Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Haradinajt vrajten ushtaret e tyre!!!!!!

 :: politika

Aller en bas

Haradinajt vrajten ushtaret e tyre!!!!!! Empty Haradinajt vrajten ushtaret e tyre!!!!!!

Message  Perparimi Sam 22 Nov - 5:37

Deshmitaret kunder Haradinajve u vrane në prita

May 11, 2014 Ballina, Opinione

1
Shumica e deshmitareve në gjykimin kunder Ramush dhe Daut Haradinaj u vranë në menyra të cuditshme dhe në prita te ndryshme, gje që ndikoj tek deshmitaret tjera ta ndrrojn apo ta terhekin padin për krimet e kryera gjate luftes, dhe pas nderhyrjes së forcave të NATO-s ne Kosove.
Daut Haradinaj ishte i akuzuar per vrasjen e 4 ushtarve te UCK-s menjehre pas hyrjes se NATO-s ne Kosove Sinan Musajt, Rexhë Osajt dhe Ramë Idrizit dhe Bashkim Balaj, ne kete gjykim qe ishte mbajtur ne vitin 2002 i njohur si gjykimi i grupit te Dukagjinit kishte shume deshmitare të cilet dëshmuan se si gjatë luftes ishin rrahur dhe maltretuar nga Daut Haradinaj, por cuditrisht shumica e atyre qe kishin deshmuar nje nder ta ishte edhe kolonel Tahir Zemaj ishin vrare ne prita të ndryshme dhe kjo kishte ndikuar qe shume persona tjere te terhekin padin ndaj tije, por gjykata e qarkut ne Prishtin dhe ajo Supremja kishte denuar më një denim qesharak 3 vite hecje liri per Daut Haradinaj, Idriz Balaj , Bekim Zekaj , Ahmet Elshani dhe Ramush Ahmetaj te cilet ishin shpallur fajtore per vrasjen e 4 ushtarve të UCK-s dhe maltretimin e disa tjerve, e që keta ushtare vini kryesisht nga brigada 134 e udhëhecur nga Kolonel Tahir Zemaj i cili pas disa atentateve ishte vrare se bashku me djalin Enisin dhe kusheririn Hasanin në janar të viti 2003 në hyrje të Pejes perder sa ishte duke u kthyer ne shtepin e tije në Strellc të Decanit.
E njejta gje kishte ndodhur edhe tek Ramushi , i cili ishte i akuzuar nga gjykata nderkombetare e Hages per krime lufte gjatë viti 1998-99, shumë deshmitar ishin kercnuar dhe disa prei tyre ishin tentuar te vriten gjë që kishte bere shumica ta ndrronin dëshmin sic kishte deklaruar edhe vete gjykata e Hages, e një ndër vrajset ishte ajo e një dëshmitari kyc në rastin e një vrasje e cila ishte urdheruar nga vete Ramush Haradinaj, Kujtim Berishes ishte deshmitar i mbrojtur i prokoris i cili ishte goditur më makin në Podgoric dhe makina qe ka goditur per vedekje ende nuk eshte gjetur.

Me posht mund ta shikoni listen e atyre qe u vrane te cilet ishin ne liste si deshmitare kunder Daut Haradinajt dhe disa foto te atentatit ndaj tyre (Foto +18)

Lista e deshmitareve te vrare
-Tahir Zemaj i vrare ne nje atentate ne hyrje te PEJES se bashku me djalin Enisin dhe kusheririn Hasanin.
-Ismet Musaj i vrarene vitin 2001 pak para se te thirrej ne gjykimin kunder “grupit te Dugagjinit”

-Sadik Murici i plagosur ne vitin 2002 ne Peje
-Mirth Murici i vrare me arme zjarri ne vitin 2002 ne Peje
-Bekim Mustafa dhe Avni Elezaj te vrare me arme zjarri ne Peje ne vitin 2002
-Smajl Hajdari i vrare me 17 shkurte 2002 ne hyrje te shtepis se tije
-Ilir Selimaj me gruan dhe vellavin Feridin i vrare ne nje prite
-Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj Polic te njesitit hetimore ne regjionin e -Pejes te vrare ne nje prite perderi sa ishin duke shkuare ne pune.

-Sadik Musaj i vrare me 1 shkurt 2005
-Sinan Musaj i vrare me 14 qeshore 2005
-Gjeladin Musaj i vrare me 16 qeshore 2005
-Kujtim Berisha i vrare ne nje aksident ne Podgoric ne vitin 2007




Zylfije Ismajli · Kalmar (Kalmar)

Ramushi , Dauuti më ¨te mëdhejt kriminelë të vrasjeve ndërshqiptare.
Këta për 24 orë jan në gjendje me e sjellë popullin shqiptare kosovar në vël
lavrasje!


Reply · Like

http://rugova-namungon.com/sq/?p=935

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Haradinajt vrajten ushtaret e tyre!!!!!! Empty Re: Haradinajt vrajten ushtaret e tyre!!!!!!

Message  Perparimi Sam 22 Nov - 5:41


Haradinajt vrajten ushtaret e tyre!!!!!! Doni-300x224

Kush dhe me urdhër te kujt u vranë ushtarët e UÇK-së ( Rexhe Osaj, Bashkim Balajt, Sinan Musaj dhe Idriz Peja).

July 8, 2014   Ballina, Opinione

Doni


Ngjarja kishte ndodhur rreth datës 23 dhe 24 qershor 1999 në shtabin e UÇK-së në Dukagjin në Pejë, në fshatin Ratishë dhe në disa vende të tjera, thuhet në aktgjykim. Ahmet Elshani, Bekim Zekaj dhe Ramush Ahmetaj, të armatosur me kallashnikovë dhe në uniformë të UÇK-së kishin shkuar në Shtëpinë e Mallrave për të marrë viktimat, të cilët ishin civilë dhe të paarmatosur.

Të akuzuarit u kishin thënë pesë viktimave se i kërkonte Ramush Haradinaj që të paraqiteshin në Shtabin e UÇK-së për Dukagjin në Ratishë, ku edhe u shoqëruan. Viktimat nuk u takuan me Ramush Haradinaj, siç iu ishte thënë, por me ta u takua Daut Haradinaj – ka konstatuar Gjykata e Qarkut.

Daut Haradinaj kishte gjuajtur me grusht secilën prej viktimave, të cilët ishin rrëzuar në tokë. Ai pastaj i kishte rrahur edhe me thupër, derisa ishin alivanosur. I akuzuari kryesor i këtij rasti, Idriz Balaj, së bashku me disa ushtarë të tjerë kishin dërguar viktimat tek një gardh.

Aty, pasi i kishin zhveshur, i kishin urdhëruar që të shtriheshn në tokë dhe i kishin rrahur më armë të cilat janë përdorur në vend të kamxhikut. Gjatë rrahjes, Balaj kishte gërvishtur me thikë në shpinë njërin nga viktimat, Bashkim Balajn, njofton Standardi.

Gjithnjë sipas aktgjykimit, nga rrahjet viktimat kishin humbur ndjenjat, por u sollën në vete me ujë të ftohtë. Aty, Idriz Balaj kishte marrë viktimat te lumi dy nga dy. “Çdo herë që ai ka marrë dy veta, janë dëgjuar të shtëna me armë që kanë ardhur nga drejtimi ku i ka çuar ata”, shkruan në aktgjykim.

Por, njëri nga viktimat, Vesel Muriqi, kishte arritur të arratisej, derisa ishin ndalë në rrugë, për shkak të defektit që ishte paraqitur në njërën prej veturave që po bartnin viktimat. Sipas vendimit gjyqësor, Veseli kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke kapërcyer telat e një gardhi dhe me sukses i kishte shpëtuar gjuajtjeve me armë në drejtim të tij.

Veseli ishte fshehur dhe pastaj kishte shkuar në Rozhajë të Malit të Zi për t’u fshehur.I mbijetuari Veseli ka qenë dëshmitar kyç në këtë rast. Ndërsa katër viktimat e tjera, të cilat Balaj i kishte çuar të lumi, nuk janë parë më të gjallë.
http://rugova-namungon.com/sq/?p=1004

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum