Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Bashkpuntori Ramush Haradinajt akuz per vrasjene Oliverit

 :: sport

Aller en bas

Bashkpuntori Ramush Haradinajt akuz per vrasjene Oliverit Empty Bashkpuntori Ramush Haradinajt akuz per vrasjene Oliverit

Message  Perparimi Dim 28 Jan - 8:59

[size=32]BASHKËPUNËTORI I KRYEMINISTRIT HARADINAJ PO AKUZOHET PËR VRASJEN E OLIVER IVANOVIQIT

Bashkpuntori Ramush Haradinajt akuz per vrasjene Oliverit 2

VEHBI KAJTAZI

19.01.2018
[/size]







[size]

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq ka akuzuar vjehrrin e Zvonko Veselinoviqit, Milan Radojiçiq se qëndron prapa vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Radojiçiq është njëri nga kriminelët e veriut të Kosovës, kundër të cilit janë mbi 50 dosje hetimore për krime të ndryshme përfshirë trafikim të drogës. Kryeministri, Ramush Haradinaj ishte takuar me të në tetor të vitit të kaluar për të kërkuar mbështetjen e Listës Serbe për të si kryeministër. Haradinaj e ka pranuar se e ka bashkëpunëtor Radojiçiqin, ani se ai është i dënuar për rrahje të policëve të Kosovës.

[/size]

Bashkpuntori Ramush Haradinajt akuz per vrasjene Oliverit Millan-haradinaj

Bashkëpunëtori  i kryeministrit Ramush Haradinaj, Milan Radojiçiq po akuzohet se qëndron prapa vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq ka akuzuar Milan Radojiçiqin, se është i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit të martën në veri të Mitrovicës.
Trajkoviq ka thënë se Radojiçiq është shef i nëntokës serbe në veri të Kosovës dhe qëndron prapa kësaj vrasjeje.
“Fatkeqësisht Beogradi nuk po na lejon të flasim. I lejon të flasin vetëm ata që mendojnë ashtu siç mendon Beogradi. Edhe duhet të flasim vetëm ashtu siç mendon negociatori jonë me Ramush Haradinajn, sepse Ramush Haradinaj e ka thënë publikisht në një intervistë së fundi se të gjitha marrëveshjet për të ardhmen e serbëve ai i negocion me Milan Radojiçiqin”, ka thënë Trajkoviq.

Bashkpuntori Ramush Haradinajt akuz per vrasjene Oliverit Lg.php?bannerid=918&campaignid=332&zoneid=54&loc=http%3A%2F%2Fwww.insajderi.com%2Fhulumtime%2Fbashkepunetori-kryeministrit-haradinaj-po-akuzohet-per-vrasjen-e-oliver-ivanoviqit%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.insajderi
“Për bashkësinë ndërkombëtare ky është lider jotransparent, ose ta them më ashpër, njëri prej shefave kryesor të mafisë në territor të Kosovës”, është shprehur ajo.
Trajkoviq ka thënë se Radojiçiq është njëri prej personave që kontrollon Listën Serbe. Ai dyshohet që së bashku me Zvonko Veselinoviqin janë shefat kryesor të nëntokës në Mitrovicën e Veriut.
“Njerëzit janë të frikësuar. Një pjesë e serbëve ka qejf të besojnë që këtë e kanë bërë shqiptarët për ta hequr vëmendjen prej Gjykatës Speciale, e një pjesë ma e madhe, shumica e serbëve besojnë që prapa kësaj qëndrojnë qarqe, fatkeqësisht, të lidhura me Beogradin”, ka thënë Trajkoviq.
Radojiçiq – dhëndëri i Zvonko Veselinoviqit – i ka mohuar akuzat duke i cilësuar ato si spekulime.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përmendur si bashkëpunëtor të tijin, Milan Radojiçiqin.
“Unë punoj shumë mirë me kolegët serbë, për shembull me zëvendëskryeministrin Dalibor Jevtiq, me ministrat Nenad Rikalo, Teodosijeviqin, punoj me kryetarin Goran Rakiq, punoj edhe me Sllavko Simiqin, punoj edhe me njerëzit nga veriu- Millan Radojçiqin për shembull, besoj që edhe ai e ka rolin e tij dhe të gjithë… “, kishte thënë Haradinaj në një intervistë televizive në RTK 2.
Qeveria e Kosovës ka komentuar takimet e kryeministrit Ramush Haradinaj me Milan Radojiçiqin.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk mund të përzgjedhë se kush mund të jetë përfaqësues politik i komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Në këtë kontekst, takimet që kryeministri i Kosovës i ka realizuar në të kaluarën dhe mund t’i realizojë në të ardhmen me përfaqësues të komuniteteve, bëhen në bazë të asaj, se kush i përfaqëson ata”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë të dhënë të premten.
Por kush është Radojiçiq që po akuzohet për vrasjen e Ivanoviqit?

Bazuar në një dosje të hetuesve të EULEX-it që posedon Insajderi, ai është një nga kriminelët me të urryer në verit të Kosovës. Ai kontrollon kontrabandën dhe kriminalitetin në veri.
Bazuar në një dosje të hetimore të EULEX-it, Radojiçiq ka korruptuar policë të Kosovës. Ata që nuk i janë bindur, i ka rrahur dhe kërcënuar vazhdimisht.
Me këtë njëri, kryeministri Haradinaj ka negociuar muaj më parë themelimin e Qeverisë dhe mbështetjen e Listës Serbe.
Të dy ishin takuar në një restorant në Prishtinë për të folur për themelimin e Qeverisë së Kosovës. Takimi ishte mbajtur në tetor të vitit të kaluar.
Në këtë takim Ramush Haradinaj kishte kërkuar mbështetje për kryeministër nga njëri prej kriminelëve kryesor të veriut të Kosovës. Haradinaj, kishte takuar Milan Radojiçiq – babanë e gruas se Zvonko Veselinoviqit, i hetuar një kohë të gjatë në Kosovë dhe i dënuar në Serbi.
Pas burgosjes së Veselinoviqit në Serbi, kontrollin në veri të Kosovës e kishte marrë Radjiçiq. Radojiçiq ka qenë i dënuar më gjashtë muaj burgim për vjedhje. Ndërkohë, ishte arrestuar për kërcënim me vdekje të policëve të Kosovës.
Insajderi posedon dosje të Njësisë kundër krimit të organizuar të EULEX-it që kanë hetuar Veselinoviqin, përfshirë vjehrrin e tij, Radojiçiq. Mes krimeve të tij siç është kontrabanda e naftës, drogës, e mallrave tjera, Radojiçiq ka kërcënuar dhe rrahur në shumë raste policë të Kosovës.
Bashkpuntori Ramush Haradinajt akuz per vrasjene Oliverit 828c76b01d7cb695f80214cb8bc4d933
Bashkpuntori Ramush Haradinajt akuz per vrasjene Oliverit Lg.php?bannerid=767&campaignid=270&zoneid=56&loc=http%3A%2F%2Fwww.insajderi.com%2Fhulumtime%2Fbashkepunetori-kryeministrit-haradinaj-po-akuzohet-per-vrasjen-e-oliver-ivanoviqit%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.insajderi
Ai ka qenë i dënuar në vitin 2003 me vendim të formës së prerë me gjashtë muaj burgim për vjedhje të rëndë.
Ndërkohë, shumica e këtyre veprave të kryera prej tij janë amnistuar me miratimin e ligjit për amnisti vite më parë. Ky ligj ishte pjesë e marrëveshjeve në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.
Burime nga Prokuroria në Mitrovicë i kishin thënë Insajderit se Milan Radojiçiq ka mbi 50 dosje kriminale.
Hetuesit e EULEX-it e përshkruanin bashkëpunëtorin e Haradinajt si njeri shumë të rrezikshëm. Ai sulmonte dhe kërcënonte policët që guxonin të merreshin me të. Për një rast ishte arrestuar dhe dërguar në Gjykatë. Por, një prokurore vendëse e korruptuar e kishte liruar atë, pasi sipas EULEX-it ishte paguar nga grupi i Veselinoviqit.
Bëhet fjalë për ish-prokuroren, Vahide Badivuku e dënuar për marrje ryshfeti.
Në një raport vëzhgimi të hetimeve thuhej se më 30 korrik 2009, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojiçiq kishin kërcënuar me vdekje një polic serb të Kosovës derisa ishte në detyrë.
Një hetim zyrtar ishte hapur dhe një njësi hetimi e Policisë së Kosovës nga stacioni Policor i Veriut të Mitrovicës ishte vendosur në krye të këtij rasti.
“Prokurorja publike në detyrë, Vahide Badivuku kishte dhënë udhëzime hetuesve për të arrestuar dy të dyshuarit dhe për t’i dërguar te ajo. Më vonë, në fillim të gushtit 2009, Zhelko Bojiq dhe Milan Ristoviq të dy zyrtarë të Policisë së Kosovës të caktuar në Task Force në veri të Mitrovicës ishin parë në jug të Mitrovicës së bashku me Vahide Badivukun”, thuhet në raport.
“Prokurorja ishte ulur brenda automjetit Golf 5 të Policisë së Kosovës duke negociuar me ta”.
Sipas EULEX-it, Zhelko Bojiq dhe Milan Risteviq kishin një takim jozyrtar me prokuroren për të negociuar në emër të Zvonko Veselinoviqit me qëllim që të caktimit të gjykatësit për të minimizuar dënimin, para arrestimit.
“Më 14 gusht 2009 Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojiçiq u dorëzuan në Polici me vetiniciativë. Gjatë marrjes së deklaratës hetuesit kontrolluan bazën e të dhënave përmes zyrtarit të tyre për operativë dhe kuptuan Zvonko Veselinoviq është i kërkuar sipas një urdhërese gjyqësore për veprat penale që daton nga 2003 dhe duhet të sillej në Gjykatën Komunale në Mitrovicë. Po ashtu edhe Milan Radojiçiq duhet të paraqitet në Gjykatën Komunale në Prishtinë me qëllim të njoftimit të vendimit me të cilin ai u dënua me gjashtë muaj burgim për vjedhje të rëndë”, shkruan në dosje.
Veselinoviq ishte identifikuar nga inteligjenca e Policisë ndërkombëtare në Kosovë si kriminel, aktivist i politikës radikale. Policia thotë se ka filluar karrierën si vjedhës i veturave, por ka avancuar shumë shpejt në kontrabandë me karburante, drogë dhe trafikim armësh. Në gjithë këtë veprimtari ka punuar me shqiptarë.
Policia shkruante se duhet të kushtohet kujdes për shkak se Veselinoviq ka prirje për dhunë, si dhe për faktin se ai është personalisht, ose nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij i lidhur me zbatuesit e korruptuar të ligjit.
Hetuesit thonë se më 14 gusht 2009, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojiçiq, ishin dorëzuar me vetiniciativë në stacionin e Policisë në veri dhe sipas udhëzimeve të prokurores, Vahide Badivuku, Zvonko Veselinoviq, pas intervistës ishte liruar. /Insajderi.com
http://www.insajderi.com/hulumtime/bashkepunetori-kryeministrit-haradinaj-po-akuzohet-per-vrasjen-e-oliver-ivanoviqit/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum