ushtaret e Ramush Haradinajt kkan dhunue 14 vjeqaren e vra t
:: sport
Page 1 sur 1

PRETENDIMET E SERBISË KUNDËR HARADINAJT – KRIME ÇNJERËZORE NGA USHTARËT E TIJ
Vehbi Kajtazi
VEHBI KAJTAZI
11.04.2017
Akuzat e Prokurorisë serbe për krime lufte janë të rënda. Të paktën në një rast ai po akuzohet për përgjegjësi komanduse. Haradinaj pretendohet se ka liruar nga duart e ushtarëve të tij gjashtë civilë romë. 12 të tjerë akuzohet se i kishte lënë në duart e tyre. Akuzat përfshijnë dhunimin e një vajze 14 vjeçare që, sipas shtetit serb, ishte bërë nga ushtarët e Haradinajt. Po ashtu, Serbia akuzon ushtarët e Haradinajt edhe për përdhunimin e një burri. Akuzat përfshijnë edhe këtë: ushtarët e Haradinajt i kishin prerë veshin viktimës dhe e kishin detyruar një viktimë tjetër për ta ngrënë atë. Po ashtu, sipas akuzave të shtetit serb,, civilët thuhet se ishin detyruar të pinin urinë dhe të hanin bajga lopësh. Kjo dosje është në mesin e disa rasteve që Serbia ka dorëzuar në Francë.
Pretendimet e Serbisë kundër Haradinajt – krime çnjerëzore nga ushtarët e tij
Serbia po pretendon se Ramush Haradinaj, në cilësi të komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit ka përdorur autoritetin e tij për të shpëtuar prej armëve dhe thikave të ushtarëve të tij vetëm gjashtë civilë romë.
Dymbëdhjetë të tjerë, Prokuroria e Serbisë pretendon se i ka lënë në duart e ushtarëve të tij. Ata, pretendohet se janë torturuar, prerë me thika dhe janë vrarë.
Ushtarët e Haradinajt ngarkohen edhe me kryerjen e një vepre tjetër të rëndë. Një vajzë të mitur 14 vjeçe, pretendohet se e kanë dhunuar seksualisht në Hotel Pashtriku në Gjakovë.
Dhunë seksuale pretendohet se është ushtruar edhe ndaj një burri. Një tjetri thuhet se i është prerë veshi dhe i është dhënë për ta ngrënë një të afërmi të tij.
Bazuar në këto pretendime Gjykata e Qarkut në Beograd e ka dënuar me 13 vjet burgim ushtarin e UÇK-së, Anton Lekaj i njohur me nofkën “Pinxho”. Dosja e Lekajt, me të cilën ngarkohet edhe Haradinaj si komandant i tij, është prezantuar më 6 prill në Colmar të Francës gjatë seancës se ekstradimit që kërkohet nga Serbia. Vendimi nëse Haradinaj do të ekstradohet apo të lirohet do të merret më 27 prill të këtij viti.
Por, çfarë përmban kjo dosje që përbënë një pjesë të akuzave të Serbisë kundër Ramush Haradinajt?
Insajderi sjell dosjen e gjykimit dhe dënimit të Anton Lekajt. Ajo përmban dëshmitë e të mbijetuarve si dhe dokumente të Shërbimit Inteligjent të Serbisë, BIA.
Serbia pretendon se në periudhën nga 12 deri në 16 qershor të vitit 1999, pjesëtarë të UÇK-së kanë shfrytëzuar situatën e tërheqjes së forcave serbe nga Gjakova dhe hyrjen e trupave të NATO-s, për të kryer krime kundër popullsisë civile joshqiptare.
Bazuar në marrëveshjen e Kumanovës, tërheqja e forcave serbe ka zgjatur deri më 20 qershor. Në këto rrethana, Anton Lekaj pretendohet se së bashku Arben Shkupin, Shaban Azemin, Rifat Ukshinajn, Hekuran Hodën, Besim Bestrazhinin dhe pjesëtarëve tjerë të paidentifikuar, kanë ndërmarrë veprime të përbashkëta për vendosjen e kontrollit të plotë mbi territorin e Kosovës nga ana e UÇK-së.
Si pjesëtarë të një njësie speciale që vepruar në Gjakovë, ata ishin nën komandën e Ramush Haradinajt. Lekaj është dënuar në Serbi për shkak të pretendimeve se ka kryer burgosje të kundërligjshme, veprime çnjerëzore, tortura, lëndime të integritetit trupor, përdhunime dhe vrasje.
Më 12 qershor të vitit 1999 rreth orës 17, në afërsi të fabrikës tekstile “Emin Duraku”, Lekaj së bashku me Arben Shkupin, Besim Bishtrazhinin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, kanë ndaluar kolonën e dasmorëve në të cilën ndodheshin, Sofije Tafa – 14 vjeçe, Hasan Tafa, Shaban Bala, Bedri Shala, Rexhë Shala, Gzim Zeqiri, Afijeta Zeqiri, Zvezdan Lushaj dhe Sali Berisha.
Ata, pretendohet se ishin mbyllur në një fabrikë. Gjatë asaj kohe, pretendohet se ishin rrahur, prerë me thika, ishin detyruar të pinin urinën dhe hanin bajga kafshësh.
Kësisoj, Arben Shkupi akuzohet se u ka shkaktuar plagë të shumta trupore Bedri Shalës e Gzim Zeqirit duke ua futur shkopin në gojë, kurse me kondakun e automatikut akuzohet se ka qëlluar në kokë Zvezdan Lushajt. Pretendohet se i kishte shkaktuar lëndime të rënda në pjesën e pasmë të kafkës.
Viktimat akuzoheshin se ishin bashkëpunëtorë të Serbisë.
“Çfarë keni pritur, pse nuk shkuat në Serbi” – pretendohet se u kishte thënë ai.
Pas tri orë rrahjesh, viktimat pretendohet se ishin dërguar në bodrumin e hotelit “Pashtrik”. Aty thuhet se ishin mbajtur për katër ditë në kushte çnjerëzore.
Lekaj së bashku me të tjerët, pretendohet se ka vazhduar torturat duke i djegur me cigare, prerë me thika dhe duke i grushtuar e shqelmuar. Dy prej tyre, vajzën 14 vjeçe dhe një burrë, akuzohen se i kishin dhunuar seksualisht.
Bajram Krasniqin dhe Rade Gagoviçin, akuzohen se u kishin shkaktuar lëndime të rënda si pasojë e prerjeve me thika.
Natën e 12 qershorit, Lekaj akuzohet se kishte përdhunuar seksualisht të miturën Sofije Tafa. Atë akuzohet se e kishte kërcënuar se do ta vriste për ta detyruar që të zhvishej. Pas kryerjes së aktit seksual nën kërcënimin e armës, dhunimin sipas aktgjykimit të formës së prerë, dhunimin e kishte vazhduar një ushtar tjetër i UÇK-së që mbante mjekër të gjatë.
Të nesërmen, e mitura sipas pretendimeve të saj dhe dëshmitarëve tjerë, ishte detyruar që me cigare të ndezur ta digjte axhën e saj Hasan Tafa.
Më 13 qershor 1999, Lekaj së bashkë me Arben Shkupin, akuzohen se kishin përdhunuar seksualisht Bedri Shalën. Fillimisht akuzohen se e kishin rrahur. Më vonë njëri i kishte futur penisin në gojë dhe tjetri në anus.
Më vonë, Lekaj akuzohet se së bashku me Arben Shkupin dhe me një pjesëtar tjerë të UÇK-së kishin rrahur dhe torturuar Rade Gagoviçin. Arben Shkupi, akuzohet se i kishte prerë veshin me thikë dhe e kishte detyruar Rexhë Shalën që ta hante atë.
Më 15 qershor 1999, pas dhunës dhe torturave sipas pretendimeve të Serbisë, ishte shfaqur Ramush Haradinaj. Ai kishte liruar Sofije Tafën, Afijete Zeqirin, Gzim Zeqirin, Hasan Tafën, Sali Berishën dhe Shaban Balën.
Ndërkohë më 15 qershor në ora dy të mëngjesit, Anton Lekaj së bashku me Arben Shkupin kishin nxjerr nga hoteli Bedri Shalën dhe Rexhë Shalën. Rexhë Shalën akuzohen se e kishin futur në bagazhin e një BMW-je të zezë, ndërsa Bedri Shalën në ulësen e prapme për t’i çuar në afërsi të lumit Llukavac dhe thertores “Agimi” dhe për ti vrarë.
Pas daljes nga vetura, Bedri Shala, thuhet se ka ikur duke e shfrytëzuar pakujdesinë e tyre, derisa Rexhë Shala ishte vrarë.
Pjesëtarë tjerë të UÇK-së, akuzohen se Zvezdan Lushajn dhe Rade Gagoviçin i kishin dërguar në një tjetër drejtim, duke i zhdukur ata.
Autoritetet serbe kishin siguruar praninë e viktimave të mbijetuara në gjykim. Sipas procesverbalit, ata kishin dëshmuar në detaje për përjetimet e tyre të dhunshme.
Sofije Tafa ka identifikuar Lekajn me anë të fotografisë dhe pranisë në gjykim se ai është dhunuesi i saj. Lekajn thuhet se e ka identifikuar edhe Bedri Shala.
Të gjithë të mbijetuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre të cilat gjykata i ka marrë si të besueshme. I akuzuari është mbrojtur në heshtje, derisa mbrojtja ka pretenduar se në kohën që akuzohet se ka kryer këto krime, ai ka qenë në Shqipëri së bashku me familje.
Kjo, dosje e trashë është njëra prej pretendimeve të Serbisë me të cilën po pretendon ta bind Francën që ta ekstradojë në Serbi, Ramush Haradinajn për ta gjykuar për krime lufte. /Insajderi.com
http://www.insajderi.com/hulumtime/pretendimet-e-serbise-kunder-haradinajt-krime-cnjerezore-nga-ushtaret-e-tij/

Sujets similaires
» Ushtaret e Ramush Haradinajt e dhunuan sofije tafen
» Haradinajt vrajten ushtaret e tyre!!!!!!
» Genjeshtrat e Ramush Haradinajt
» Miku serb i Ramush Haradinajt plaqkites
» Donald Trump ftes Ramush Haradinajt
» Haradinajt vrajten ushtaret e tyre!!!!!!
» Genjeshtrat e Ramush Haradinajt
» Miku serb i Ramush Haradinajt plaqkites
» Donald Trump ftes Ramush Haradinajt
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum