Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

KGB-së dhe lidhjet e tyre me Putin

 :: sport

Aller en bas

 KGB-së dhe lidhjet e tyre me Putin Empty KGB-së dhe lidhjet e tyre me Putin

Message  Perparimi Jeu 30 Juin - 5:26

Agjentët më të rrezikshëm të KGB-së dhe lidhjet e tyre me Putin
Publikuar në 19:45, 10/01/2016 nga Syri.net
KGB
Komitet Gosudarstvennoy Bezopasnosti
(Komiteti i Sigurimit të Shtetit)
Agjencia Sovjetike e Zbulimit

Shërbimi sekret më i frikshëm i botës, KGB-ja sovjetike ka qenë e njohur në të kaluarën e saj me shumë emra, por fillimet i ka në Revolucionin Bolshevik të 1917-ës. Në atë kohë, lideri komunist Vladimir Iliç Uljanov-Lenin, riorganizoi policinë sekrete cariste “Okhranan”, duke ia ndërruar emrin në CHEKA (iniciale për “Komisionin e Jashtëzakonshëm për luftën kundër Kundërrevolucionit dhe Spiunazhit), emër që e mbajti deri në 1922.

CHEKA si Agjenci vazhdoi të ekzistonte dhe ti zgjeronte shërbimet e saj informative deri vonë kur u be e njohur më emrin KGB.

Cheka i riquajt GPU (Administrata Politike Shtetërore, 1922-1923). Kur BRSS u konsolidua si shtet, GPU-ja u riquajt OGPU (Administrata e Bashkuar Politike Shtetërore, 1923-1934). Organizatat e njohura si Cheka, GPU, OGPU ishin të drejtuara nga Feliks Xherxhinski, një polak më origjinë çifute, i njohur si vrasës bolshevik i pamëshirshëm. Më vdekjen e Xherxhinskit në 1926, organizata u përhap më shpejtësi për të mbajtur dhe riforcuar pushtetin e Josif Stalinit, diktatorit të tmerrshëm sovjetik. Deri dhe në kolektivizimin e BRSS ndërhyri kjo organizatë, me pasoja të tmerrshëm në miliona ruse që e kundërshtonin. Ata u ekzekutuan nga skuadrat vrasëse të OGPU-së.
Në 1934, emri i organizatës ndryshoi përsëri, kësaj radhe në NKVD (Komisariati i Popullit për Punët e Brendshme, 1934-1946), i drejtuar nga sadisti Jenrik Jagoda, njeri i zgjedhur nga vetë Stalini. Nën udhëheqjen e Jagodës, NKVD mori një kontroll total të industrisë, profesioneve të ndryshme, punëtoreve, kooperativistëve, të gjitha mjeteve të informacionit publik dhe forcave të policisë. Më një fjalë kontrollonte jetën e çdo gjeje të gjallë në Rusinë Sovjetike.

Jagoda ishte bërë figura më e frikshme në BRSS pas Stalinit, i fuqishëm dhe i frikshëm. Ai ekzekutoi të gjithë ata që Stalin

i donte ti eliminonte, derisa një ditë Stalini paranojak që shihte kudo “armiq të popullit” dhe “agjentë të imperialistëve” e akuzoi për veprimtari subversive dhe e ekzekutoi. Yagoda u vra faktikisht në zyrën e tij. U mbyt nga duart e zëvendësit të tij, Nikollai Jezhovit, i cili ishte po aq barbar sa Jagoda. Jezhovi ka qenë i njohur historikisht dhe më nofkën “Xhuxhi i Përgjakshëm”. Por si gjithë limonat që pasi shtrydhen, hidhen në koshin e plehrave dhe Jezhovi u ekzekutua më urdhër të Stalinit në 1938. Atëherë në krye të NKVD erdhi një njeri shumë i afërt më Stalinin, një vrasës dhe një përdhunues profesionist, Lavrenti Beria, i cili qëndroi në krye të NKVD deri pas vdekjes së Stalinit.

KGB-ja dhe krijimi i spiunazhit të joshjes

Ishte KGB-ja që krijoi fillimisht një prej shërbimeve më të sofistikuara që stërviste spiunet femra për të joshur meshkujt. Një vajzë e quajtur Vera ka rrëfyer në një libër historinë se si KGB rekrutonte femra të bukura, duke u premtuar se ato do kishin gjithë pasurinë e mundshme nëse ato binin dakord që të joshnin seksualisht njerëzit e vënë në shënjestër. Kërcimtare, aktore këngëtare, të cilat stërviteshin për të joshur cilindo person që do të duhej t’i nxirrnin informata. Maria Konnenkovës nuk i rezistoi dot as Ajnshtajni me gjenialitetin e tij. Në vitet ‘40 agjentja sekrete sovjetike e takonte dhe mblidhte të dhëna për bombën që do ndërtohej. Maria Knuth, një tjetër vajzë me emrin e shenjtëreshës, por që veç e tillë nuk ishte. Kërcente në kabare dhe magjepste me bukurinë e saj oficerët britanikë dhe amerikanë. Elizabeth Bentley, një amerikane gjithë sharm, ra në dashuri me kontrollorin e saj rus, pasi u rekrutua nga KGB-ja. Të gjitha vajza të bukura dhe inteligjente, të cilat fituan famë në shërbimet ku punonin. Misioni i tyre ishte të bënin për vete çdokënd që i duhej KGB-së dhe për këtë stërviteshin. Pas kësaj, fillonte shantazhi. Agjentet instalonin në dhomat e gjumit kamera ku regjistronin gjithçka ndodhte dhe i kërcënonin “viktimat” e tyre se do i bënin publike. Në këtë mënyrë KGB-ja kompromentoi ambasadorin britanik në Moskë, Jeffrey Harrison në vitin 1968. Ambasadori u dashurua pas një gruaje të bukur ruse, e cila punonte si shërbëtore në ambasadën britanike e quajtur Galia. Ajo ishte e futur me mision aty nga KGB-ja. Pasi çifti doli nga dhoma e gjumit në një apartament të Leningradit, Harrison-t iu treguan foto të tij me Galian gjatë kohës që bënin dashuri. Harrison-it iu komunikua se në qoftë se nuk i jepte KGB-së informacionet që ajo kërkonte, fotot dhe lidhja e tij me Galian do të bëheshin publike. Në vend që të bashkëpunonte, Harrison u kthye në Londër ku pohoi lidhjen me Galian te oficeret e MI5. Ai u nxor në pension menjëherë. Megjithëse ky lloj kurthi kësaj radhe dështoi, shumë kurthe përpara Harrison-it ishin të suksesshëm. Koloneli Lui Gibo, atasheu ajror francez, në vend që të jepte informacion dhe të fshihte lidhjen, vrau veten. Por jo vetëm KGB-ja që përdori spiunazhin seksual. Irlandezët përdornin femra të bukura për të shpërqendruar ushtarët gjatë shërbimit të tyre ose në stacionet e policisë gjatë operacioneve ushtarake. Britanikët krijuan gjithashtu një skuadër spiunesh seksuale. Shërbimet britanike të inteligjencës hapën dy shtëpi në Belfast për t’u bërë shantazh liderëve të lëvizjeve politike dhe për marrë informacione sekrete. Këto shtëpi publike ishin të populluara me prostitutat më të mira të Evropës – ato ekzekutonin detyrat e caktuara nga shërbimi i inteligjencës angleze për shumë para. Shërbimet sekrete të Gjermanisë Lindore përparuan në këtë fushë duke përdorur si seksin si mjet shantazhi. Ata zhvilluan një plan për të joshur sekretaret e vetmuara që punonin në institucione të rëndësishme shtetërore në Berlinin perëndimor. Kontakti i parë ndodhte në një stacion autobusi, kafe apo gjatë pushimit të drekës. Një djalë i pashëm niste fillimisht bisedën e më pas niste loja e joshjes. Problemi i sekretareve të vetmuara ishte aq serioz sa autoritetet e NATO-s urdhëruan që të vareshin nëpër muret e zyrave të tyre foto që i udhëzonin që ta mbanin zemrën dhe gojën të mbyllur. Shërbimet sekrete njihen për metodat investigative, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë të panjohura për publikun. Me kalimin e viteve, një pjesë e informacioneve të klasifikuara mund të bëhen publike, duke hedhur dritë mbi mënyrën e funksionit të organizatave përgjegjëse për mbledhjen e sekreteve që kanë lidhje me sigurinë e vendit.Por, për të mbledhur informacion, shërbimet sekrete nuk përdorin gjithnjë metodat tradicionale të hetimit. Shërbimet sekrete, veçanërisht CIA janë përpjekur gjithnjë të përdorin metoda që në gjuhën e përditshme quhen paranormale për të arritur objektivat. Shumë projekte të bëra publike dëshmojnë se shërbimet sekrete kanë ngritur grupe pune që kanë studiuar hipnozën, kanë përdorur objekte studimi, të cilëve u kanë injektuar drogëra të ndryshme për të parë reagimet dhe dobësinë e subjekteve në gjendje të caktuara. Një prej këtyre ishte projekti “Artichoke”, i cili mblodhi bashkë divizionet e inteligjencës të ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe FBI-së. Informacionet se disa vende përdorin parashikues dhe persona me aftësi për të lëvizur gjërat me mendje ishin të vagëta në SHBA, prandaj CIA vendosi të hetonte për të parë sesa e mundur ishte një gjë e tillë. Janë krijuar shumë programe në vite të ndryshme, një pjesë e tyre tani janë hapur për publikun, për të bërë kërkime në këtë fushë. Konkluzionet paraqiteshin në çdo mes viti para Senatit dhe rezultatet mbaheshin sekrete nga “parashikuesi”. Gjithsesi, përdorimi i femrave të bukura për të joshur njerëzit e duhur ka qenë një ndër metodat më efikase dhe rusët kanë qenë pa dyshim mjeshtër në këtë pikë.

Elizabeth Bentley

Ishte një grua shumë e bukur amerikane, e cila u aktivizua si agjente sekrete për KGB-në në vitin 1940. Ajo u rekrutua nga sovjetikët dhe ra në dashuri me kontrollorin e saj, Jacob Golos. Ajo joshi të paktën 8 zyrtarë amerikanë dhe në biseda intime u nxirrte të dhëna në llogari të sovjetikëve

Lona Cohen

Ishte anëtare e Partisë Komuniste në SHBA. Ajo u rekrutua në spiunazhin sovjetik nga bashkëshorti i saj Morris Cohen. “Lesley”, ky ishte kodi i saj, dërgonte materiale nga projektet e armëve atomike amerikane në konsullatën sovjetike në Nju-Jork.

Maria Konnenkova

Albert Ajnshtajn mund të ketë qenë gjeni, por jo aq i zgjuar sa për të shmangur magjepsjen me agjenten sekrete Maria Konnenkova. Ajo e takonte Ajnshtajnin në vitin 1940, për të mbledhur informacione për përpjekjen e amerikanëve për të shpikur bombën e parë bërthamore

Melita Norwood

Është ende gjallë dhe e thërrasin “gjyshe Hola”. Në vitet ‘30 ajo mbështeti rusët nën udhëheqjen e Stalinit për planet e bombës bërthamore. Agjentja 0087 punonte në një institut të kërkimeve shkencore dhe çonte dokumente sekrete rusëve, pa rënë në sy nga MI5.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum