Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Afrim Zhitia vritet nga rrethimi qe ja bene

 :: sport

Aller en bas

Afrim Zhitia vritet nga rrethimi qe ja bene Empty Afrim Zhitia vritet nga rrethimi qe ja bene

Message  Perparimi Mer 27 Juil - 4:33

Publikon: Reshat AVDIU * Bushtran mars 2011.

Edhe në aksionin gjakatar kundër familjes së Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981, në ballë të forcave të rrethimit kanë qenë milicët shqiptarë. Të tillët, në mars dhe prill të vitit 1981, na i kanë vrarë me dhjetëra shokë tanë demonstrues si në: Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Vushtrri, Mitrovicë, Drenas e gjetke nëpër trojet e okupuara Iliro-Dardane nën kolonializmin titisto-rankoviqian. Mandej nga milicët e tillë të Mehmet Maliqit-Cikulit, të Azem Vllasit e Rrahmon Morinës janë vrarë në rrethim Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Bedri Sokoli, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Ismet Krasniqi e dhjetëra të tjerë. Në të gjitha arrestimet e qindra grupeve të rezistencës në Kosovë gjatë viteve të 80-ta, në krye të aksioneve kanë qenë SUP-ovcat shqipfolës dhe pjesëtarë të milicisë vendore.
Sot ne qeverin e Kosoves i keni po keta njerez te ndyr duke e qeverisur pavaresin e kosoves .


KOMENT POLITIKË PËR NGJARJET E MARSIT DHE PRILLIT TË VITIT 1981.



11 marsi i vitit 1981 shënoi epokën e rikthimit të shqiptarëve në identitet e tyre të mirëfilltë kombëtar



Demonstratat gjithë popullore të marsit dhe prillit të vitit 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish- RSFJ-a. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës për ta ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia, që ishte bërë një burg i madh i popujve të Ballkanit. Zhvillimet që pasuan më 26 mars të po atij viti, kur njësitë speciale të Jugosllavisë me lejen dhe aprovimin e regjentëve besnikë të regjimit të Beogradit si: Azem Vllasin, Mahmut Bakallit-Çakallit, Ali Shukriut, Mehmet Cikulit-Maliqit e të tjerë, na sulmuan brutalisht neve demonstruesit duke na vrarë dhe duke na përgjakur e që ishim me qindra dhe me mijëra. Ne atëbotë ishim komunarët e barrikadave të luftës së Parisit legjendar të vitit 1789, po të ishte nevoja edhe qiellin do ta sulmonim, vetëm e vetëm të bëhej Shqipëri Shqipëri.

Intervenimi brutal, i policisë banditeske nga Beogradi dhe qendrave tjera të vendosjes Jugosllave siç ishin nga: Zagrebi, Lubjana, Sarajeva, Shkupi, Titogradi etj. E nxorën në sipërfaqe fytyrën e vërtetë të fashizmit jugosllavë dhe atyre shqipfolësve bastardë, të cilët i shërbenin asaj politike shoviniste aty-shqiptare besnikërisht.

Revoltat gjithë-popullore, që pasuan me 2 dhe 3 prill, ia çjerri përfundimisht maskën e politikës së “barazisë së kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë”. Shtypi perëndimor dhe ai i Tiranës zyrtare atëbotë i Shqipërisë së Re të Enver Hoxhës konstatonte se në Kosovë kishte ndodhur njëra ndër gjakderdhjet më të mëdha në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kryesia e Jugosllavisë okupatore e kishte shpallur gjendjen e shtetrrethimit. Qenë vendosur qindra postblloqe policore dhe ushtarake në tërë Kosovën. U vranë dhe u plagosëm shumë vëllezër dhe motra demonstrues, u arrestuam rreth 5000 shqiptarë liridashës. Klasa politike pro-jugosllave në krye me komunistët revizionist titistë filloi zbatimin e platformës për “çrrënjosjen e kundërrevolucionit”, të cilën me besnikëri skllavi po e zbatonin: Azem Vllasi, Ali Shukriu- dhëndër i shkinës serbe, Mahmut Bakalli-Çakalli i Gjakovës tash së fundi më 1999 të viktimizuar nga vëllezërit e tij karpatjan serb, ku së fundi gjakovarëve të tij të pa fajshëm as namin dhe as nishanin s’po munden t’ua gjejë as KFORI, UNMIKU e së fundi, EULEX nëpër Serbinë sodomiste edhe Mehmet Maliqi-Qikllopi, Kolë Shiroka, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani dhe e tëra një klasë atëbotë politikanësh, që bënin përpjekje të panatyrshme të përzierjes së gjakut shqiptar me gjakun sllav, ashtu sikurse i kishin përzier shumica e tyre edhe martesat me serbe, malazeze, etj.

Kryengritja gjithë popullore e marsit dhe prillit e vitit 1981 shënoi një epokë vendimtare në historinë më të re të popullit shqiptar, pavarësisht se kjo ngjarje nuk e ka gjetur vendin e merituar në tekstet ende gjysmake të historisë sonë. Nga ajo kohë kishte filluar ndarja e madhe dhe diferencimi historik i dy klasave shoqërore, kundërshtare. Klasa pro-jugosllave që pranonte jugosllavizimin dhe asimilimin e qetë të shqiptarëve duke i trajtuar ata si “kosovari” dhe lëvizja ilegale çlirimtare, e cila çoi më në fund edhe në tria luftërat e armatosura çlirimtare si ajo e UÇK-së, së Kryelegjendarit Adem Jasharit, të UÇPMB-së në Karadakun e Kosovës Lindore dhe ajo e UÇK-së në Iliridën dhe e tëra kjo u bë për të vetmin qëllim për t’u çliruar njëherë e përgjithmonë nga robëria shekullore neokolonialiste serbo-jugosllave.

Në këtë aspekt marsi dhe prilli i vitit 1981, shënojnë njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë. Po të mos ndodhte ajo që ndodhi asokohe shqiptarët sot do të jetonin ashtu sikurse jetojnë hungarezët në Vojvodinë myslimanët në Sanxhak, apo vllehtë në krahinën e Timokut në Serbi. Në kushte dhe rrethana të caktuara lëvizjet nacionaliste shqiptare, u përkrahën fuqishëm atëbotë nga Tirana zyrtare, ku arriti ta konsolidojë idealin e lirisë dhe ta mbajë gjallë atë, në rrugën e gjatë e të mundimshme të historisë, arriti t’i realizojë me sukses tri luftërat çlirimtare, të cilat u përkrahën nga mbarë shqiptarët atdhedashës dhe nga forcat përparimtare botërore.



Titistët, pro-jugosllavët dhe oportunistët edhe 30 vjet më pas mundohen ta zbehin të vërtetën për kryengritjen shqiptare të vitit 1981



Duhet pranuar fakti se jeta e përbashkët e shqiptarëve me serbët dhe kombet e tjera të Jugosllavisë deri në vitin 1981, kishte dhënë shumë rezultate në afrimin e popujve por jo edhe në afrimin mbi principe të barazisë, por mbi shembullin e skllavit të nënshtruar ndaj padronit. Në Jugosllavinë e atëhershme shqiptar të ndershëm “poshteni shiptari” konsideroheshin vetëm ata që e donin pa lajka Jugosllavinë, si atdheun e tyre ata që martoheshin me serbe, ata që rezervoheshin të flisnin shqip sapo futej në mesin e tyre një serb dhe ata shqiptarë trutharë që nuk kishin as edhe ndjenjën më elementare të dashurisë për kombin e atdheun e tyre. Dhe, mjerisht, duhet pranuar faktin se të tillë në mesin e turmave të pa arsimuara shqiptare kombëtarisht pati me shumicë ashtu sikurse pati me bollëk edhe nga ata që u shkolluan në Beograd, dhe prej andej sollën në Kosovë shumë nipa dhe mbesa të Serbisë. Mbi këtë shtresë të turmave shqiptare ngrihej klasa politike jugosllave, e cila kishte pranuar rezignatën tragjike të asimilimit të ngadalshëm, meqë arrinte të mbijetonte ekonomikisht dhe arrinte të vilte favore të shumta dobiprurëse duke u bërë pjesë e politikës jugosllave antishqiptare. Kjo të dashur vëllezër sot i ngjason Këshillit Koordinues i deri djeshëm i partive politike për Jugun e Serbisë me qendër në Bujanoc, ku disa lider të pa përgjegjshëm të disa partive politike shqiptare ku për interesat e tyre egoiste i shkelin pa mëshirë interesat e kësaj popullate të robëruar edhe më tutje e mbetur nën diktatin serbo-çetnik të Beogradit. Dhe tash së fundi është njoftuar se nga Gjykata e Qarkut të Beogradit, janë ngritur aktakuza të pa bazuara në fakte relevante të judikaturës serbe ndaj bijve tanë liridashës të ushtrisë sonë të lavdishme të UÇPMB-së, nga gjykatësit dhe prokurorët ultranacinalist sllave,dhe u dënuar me vite të gjata burgimi, ndoshta për asgjë tjetër partiakët tanë që janë materie përbërëse e klikës fashisoide të Sodomës Serbi, duhet sadopak t’i vrasë për këta të fundit ndërgjegjja kombëtare, nëse atë e kanë dhe e ndjejnë në shpirtin e tyre prej bastardëve kombëtar të kolltukofagëve.

Krijimi atëbotë me sukses i një kombi hibrid, të çoroditur, çonte pa kthyeshëm në idenë e jugosllvizimit të shqiptarëve dhe të popujve të tjerë të federatës, e cila ishte përhapur sidomos në vitet 70-ta dhe 80-ta të shekullit të kaluar.

Periudha e tillë e rrojtjes bashkë, periudha e vëllazërimi-bashkimit të shqiptarëve me serbë, periudha e fillimit të ngjizjeje të panatyrshme mes dy popujve që kishin të përbashkët vetëm armiqësinë 13 shekullore, jepte rezultate të caktuara, ashtu sikurse kishte dhënë edhe në kohën e Romës, kur qenë romanizuar shumë popuj të Ballkanit, por edhe në kohën e Perandorisë Otomane kur u turqizuan po ashtu një pjesë e madhe e popujve të Ballkanit.

Mirëpo, në kushte dhe rrethana të zhvillimit shoqëror, arsimor, politik dhe ekonomik në Evropën e asaj kohe, në kohën e ndarjes së botës në dy blloqe të mëdha politike kundërshtare, proceset historike do të zhvilloheshin në akord me kohën, dhe nuk mund të ndodhte ndonjë asimilim i dhunshëm, apo ndonjë shfarosje kolektive e shqiptarëve sikurse më vonë pretendoi ta zbatonte regjimi i Millosheviqit.

Viti 1981, grushtin më të fortë ia dha idesë së jugosllavizimit të shqiptarëve dhe kjo është merita më e madhe historike që ndodhi në atë kohë, sepse filloi rruga e vetëdijesimit për liri, barazi dhe vetëvendosje të shqiptarëve, të cilët padrejtësisht dhe me bekimin e qarqeve politike evropiane kishin mbetur të okupuar nga Jugosllavia. Këtë ide e përforconte edhe procesi i diferencimit ideopolitik, proces të cilin e zbatonte me përpikëri klasa titiste-rankoviqiste shqipfolëse e Kosovës. Ishin këta partiakët e të gjitha niveleve nga: LKJ, LSPPJ, LRJ, LANÇ, pastaj prokurorët, gjykatësit, porotët, milicët, sigurimi i shtetit i identifikuar si UDB-ja si dhe një klasë e tërë denoncuesish, të cilët për shërbimet e tyre kundër nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë shpërbleheshin në shumë aspekte. Të rralla kanë qenë shtëpitë e shqiptarëve të trojeve të robëruara të atdheut asokohe ku nuk kishte të paktën një denoncues (shpijun) shqipfolës. Ky është një fakt i palavdishëm por mjerisht është një fakt historik, sepse të gjitha grupet ilegale, e tërë veprimtaria ati-jugosllave është zbuluar nga shqipfolësit, nga ata që ishin shumicë, sepse popullata serbe gjithnjë ka qenë police në Kosovë dhe nuk ka mundur të shënojë ndonjë rezultat në këtë drejtim. Nuk kishte fshat në Kosovë dhe nëpër të gjitha trojet tjera të okupuara Iliro-Dardane, ku nuk njiheshin ata që bashkëpunonin me UDB-në, sepse ky bashkëpunim bëhej madje krejt hapur. Në çdo aksion për t’i shpartalluar shqiptarët liridashës kanë marrë pjesë milicët shqiptarë, ndërsa aksionet janë drejtuar nga policët serbë të UDB-së. Edhe tash së fundi gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës më 1999, një avaz të njëjtë do ta vazhdonte ta aplikonte edhe regjimi gjakatar i Millosheviqit, ku disa policë shqipfolësish nga stacionet e policisë të Preshevës e Bujanocit së bashku me vëllezërit e tyre karpatjan serb, do të dërgoheshin në Kosovë për të grabitur dhunuar, vrarë djegur dhe pjekur në zjarr dhe hekur, çdo gjë që ishte shqiptare.

Edhe në aksionin gjakatar kundër familjes së Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981, në ballë të forcave të rrethimit kanë qenë milicët shqiptarë. Të tillët, në mars dhe prill të vitit 1981, na i kanë vrarë me dhjetëra shokë tanë demonstrues si në: Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Vushtrri, Mitrovicë, Drenas e gjetke nëpër trojet e okupuara Iliro-Dardane nën kolonializmin titisto-rankoviqian. Mandej nga milicët e tillë të Mehmet Maliqit-Cikulit, të Azem Vllasit e Rrahmon Morinës janë vrarë në rrethim Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Bedri Sokoli, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Ismet Krasniqi e dhjetëra të tjerë. Në të gjitha arrestimet e qindra grupeve të rezistencës në Kosovë gjatë viteve të 80-ta, në krye të aksioneve kanë qenë SUP-ovcat shqipfolës dhe pjesëtarë të milicisë vendore. I tillë ishte rezultati i politikës 30-vjeçare të bashkim-vëllazërimit. Dhe sa më shumë që këta lakej të jugosllavizmit tregoheshin besnikë, aq më tepër kërkohej nga ata, zbatimi sa më i thellë i një politike të tillë, të egër, ati-kombëtare. Këto shërbime të panatyrshme që i kryen bastardët e të gjitha ngjyrave, me kohë çuan në degradimin fatal të kësaj klase, e cila, edhe pse kishte shërbyer besnikërisht, pse të mos thuhej me këtë rast se kishte shërbye si qen, e më në fund u detyrua të largohej kokulur nga shërbimi, në fillim të viteve të 90-ta, të shekullit XX. Ishte kjo koha kur komunistët shqiptaro jugosllavë, të indinjuar në politikën e Beogradit bëri edhe atë “revolucionin e njohur” të hedhjes së triskave të partisë. Dashur pa dashur ata u gjendën të braktisur nga padroni, të cilit i kishin shërbyer plot 40 vjet. Të kota ishin edhe përpjekjet për të krijuar organizata gjithë-jugosllave si UJDI i Veton Surroit, të kota u treguan edhe përpjekjet për ta varrosur dhunën, të kota u treguan edhe fikja e dritave dhe trokitjet me lugë nëpër kalanica, dhe teneqe tjera që ndërmorën të zhgënjyerit dhe të braktisurit titistë, të kota ishin edhe shumë orvatje, që bënë skllevërit shpirtshitur, tashmë të braktisur nga padroni, të cilit deri dje i kishin kryer shërbime duke vrarë e duke denoncuar pabesisht vëllezërit e tyre të gjuhës dhe gjakut. Të kota u treguan edhe brohoritjet për Stipe Shuvarin e Kaçusha Jasharin, të kota ishin edhe apelet me nënshkrime të pseudo-intelektualëve, të cilët mendonin të ruanin aq sa mund të ruhej në kohën e erozionit të madh, që kishte nisur me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë që në fillim të viteve të 90-ta.

Klasa e komunistëve kosovarë, e braktisur nga Beogradi, në kohën e lirimit të pluralizmit politik u rreshtua në Lidhjen Demokratike të Kosovës këtë subjekt politik e udhëhoqën shumë ish-komisar titist të Lidhjes Komuniste Jugosllave pastaj mbeturinat dhe fundërrinat e UDB-së, që gjetën strehë në LDK.

Kjo klasë njerëzish, për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur, ende fajësojnë kreatorët e kryengritjes së vitit 1981, sepse ata ua prishën ëndrrat dhe aspiratat e tyre për bashkësi dhe asimilim të qetë. Dhe, çuditërisht, edhe tani 30 vjet më pas, të tillë ende kanë mbetur po në ato pozicione, edhe pse Kosovën e liruan dhe u pavarsua pikërisht ata që e përjetuan 11 marsin, 26 marsin dhe 1 e 2 prillin e vitit 1981, dhe që i çuan përpara proceset çlirimtare duke i kurorëzuar me luftën heroike çlirimtare dhe fitimtare të UÇK-së. të Kryelegjendarit Adem Jasharit nga Drenica e përflakur ndër shekuj për lirinë dhe ribashkimin tonë shqiptarë. Ndodhi ajo sepse lufta jonë nuk u zhvillua deri në fund dhe nuk i pastroi dot mbeturinat titiste, rankoviçiane e millosheviqiste, ose i pastroi fare pak.

Pikërisht edhe sot tentohet që neve demonstruesve për kryengritjen e vitit 1981, duke u bazuar në deklaratat e ish-UDB-ashëve, e titistëve me damkë dhe të disa oportunistëve, të cilët edhe pse kanë mbajtur vite të tëra nëpër burgje, këta të fundit sa e sa herë i kanë ndërrua ngjyrat, duke u hedhur nga një parti në tjetrën dhe duke mos qenë asnjëherë konsekuentë, as atëherë kur ishin marksist-leninist, as atëherë kur u bënë LDK-istë të përbetuar, as në kohën e UÇK-së kur ia mbathën për në Stankovec dhe as tani kur janë postuar nëpër poste të ndryshme qeveritare, dhe parlamentare.

Të flasësh me përgjegjësi intelektuale e atdhetare për kryengritjen shqiptare të marsit dhe prillit të vitit 1981, nuk do të mjaftojë fakti sepse e paska hedhur gjellën me gjithë kalanicën në mensën e Studentëve në Prishtinë, më 11 mars të vitit 1981, as sepse paska kërkuar “vurmak” para mikrofonit në krah të dashnores, as sepse në rrethana të caktuara mund të ketë qenë i dënuar për një veprimtari të tillë, por i thyer dhe i pusuar më vonë, as sepse pas burgut ishte rreshtuar në LDK, së bashku me ata që të kishin denoncuar dhe dënuar sepse gjatë luftës të tillëve iu ka rrëshqitur nën këmbë toka e përgjakur e Kosovës ku luftohej fyt për fyt kundër regjimit kriminal të Millosheviqit, në përkrahje të forcave ajrore të NATO-s. Nuk mjafton të krekosesh se e paske ndihmuar luftën e UÇK-së, të UÇPMB-së dhe as luftën e UÇK-së, në Iliridën. Sepse nga fondet e Emergjencës, apo nga fonde të tjera nga të cilat këta “veprimtar” gjysmën e parave mund t’i ketë zhvatur për vete. Nuk bën në asnjë rast të tregohesh qyqarë dhe të mos pranosh realitetin, i tillë çfarë ishte në vitet 80-ta, të shekullit të kaluar. Nuk ishte e panatyrshme asokohe të ishe marksist leninist, as enverist, por ishte e panatyrshme të ishe komunist jugosllav, titist e rankoviqist i tipit të Azem Vllasit, Ali Shukriut, të Sinan Hasanit, Rrahmon Morinës, etj. Ishte e panatyrshme ta denoncoje (shpiunoje) vëllanë apo shokun e klasës sepse paska shkruar tinëz Kosova Republikë, por ishte e moralshme dhe kombëtarisht e preferueshme të ndodheshe nëpër burgjet e pushtuesit, për ta kundërshtuar robërinë, qoftë edhe vetëm me bindje duke iu qëndruar konsekuent, deri në fund, atyre bindjeve atdhetare. Ishte krejtësisht e panatyrshme dhe e pamoralshme të fitoje grada duke i denoncuar bashkë-kombasit apo duke i izoluar, sulmuar e përbuzur familjet e atyre që ndodheshin nëpër burgje. Ishte e natyrshme dhe e moralshme të ndihmoje familjet e atyre që i kishte sakatosur regjimi okupator.



Bërthama e ideatorëve të kryengritjes së vitit 1981 u bë më vonë edhe bërthama e UÇK-së



Kryengritja shqiptare kundër robërisë e vitit 1981, pas sulmit gjakatar, që mori në fillim ushtria dhe policia jugosllave, ajo së shpejti filloi të konsolidohet duke iu përshtatur rrethanave të reja të veprimit.

Dhuna, brutaliteti i forcave policore, arrestimet, vrasjet, plagosjet zgjeruan edhe më shumë frontin e rezistencës. UDB-ja në bashkëpunim me kolaboracionistët nxori para gjyqit dhjetëra grupe studentësh, punëtorësh dhe intelektualësh, ndërkohë që në platformë të kërkesës Kosova Republikë angazhoheshin dhjetëra grupe të tjera, krejtësisht të pavarura nga njëra tjetra, por me synime dhe qëllime të njëjta.

Edhe pse në luftë për ta thyer “nacionalizmin dhe irredentizmin” shqiptar ishte inkuadruar tërë aparatura politike dhe aparatura e represionit fizik, edhe pse luftën kundër këtij “nacionalizmi” e përkrahën të gjitha shtetet e Evropës me përjashtim të Shqipërisë enveriane, e cila kërkesat e rinisë shqiptare i mbështeti fuqishëm edhe pse në këtë mënyrë më të paturpshme dhe më të panatyrshme po merrnin pjesë edhe shumë shqiptarë besnik të jugosllavizimit, lufta për realizimin e idealeve kombëtare u tregua shumë më e fortë dhe i përballoi me sukses të gjitha sfidat dhe rrethanave të caktuara shoqërore dhe historike.

Ne ideatorët dhe përkrahësit e lëvizjes për çlirim dhe bashkim kombëtar, veprimtarinë tonë atdhetare nuk e pushuam as nëpër burgjet jugosllave. Dhe po sa liroheshim nga burgjet, sërish riorganizoheshim dhe e vazhdonim veprimtarinë atdhetare, duke kërkuar liri dhe barazi.

Në vitet 80-ta sipas informatave që sjell shtypi i huaj, por edhe ai jugosllav për vepra të cilësuara si ati-jugosllave, jemi dënuar prej 2 muaj e deri në 20 vjet burg rreth 12.000 shqiptarë, të moshave të ndryshme, por mosha mesatare e moshës sonë ishte prej 20 deri në 30 vjeç. UDB-ja kishte hapur rreth 400.000 dosje për shumicën dërmuese të itelektualve shqiptarë, kryesisht të familjeve që ishin shquar për rezistencë kundër forcave okupatore serbe qysh prej vitit 1912. Vetëm në ushtrinë jugosllave qenë dënuar 1.200 shqiptarë, në mesin e tyre edhe ndonjë epror. Shtypi i kohës nuk i ka shënuar këto të dhëna, meqë nuk lejonte censura e kohës së totalitarizmit jugosllav.

Në luftë për ta “thyer” nacionalizmin shqiptar kishte filluar edhe aksioni i diferencimit ideopolitik, të cilit i printe ideologu famëkeq titist, Azem Vllasi dhe kompania e tij diferencuese. Në këtë luftë të panatyrshme, ati-shqiptare, morën pjesë në mënyra të ndryshme të gjitha republikat e Jugosllavisë e veçanërisht ajo e Maqedonisë, ku po ashtu luftohej nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar. Kjo luftë nxiti fuqishëm nacional shovinizmin serb, i cili pasi supozonte se i kishte nënshtruar shqiptarët, e filloi luftën për t’i nënshtruar sllovenët, kroatët, e myslimanët e Bosnjës.

Duke qenë se e ashtuquajtura Lëvizje paqësore kishte degjeneruar në një qyqari të neveritshme, duke qenë se po bëheshin përpjekje për ta bindur turmën shqiptare se liria do të vinte e nënshkruar, po të bëheshim të durueshëm, ne të burgosurit e vitit 1981, veprimtarinë tonë atdhetare e kishim orientuar drejt përgatitjes së kryengritjes së armatosur. Lufta çlirimtare në Kroaci dhe më vonë në Bosnje ku këtyre luftërave çlirimtare iu kishin bashkuar shumë shqiptarë liridashës, që paraprakisht qenë përndjekur nga regjimi i Millosheviqit.

Në krijimin e celulave të para të UÇK-së, pothuajse në të gjitha ato celula kishte ish të burgosur dhe të përndjekur që veprimtarinë e tyre ati-jugosllave e kishin nisur në mars-prill të vitit 1981. një pjesë nga këta veprimtarë në kushte dhe rrethana të caktuara ishin inkuadruar në Lëvizjen Popullore të Kosovës, e cila përjetoi batica dhe zbatica të shumta meqë në kuadër të saj supozohej me të drejtë se ishin futur edhe kuadro të ish-UDB-së. pavarësisht nga dobësitë, sektarizmi dhe bajraktarizmi, që mbretëroi në LPK, klasa e ish të përndjekurve e kishte zgjeruar veprimtarinë në të gjitha vendet në Evropë, por edhe brenda në Kosovë, ku vepronin grupet e para guerile të armatosura, të cilat tashmë kishin kryer sa e sa aksione kundër stacioneve të policisë serbe kundër milicëve dhe kolaboracionistëve.

Në kohën e krijimit të strukturave të para organizative të UÇK-së brenda në Kosovë në të gjitha nivelet komanduese ishin inkuadruar ish të përndjekurit dhe të dënuarit e vitit 1981. ata tashmë drejtonin Shtabin e Përgjithshëm, shumicën e zonave Operative, sigurimin sekret, institucionet e para informative të UÇK-së“Kosovës së Lirë” diku në malet e Berishës në Drenicën e përflakur. Përderisa shumica e të burgosurve të vitit 1981 qenë hedhur në ballin e luftës për liri, pati edhe mjaft oportunistë që i mbetën besnik politikës pacifiste të Ibrahim Rugovës, apo të tillë që i përndoqi Rugova nga partia e tij dhe që u organizuan në LBD.

Vepra e tyre dhe e bashkëluftëtarëve të tyre flet se kush e organizoi kryengritjen e marsit dhe prillit të vitit 1981, kush e vazhdoi luftën deri në vdekje, kush i bëri bisht asaj dhe kush po i vjelë sot frytet e asaj lufte dhe atij gjaku të derdhur për liri. Ata që ende nuk e kanë kuptuar se cila ishte esenca çlirimtare e nacionaliste e kryengritjes shqiptare e marsit dhe prillit e vitit 1981, me siguri se një ditë kur Kosova do ta fitojë pavarësinë e plotë, do ta kuptojnë, ose do të detyrohen ta kuptojnë. Ata që kanë marrë pjesë në ato zhvillime dhe që në kushte dhe rrethana të caktuara janë larguar nga lufta, (prej luftës veç ai largohet, që është i lindur tradhtar) atyre mbase edhe iu ka hije “të ngrehin e të mos e këputin dhe prore t’i ndërrojnë qëndrimet. Ndërsa kundërshtarët pro-jugosllavë, si: Azem Vllasi, Shkëlzen Maliqi Mahmut Bakalli, Migjen Kelmendi, Jusuf Buxhovi, Gani Mehmetaj, Baton Haxhiu-Batoja i Beogradit e shumë të tjerë do të mbeten fundërrinat e historisë, ashtu sikurse Esat Toptani, Ceno Beg Kryeziu, Shefqet Vërlaci, Ali Shukriu, Mehmet Maliqi-Cikuli, Rrahman Morina dhe kolaboracionistët e neveritshëm që ikën nga Kosova së bashku me forcat serbe në qershor të vitit 1999.

Kosova, Ilirida, dhe Kosove Lindore, ende ka shumë militantë të marsit dhe prillit të vitit 1981. Ata veprojnë sogjetojnë dhe tashmë kemi mbetur garda më besnike e Kosovës në veçanti e të trojeve Iliro Dardane në përgjithësi.

Rroftë populli shqiptar!

Lavdi dëshmorëve të kombit!



*) Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve të Preshevës”.

P.S.

Ky koment për here të parë është transmetua në “Radio Kosovën e Lirë” 2006. Për këtë jubile të 30 vjetorit të “Pranverës së 81”. Po e japim me plotësime për rrethanat e krijura në tokat e ndara shqiptare në gjashtë llogore lufte dhe në gjashtë llogore gjaku.

FDBK

Comments (0) Print Tell friend Top

Më tepër:
Sefer TAHIRI-Krejt mbrapshtë
Xhelal NEZIRI-Ai
Rritu, rritu në mendje kryeministër
Qeveria pa kompas
Partia Demokratike e Kosovës mundi vetëveten
Kantrimen përmirëson Dellin
Zgjedhjet si frymëmarje e sistemit
Ministria e Asimilimit
KRYETAR I KOSOVËS VETËM ADEM DEMAÇI!
KUSH BËN KRIM TË ORGANIZUAR NË KOSOVË?



Dernière édition par Perparimi le Mer 27 Juil - 6:56, édité 2 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Afrim Zhitia vritet nga rrethimi qe ja bene Empty Re: Afrim Zhitia vritet nga rrethimi qe ja bene

Message  Perparimi Mer 27 Juil - 4:34


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum