Fetah Rudi deshmon per atentatin qe ja beri truproja e depu
:: politika
Page 1 sur 1
Fetah Rudi deshmon per atentatin qe ja beri truproja e depu
Flet Fetah Rudi: Po, Bajrushi e tha të vërtetën, truproja i deputetit të Vetëvendosjes bëri atentat ndaj meje!
Atentati ndaj meje në vitin 2000, është bërë për motive politike. Me rastin tim është duke u marrë edhe EULEX’i, ku i kam prezantuar faktet e mia. Bajrush Morina e tha të vërtetën dhe unë qëndroj prapa atyre deklaratave. Atentatorët ndaj meje kanë bërë aksident dhe dy prej tyre kanë vdekur. I treti ka qenë truproje e një deputeti të Vetëvendosjes. Nuk po përmendi emra për shkak të hetimeve. Flet për Express, Fetah Rudi, zyrtar i LDK’së, i cili ka mbetur invalid pas atentatit që ishte kryer ndaj tij në vitin 2000.
Express: Pse është bërë atentat ndaj jush? Kush ka dashur t’ju vrasë?
F. Rudi: Atentati ndaj meje është bërë për motive politike. Unë kam qenë ushtar i UÇK-së, por edhe aktivist dhe përkrahës e veprimtar i palodhshëm i Lidhjes Demokratike të Ibrahim Rugovës. Këtë aktivitet timin në LDK e kam vazhduar edhe pas luftës.
Sa për atentatin: Rasti ka ndodhur me 15 dhjetor 2000, te fshati BYTYQ (ura e Bytyqëve) në orën 14:35, duke ardhur nga Prishtina, ku isha në mbledhje të rregullt të LDK-së. Me mua ishin edhe dy kolegë, Avdullah Telaku dhe Rexhep Begaj, veprimtarë të LDK-së të cilët nuk pësuan. Më kujtohet se ishim duke biseduar për takimin që e kishim më 16 dhjetor 2000 në Malishevë, përkatësisht mbledhjen e asamblesë komunale ku isha edhe unë deputet i asamblesë, ku kishim edhe zgjedhjen e kryeshefit të komunës, se si do të kalonim.
Kur kam ardhur aty te ura e Bytyqëve kam dëgjuar krismat e armëve, së pari refall (breshëri), pastaj ne jemi ndalur aty tek ura. Aty ka ardhur një makine OPEL ASTRA me ngjyrë të kuqe me xhama të errët mbrapa dhe me një shpejtësi të madhe. Ne atë moment i kam thënë shoferit t’ia liron rrugën kësaj makine. Ne jemi ndalur aty, kur kanë ardhur afër nesh kanë gjuajtur me armë të cilët i kam parë të dy të parët me armë në dorë. Kanë gjuajtur dhe janë larguar me shpejtësi të madhe. Pastaj me një makine të pronarit të pompës qe ishte aty afër më kanë dërguar deri në Malishevë, më kanë dhënë ndihmën në Malishevë, pastaj me makinë të ambulancës më kanë dërguar në Prishtinë ku jam mjekuar deri me 27 dhjetor 2000 dhe pastaj më kanë dërguar në Itali, KFOR-i Italian, ku kam qëndruar për një vit rresht.
Express: Cilat janë faktet tuaja që i keni prezantuar në Prokurori për atentatin ndaj jush?
F. Rudi: Faktet ia kam prezantuar Prokurorisë së EULEX-it, këto që po ua tregoj juve
Express: Keni treguar se keni dhënë deklarata edhe në EULEX. Çka ka bërë ky mision në zbardhjen e juaj?
F. Rudi: Po, unë kam dëshmuar në EULEX dhe ata janë duke e hetuar atentatin ndaj meje.
Express: Bajrush Morina, në një debat televiziv, tha se dihen autorët e atentatit ndaj jush. Përmendi se kanë lidhje me një parti politike. Cila është e vërteta e kësaj?
F. Rudi: Po, Bajrushi ka thënë dhe ka shkruar disa herë për atentatin tim. Të gjitha të dhënat ai i ka marrë në intervista dhe në bashkëbisedim me mua. Unë qëndroj prapa deklaratave te Bajrushit sepse unë i kam faktet dhe ai i di këto fakte.
Express: Morina tha se një deputet i Vetëvendosjes qëndron prapa atentatit ndaj jush. E dini emrin se kush është ai?
F. Rudi: Duhet me bë një përmirësim. Bajrushi nuk ka thënë deputet i Vetëvendosjes por një këshilltar, vozitës apo truproje e një deputeti të Vetëvendosjes. Emrin e këtij deputeti e di unë, e di Bajrushi por edhe Prokuroria e EULEX-it. Për shkak se nuk dua me i pengu hetimet, nuk dua me përmend emra.
Express: Më herët keni thënë se dihet se e kujt është vetura prej nga kanë shtënë në drejtim tuajin. Kush janë këta njerëz?
F. Rudi: Po e di cila ka qenë vetura. Ju thash më lartë, ka qenë një makinë OPEL ASTRA me ngjyrë të kuqe e me xhama të errët mbrapa.
Express: Pse asnjëherë s’keni përmendur emra kur keni thënë se e dini se prej cilës veturë kanë ardhur plumbat në drejtimin tuaj?
R e x h e p s e l i mi
F. Rudi: I kam përmendur emrat e të dyshuarve edhe në prokurori edhe në intervistë me Bajrushin, që janë botuar në Bota sot disa herë. Ajo çka mundem me ju thënë është se pas atentatit ndaj meje, më 15 dhjetor 2000, rreth orës 14:35, ka ndodhur një aksident në fshatin Muzeqina të Shtimjes. Në këtë aksident kanë vdekur tre persona që kane vozit veturën OPEL astra të kuqe, që dyshohet se kanë marrë pjesë në atentat ndaj meje. Dy prej këtyre të vdekurve kanë qenë pjesëtarë të TMK-së, ish- ushtarë të UÇK’së. Emrat dihen. Njëri prej tyre ka qenë truproje e një deputeti të Vetëvendosjes.
Express: Jeni pjesë e udhëheqjes së LDK’së në Malishevë. Cili është pozicioni juaj lidhur me koalicionin e LDK’së me PDK’në?
F. Rudi: Koalicioni nuk me ka pëlqyer fare. Por unë kam qenë edhe jam ushtar i Ibrahim Rugovës dhe kam qenë, jam institucionalist dhe respektoj vendimin e partisë qe i takoj.
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum