Bisede me Adnan Merovcin
:: politika
Page 1 sur 1
Bisede me Adnan Merovcin
Début de la conversation 13 amis communs, dont Bajrush Morina et Fazli Hajdaraj Ish Kryetar, à Komisioni i Pavarur për Media et Profesor, à UBT - Higher Education Institution 27/01/2015 22:22 [ltr]Pershendetje i nderuari Adnan Merovci.Ju lutemi per nje pyetje te thjeshte; A keni fole ndonje here per mua,Haxhi Latif Kuçin nga Suhareka? Pse ua parashtroje kete pyetje? Sepse ne vitin 1996 erdhi ne Suhareke i ndjeri Fehmi Agani dhe me kerkoi mu qe te bisedojme bashk ne selin e LDK-es ne qendren e saje,ne Suhareke.Prezent ishin ;Uke Bytyqi,Malush Berisha,Vesel Kryeziu,Ruzhdi Kuçi,e disa te tjere. Sinqerisht nga Haxhi Latif Kuçi [/ltr] 28/01/2015 11:20 [ltr]Pershendetje Haxhi, Per te qene i sinqerte, nuk e kuptova pyetjen tuaj. Dmth nuk e kuptova "a kam fole une apo dikush tjeter per ju"? Siç e dini une kam qene me Rugovën dhe me te tjeret nuk jam marre sepse kam qene i zene. Per nje takim te Aganit me juve dje te tjeret nuk jam ne dijeni. Megjithate une nuk e di a njifemi, a jemi takue ne se bashku ndonjeher, dmth mua nuk me kujtoheni. Kerkoj falje nese jemi taku dhe njifemi e une kam harruar, pak nga angazhimet pak nga pleqeria. Ne takohemi kurdo qe te jeni ne Prishtime dhe pijme kafe e bisedojme lirshem per çdogje qe mund te na interesoj. Flm qe je paraqitur, te fala familjes dhe miqeve. Me respekt, adnani. [/ltr] 28/01/2015 14:08 [ltr]Pershendetje i nderumi Adnan Merovci.Kur une pata shkrue ne gazeten "Zeri",per marveshjen e arsimit ndermjet Rugoves dhe Milloshit.Viti ka qen 1996,sidomos kur suhareken e vershoi shiu.Ndoshta ju kujtohet,ku si ndermjetsuese e kesaj marveshjeje ishte shoqata humanitare e "Shene Exhidios".Me kujtohet kur ishte ne Suhareke Rugova me kishte ftue qe te beje shoqeri ne nje restoran ne qender te Suharekes tek restorani i njefare Kuçit prone e Berisheve.Sa me knaqesi e prita kete ftese,por kur hyra ne restoran i pash dy polic duke pire me ta ne tavoline.Jam ndalur mbapa,sepse me njerin nga ata polic isha çdo dite ne konflikt,dhe ua bera a per kete me ftuat?Zoti ju marrofte.Nuk me kujtohet mire,por a Rugova,apo Uke Bytyqi apo Malush Berisha me beren se mos u frigo se keta jane duke na sigurue.Fjale nuk kam bere ma teper,pos mbrapa jam terhekur,e kam dale perjashta.LDK e suharekes,me kerrin tim çdo here kam qen ne akcion ku kane dashur.Ne vitin 1997 ne shtepin time deshta ta hapi nje restoran te kryqit te kuq,por erdhi i ndjeri Fehmi Agani qe ishte edhe musafir tek bajraktaret e suharekes,qe tju betohem se une nuk do e hapi kete gjelltore,sepse kryqi i kuq nderkombetar bashkpunone me serbine.Nese do e hapi kete restorane do me shkruajne per mua kinse po bashkpunoje me serb.Me ka marr ne shtepine time Malush Berisha me Vesel Kryeziun qe beshk me ta te shkoje ne oden e Jete Gashit tek bajraktaret,qe tju betohem se restoranin nuk e hapi.Duartrokiten dhe une dola perjashta.Sinqerisht Haxhi.[/ltr] 06/07/2017 04:52 [ltr]Pershendetje zotri Adnan ,pash zotin me ke habite me nje interviste ,qe e kishe dhene nje deklarate kur jeni takue me Hashim Thaqin per me shkue ne Rambuje,i keni thane Hashim Thaqit a e leshove luften na u bashkuat paqsoreve?Hashimi ti paska leshue dy bomba ne dy duart e tua,qe mbaji dhe i paske kethye nga Rugova,çka me ba ,Rugova ta ka ba jketheja.Hashim Thaqi si paska mujt me hyp ne aeroplan me dy bomba?Hashim Thaqi si ka mujt me hy brenda ne sllen e Rambujes me dy bomba.Po me vjen keq ,por a e dini se do kompremitoheni nga masa.Ku e ke pas qellimin e kesaj deklarates i nderuar?Te lutem a ka qen kjo e vertete,apo ke ba shaka me Thaqin?[/ltr] 06/07/2017 17:08 [ltr]I nderuari Haxhi, Me të tregue të drejtën shumë njerëz më kanë pyetur për këtë rast dhe askujt nuk ju kam përgjigjur sepse përgjigja qëndron në vet përshkrimin tim, megjithate për respektin për ty që kam dhe për mënyrën qysh e ke bërë pyetjen po ta sqaroj shkurtimisht. Ne kemi hyp në avion ushtarak 40 veta në Prishtinë ku kanë qenë edhe Thaqi dhe të tjerët nga UCK-ja. Pra flitet per udhetimin e dyte për Paris për ta nënshkrue Marrëveshjen. Pra ka qenë avion ushtarak (jo si herën e parë kur kanë qenë 2 avion civil). Në aeroportin e Pr këta të UCK-së kanë ardhur me vetura të OSBE-së dhe kanë hypur direkt në avion pra pa asnjë kontrollë. Rrugës jemi ndalë në Klagenfurt (Austri) për karburant. Në kët pauzë në hollin e aeroportit ushtarak ku nuk ka njerëz civil as kontroll por vetëm ne ka ndodhë ngjarja në fjalë dhe ka ndodhë sakt ashu sic e kam thënë dhe për këtë të betohem në Zotin dhe nderin tim. Besoj se deri këtu e ke të qartë. Pra ska pasë kontrolle askund. Gjëja e dytë është se disa njerëz kanë mendue se me këtë rast unë e kam ngritë Thaqin, jo jo, unë vetëm kam shpjegue një ndodhi të rastit që nuk e ngritë as nuk e zvoglon askend, thjeshtë është një e vërtetë. Në vijim po ta dërgoj edhe një emision në RTK ku e kam sqaruar edhe njëher këtë rast. Pra Adnan MEROVCI nuk gënjen o Baci Haxhi. Ty t’i dëshiroj më të mirat e botës, shnetë e suksese me gjith familjen. Me respekt, adnani. [/ltr] [ltr]https://www.youtube.com/watch?v=dhBzU8nvHfg&t=221s [/ltr] [ltr]Ndegjoje nga minuta e 44-te, [/ltr] 06/07/2017 20:24 [ltr]I nderuar Adnan,nuk kam besue qe e ke thene nje te vertete per Thaqin,por ja qe duhet me ju besue.Nuk keni nevoj te shtoni,apo ta ngritni Hashimin.Por diçka e pa besushme,si ja ka marr mendja Hashimit mi marr dy bomba?Mesiguri ka pas marveshje me perfaqesuesit e OSBES.Apo ka mundesi qe e ka shti koken ne thes.Ju falimenderit shume ne sqarim,,nese ka mundesi me lejen e juaj a bene me botue kete qe ma sqaruat te verteten,se popullit duhet me ja argumentue.Qellimin e kam ju te dilni i paq ne deklaraten qe e keni dhene.Une besoj se shkrimi juaj ka vlere,dhe e keni sqarue qe nuk ka si ma mire.Ju deshiroj çdo te mire ne jeten e juaj bashk me familjen ne pergjithesi..Sinqerishte nga Haxhiu[/ltr] [ltr]I nderuari Adnan vetem edhe nje pyetje te thjeshte;A i dorezoi keto dy granata ne paris Hashim Thaqi,?Apo ja nxuren kontrolla ?Dhe a e kan marr ne pyetje per keto ,a e hetuan rastin pse ne aeroplan me pas bomba.Keto fjale i ndegjova ne minuten e 52. [/ltr] [ltr]Vlla Haxhi une kete rast e kam shpjegue ne librin tim: "Ne Hap me RUGOVEN", pra eshte publike. Heren e dyte kemi shkue ne Paris ne Hotel dhe ska pase kontrolle. Pra nuk eshte si rasti i pare kur ne Rambuje Jakupi, Rama dhe Azem Syla kane dorezue armet (revolet) ne sigurimin e keshtjelkes. Besoj qe ta sqarova dhe ske nevoje te lodhesh me ju sqarue njerezve sepse ka edhe shume dashakqi qe nuk dojne me e kuptue dhe nuk ndegjojne me vemendje. Flm. [/ltr] [ltr]I nderuar Adnan e pata fjalen per granatat,a i ka dorezue Hashim Thaqi,apo i ka mbajte ne gjepa?Krejte ne rregulle me tjeret qe i kan dorezue armet. [/ltr] [ltr]Nuk di fatin e metutjeshem. A e ke kuptue sakt. Ska pase pse edhe ku me i dorezue se ska pase kontrolle. Te lutem lexoje ngadal prej fillimit dhe e kupton dhe mos u lodh ko me kete pune se ska shume rendesi me. Flm. [/ltr] [ltr]Kur te jesh ne Pr takohemi per kafe dhe ta sqaroj nese te interesojne detajet. Une po e perfundoj librin per Rambuje dhe aty jane detajet. [/ltr] [ltr]I nderuar ka randesi,si jo,nese si ka dorezue,,atehere Hashim Thaqi paska hyre ne salle me granata.DMTH edhe ma trim se Isa Boletini.Por me sa ju kuptova,nuk e dini ma tutje a i ka dorezue granatat si Xhaviti,Jakupi armet.Ju kuptoj i nderuar shume mire ne sinqeritetin e juaj. [/ltr] [ltr]Flm. [/ltr] [ltr]Falimenderit edhe nga ju i nderuar Adnan. [/ltr] [ltr]A jeni i pajtimit mi botue bisedat,po apo jo?Pa lejen e juaj nuk i botoj. [/ltr] [ltr]Po si po mendoni. Bisedat jane te mangeta dhe jane mes nesh une publikusht ne liber dhe tv i kam sqarue. Nuk e di per qfar publikimi po mendoni edhe mos u lodh mo o vlla. [/ltr] [ltr]Une mendoj se ma mire se ne interviste i keni sqarue shume ndodhit.E kam per te miren e juaj,ma teper i besojne fjaleve mes ne dyve se sa librit te juaj. [/ltr] [ltr]Une skam nevoje ti dqaroj secilit o Haxhi. Une i kam krye punet e mia dhe nuk dua nje bisede private mes nesh te mirret si deshmi kur kam fole publikisht. Te lutem ta mbyllim kete teme. Te thash po deshte takohemi dhe flasim. Nateb e mire. [/ltr] [ltr]Ne rregull krejte,le te jete mes nesh e tera.Naten e mire,kalofshit nje nate te mire.Te fala shume nga une Haxhiu. [/ltr] 02/10/2017 03:05 [ltr]I nderuari Adnan pershendetje.Deshta me te tregue se e kam vete nje bashk udhetar te juain qe keni udhetue me aeroplan per ne Rambuje,dhe e pyta a ka qen e vertete se Thaqi i ka nxjerr dy bomba kur keni pushue,kur i ka thene Adnani keto fjale,Thaqi ja ka nxjerr dy bimba e ja ka leshue ne dore.[/ltr] [ltr]Ja te teren çka me ka shkrue lidhur me rastin [/ltr] [ltr]I nderuari Kuçi Kuçi Haxhi I nderuar, Së pari, nuk më pëlqen të merrem me thashetheme. Ndërkaq dy rastet që përmendni nuk më janë të njohura... Edhe mund të ketë pasur ndonjë shaka të tillë rreth luftës dhe pacifizmit, por ajo që përmendni, mua nuk më kujtohet. Një gjë është e sigurtë: edhe gjatë rrugës për Rambuje, edhe gjatë kinferencës, përfaqësuesut e UÇK-së rrespektoheshin veçanërisht dhe me ta nuk bëhej shume shaka... Sa për këtë filmin me bomba, unë e dëgjoj për herë të parë dhe nuk ka të bëjë fare me mua... Ma merr mendja se janë muhabete gjuetarqe të pasdarkes... Nuk kam dëshirë të merrem me to. Përshëndetje[/ltr] |
Sujets similaires
» Hydajet Hyseni po genjen Adnan Merovci
» Bisede Me Genc Llakajn
» Hydajet Hyseni,Thaqi ja ka leshue n'dore bombat Adnan Merovc
» Bisede me Adem Demaqin
» Bisede me Max Maximus
» Bisede Me Genc Llakajn
» Hydajet Hyseni,Thaqi ja ka leshue n'dore bombat Adnan Merovc
» Bisede me Adem Demaqin
» Bisede me Max Maximus
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum