Akuzat e Prokurorisë serbe për krime lufte janë të rënda. Të paktën në një rast ai po akuzohet për përgjegjësi komanduse. Haradinaj pretendohet se ka liruar nga duart e ushtarëve të tij gjashtë civilë romë. 12 të tjerë akuzohet se i kishte lënë në duart e tyre. Akuzat përfshijnë dhunimin e një vajze 14 vjeçare që, sipas shtetit serb, ishte bërë nga ushtarët e Haradinajt. Po ashtu, Serbia akuzon ushtarët e Haradinajt edhe për përdhunimin e një burri. Akuzat përfshijnë edhe këtë: ushtarët e Haradinajt i kishin prerë veshin viktimës dhe e kishin detyruar një viktimë tjetër për ta ngrënë atë. Po ashtu, sipas akuzave të shtetit serb,, civilët thuhet se ishin detyruar të pinin urinë dhe të hanin bajga lopësh. Kjo dosje është në mesin e disa rasteve që Serbia ka dorëzuar në Francë.Serbia po pretendon se Ramush Haradinaj, në cilësi të komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit ka përdorur autoritetin e tij për të shpëtuar prej armëve dhe thikave të ushtarëve të tij vetëm gjashtë civilë romë.