Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Lirim Gashi Ukshin Hotin

 :: politika

Aller en bas

Lirim Gashi Ukshin Hotin Empty Lirim Gashi Ukshin Hotin

Message  Perparimi Ven 21 Juil - 5:09


Lirim Gashi avec Luan Gacaferi et 39 autres personnes.
19 h · 


Unë nuk jam djall që përfiton nga djallëzia, përkundrazi përfitimin ua kam lënë Balozëve të Zi, të pangopurve të kësaj Republike me pasuri marramendëse dhe drejtësi si kollpite. Por një gjë është e sigurt : Po e vendosa unë, që të merrëm profesionalisht me politikë, nuk do ta bëj këtë kurrë nga nevoja për tu ngulitur në kujtesen kolektive (në manirin e Hashim Thacit ) si stub stupid i Ekuatorit që e përcakton mesin e botës dhe rrethë së cilit lozet vallja e shfrenuar ruse, serbe e otomane me tingullin dhe taktin e shotes, por pikërisht nga nevoja për ta shparlltaruar këtë valle dhe për t'ia ngjitur kuajve të Hasan Prishtines mbrapa me qëllim që t'i tërheqin zvarrë vallëzuesit e saj me dinjitetin e këtij populli, sikur pllugun, nga ara e mëkateve në drejtim të nevojtores, për t'i hudhur pastaj në gropë, që t'i shijojnë fekaliet e vetëprodhuara, meritat e shtet-rrënimit dhe ,,fitores''.
Mua më quajnë djall pikërisht ata demonë, të cilëve ua kam dëshifruar misterin e hiroglifeve dhe muhalifeve e që ua kam trembur verbalisht ( përmes dijes, djersës dhe punës pandërprerë ) mjegullën e ngritur lartë për kamuflimin metodave të tyre djallëzore !!!
Mua më quajnë djall, pikërisht ata demonë që i kam dërguar verbalisht, së bashku me mjegullen e tyre, atje ku e kanë vendin, në nevojtore !!!
S'ka ndjenjë më të mirë për mua, miq të shtrenjtë e mikesha, se sa kur më krahasojnë në kuptimin hulumtues e dëshifrues, demonët e vërtetë të kësaj Republike me vetveten, pa e hetuar fare se po e pranojnë që janë demonë, pra të vërtetën . 
Unë fatmirësisht virgjinitetin tim natyror të shpirtit kurrë në jetë nuk e kam shitur e as s'do ta shes për hir të famës, pushtetit e parasë, me asnjë cmim.
Më parë do ta kaloja jetën me majmunat shpirt-bardhë të kopshtit zoologjik, se sa të bëhëm si ata, që s'lanë mjerim pa i shkaktuar këtij populli për pushtet, famë dhe para.
Fatmirësisht ata janë aq injorantë sa s'po ia dalin as që ta keqpërdorin kapacitetin tim shumédimensional, si brum për prodhimin e keksave që do ta ushqenin njorancen dhe paftyrësinë e tyre solidare, nga se nuk po e kuptojnë dot se një nivel intelektual si ky i imi, nuk arrihet kurrën e kurrës pa punë, djersë e mundim, e sidomos ( dhe flm prej Zotit ) , nuk blehet në Kiosk me para e as nuk arrihet pa vetëmohim, vetë-flijim dhe mësim.
E sa i përket karakerit njerëzor të këtyre gjahtarëve të humanizmit brenda dhe jashtë shtetit, atë e ruajnë me fanatizem të zjarrtë në thellësi të xhepit dhe sa herë që e nxjerrin përfundon në kontonumrat e tyre, nga se janë grykës të paskrupullt prej natyre.
Unë e di që, asnjëri prej miqëve të mi të sinqertë dhe mikeshave. nuk do t'ia mbante anën djallit me qëllim, por pikërisht nga padjallëzia dhe pa e hetuar fare që rendimentet e propagandes së tyre po i konsumojnë si Abetare.
Respekti, mirënjohja dhe lojaliteti im do t'i takoj përgjithmonë atyre që janë në anën e duhur të historisë dhe realitetit, ndërsa puna dhe përkushtimi im do të jet gjithmonë në funksion ( për aq sa di dhe mundëm ) të ndryshimit të bindjes dhe përceptimit të atyre që s'bindën lehtë se nuk janë në anën e duhur të historisë dhe realitetit, në mënyrë që ta bëjnë këte sa më shpejtë që është e mundur, nga se nuk kemi kohë dhe njerëz për të humbur .
Respekti im i pafund ju takon juve që më lexoni dhe inkurajoni cdo ditë, për ta vazhduar punën time në shërbim të mirësisë dhe së vërtetës, nga se për mua, pikërisht ky është kuptimi i jetës.
Ju mbaj në zemër dhe mos harroni që nëse një ditë nuk do të jem pjesë e kësaj bote (nga se nuk i dihet jetës ) s'dua të më vajtoj asnjëri prej jush që kam vegjetuar se koti si ameba e tkurrur në dimër, nga se s'ka lumturi më të madhe se sa t'ia mbashë anën të së vërtetës dhe pasi që sipas bindjes sime e mirësia është vetë Zoti, njeriu, virtuozi, tribuni, humanisti dhe atdhetari me tingujt shpirtëror të së cilit më së shumti vallëzon zemra ime është UKSHIN HOTI.

Gérer
Lirim Gashi Ukshin Hotin 19424365_1523450424340188_5177010852724303579_n
Lirim Gashi Mëkat që spo mund t'ia bsshkangjes këtë strofë kaq të bukur apo këtë parafrazim poetik. Të lumt mik.
Gérer
Lirim Gashi Ukshin Hotin 17795869_682051141996296_8312563775395402657_n
Hyrije Gashi Edhe pa bisht çofsh !, tek ne t'a ngjesin . Nalet njeriu e mendon! : a e kem në gjen të ndriturin ta ndyejm apo duke kêrkuar hyjnoren!, na ikin gjenialët...· 
1
Lirim Gashi Ukshin Hotin 17021737_102111273653759_3534166219095692132_n
Shefqet Prekazi Lavdi
Gérer
Lirim Gashi Ukshin Hotin 17523321_784505941702095_1036342074177367790_n
Ibrahim Kernaja Mundimin e këtyre heronjëve askush nuk i jep meritën.Jemi vetëm një popull injorant , i cili nuk respekton asnjëherë pasurinë e madhe që kemi si komb,Lavdi dhe respekt i përjetëshëm për të gjthë ata që u martirizuan për kombin shqiptar ...Respekte,shendet e pune te metutjeshme, i nderuar mik Lirim Gashi !

Lirim Gashi Ukshin Hotin 20258349_853220138164008_6444778508177858204_n
Gérer
Lirim Gashi Ukshin Hotin 19424365_1523450424340188_5177010852724303579_n
Lirim Gashi Të falënderoj nga thellësia e zemres i nderuar mik i devotshem dhe besnik Ibrahim Kernaja. Flm që nuk le shkrim timin pa e lexuar dhe vlerësuar. Ndjehem i privilegjuar kur mé vlerësojnë vlerat si ti.
Gérer
Lirim Gashi Ukshin Hotin 10685401_1006943605992042_269260939859625300_n
Shemsije Elshani Une per vete mendoj se tere ne njerezit, ne me pretenciozet, ne te permalluarit,me dimensionin e tepert, as qe do te mund te jetonim, necoftese pervec ajrit te kesaj bote nuk do te ekzistonte dhe nje ajer tjeter per te marre fryme, ne rast se pervec kohes nuk do te ekzistonte edhe perjetesia dhe ajo eshte perandoria e autentikes. Ne te bejne pjese muzika e Moxartit dhe poezite e poeteve te tu te medhenje, bejne pjese te shenjtet,qe kane bere cudira, qe kane vuajtur vdekje martiresh dhe qe u kane dhene njerezve nje shembull te madh. Por ne perjetesi ben pjese poashtu dhe tabloja e cdo vepre te vertete,fuqia e cdo ndjenje te vertete dhe pse askush nuk di gje per te, nuk e ve re, nuk mban shenime per te dhe nuk e ruan per boten e ardhshme. Ne perjetesi nuk ka bote te ardhshme, vetem bote bashkekohese .
Hermann Hesse
Gérer
Lirim Gashi Ukshin Hotin 19424365_1523450424340188_5177010852724303579_n
Lirim Gashi Ty Shemsije, s'te falenderoj aspak, nga se vetëm për mos mi prish nervat me Ibrahim Kelmendin i qite gojes 6 orë kapak hahaha. Mu dasht me largu Ibon, si Zoti cunamin nga Tajlanda. Mbasi qe s'more falenderim po ta jap një falenderim-lavdat, flm që u sherbeve me mendimet e Hermann-it që i ka të mprehta si sopatë.
Gérer
Lirim Gashi Ukshin Hotin 10599312_187099441436993_3849743386554058168_n
Blerim Muriqi Lirim Gashi, njeriu fisnikërohet nëpër debate, merr e jep vlera dhe mëson të pakten se si nuk duhet të jetë. Klshtu që bllokimi i askujt nuk quhet vlerë, përkundrazi, ajo është më shumë munges argumenti pranim i keq i humbjes në debat. Ne duhet të debatojmë pa nda që ta fisnikërojmë komunikiminbtonë të brenshëm. Plrveq fyerjeve gjithçka i shkon një debati. Mikeshë shemsi keni dhënë diçka tç mirë në këtë status.
Gér
Lirim Gashi Ukshin Hotin 19424365_1523450424340188_5177010852724303579_n
Lirim Gashi Blerim Muriqi shko në faqen e Ibrahimit dhe kqyre cfar keqperdorimi i ka bo tolerances sime. Mos ja fut kot pa i njohur rrethanat. Njerëzit që s' njohin vlera dhe nuk i respektojn regullat e lojes na kan sjell ktu ku jemi. Poashtu njerëzit e vërbuar nga megalomania egomane që nuk durojnë vlera tjera perpos vetvetés, nuk e meritojnë trajtimin pafundësisht human dhe tolerant. Irgendwo gibt es für alles eine Grenze. 

Ska tolerance mit hinterhältige Arschlöcher nga se ta oksidojn ajrin edhe në hemisferat më të larta. Intrigat, tracet, inatet dhe hakmarrjet s'kanë cka kërkojnë në postimet për Ukshin Hotin. Kur më të ndoturit e këtij nënqielli i vërsulen gjahut si ujku deles me synimet më të turpshme për ta njollosur nje atdhetar filigran sic është Ukshin Hotin, ata në mungesë argumentesh e nxjerrin nga sirtari mikroskopin e Stalinit për t'ia gjetur njollat, dhe kur e kuptojnë që s' kanë sukses, tentojnë ta njollosin duke i larë rrobet e ndotura mbi kurrizin e tij.. Por profili im nuk është strajcë gabeli që të mbushet me ndotësira dhe në profilin tim fatëmirësisht unë jam shef. Zero toleranc për tracaret dhe intrigantet dhelprak që të prejnë në besë për ni mafes. Mbaje ti në profilin tënd mos ki dert është e drejtë e jotja. Edhe toleranca ka kufii i nderuar.Te pershendes.
Gérer
Lirim Gashi Ukshin Hotin 10599312_187099441436993_3849743386554058168_n
Blerim Muriqi Lirim, edhe përtej atij debati ne mbetemi po të njëjtët. Po ashtu edhe Ukshini. Ndaj jo vetem tek rasti i ibrahimit
Lirim Gashi Ukshin Hotin 19424365_1523450424340188_5177010852724303579_n
Lirim Gashi Skam nerva une mi terapu psikologjikisht, tracarët e intrigantet që e keqperdorim besimin, tolerancen dhe privatésinë. Natyrisht qe mbesim te njejte per ata qe na njohin por jo edhe per ata qe s'din me dallu iriqin prej breshkes e dardhen prej pjeshke...Voir plus
Gérer
Lirim Gashi Ukshin Hotin 10685401_1006943605992042_269260939859625300_n
Shemsije Elshani Lirim Gashi keto qene aresyet qe nuk u mora me shume me te. Qe ne filim pash vec tendence per ta zvogluar Ukshin Hotin.Le te gjej tjeter kandidat per te iu pergjugjur pyetjeve te tilla . E kishte nje me profil gruaje qe i qeshte pas cdo fjale. Jam tjet...Voir plus
Gér
Lirim Gashi Ukshin Hotin 19424365_1523450424340188_5177010852724303579_n
Lirim Gashi Ma mori mendja o Blerim Muriqi qe je Lpk-ist i kalibriit Nastradinik e Ibrahimik prandaj jam i detyrum edhe ty me ta fut vi me laps e kemik. Asgjë s'kam kundër LPK-istav atdhetarë mirëpo edhe po desha që të kem, një të tilë ende se hasa ndër shqiptarë. E tash hajt shko rifreskohu me intriga e akullore para se me ta tregu rrugen per nevojtore.
Lirim Gashi Ukshin Hotin 12321588_219552535064432_6786021937196617100_n
Haki Sutaj Veprimtaria e ketij vigani,vetmohimi,vetflijimi ne altarin e liris,njerz te till si Ukshin,Adem jashari,Fehmi lladrovci,Zahir pajaziti..jan te veqant,kta jetuan vertikalisht,vdiqen vertikalisht,u ngriten ne qiell ,emri i tyre u shkrua ne histori,shoket e tyre qe jetuan horizontalisht per momentin krijon pasuri amohorizontal qe jan edhe do te vdesin te till horizontalisht,per tu harruar .Gérer
Lirim Gashi Ukshin Hotin 15871981_1286232961419485_8553094801886074584_n
Tefik Ramadani Pershendetje i nderuar z. Gashi. Edhe pse nuk njihemi personalishte, po e shfrytezoj rastin ti them dy fjale per te madhin Ukshin Hotin. Me Ukshin Hotin jam takuar dhe e kam njohur ne rrethana te jashtezakonshme, (ne celine e burgut te Prishtines). Vertete njerez si Ukshin Hoti ne token shqiptare, lindin rralle. Ai ishte njeri shumedimensional dhe veshtire i kuptueshem. Ai nuk ishte politikan. Ai ishte shkencetar i politikes. Ai me kerkesat e tija politike, ishte bere edhe flamurtar i realizimit te kerkeses Kosova Republike. Atij nga pushteti komunist i eshte kerkuar te heqe dore nga "flamurtari" i kerkeses per Republike, dhe menjehere do lirohej nga burgu. Nje gje qe ai se beri, dhe s'do ta bante kurre. Per mua ai eshte intelektuali me largepames, me i guximshem dhe me i sakrifikuar i Republikes se Kosoves. Me nderime, Tefik Ramadani-Qarri.
Gérer
Lirim Gashi Ukshin Hotin 19989636_10210298533156574_9197297441985438007_n
Ramadan Veliu Nga e gjithe ajo që u tha ne debatin rreth Ukshin Hotit ishte si një „stuhi ne gotë“ e cila përveq disa refleksioneve dhe „konstatimeve“ cinike se si Ukshin Hoti na paskesh qenë kuader i ish sistëmit jugosllav, nuk solli asgjë të re, pos një mori akuzash e kundër akuzash të (pa)argumentuara. Figura dhe personalitëti i Ukshin Hotit dhe muri i fb të Lirim Gashiit u shndërruan në epiqendër të një „tërmeti“ a stuhie Kelmendi-Musliu, për ta zhvendosur tëmen krejt në një plan tjetër, si qerim hesapesh mes dy personave. 
Lidhur me konstaimin e Ibrahim Kelmendit se Fahri Musliu (si gazetar) ka qenë me i rrezikshem se Mehmet Loci, nuk mund të pajtohem, për vetë faktin se te Fahriu çdo njëri ka mundur të zgjedh mes refuzimit, apo pranimit të leximit. Madje edhe nëse ka pranuar të lexoj, ka mundur vetë të zgjedh se a të lexoj vetëm titullin, deri në gjysëm apo deri ne fund, pastaj ka mundur të zgjedh edhe masën e aprovimit apo të mosaprovimit të asaj se çka shkruante. Pra lexuesi ka pasur një spektër të gjerë mundesie reflektimi e interakcioni ndaj artikujve të Fahri Musliut. Por kush ka hi në dore të Mehmet Locit nuk ka npas asnjë zgjedhje, sepse zgjedhjene ka bërë Mehemt Loci e ajo ka qenë dajaki! Par ketu qendron një dallim jo i vogel! Ata qe kanë pas pune me Mehmet Locin e Mehmet Lumin si une konkretisht edhe me disa mehmeta të tjerë e dijne mire se çfarë është ky dallim! 
Sa i përket përmendjes se„faktit“ se Ukshin Hoti ka qenë kuadër i ish sistemit, madje me qellim për të relativizuar madheshtinë e personalitëtit të Ukshin Hotit, është një cinizëm aq i madh sa të mos u besosh syve kur lexon diçka të tille! Një gjykim shume metafizik dhe tëndencioz! Metafizik për faktin se e privon atë nga ligjet dialektike të cilave u nenshtrohet çdo qenie e gjalle dhe i gjithë universi: 
Lufta dhe unitëti i të kundertave, 
negecioni i negacionit dhe 
kalilmi i kuantitëtit ne kualitët.
Gjithe zhvillimi i shoqerise njërezore, por edhe i universit, i nenshtrohen ketyre ligjeve të dialektikes. E gjithe historia e njërezimit iu ka nenshtru pashmangshem ligjit të „negacionit të ngeacionit“ ose mohimit të mohimit, ku çdo sistëm brenda vetës i prodhon, lind apo gjeneron njërezit, klasen dhe ndergjegjen qe e mohon atë. Sipas ligjeve të dilektikes çdo sistem i prodhon varrerremiehsitë vetë. Ukshin Hoti ishte ai qe e mohoi mohimin qe iu kishtë bere shqiptareve nga sistëmi politik jugosllav. …Keshtu ka qenë gjithe historia jone qe nga Skenderbeu i cili ishte graduar me graden me të lartë ne ushtrine otomane. Pastaj Abdyl Frasheri, Ymer Prizreni, Ismail Qemajli, Isa Boletini, Hsan Prishtina etj. Ali hadri, Gazmend Zajmi, Ukshin Hoti, etj. Po të benim një „dezinfektimin“ e përsonalitëtëve historike sipas keti kritëriumi, atëhere shhtyrja e historisë përpara do të kishtë mbetur vetëm çeshtje çobanesh dhe analfabetësh. 

Kam lexuar disa artikuj Ukshin Hotit ne Dea. Ajo qe te bie ne sy ne kontaktin e pare me shkrimet autoriale te Ukshin Hotit eshte potenca intelektuale e tij. Aftesia e veqant e te menduarit dhe gjykuarit induktiv, qe ne baze te pak fakteve te nxjerr perfundime te rendesishme dhe te beje pergjithesime teorike. Sa arriti te realizohej si intelektual dhe si ndergjegje kombetare e politike e shtetit ne tentative te quajtur Kosove, mund te diskutohet, por thesarin qe ai muar me vete pa mundur ta nxjerr ne drite me siguri se kishte nje vlere te pamatshme. Dihet qellimi i shtetit serb qe donte te arrinte permes ndjekjeve dhe arrestimeve e malltretimeve te vazhdueshme deri ne likuidimin e tij fizik e dijme. Por se cili ishte qellimi elites intelektuale e politike te Kosoves te cilet e izoluan, e anatemuan dhe e perbuzen ne menyren me te ulet, mbetet ende te shihet! Zeniti intelektual qe do te mund ta arrintre Ukshin Hoti, po te ishte gjall dhe te kishte gezuar mbeshtetjen e merituar si nje intelektual i kalibrit te klasit te pare, na mbetet diçka shumë e munguar, si nje gur në zemëer, si nje merak i paploteshueshem dhe i pangushllueshem. Kontribut te madh ne fatin e tij kane dhene shume parti politike e shume eksponentë politik te asaj kohe. Ndoshta ai shihej si konkurent i pozitave te disave, ndoshta si cenues i „aureolave“ te madheshtise false te disa liderve etj. Shume pak eksponentë te politikes ose fare mund te kursehen nga kjo pergjegjesi! 
Një anekdotë: 
„Xhemajl Obrise i vdes një nip 6 muajsh dhe ai e çeli të pamen. Shkonin miqesia, shoqnia e shihnin Xhemajlin siç asht adeti. Njani prej tyne po i thotë : A u merzitë për at cull ?!! Xhemajlit i erdh ran se demek cull (femi i vogel) kurrgja, e po i thot : O mik keta mashkujt e mi asnja qiellin me dore nuk e kane preke! Nuk u kane cull po ma ka lane martinen vjerre! Xhemajl Obria e shihtë at si një ushtar me pak.« 
A lind ma nana a jo edhe një si Ukshin Hotin, nuk e dijme, por se ai na e ka lene shtetin vjerre, këtë po e shohim dhe po e ndjejm për çdo ditë!
Lirim Gashi Ukshin Hotin 16730388_387748068266991_4244326859072371959_n
Jozef Duljaj a répondu · 3 réponses · 19 min
Lirim Gashi Ukshin Hotin 12241780_922735114447660_3908497445203224999_n
Axhim Ajrizi Ky shkrim nuk perputhet me pikpamjet politike dhe kombëtsre të Ukshin Hotit. Ukshin Hoti kurr nuk e ka pas zakon mes analizave politike me përdorë dharjet vullgare . Megjithëse mund te mos ishte dakord .
Lirim Gashi Ukshin Hotin 19424365_1523450424340188_5177010852724303579_n
Lirim Gashi a répondu · 1 réponse
Lirim Gashi Ukshin Hotin 16114743_1915142665383645_4459921191566679240_n
Kuçi Kuçi Haxhi I nderuari Lirim Gashi,ndoshta po gaboj,por une flasi drejte dhe secilit shqiptar apo amerikan ja them para syve troq.Lumi nana juaj çka paska lind ne kete token tone e mjeri ti qe nuk ke kujt mi shkrue,sepse nuk jane ka ua kuptojne realitetin obje...Voir plus
Lirim Gashi Ukshin Hotin 19424365_1523450424340188_5177010852724303579_n
Lirim Gashi E i dashur Axhim Ajrizi, unë jam Lirim Gashi e jo Ukshin Hoti jo pse nuk dua të jem si ai por nga se nuk dua ta pësoj si ai pa i bërë keq askujt. Unë jam shpirt rrebel në kuptimin e plotë të fjalës dhe e them mendimin troc, e ty nese te pengon e vërteta shko e takohu me naj hoxh. Unë jam Lirimi e jo Ukshini dhe pérgjigjem para ligjit, Zotit dhe popullit pér cdo fjalë të shkruar e të thënë e nëse dikush e ka mizen mbas veshit atina ( e jo mua ) le ti dhemb. Koherat kanë ndryshuar dhe protestat shterpe e folklorike made in lahuta dhe sharkia askush s'po i q...n rrush, e ai që i dhuron lule të keqit ose është profiter ose babush. Unë me vite të tëra kam boksuar intelektualisht si Aziz Salihu n' ring, por shumë shpejt e kam kuptuar se që pa qenë i kompletuar edhe me guximin si Mohammad Aliu mund të jesh kampion i zemrave por asnjëherë King. Ukshini ka jetu para meje dhe para meje ende jeton, por sa të ekzistoj kjo botë për zemren time do të mbetet kampion. Padjallëzinë e Ukshinit që buronte nga shpirtmirësia e shftytézuan tmerrësisht armiqët e tij të brendshem të dirixhuar nga Serbia, andaj përvec që u vetëflijua edhe 10 fish më tepër e rrënuan të tjerët e ne ta provojn pra të njëjten me mua, të betohem që kanë me fluturu si deget e shkeputura të drunjëve në të gjitha drejtimet e hemisferes.
Gére
Lirim Gashi Ukshin Hotin 16114743_1915142665383645_4459921191566679240_n
Kuçi Kuçi Haxhi Nuk ka njeri ne bote qe thote nuk di,tan shiten te meqem,por me dite e me ja qellue nje perqinde a ja qellojne.Per kete qe jemi tan te meqem,ja ku kemi arritur.Nuk eshte prblem vetem po foli si papagall,por çka po fole,e çka po kupton.Veshtire eshte per nje njeri qe fole e nuk e marrin vesh se ku e ka qellimin.Folju per te mire e merre per te keq.
Impossible de publier ce commentaire. Veuillez réessayer
Lirim Gashi Ukshin Hotin 19424365_1523450424340188_5177010852724303579_n
Lirim Gashi E i dashur Axhim Ajrizi, unë jam Lirim Gashi e jo Ukshin Hoti, jo pse nuk dua të jem si ai por edhe nëse do të doja do të mundohësha së koti. Unë jam shpirt rrebel, në kuptimin e plotë të fjalës dhe e them mendimin troc, e ty nese te pengon e vërteta shko bisedo me naj hoxhë. Unë jam Lirimi e jo Ukshini dhe pérgjigjem para ligjit, Zotit dhe popullit pér cdo fjalë të shkruar e të thënë e nëse dikush e ka mizen mbas veshit atij e jo mua le ti dhemb. Koherat kanë ndryshuar dhe protestat shterpe e folklorike made in lahuta dhe sharkia askush s'po i q...n n' rrush, e ai që i dhuron lule të keqit ose është profiter ose babush. Unë me vite të tëra kam boksuar intelektualisht si Aziz Salihu, por shumë shpejt e kam kuptuar se pa qenë i kompletuar si Mohammad Aliu në ring, mund të jesh kampion i zemrave por asnjëherë King. Ukshini ka jetu para meje dhe para meje ende jeton, andaj sa të ekzistoj kjo botë, për zemren time do të mbetet kampion. Padjallëzinë e Ukshinit që buronte nga shpirtmirësia e shftytézuan tmerrësisht armiqët e tij të brendshem të dirixhuar nga Serbia. Andaj përvec që u vetëflijua në vetëflijim i ndihmuan edhe 10 fish të tjerët e ne ta provojn pra të njëjten me mua, nëse dojn me fluturu si deget e shkeputura nga cunami, në të gjitha drejtimet e hemisferes.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum