Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Babai i Edi Rames,i shkolluar ne rusi ne grupin KGB

 :: sport

Aller en bas

Babai i Edi Rames,i shkolluar ne rusi ne grupin KGB Empty Babai i Edi Rames,i shkolluar ne rusi ne grupin KGB

Message  Perparimi Lun 26 Déc - 18:40

Fashizmi është komunizmi i zi,ndërsa komunizmi është fashizmi i kuq” – Uinston Çërçill

SHKRUAN SEJDI PEKA

Më në fund, Edvin Rama i hoqi maskat dhe makiazhet, hipokrizinë e shpifur që gjoja ushqen për demokracinë dhe shpërtheu në urrejtjen e grumbulluar kundër Amerikës. Në të fundit Edvin Rama shkoi në origjinën e tij bolshevike. Duke shkuar më tej, Babai i tij Kristaq Rama duke qenë student në Leningrad ne Akademinë e Arteve të Bukura nga viti 1954 deri në vitin 1960, është vënë në shërbim të shërbimit sekret rus KGB me dijeninë e ish-sigurimit shqiptar. Duhet thënë e vërteta, se pothuaj të gjithë studentët që shkonin për studime në ish Bashkimin Sovjetik,ishin me porosi nga ish-sigurimi shqiptar që të bashkëpunonin me shërbimin sekret rus. Pas prishjes së marrëdhënieve me ish Bashkimin Sovjetik në vitin 1962, pothuajse të gjithë studentët që kishin kryer studimet në atë vend komunist, u ndëshkuan dhe u dënuan nga regjimi komunist i Hoxhës duke u akuzuar si agjentë të shërbimeve sovjetike, ndërkohë vetëm Kristaq Rama u zgjodh si bashkëpunëtori më i ngushtë i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë në krime kundër popullit.

Ky bashkëpunim me ish-sigurimin komunist dhe shkollën ruse i Kristaq Ramës u transmetua edhe tek i biri Edvin Rama, që ka qenë një bashkëpuntor i zellshëm i ish-sigurimit komunist në revistën famëkeqe të ish sigurimit “Në shërbim të popullit”. Dhe në këtë kontekst nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Edvin Rama, i nxitur nga shërbimet sekrete ruse u përpoq të infiltrohej në lëvizjen demokratike të Dhjetorit 1990, por tentativa e tij me veprime ekstremiste për sabotimin e Lëvizjes Studentore u ekspozua dhe nuk pati sukses. I dështuar, Edvin Rama mori rrugët e emigracionit duke përfunduar deri në rojtar i një stalle derrash në periferi të Parisit. U katapaltua nga Fatos Nano duke u kthyer në Tiranë si në përrallat e njemije e nje netëve, duke u gdhirë si Ministër Kulture në Tiranë. Sapo erdhi në pushtet në vitin 2013 ja bëri gjëmën Fatos Nanos duke e nxjerrë nga politika sikur mos të kishte qenë kurrë.

Edvin Rama mashtroi Amerikën “për demontimin e armëve kimike të Sirisë”. Hipokrizia e tij në marrëdhëniet me Amerikë vazhdoj në përpjekje të një loje të dyfishtë të një agjenti të sprovuar të shërbimit sekret rus. Në kundërshtim të hapur me interesat kombëtare Edvin Rama forcoi marrëdhëniet me Serbinë duke marrë rolin e një hipokriti të bindur të shkollës ruse. Ai deklaroj me arrogancën e një njeriu që ka humbur ekuilibrin mendorë ,duke deklaruar në mbledhjen e Asamblesë të Partisë Socialiste të vetëm dy ditëve më parë, duke sulmuar Ambasadorin e ShBA në Tiranë lidhur me neglizhencën e organeve te zbatimit të ligjit që nuk arrestojnë Kelmend Balilin, se ai Edvin Rama “refuzon të marrë leksione nga sharlatanë apo dashamirë qofshin ata, që të goditet Ministria e Brendshme dhe Policia e shtetit”. Me këtë rast kuptohet se kush është “sharlatani” sipas Edvin Ramës dhe skizofreni i Partisë Socialiste guxoi të bënte paralelizma ndërmjet Shqipërisë dhe Amerikës se gjoja edhe atje ka persona me precedent kriminal dhe nuk kapen nga policia. Çfarë mediokriteti, që të kujton atë fabulën e njohur të La Fontenit “të bretkosës që deshi të fryhej sa një ka dhe plasi”.

Në të vërtetë është një mllef, është një urrejtje e akumuluar e këtij pinjolli të diktaturës komuniste kundër demokracisë në përgjithësi dhe Amerikës në veçanti. Hipokrizia e kësaj klase bolshevike që sundon sot Shqipërinë nuk mundet që të zgjaste shumë pa e hedhur helmin kundër demokracisë. Pasi që u struk i frikësuar, i zënë si miu në çark me deklaratat e tij prej një idioti në mediat e vendit dhe ato ndërkombëtare deri në median prestigjioze CNN, duke sulmuar Kandidatin Republikan të Amerikës për President z. Trump me epitetet më të rëndomta, duke ndërhyrë në punët e brendshme të një vëndi të shëmbullit të demokracisë në të gjithë botën, tani gjarpri komunist përsëri e nxori kokën nga vrima ku ishte futur me kokën të kthyer nga lindja bolshevike e Putinit. Vetëm një bolshevik si Stalini apo një komunist i lajthitur si Enveri mundet të ngrihen kundër Amerikës dhe Europës, që ta ngërthejnë Shqipërinë në kthetrat e korrupsionit,të varfërisë,të mjerimit,të një Kolumbie brenda Europës. Duke u kapur si i mbyturi pas fijes së kashtës, Edvin Rama ka shpërthyer në një sulm të verbër edhe kundër opozitës, duke e fajësuar se po bëhet pengesë për zbatimin e reformës në drejtësi,sikur paskëtaj çdo gjë do të shkojë mirë, duke shpresuar se me “vettingun” që do ta administrojë dhe kontrollojë personalisht,do të largojë nga sistemi i drejtësisë të gjithë ata që nuk i binden Kryeministrit. Po përse vallë i gjithë kjo ngutje tani bash në prag të zgjedhjeve Parlamentare?

Përgjigja është e çartë, qëllimi për të formuar një koracë me shpresën që do ta mbrojë nesër përpara drejtësisë për të gjitha vjedhjet dhe korrupsionin të kthyer në sistem gjate qeverisjes së tij të mbrapshtë dhe antikombëtare. Reforma në drejtësi është një domosdoshmëri absolute në rrugën e demokracisë për ta çliruar sistemin nga korrupsioni,por është gjithashtu po kaq e domosdoshme që të implementohen reforma të tjera që vendet ish komuniste i kanë aplikuar që me përmbysjen e komunizmit,është reforma për dekomunistizimin e administratës shtetërore dhe shoqërisë shqiptare. Pa kryerjen e kësaj reforme, të largimit të kriminelëve të diktaturës komuniste nga uzurpimi i pushtetit me një urrejtje patologjike kundër demokracisë, të Amerikës dhe të Europës, asnjë reformë nuk do të ketë sukses. Kryeministri britanik Uinston Çërçill që mbajti peshën më të rëndësishme të luftës kundër fashizmit gjatë LDB, ka vendosur në ekuivalencë regjimin fashist dhe regjimin komunist si dy regjimet më kriminale të shekullit të shkuar. Janë si dy vëllezër siamezë në krime barbare kundër popujve të botës,anipse njëri është i zi dhe tjetri është i kuq dhe anasjelltas.

Bota ka vuajtur nga këto dy regjime që u shkaktuan popujve miliona viktima. Në këtë kontekst edhe Rezolutat e Asamblesë Parlamentare të KE të vitit 1996 dhe 2005, kan shpallur si detyrim ligjorë “dënimin e krimeve të komunizmit” për të gjitha vendet anëtare. Për fatin tonë të keq, kur të gjitha vendet ish komuniste kanë kryer “reformën e dekomunistizimit”, i vetmi vend i Europës ish-komuniste Shqipëria,me mentalitetin komunist të “fanarit në brigjet e Adriatikut”, ka shkuar kundër rrymës dhe ja ku jemi, përsëri vendi më i varfër dhe më i korruptuar i Europës, gjeografikisht në zemër të Europës, por që Europa me derën e saj prej hekuri “po na i thyen hundët”si një vend me një demokraci të dyzuar, ku është eminent instalimi i një neokomunizmi të kamufluar të rrezikshëm për demokracinë. Refuzimi i BE i disa ditëve më parë, për të mos hapur negociatat me Shqipërinë në një kohë të pacaktuar pa plotësimin e disa kushteve të rëndësishme që jan injoruar nga qeveria aktuale,janë dëshmi e çartë se vendi po qeveriset nga një bandë kriminelësh kundër interesave kombëtare. Është vendi më i korruptuar i Europës, ku Shqipëria është kthyer në një “kolumbi” brenda në Europë, duke u bërë një rrezik për destabilizimin e vendeve të Europës Përendimore.

Qeveria aktuale e Kryeministrit Edvin Rama, është e lidhur dhe e korruptuar me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, që nga kjo industri e krimit të organizuar,oligarkët në pushtet kan grumbulluar pasuri përrallore, duke i kthyer në një mjet për mbajtjen e pushtetit dhe dhunimin e demokracisë, dhunimin, vjedhjen, blerjen dhe manipulimin e votës së lirë. Varfëria që ka pllakosur vendin me një papunsi të frikshme,ka përkeqësuar rëndin dhe sigurinë publike,shtimin në mënyrën më galopante të vjedhjes dhe kriminalitetit, vrasjeve dhe vetëvrasjeve, krimeve brenda familjes, një dukuri e tmerrshme e humbjes së shpresës. Nuk ka asnjë shembull tjetër në Europë dhe as në të gjithë botën, që në përpjestim me numrin e popullsisë të lënë vendin e tyre me një shpresë të humbur dhe me një eksod të pa parë në të gjithë historinë e këtij kombi, ku më shumë se 30 % e popullit e kanë lënë vendin e tyre, e kanë braktisur Shqipërinë.

A është e mundur vallë që një Kryeministër i një vëndi që e ka katandisur popullin në këtë gjendje ku 1/3 e popullsisë jetojnë me vetëm 40 lek në ditë aq sa kushtojnë 400 gr.buk, të mbajnë shpirtin gjallë njerëzit, të ushqejnë fëmijët dhe familjet e tyre,të pretendojë paturpësinë që të mos të jap menjëherë dorëheqjen? Nga ana tjetër propaganda tipike komuniste e gënjeshtrës dhe e mashtrimit vazhdon të gatuhet në kuzhinën bolshevike të Edvinit, që gënjen me shifra dhe përqindje të stisura dhe të shpifura se gjoja tani Shqipëria po përjeton “Rilindjen urbane” dhe parat e taksapaguesve shqiptarë nuk kan pse të shkojnë në ndërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve, ujësjellësve, investimeve në bujqësi, në turizëm etj, por në lyerjen dhe bërjen e qendrës së qyteteve, sipas delirit të piktorit të dështuar Edvin Rama dhe paranojës së tijë.

Në fundin e mandatit të kësaj qeverie mashtruese, në takimet me militantët e thekur të Partisë Socialiste, duke mos patur asgjë për të thënë dhe për t’u justifikuar për dështimet dhe braktisjen e qeverisjes, duke vjedhur sa të mundën dhe ku të mundën, tani përsëri slogani “fajet i ka Saliu” është kryefjala që i ka mbetur në gojë. Në të gjitha sondazhet,por edhe në atë që shohim dhe përjetojmë,populli është mjaft i zemëruar me këtë qeveri të mbrapsht dhe antikombëtare. Shqiptarët e kanë kthyer kokën nga opozita shqiptare, pak e hutuar,por që misioni i sajë historik është çrrënjosja e komunizmit nga Shqipëria. Por zemërimi i popullit nuk mundet të mbahet gjatë nën kontroll. Si qytetarë,por edhe si gazetarë, që për mua Amerika është Atdheu im i dytë, atje në atë vend të bekuar kam varrin e Babait tim të ndjerë që ishte një qytetarë i dalluar i atij vendi të madh,që ka qenë gjithnjë shpresa e shqiptarëve për liri demokraci dhe kundër komunizmit, të lutem Amerikë dëgjoje mesazhin tim. Të lutem Amerikë, Edvin Rama nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve. Ky çiban kanceroz komunist duhet larguar sa më parë nga pushteti i vjedhjes dhe manipulimit të votës së lirë.

http://lajm.co/po-te-lutem-amerike/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum