Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

[b]In memoriam: njëvjetorit i vdekjes se Akad. Musa A. Haxh

 :: shoqeria

Aller en bas

[b]In memoriam:  njëvjetorit i vdekjes se Akad. Musa A. Haxh Empty [b]In memoriam: njëvjetorit i vdekjes se Akad. Musa A. Haxh

Message  Gega Ven 3 Oct - 15:50

Artikull i botuar në “KOHA DITORE” Prishtinë 24. 09. 2008
In memoriam:
Me rastin e njëvjetorit të vdekjes se Akademik Musa Haxhiut


Për profesor Haxhiun shkenca ishte jetë
Profesor Musa Haxhiu kishte një vizion të largët dhe vazhdimisht thoshte: "Ti çojmë njerëzit jashtë!", duke e konsideruar se edukimi I kuadrove është investimi më I mirë për shoqërinë
. [/b]
Me akademik Musain u takova para 36 vjetëve si student ne lenden ku ai sa kishte filluar detyrën e mësuesit universitar. Na impresiononte me qëndrimin e tij intelektual dhe me përkushtimin ndaj detyrës qe kishte edukimin e gjeneratave te para te studenteve te Fakultetit te Mjekësisë ne Prishtine. Në ato vite entuziazmi i studentëve dhe pedagogëve ishte i pashoq. Mësimet ne lenden e tij fillonin në orën 7 e në kohen e dimrit ende ishte terr por askush nuk vonohej sepse ai kishte vënë rend.
Ishte shume i ri kur u emërua në detyrën e dekanit. Gjate atyre viteve u gjallërua jo vetëm mësimi por dhe ndërtimi i objekteve ne rrethin e FM-se. E kam ne kujtese kujdesin e tij për studentet dhe nevojat e popullit për mjekë. Nga lakmia studentore u organizua një udhëtim shëtitje ne Bashkimin Sovjetik të atëhershëm. Si dekan ai urdhëroi qe studentet te udhëtonin me aeroplan ne se paku dy grupe, sepse ne rast fatkeqësie një gjenerate studentësh te ishte humbje e madhe për Kosovën. Me vone mua me ra te përcaktohem për lenden qe ai e udhëhiqte dhe prej bashkëpunëtoreve te tij unë pothuaj se kalova me se shumti kohe me te ne vend dhe ne bote. Ai kishte një vizion të largët dhe vazhdimisht thoshte: 'Ti çojmë njerëzit jashtë duke e konsideruar se edukimi i kuadrove jashtë është investimi me i mire për shoqërinë. Kështu edhe vepronte, sepse kishte krijuar lidhje te forta me institucione përtej oqeanit si dhe ne vendet e Evropës. Profesor Musai nuk ishte njeri i bojkoteve dhe grevave, por në momente kyçe tregonte se nuk trembej as prej pushtetit dhe as prej kundërshtarit. Kur ne një mbledhje arsimtaret e palës tjetër ankoheshin se “po u duhet nga profesori i fakultetit te shkojnë e te punojnë ne spitale periferike te Beogradit", profesor Musai tha: "Ai profesor i cili nuk mund t'i siguroje vetes pozitë brenda a jashtë vendit nuk është profesor”! Ne kohen e diskursit nacionalist serb kur filluan përzëniet nga vendet e punës ai iu drejtua publikisht kryetarit te Kuvendit të atëhershëm jugosllav gjë që pati jehonë përtej kufijve.
Profesor Musai ka pasur, siç thuhet, "ore”. Shpeshherë njerëzit qe nuk pajoheshin me te mund edhe ta përfolnin por mjaftonte te dëgjohej se profesor Musai do te shfaqet se shpejti dhe gjithçka prante sikur mos te kishte asnjë kundërshtim. Nga goja e tij kurrë nuk e dëgjoje ndonjë fjale të pamire për këdo qofte -.ves për te cilin ja kisha lakmi.
Pesëmbëdhjete vitet e fundit nuk ishin te lehta për askënd, sidomos për ata qe bene mund te Sizifit për te ruajtur vazhdimësinë e edukimit superior ne Kosove.
Ai vazhdonte te punonte sikur te mos ndodhte asgjë, sepse kishte shume besim ne fitoren e se mirës. Profesor Musai gjithmonë ndiqte një qellim: sjelljen e njerëzve për edukim ne institucionet ku na punonim. Kjo nuk ishte e lehte as nga aspekti material, as edhe administrativ, kur bashkëvendësit tanë nuk kishin as mjete materiale e as identitet shtetëror.
Profesor Musai kishte një shpirt të shkencëtarit. Një mjek i famshëm rus A. Çekov ka thëne: “Mjekësia është gruaja ime e ligjshme, literatura është dashnorja ime!" Për profesor Musain shkenca ishte me shume se ato - ishte jete.
Ne laborator vinte herët dhe largohej vonë. Meqë e parkonte makinën në të njëjtin vend fitohej përshtypja se makina nuk ka lëvizur me muaj nga ai vend. Ndonjëherë edhe mahitesha duke i thëne se hajnat mund te mendojnë se makina pa të zone dhe mund të vjedhin.
Tashti e kuptoj se sat ë drejt kishte kur gjithnjë përmendët se koha kalon shpejt. Tridhjetë e pesë vjet nuk mjaftuan të mësoj të gjitha prej gjenialiteti të tij. Gjatë eksperimenteve që bënim rezultatet e mira e shpinin pothuaj në ekstazë, ndërsa ato të papëlqyera e bënin më të vendosur për ta ndjekur hipotezën. Prania e tij hetohej jo vetëm në laborator por në tërë ndërtesën. Gjithmonë ishte burim i sigurt i informatave shkencore. Kurrë nuk ngurronte te ndante dijen dhe t'u jepte kuraje kërkuesve te rinj ne sfidat shkencore. Ai nuk kishte nevoje për regjistrime a shënime për eksperimentet te cilat ndoshta ishin bere para shume viteve. Shpesh turpërohesha duke mos mbajtur në mend rezultatet e eksperimenteve te mia, ndërsa ai i nxirrte ato me lehtësi nga kujtesa e tij e shkëlqyer.
Ne Case Western University mbajti pozitën e profesorit në katër institute. Për aftësitë shkencore dhe organizative ai qe angazhuar nga Howard University në Washington DC ku i vuri themelet dhe ngriti në këmbe një laborator te neurofiziologjise moderne.. Ne kohen kur mbylleshin shume laboratorë nga mos fi¬nancimi ai u mbajt i forte vetëm me pune qe është edhe një dëshmi për zotësinë e tij. Ka qene anëtar Këshillit recensues i tri revistave më me zë te Shoqatës Amerikane të Fiziologjisë the te Neurofiziologjise, ndërsa ishte anëtar i shume shoqatave siç janë: American Association for the Advancement of Science, American Physiological Society, International Brain research Organisation, Society for neuroscience, New York Academy of Sciences, pa i përmendur anëtarësinë dhe pozitat ne Akademinë tone. Vështirësitë bënin më këmbëngulës dhe me te determinuar për te arritur qëllimin. Përballe te gjitha angazhimeve ai ishte pedant ne zyrë, ne laborator dhe ne publik, duke i kushtuar kujdes te veçante veshjes dhe dukjes fizike.
Gjate qëndrimit tij ne spital pothuaj çdo dite i diskutonim projektet aktive dhe bënim plane për projekte te tjera. Në asnjë moment ai nuk tregoi pesimizëm, frike ose dorëzim përballe sëmundjes. Fati deshi të qëlloja pranë shtratit ne momentin e kalimit tij në kujtesë.

Në ballin para laboratorit të tij sot u zbulua një pllakë me portretin e tij ku shkruhet:

Musa A. Haxhiu , MD, PhD,
Në përkujtim. Shkencëtar, mësues dhe mik.
Dashuria e tij për shkencën dhe shpirti kërkues jetojnë në ata që ai i la pas:

Ndërsa ne gurin e varrit tij janë skalitur vargje nga poezia "Road not taken" e Robert Frost:

I shall be telling this with a sigh.
Somewhere ages and ages hence:
Two roads diverged in a wood, and ¬I –
I took the one less traveled by.
And that has made all the difference.

Qe ne përkthim (jopoetik) do te tingëllojë disi kështu:'
Me ofshame kam për të thënë
Vite e vite më vonë diku:
Në pyll ndaheshin dy udhë, e unë –
Unë e mora atë më pak të shkelur, dhe ajo bëri të gjithë këtë punë.


Shkruar nga:
Ismail Dreshaj, Calse Western Univrsity & Univrsity Hospital Cleveland, Ohio

Prof. Dr. Ismail Dreshaj – jeton pandërprerë në SHBA prej pas viteve 1990. Ismaili pa as një dilemë ka qenë njëri ndër studentet më të mirë në historikun 39 vjeçar të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Ka magjistruar dhe Doktotuar në vendlindje dhe ishte emëruar Docent i FMP, për lëndën e Fispatologjisë. Largohet me dhunë nga puna nga pushteti serb në vitin 1990, për shkaqe politike dhe etnike dhe detyrohet si ekspert i ndier të largohet për SHBA (OHIO) ku punoi me Prof. dr. Musa Haxhiun deri në vdekjen e Akademikut të çmuar. Tani jeton dhe punon në SHBA. (Vr. Autorit)

Per diskutime-shqiptare: Drita Lulaj Berisha

Gega

Numri i postimeve : 19
Registration date : 20/10/2007

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: shoqeria

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum