Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Azil kush merr;Kush jep ku duhet me kerkue

 :: sport

Aller en bas

Azil kush merr;Kush jep ku duhet me kerkue Empty Azil kush merr;Kush jep ku duhet me kerkue

Message  Perparimi Sam 4 Fév - 17:57

1)Kryqi i Kuq është një organizatë që punon për të mbrojtur dhe ndihmuar njerëzit që kanë nevojë për ndihmë. Vizitoni www.rodakorset.se
2)BRIS është shkurtesë për Barnens rätt i samhället, Të drejtat e fëmijëve në shoqëri, dhe është një organizatë që punon për të drejtat e fëmijëve. Vizitoni www.bris.se IM është shkurtesë për Individuell Människohjälp, Ndihmesë individuale njerëzore. IM është një organizatë që punon për parandalim të varfërisë dhe përjashtimit të individëve nga shoqëria. Vizitoni www.manniskohjalp.se Enti për Migrim është organ shtetëror në Suedi që shqyrton kërkesat e personave që kërkojnë azil. Enti për Migrim shqyrton edhe kërkesat e atyre personave
ssssssssssss
Refugjat është ai person që ka kërkuar azil dhe të cilit i lejohet të qëndrojë në Suedi për arsye refugjatësh.
Pagë ditore është ndihma që personi azilkërkues ka të drejtë të kërkojë në rast se ai ose ajo nuk ka para të veta
ssssssssssssssssssssssss

Udhëheqës procesi është ai person që përfaqëson Entin për Migrim në gjykatë migracioni. Shërbime sociale ka në çdo komunë. Personeli i këtyre shërbimeve punon në përputhje me një ligj që quhet ligji mbi shërbimet sociale. Ligji mbi shërbimet sociale bën fjalë mbi të drejtat në shëndetësi dhe përkujdesje të cilat çdo banor komune i takojnë. Ligji përmban rregulla mbi atë se si shoqëria duhet të ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë e që nuk kanë mundësi të marrin ndihmë nga dikush tjetër. Lejeqëndrim do me thënë se një personi i është miratuar kërkesa për azil. Ai ose ajo lejohet të qëndroj në Suedi. Ligji mbi shtetas të huaj është një ligj që, pos tjerash, përmban rregulla mbi atë nëse azilkërkuesit lejohen ose nuk lejohen të qëndrojnë në Suedi. Parlamenti vendos mbi ligjet. Apelim (ankesë) do me thënë se një person i shkruan autoriteteve kompetente ose gjykatës se ai ose ajo nuk pajtohet me atë që autoritetet kompetente ose gjykata ka vendosur. Ky person dëshiron që autoritetet kompetente ose gjykata të ndryshojë vendimin

Azil do me thënë strehim. Kur ndonjë person kërkon azil ai ose ajo kërkon mbrojtje në një vend që nuk është atdheu i tij/saj. Proces azili është faza të ndryshme nëpër të cilat azilkërkuesi kalon – prej kërkesës deri te vendimi. Azilkërkues është ai person që ka ardhur në Suedi për të kërkuar strehim. Ai ose ajo ende nuk ka marrë vendim përfundimtar në kërkesën e tij/saj. Refuzim në kërkesë azili do me thënë se një person ka marrë përgjegje negative në kërkesën e tij/saj për azil. Ai ose ajo nuk ka të drejtë të qëndrojë në Suedi. Vendim mbi një çështje azili është kur personeli i Entit për Migrim të ketë vendosur nëse një azilkërkues lejohet ose nuk lejohet të qëndrojë në Suedi. Pagë ditore është ndihma që personi azilkërkues ka të drejtë të kërkojë në rast se ai ose ajo nuk ka para të veta. Aktgjykim në një çështje azili është kur gjykata e migracionit ose Gjykata e lartë e migracionit, pasi të jetë bërë apelim (ankesë), të ketë shqyrtuar lëndën për të vendosur nëse azilkërkuesi ka ose nuk ka të drejtë të qëndrojë në Suedi. Refugjat është ai person që ka kërkuar azil dhe të cilit i lejohet të qëndrojë në Suedi për arsye refugjatësh. Inhibicion do me thënë se Enti për Migrim ose ndonjë gjykatë migracioni ka marrë vendim që përkohësisht të ndërprejë procesin e kthimit në atdhe ose në ndonjë shtet tjetër të ndonjë personi azilkërkues. Autoritetet janë veprimtari shtetërore që udhëhiqen nga qeveria. Autoritetet kujdesen që shoqëria të funksionojë ashtu si duhet dhe në përputhje me ligjet që parlamenti ka aprovuar. Përfaqësues publik është ai person që njeh ligjet suedeze. Ai ose ajo mund të ndihmojë azilkërkuesit për të bërë kërkesën për azil. Përfaqësuesi publik është zakonisht jurist ose advokat. Udhëheqës procesi është ai person që përfaqëson Entin për Migrim në gjykatë migracioni. Shërbime sociale ka në çdo komunë. Personeli i këtyre shërbimeve punon në përputhje me një ligj që quhet ligji mbi shërbimet sociale. Ligji mbi shërbimet sociale bën fjalë mbi të drejtat në shëndetësi dhe përkujdesje të cilat çdo banor komune i takojnë. Ligji përmban rregulla mbi atë se si shoqëria duhet të ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë e që nuk kanë mundësi të marrin ndihmë nga dikush tjetër. Lejeqëndrim do me thënë se një personi i është miratuar kërkesa për azil. Ai ose ajo lejohet të qëndroj në Suedi. Ligji mbi shtetas të huaj është një ligj që, pos tjerash, përmban rregulla mbi atë nëse azilkërkuesit lejohen ose nuk lejohen të qëndrojnë në Suedi. Parlamenti vendos mbi ligjet. Apelim (ankesë) do me thënë se një person i shkruan autoriteteve kompetente ose gjykatës se ai ose ajo nuk pajtohet me atë që autoritetet kompetente ose gjykata ka vendosur. Ky person dëshiron që autoritetet kompetente ose gjykata të ndryshojë vendimin.
sssssssssssssssssssssssssssssssssss
Ankesa e juaja
Apelim (ankesë) do me thënë se një person i shkruan autoriteteve kompetente ose gjykatës se ai ose ajo nuk pajtohet me atë që autoritetet kompetente ose gjykata ka vendosur. Ky person dëshiron që autoritetet kompetente ose gjykata të ndryshojë vendimin.
sssssssssssssssssssssssssssssss
çka do te ju pyesin  ?

Kë do të takojmë dhe çka do të na pyesin? Në njësitin për kërkesa ju do të takoni personelin e Entit për Migrim. Ata do t’u pyesin: • si quheni. • kur keni lindur. • prej nga vini. • cilën gjuhë flisni. • si keni ardhur në Suedi. • pse keni braktisur atdheun. • si ndjeheni. Këto pyetje personeli u bën që të mund t’u regjistrojë në sistemin kompjuterik të Entit për Migrim. Pastaj ata vazhdojnë punën me kërkesën tuaj. Është me rëndësi që Enti për Migrim të marrë vesh shkaqet që u kanë bërë të braktisni atdheun dhe se si ndjeheni. Nëse vetë dëshironi, dhe prindët tuaj pajtohem për këtë, ju mund të flisni me personelin e Entit për Migrim. Nëse nuk dëshironi të flisni me personelin ju mund t’u thoni atyre jo. Nëse për momentin nuk mundeni apo 

Gjatë hetimeve ju do të tregoni dhe do të përgjegjeni në pyetje mbi për shembull: 
• vetë juve. • cilët janë anëtarët e familjes. • si ndjeheni. • prej nga vini. • rrugëtimin deri në Suedi. • si e kishit gjendjen në atdhe.


Ekzistojnë tri baza që japin azil: Refugjat Një person që mund t’i nënshtrohet përndjekjeve në rast kthimi në atdhe mund të qëndrojë në Suedi si refugjat nëse ai ose ajo nuk mund të gjejë mbrojtje në atdheun e tij – dhe përndjekjet që ai rrezikon t’u nënshtrohet varen nga: • raca (prejardhja), përkatësie të ndonjë grupi nacional ose prejardhjes etnike (si për shembull ngjyra e lëkurës). • nacionalitetit, për shembull për shkak të përkatësisë gjuhësore ose etnike. • përkatësia religjioze. • botëkuptimeve politike (pikëpamjeve që ka mbi atë se si do të duhej të udhëhiqet një shtet). • përkatësie të ndonjë grupi të veçantë shoqëror, gjinie (djalë ose vajzë) ose prirjeve seksuale (prirje seksuale është kur një person dashurohet në vajza, djem ose edhe vajza edhe djem). Për të fituar azilin një person duhet të rrezikohet nga përndjekjet nga dikush për shkak të ndonjërit nga shkaqet e sipërcekura dhe të frigohet aq shumë sa ai ose ajo nuk mundet dhe nuk dëshiron të shfrytëzojë mbrojtjen e atdheut të tij, si për shembull mbrojtje nga policia. Sipas ligjit kjo vlen pavarësisht nëse përndjekjet vien nga autoritetet e atdheut ose nëse autoritetet e atdheut nuk munden dhe nuk duan të ofrojnë mbrojtje nga përndjekjet.
sssssssssssssssssss
Obligim mbi mbajtje sekreti Çka do me thënë obligim për mbajtje sekreti? Obligim për mbajtje sekreti do me thënë se Enti për Migrim nuk guxon të tregojë për gjëra mbi ju dikujt që sipas ligjit nuk ka të drejtë të dijë mbi to. Të gjithë që punojnë në Entin për Migrim janë të obliguar të mbajnë sekretin. Edhe përkthyesit dhe përfaqësuesit publik janë të obliguar të mbajnë sekretin.
sssssssssssssssssssssssssssssss

Përfaqësues publik Çka është përfaqësuesi publik? Përfaqësuesi publik është personi që njeh ligjet suedeze. Ai ose ajo do t’u ndihmojë juve dhe familjes suaj në kërkesën për azil. Përfaqësuesi publik është zakonisht jurist ose advokat. A kanë të gjithë të drejtë të kenë përfaqësues publik? Nëse Enti për Migrim vlerëson se ju keni nevojë për të bërë kërkesën për azil, ju do t’u ndahet një përfaqësues publik. Ju nuk do të paguani për ndihmën që përfaqësuesi publik u ofron. Identiteti Çka është identitet? Identiteti ka të bëjë me atë se kush jeni, si quheni, kur keni lindur, prej nga vini dhe cilët janë prindërit tuaj. Pse duhet të tregoni se kush jeni? Enti për Migrim do të dijë se kush jeni dhe prej nga vini në mënyrë që të mund të marrë vendim të drejtë. Është përgjegjësi e prindërve tuaj që të tregojnë se si quheni dhe prej nga vini. Mënyra më e mirë për të dëshmuar identitetin është të tregoni pasaportën ose letërnjohtimin. Nëse prindët tuaj nuk mund të dëshmojnë se kush jeni atëherë do të jetë vështirë për Entin për Migrim të vlerësojë nëse keni ose nuk keni të drejtë në azil. Enti për Migrim mund të marrë më shpejt vendim në kërkesën tuaj nëse prindët tuaj dëshmojnë se kush jeni.(ketu po genjeni pis)se ka njeri qe eshte i rrezikuar e ju me dite keni mundesi me tregue ne vendin e tij,sepse çdo qeveri ka lidhje me shtetin e tij.Pra duhet ti ipet rasti qe ta ndryshoj identitetin e vete dhe te femive,por bote e poshter eshte kjo.
ssssssssssssssssssss
Nese e fitoni azilin ,mundeni me kerkue qytetin per me banue,ose te banoni tek ndonje i njohuri juaj.
A mundemi të udhëtojmë në shtete tjera deri sa jemi duke kërkuar azil në Suedi? Jo, derisa jeni duke kërkuar azil në Suedi ju nuk mundeni të dilni jashtë kufinjve të Suedisë. Nëse lëshoni Suedinë kërkesa juaj për azil nuk do të shqyrtohet. 

Shenjë gishtërinjsh 

Pse Enti për Migrim u merr shenjë gishtërinjsh? Enti për Migrim u merr shenjë gishtërinjsh që të kontrollojë nëse ju më parë keni kërkuar azil në Suedi apo ndonjë shtet tjetër evropian
Bashkimi Evropian ka një bazë tjetër kompjuterike e cila quhet Eurodac. Të gjitha shtetet e BE-së, Islanda, Norvegjia dhe Zvicrra kanë qasje në këtë bazë kompjuterike. Nëse ju më parë keni kërkuar azil në ndonjërën nga këto shtete kjo do të duket në bazën kompjuterike. Këto shtete quhen shtetet Dublin. 
Konventa e Dublinit vlen edhe për Norvegjinë, Islandën dhe Zvicrrën, edhe pse këto nuk janë shtete anëtare të BE-së.
Nese ju nxejne se ke qen ne ndonje nga keto shtete apo ke marr vizen ne nje nga keto shtete e nese ju nxejne ju kethejne atje ku ke qen me pare.
A mund të apeloni ndaj vendimit Dublin të gjykatës së migracionit? Nëse prindërit tuaj nuk pajtohen me vendimin ata mund të apelojnë te Gjykata e lartë e migracionit. Nëse Gjykata e lartë e migracionit shqyrton ankesën tuaj atëherë po ajo gjykatë vendos nëse kërkesa juaj do të shqyrtohet në Suedi ose ndonjë shtet tjetër Dublin.

Personeli në njësitin për pranim, pos tjerash, punon që: • të kontrollojë nëse keni të drejtë në pagë ditore në rast se nuk keni para tuaja. • t’u tregojë mbi vendimin në çështjen tuaj – nëse keni marrë përgjegje pozitive ose negative në kërkesën tuaj për azil. • t’u ndihmojë në rast se keni marrë përgjegje negative në kërkesën tuaj për azil dhe u duhet të ktheheni në shtëpi.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Azil kush merr;Kush jep ku duhet me kerkue Empty Re: Azil kush merr;Kush jep ku duhet me kerkue

Message  Perparimi Sam 4 Fév - 17:57

Ekzistojnë tri baza që japin azil: Refugjat Një person që mund t’i nënshtrohet përndjekjeve në rast kthimi në atdhe mund të qëndrojë në Suedi si refugjat nëse ai ose ajo nuk mund të gjejë mbrojtje në atdheun e tij – dhe përndjekjet që ai rrezikon t’u nënshtrohet varen nga: • raca (prejardhja), përkatësie të ndonjë grupi nacional ose prejardhjes etnike (si për shembull ngjyra e lëkurës). • nacionalitetit, për shembull për shkak të përkatësisë gjuhësore ose etnike. • përkatësia religjioze. • botëkuptimeve politike (pikëpamjeve që ka mbi atë se si do të duhej të udhëhiqet një shtet). • përkatësie të ndonjë grupi të veçantë shoqëror, gjinie (djalë ose vajzë) ose prirjeve seksuale (prirje seksuale është kur një person dashurohet në vajza, djem ose edhe vajza edhe djem). Për të fituar azilin një person duhet të rrezikohet nga përndjekjet nga dikush për shkak të ndonjërit nga shkaqet e sipërcekura dhe të frigohet aq shumë sa ai ose ajo nuk mundet dhe nuk dëshiron të shfrytëzojë mbrojtjen e atdheut të tij, si për shembull mbrojtje nga policia. Sipas ligjit kjo vlen pavarësisht nëse përndjekjet vien nga autoritetet e atdheut ose nëse autoritetet e atdheut nuk munden dhe nuk duan të ofrojnë mbrojtje nga përndjekjet.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Azil kush merr;Kush jep ku duhet me kerkue Empty Re: Azil kush merr;Kush jep ku duhet me kerkue

Message  Perparimi Sam 4 Fév - 18:20

Të jesh azilkërkues nuk është situatë e zakonshme – keni ardhur në një shtet të ri për ju dhe keni kërkuar azil (strehim) në Suedi. Askush nuk e lëshon atdheun vullnetarisht për të kërkuar azil – mirëpo arsyet nuk mjaftojnë çdoherë që ju të fitoni lejeqëndrimin.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Azil kush merr;Kush jep ku duhet me kerkue Empty Re: Azil kush merr;Kush jep ku duhet me kerkue

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum