Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Vertetohet se pas vdekjes spordh njeriu,ska jete tjeter.

 :: sport

Aller en bas

Vertetohet se pas vdekjes spordh njeriu,ska jete tjeter. Empty Vertetohet se pas vdekjes spordh njeriu,ska jete tjeter.

Message  Perparimi Sam 1 Avr - 17:31

Ka ende njerëz që mendojnë se toka është 10000 vjeçare!



Vertetohet se pas vdekjes spordh njeriu,ska jete tjeter. Jete_pas_vdekjes
Nga shkenca 

May 31, 2016
[size=36]Vertetohet Shkencerisht Qe Nuk Ka “Jete Pas Vdekjes”![/size]

Posted By: admin  3 Comments





Vertetohet se pas vdekjes spordh njeriu,ska jete tjeter. Jete_pas_vdekjes
Zbulohet misteri i “udhetimeve ne jeten tjeter”! Truri punon edhe per 30 sekonda pasi zemra pushon se funksionuari!Sipas studimit te zhvilluar nga Universiteti i Michiganit nen drejtimin e profesorit Jirno Borjigin, Profesor i Fiziologjise Molekulare, dhe Profesorit George Mashour, Pergjegjes i Studimit, rezulton se pasi zemra pushon se funksionuari dhe gjallesa konsiderohet ne vdekje klinike truri vazhdon te punoje edhe per 30 sekonda. Gjate ketij intervali kohor aktiviteti cerebral i trurit eshte i njejte me ate te nje gjallese te gjalle dhe ne gjendje te zgjuar (pra, jo ne gjume). Pra, gjate ketij intervali kohor truri ka veprimtari elektrike shume aktive. Shkak per kete gje eshte pakesimi i sasise se oksigjenit dhe glukozit ne gjak qe sjell nje riaktivizim te trurit te ngjashme me veprimtarine gjate kohes qe gjallesa eshte zgjuar.
Sipas ketij studimi te botuar ne revisten prestigjoze shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences” kjo veprimtari eshte shkaktarja e atyre dritave te bardha dhe atyre “udhetimeve ne drite” qe rreth 20% e personave qe shpetojne nga nje arrest kardiak tregojne se i kane “pare”.
Ky studim i zhvilluar mbi minj laboratori te ngordhur klinikisht vertetoi qe truri i tyre vepronte edhe per 30 sekonda pas pushimit te zemres.
Pra, ajo qe deri dje mendohej nga disa qe ishte nje prove qe ne fakt ekziston “jeta pas vdekjes” ne te vertete eshte veprimtari cerebrale e para-vdekjes gjate te ciles trupi vepron per te mbajtur gjalle trurin sa me shume qe te kete mundesi me qellim mbijetesen.
Perfundimisht permes keti j studimi jepen perfundimisht provat qe NUK KA JETE PAS VDEKJES! Nuk ka “bote te pertejme” dhe nuk ka shpirt!

http://www.repubblica.it/salute/ricerca/2013/08/13/news/esperienza_pre-morte-64695173/

http://www.ilirida-online.com/vertetohet-shkencerisht-qe-nuk-ka-jete-pas-vdekjes/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Vertetohet se pas vdekjes spordh njeriu,ska jete tjeter. Empty Re: Vertetohet se pas vdekjes spordh njeriu,ska jete tjeter.

Message  Perparimi Sam 1 Avr - 17:33

Shkencëtarët gjermanë vërtetojnë që pas vdekjes ka jetë
Publikuar: E mërkure 10 Shtator 2014, 18:04 0 Komente 0 Rekomandime
Një ekip i psikologëve dhe mjekëve të lidhur me Universitetin Technische të Berlinit, kanë bërë të ditur se ata kishin provuar nga eksperimentimi klinik, ekzistencën e disa formave të jetës pasvdekjes
Ky njoftim i habitshëm është i bazuar në konkluzionet e një studimi duke përdorur një lloj të ri të mbikëqyrjeje mjekësore të përvojave pranë vdekjes, që lejojnë pacientët të jetë klinikisht të vdekur për gati 20 minuta para se të vijnë sërish në jetë. 
Ky proces i diskutueshëm që u përsërit në 944 vullnetarë gjatë katër viteve të fundit, kërkon një përzierje komplekse të drogës duke përfshirë epinephrine dhe dimethyltryptamine, të destinuara për të lejuar trupin që ti mbijetojë gjendjes së vdekjes klinike dhe procesit të reanimacionit pa dëme. 
Trupi më pas është vënë në një gjendje të përkohshme kome, i induktuar nga një përzierje e barnave të tjera, të cilat duhet të filtrohen me ozon prej gjakut gjatë procesit të reanimacionit prej 18 minutash. 
Kohëzgjatja jashtëzakonisht ekstreme e kësaj përvoje, vetëm kohët e fundit është bërë e mundur nga zhvillimi i një makine të re kardiopulmonare (CPR), e quajtur AutoPulse. Kjo lloj pajisjeje është përdorur gjatë disa viteve të fundit, për të sjellë në jetë njerëzit që kishin vdekur para 40 minutave dhe deri në një orë. 
Ekipi i shkencëtarëve të udhëhequr nga Dr Berthold Ackermann, kanë monitoruar operacionet dhe kanë përpiluar dëshmitë e këtyre vullnetarëve. Edhe pse ka disa versione të lehta nga një individ në një tjetër, të gjithë individët kanë disa kujtime të periudhës së tyre të vdekjes klinike, dhe një pjesë e madhe prej tyre përshkruajnë ndjesi shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. 
Shumica e kujtimeve të përbashkëta përfshijnë një ndjenjë të shkëputjes nga trupi, ndjenjat e ngritjes në ajër, qetësisë totale, sigurisë, ngrohtësisë, përvojës së shpërbërjes absolute, dhe pranisë së një dritë të madhe. Shkencëtarët thonë se ata janë të vetëdijshëm dhe shumë prej konkluzioneve të tyre do të shokonin shumë njerëz. 
Në radhët e këtyre vullnetarëve numërohen anëtarë të feve të ndryshme, si të krishterë, myslimanë, hebrenj, hindu dhe ateistë gjithashtu. “Unë e di se rezultatet tona mund të shqetësojnë besimet e shumë njerëzve. Por, në një mënyrë, ne vetëm u jemi përgjigjur një prej pyetjeve më të mëdha në historinë e njerëzimit, kështu që unë shpresoj se këta njerëz do të jenë në gjendje të na falin. Po, ka jetë pas vdekjes dhe duket se kjo vlen për të gjithë”, ka thënë Ackermann. /shekulli/
Shkencëtarët gjermanë vërtetojnë që pas vdekjes ka jetë
Publikuar më 10.09.2014 | 17:02

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Vertetohet se pas vdekjes spordh njeriu,ska jete tjeter. Empty Re: Vertetohet se pas vdekjes spordh njeriu,ska jete tjeter.

Message  Perparimi Sam 1 Avr - 17:38

Dëshmi të vazhdimit të jetës edhe pas vdekjes
Data e botimit: Tuesday, 03 July 2001 
Lënda: Vetëdija 
Shkencëtarët, duke hetuar përvojat e njerëzve që kanë qenë pranë vdekjes, thonë të kenë gjetur dëshmi të cilat sugjerojnë se ndërgjegja mund të vazhdojë së qënuri edhe pasi truri ka pushuar së funksionuari. 

Kërkimi i cili i iu paraqit shkencëtarëve në Institutin e Teknologjisë në California, ringjalli debatin mbi temën nëse do të kishte jetë pas vdekjes. "Studimet janë shumë domethënëse në atë që ne kishim të bënim me një grup njerëzish truri i të cilëve nuk funksiononte më…, të cilët kishin proçese 'mendimesh të lëngeta' me arsyetime dhe një kujtesë mbi ngjarjet të cilat kishin ndodhur në kohën kur truri i tyre nuk funksiononte më.’ Kështu deklaroi doktor Sam Parnia në një intervistë, i cili është një nga dy doktorët e Spitalit të përgjithshëm të Southampton në Angli, të cilët kanë studiuar rastet e përjetimeve pranë vdekjes

“Ne kemi nevojë për të bërë studime më të gjëra në këtë fushë por mundësia është që shpirti i njeriut të vazhdojë të mendojë dhe të arsyetojë edhe pasi zemra e njeriut të ketë pushuar së rrahuri dhe kur ai nuk merr më frymë dhe veprimtaria e trurit të jetë zero". 

Doktor Parnia tregonte mbi studimet e tij fillestare të cilat ai i kishte kryer së bashku me kolegët e tij. Rrezultatet e kërkimeve ishin publikuar në revistën ‘Journal of Resuscitation’. Rrezultatet e studimit të tyre kishin qenë aq premtuese sa që ishin mbledhur fonde për të bërë kërkime të reja dhe për të vazhduar mbledhjen e dëshmive. 

Shkencëtarët e Spitalit të Përgjithshëm të Southampton gjatë studimit të tyre kishin marrë në pyetje 63 pacientë brenda javës së cilës ata kishin pësuar infarkt. 7 prej tyre mbanin mend çfarë kishin përjetuar. Katër prej përjetimeve ishin të kategorisë pranë-vdekjes. Bëhet fjalë për ndjenja të prehjes dhe gëzimit, kohe që ecën me të shpejtë përpara, rritje të aftësisë të së shquarit, humbje të vetëdijes mbi pasjen e trupit, parje të një drite të bardhë, hyrje në një botë tjetër, takim me një qenie të panjohur dhe mbërritjen në një pikë nga e cila nuk ka kthim prapa. 

Një pacient kishte moshën 2 vjeç e gjysëm kur zemra i pushoi së rrahuri. Pas një kohe doktorët mundën ta ringjallnin atë. Prindërit e tij lajmëruan doktor Parnia-n pasi i biri kishte vizatuar veten e tij të lidhur fort pas një tollumbaci prej nga ku shikonte trupin e tij të pa jetë të shtrirë në shtratin e spitalit. 

Kur e kishin pyetur se çfarë kishte dashur të tregonte me tollumbacin, ai kishte treguar që “kur vdisje shikoje një dritë dhe kishe një lidhje të fortë pas saj”. Edhe pasi kaluan 6 muaj pas asaj ngjarjeje, djali vazhdonte te vizatonte te njëjtën skenë. 

Asnjëri prej këtyre pacientëve nuk ka pasur ulje të nivelit të oksigjenit në trup që mendohet të shkaktojë përjetimin e gjërave të mësipërme. 

Udhëheqësi i këtyre studimeve Dr Sam Parnia thotë se askush nuk e kupton plotësisht se si arrijnë qelizat e trurit të formojnë mendimet. 

Ai thotë se ndoshta mendja apo ndërgjegja janë të pavarura nga truri. Se qelizat e trurit janë si të gjitha qelizat e tjera të trupit, ato kanë aftësi për të prodhuar proteina dhe kemikale, por nuk janë në gjendje të prodhojnë dukurinë subjektive të mendimit që gjendet tek ne. Truri për ndërgjegjen duhet të jetë një lloj përçuesi i cili po ashtu si aparati televiziv kap valët dhe i kthen ato në pamje dhe zë. 

Por këto përfundime janë kundërshtuar nga neurologët. Dr Chris Freeman, psikiatër dhe psikoterapist në Spitalin Mbretëror të Edinburg-ut thotë se nuk ka prova që vërtetojnë se përjetimet për të cilat flitet kanë ndodhur kur truri kishte pushuar së funksionuari. 

Ai thotë se dihet që kujtesës nuk mund t'i besohet kryekëput. Kur përjetojmë diçka ne e dimë me siguri të lartë që ajo ka ndodhur por nuk jemi aspak të sigurtë kur është fjala për të treguar se kur ka ndodhur. 

Kështu mund të jetë që përjetimet të kenë ndodhur gjatë kohës së marrjes së vetes, apo pak përpara infarktit.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Vertetohet se pas vdekjes spordh njeriu,ska jete tjeter. Empty Re: Vertetohet se pas vdekjes spordh njeriu,ska jete tjeter.

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum