Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Tafil e Afrim Ibishi vrajne Mirush Dakajn

 :: sport

Aller en bas

 Tafil e Afrim Ibishi vrajne Mirush Dakajn Empty Tafil e Afrim Ibishi vrajne Mirush Dakajn

Message  Perparimi Mar 30 Oct - 3:31

Problemi është ky atentati në mënyrë të organizuar nga dy analfabetë që më 11.09.1998 i bëhet Mirush Dakaj Komandant KORBIT në vendin e quitur Gullbovc. Te dy kriminelët njihen me emër e mbiemër, ata janë Tafil e Afrim Ibishi siç njihen në anën tonë “mahalla e sherrve”.
Adem Demaçi më tha: Vëllau yt është dezertor, ka kaluar në FARK dhe e ka meritu vrasjen!
Pas shumë përpjekjesh e morra lidhien dhe u laimëru sekretaria e Demaç. U prezantova dhe ia sqarova brengën që e kam. Ajo mu dreitua që po ta kaloj lidhien me Demaqin. U gëzova pa mas që po flas me një njeri të besushëm. Por menjëherë u zhgënjeva.

t. Demaç më tha se vëllau im qenka si dezertor i UÇK, se ka marr krahun e FARK-ut. U mundova të sqarohem por ai ma mbylli telefonin me atë arrogancën që ka si Demaq. 

Ramiz Lladrovci qeshi me mua e më tha: Vëllau i yt e ka meritu plumbin se u kthy nga krahu i gabuar në FARK...

 Ramizi e Elmia filluan të qeshin sikur të mos kishte ndodhë asgjë. Ramizi me dreitohet duke më thënë as që kam dashur të komunikojë se ai farë vëllau i yt e ka meritu plumbin se u kthy nga krahu i gabuar në FARK. Edhe Ramizi njëjtë më lëndoi si  Demaqi. Aty ndërhyn edhe Elmi Zeka pa pikë turpi dhe më thotë se edhe vëllau im të kishte vepru ashtu nuk do ta quaja vëlla . 
Pra kuptova se u bënë tre dëshmitarë se përse e vranë Korbin fizikisht Tafil e Afrim Ibishi emoralisht u munduan ta vrasin edhe Adem Demaçi, Ramiz Lladrovci dhe Elmi Zekai. Filluan të më kuitohen elegjitë e Fan S Nolit kushtuar viganve të popullit Luigj Gurakuqit e Bairam Currit si Zogu i vrau fizikisht e klyshet e tij u munduan t’i vrasin edhe moralisht.
Ne emisionin e Milaim Zekes Pa ​Rrotlla e kishte në emision Naim Malokun dhe aty prapë ndërkohë
edhe Naimi e thotë me keq ardhie se Komandant Korbi vritet padrejtësisht gjoja si krahu i FARK-ut. Ky emision nëse nuk gaboj mban daten e fillimit të korrikut në vitin 2012.
Unë dua të di se kënd e pengoi më shumë Komandanti Korbi, paramilitarët serbë apo Ramiz Lladrovcin e Adem Demaçin e Elmi Zekën?  Kush dha urdhër për këtë vrasje?




Me respekt
Bashkim Dakaj


http://botapress.info/ekskluzive-a-do-te-merret-gjykata-speciale-me-vrasjen-e-mirush-dakajt-komandant-korbit-bashkim-dakaj-vellau-i-shkruan-leter-hashim-thacit/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum