur erdhi cështja se kush po merr pushtetin në Kosovë.
Në tetor 2000, u mbajtën zgjedhjet e para komunale. Fetah Rudi u zgjodh në këshillin e qytetit të Malishevës, si asamblesit i LDK-së, partisë së Ibrahim Rugovës.
"Isha një nga kandidatët me më së shumti vota. Ne erdhëm në qeveri, por kishte ende presion. Gjithashtu ndaj meje personalisht: Më thonin se duhet të dal nga partia ime dhe të bashkohem me PDK-në, e cila kishte dalë nga UÇK-ja. Por unë mbeta i lidhur ngushtë me LDK-në dhe vazhdova ta bëja këtë deri më 15 dhjetor 2000. "
Rudi mezi mbijetoi një sulmi. Ishte e premte, ndërsa Fetah Rudi po kthehej nga një takim me kreun e partisë, Ibrahim Rugova.
[/size]
"Ishim tre persona, isha ulur prapa në makinë. Në orën 14:35, papritmas dëgjuam një breshëri gjuajtjesh nga përpara. Ishte një makinë që afrohej shpejt drejt nesh: Një Opel Astra, e kuqe, me xham të ngjyrosur. Dhe kur u afrua, të shtënat më qëlluan. Dy kolegët e mi dolën jashtë makinës menjëherë. Provova të dilja edhe unë, por nuk mund të lëvizja."
13 plumba goditën trupin e Fetah Rudit. Ai mbijetoi. Por, që nga kjo tentim-vrasje ulet në një karrige me rrota. Unë e di se kush janë njerëzit që më qëlluan, thotë Fetah Rudi me vendosmëri, ndërsa fëmijët sjellin ushqimin: Një supë, vezë të fërguara, bukë, suxhuk të fortë, speca të djegës dhe djathë të butë deleje, të gjitha bio nga shtëpia.
"E pashë atë nga afër: Shoferi dhe djaloshi ishin me pushkë. Na u tha më pas se ata kishin bërë aksident ndërsa iknin. Thanë se të tre janë të vdekur. "
Por, Fetah Rudi beson:
[/size]
"Gjithçka u organizua për të mbuluar gjurmët. Thuhet se ka pasur një përplasje me një kamion, por: Kamioni është zhdukur dhe shoferi nuk u gjet.
"Ata që kryen këto krime janë kudo"
Por, kush ishte pas vrasjes? "SHIK", thotë Fetah Rudi pa hezitim - Shërbimi i fshehtë i inteligjencës që ishte ndërtuar tashmë nga UÇK-ja gjatë luftës.
Kreu i SHIK-ut ishte atëherë Kadri Veseli, sot ai është kryetar parlamenti.
[/size]
Sa herë që shikojmë televizorin, i shohim ata, njerëzit që i kanë kryer këto krime. Ata janë kudo: Në qeveri, në parlament, në polici. Dhe ata nuk i kanë ndalur aktivitetet e tyre kriminale".
Fetah Rudi është marrë në pyetje dy herë nga hetuesit ndërkombëtar të OKB-së dhe BE-së. Por për të folur në Kosovë është e vështirë edhe për gjyqtarët ndërkombëtarë: Dëshmitarët janë të frikësuar apo edhe të vrarë.
Pas darkës, çaji i fortë shërbehet në gota të vogla. Fetah Rudi përzien ia hedhë sheqerin i menduar. Për një qast i ngjallet shpersa!
"Pas dështimit të gjyqësorit të Kosovës, dështimit të misionit UNMIK-ut të OKB-së, pas dështimit të misionit të BE-së EULEX, shpresa jonë e fundit tani është Gjykata e re Speciale në Hagë për trajtimin e krimeve të luftës të UÇK-së".
Shpresë te Gjykatën Speciale
Por, edhe gjykata e re mund të përballet me të njëjtat probleme: Dëshmitarët nuk duan të dëshmojnë për shkak të frikës. Jo, përgjigjet Fetah Rudi, këtë herë gjërat do të jenë ndryshe.
"Gjykata do ta lirojë Kosovën nga kjo klasë kriminale. Në të kaluarën, dëshmitarët kishin frikë dhe nuk deklaruan asgjë për UNMIK-un apo EULEX-in, sepse komandantët e UÇK-së ishin më të fortë. Por, Gjykata e re Speciale nuk mund të ndikohet nga ata. Këta njerëz do ta menaxhojnë këtë cështje. Unë besoj në të."
Të afërmit e tij e ndihmojnë Fetah Rudin në karrocë. Askush nuk e di nëse apo cilët ish-udhëheqës të UÇK-së së shpejti do të përfundojnë në pranga. Por shumë duhet të kenë frikë.
"Këta njerëz duhet të shkojnë. Jo vetëm për shkak timin, shumë familje të tjera kanë humbur dikë dhe nuk e dinë se kush e ka kryer vrasjen. Ne të gjithë presim që të ndriçohen më në fund këto çështje. "
Fetah Rudi dëshiron të dëshmojë, sigurisht, thotë ai
Jashtë derës: Fetah Rudi është ulur në karrocën e tij me rrota, duke shikuar në oborr, pastaj në malet përtej. Nuk ka shpresë, se ai do të jetë në gjendje të ecë përsëri. Por, Kosova, vendi i tij, tani ka nevojë për një tjetër mundësi të fundit.
"Ne të gjithë duhet të lirohemi nga ky rrjet kriminal – vetëm kështu ne mund të ecim më përpara."
Dhe Fetah Rudi do të dëshmojë nëse kërkohet, sigurisht, thotë ai. Përkundër kërcënimeve dhe shantazheve ndaj të cilave ai ende është i ekspozuar.[/size]
Sujets similaires
» Fetah Rudi cilen date me festue
» Fetah Rudi deshmon per atentatin qe ja beri truproja e depu
» Fatmir Lima e Fadil Vokrin,Rahovecit edhe Lima ja paska rras
» Biseda Me deshmitarin e qimes Bajrush Ahmetin
» Plagosja e Fetah Rudit
» Fetah Rudi deshmon per atentatin qe ja beri truproja e depu
» Fatmir Lima e Fadil Vokrin,Rahovecit edhe Lima ja paska rras
» Biseda Me deshmitarin e qimes Bajrush Ahmetin
» Plagosja e Fetah Rudit
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum