Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

KS, Rezoluta e Kosoves, Perendimi leshime per Rusine

 :: sport

Aller en bas

KS, Rezoluta e Kosoves, Perendimi leshime per Rusine Empty KS, Rezoluta e Kosoves, Perendimi leshime per Rusine

Message  Perparimi Dim 3 Juin - 1:41

31/05/2007 - 19:43
• Teksti i projekt rezolutes per Kosoven qe pritet te paraqitet neser ne Keshillin e Sigurimit ka disa modifikime nga ai qe ka qarkulluar me 11 maj, dhe keto modifikime kane te bejne me planin e Ahtisaarit

Projekt-rezoluta e Kombeve te Bashkuara per Kosoven do te mbeshtese, me teper se sa do te miratoje nje plan per nje shtetin e Kosoves. Teksti i projektrezolutes eshte nje version i rishikuar i prezantuar kete muaj nga perendimi qe do te lejonte 2 milion shqiptaret e Kosoves te shpallnin pavaresine tete vjet pas bombardimeve te NATO-s. Ndryshimi kryesor do te jete ne paragrafin OP1 ne te cilin Keshilli i Sigurimit nuk do te nenshkruante kushtet ne propozimin e Ahtisarit, por vetem do t’i mbeshteste ato. Nje lajm te tille e ka publikuar agjencia Reuters qe bazohet ne burime nderkombetare konfidenciale por kete fakt e ka pohuar sot edhe shefi i Zyres Franceze ne Prishtine, Tierry Reinard per Radion Evropa e Lire. Ai tha se ne tekstin e rezolutes se re mund te mbeten edhe me tej pjese te rezolutes 1244, por kjo sipas Reinard eshte ende pjese e debatit. Nderkohe, perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves thone se cdo ndryshim i pakos se Ahtisaarit eshte i pazbatueshem ne Kosove.

Mirepo Tierry Reinard, nuk perjashton mundesine qe pjese te 1244-shit te perfshihen ne rezoluten e re. "Ne, edhe me tej, duam qe te mbetet nje pjese e Rezolutes 1244, dhe me pas pjeset qe nuk jane te perfshira ne draft-rezolute, te anulohen. Por, kjo edhe me tej do te mbetet çeshtje e debatit", ka thene Reinard. Sipas tij ne qarqet nderkombetare edhe me tej po kerkohet kompromisi mes perendimit dhe Rusise, perfshire ketu edhe mbetjen e ndonje pjese te Rezolutes 1244. Nderkaq, me modifikimet e fundit, Reinard shpreson se do te arrihet pajtimi rus. "Ne shpresojme, se vendet tjera dhe veçanerisht Rusia, mund te na thone se cilat jane reagimet e tyre. Dhe, ajo qe duam eshte procesi negociator per tekstin, per te arritur sa me shpejt qe te jete e mundur konsensusin per tekstin e kompromisit, mbi tekstin qe mund te votohet sa me shpejt qe te jete e mundur", tha Reinard. Ai konfirmon se pjesa e raportit, ku presidenti finlandez Martti Ahtisaari propozonte pavaresi te mbikeqyrur per Kosoven, nuk do te perfshihet ne tekstin e rezolutes. (Reuters/Europa e L

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum