Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ata qe luftuan se gezoin gezimin bashk me femit e tyre

 :: sport

Aller en bas

Ata qe luftuan se gezoin gezimin bashk me  femit e tyre Empty Ata qe luftuan se gezoin gezimin bashk me femit e tyre

Message  Perparimi Dim 21 Juin - 23:02

Hasan Prishtina
"Na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë (lirinë), por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona"

Adem Demaçi
Gjaku i trimave shqiptarë nuk shkoi kot sepse la mbas vetes gjurma të pashlyeshme për brezat e ardhshëm, për rrugën që çon kah bashkimi përfundimtar i popullit tonë.
Albin Kurti
Drejt VETEVENDOSJES, deri në VETEVENDOSJE

Lulzim Jashari
Nuk pranoj të shëndrrohem në marionetë që shkelë mbi gjakun e dëshmorëve dhe atyre që rezistuan me shekuj për çlirimin e Kosovës, prandaj nuk i bashkangjitem FSKs.

Bekim Jashari
BAC , sU KRY! ajo ushtri që ti e formove dhe u trashëgua vit pas viti, sot në 11-vjetorin e rënies nuk u lejua që të bëjë as parakalim dhe as të nderojë te varrezat tua të vëjë lule të freskëta

Murat Jashari
Vetë fakti që në Kosovë ligjërisht nuk është pranuar lufta, as në kushtetutë nuk ka dëshmorë, nuk ka luftë! Sipas mendimit tim në këtë udhëtim do të bëhet edhe një „pastrim pas vjetësh, siç u bë nga UÇK TMK FSK.

Koço Danaj
Na thone, se Shqiperia Natyrale do te ndryshoje kufijte, prandaj edhe nuk mund te behet. Por nuk kane te drejte, Shqiperia Natyrale do ti shuaje kufijte e sotem. prandaj le ta bejme ate
_____________________________
Gjatë luftës së fundit, ranë dëshmorë mbi 2.500 ushtarë të UÇK-së,
Forcat okupatore ushtarake,paramilitare dhe policore të shtetit serb vranë mbi 14.000 qytetarë të paarmatosur,
dhunuan mbi 20.000 femra,
rrëmbyen mbi 6.000 persona, një pjesë e konsiderueshme prej të cilëve ende të pagjetur ( afër 2000 shqiptarë dhe 250 serb),
shkatërruan ose dëmtuan mbi 119.855 shtëpi si dhe
dëmtuan rëndë ekonominë e vendit tonë.
Afër 1.000.000 shqiptar i përndjeki prej Kosovës dhe mbi 500.000 të tjerë ikën nga shtëpitë e tyre dhe u zhvendosën nëpër male ose fshatra ende të pa sulmuara.
Me këtë shtet Kosova nuk ka marrëveshje të paqes dhe ky shtet ende panderpre realizon plane terroriste antishqiptare, per debimin e shqiptarëve dhe shfarosjen e tyre.
Serbia bëri krime edhe pas luftës, konkretisht me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, në Veriun e Kosovës, strukturat serbe vrarë 11 shqiptarë , me dhjetëra të tjerë janë keqtrajtuar ose lënduar ndërsa 1.564 familje me 11.364 anëtarë janë dëbuar me dhunë.
______________________________ _

LevizjaVetevendosje!
Në vend se të çarmatoset ushtria Serbisë, është çarmatosur UÇK-ja.
Në vend se të jetë Serbia nën administrim ndërkombëtar, është Kosova.
Në vend se të eliminoheshin strukturat që i la Serbia në Kosovë dhe që u bënë struktura
paralele, u shfuqizua e gjitha tradita institucionale e Kosovës para vitit 1999.
Në vend se Serbisë t'i viheshin standarde ndërkombëtare për ti plotësuar, ato iu vunë
Kosovës
Në vend se të ndryshoheshin librat e historisë në Serbi, po ndryshohehn ato në Kosovë.
Në vend se të vendosen billboard-at "Thuaji jo dhunës" në Serbi, ato po vendosen në
Kosovë.
Në vend se Serbia të detyrohet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, Kosova po detyrohet ta pranojë Planin e Ahtisaar-it.
Në vend se t'i imponoheshin Serbisë bisedime me Kosovën për Luginën e Preshevës,
Kosovës iu imponuan bisedime me Serbinë për vetë Kosovën dhe për tërë Kosovën.
Në vend se të mbahehsin zgjedhjet në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, u mbajtën zgjedhjet
e Serbisë në Kosovë më 11 maj 2008.
Në vend se të merrej në kontroll policia e Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe të vendosej në kufi, më 19 shkurt 2008 u dogjën dy pikat kufitare 1 dhe 31.
Në vend se TMK-ja të bëhet ushtri, ajo u shua.
Në vend se Serbia t'i paguajë dëmet e luftës, Kosovës iu imponua pjesëmarrja në borxhin e jashtëm të Serbisë
Në vend se EULEX-i t'i arrestojë hajnat shqiptarë e kriminelët serbë të luftës e të strukturave paralele, EULEX-i po i dënon për krime të luftës shqiptarët dhe s'po arrin t'i gjykojë as hajnat serbë.
Në vend se mbi 400 milionë euro të privatizimi të deritanishëm të investohen në zhvillimin
ekonomik të Kosovës, ato po mbesin jashtë vendit, me pamundësi qasjeje në to nga institucionet vendore.
Në vend se të demilitorizohet Lugina e Preshevës, po militarizohet veriu i Kosovës
Në vend se të hapet universiteti në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës, u hap universiteti serb në veriun e Mitrovicës.
Në vend se të valojë flamuri shqiptar në Luginën e Preshevës, valon ai serb në Graçanicë.
Në vend se të decentralizohej Prishtina me 500 mijë banorë, po decentralizohen vendbanimet serbe me 5 mijë banorë.
Ville d'origine : Kosova

Loisirs et centres d'intérêt : Gjergj Fishta - Atdheut Ntý mendoj kúr agon drita, Kúr bylbyli mallshem kndon, Ntý mendoj kur soset dita, Terri boten kúr e mblon. Veç se tý të shoh un nanderr, Veç se tý, çuet, tkam nmendim; Nder tvështira ti mjé qanderr, Per tý i lehtë mvjen çdo ndeshkim. Tjera brigje, fusha e zalle Un kam pá, larg tue bâ shtek, E pergjova tjera valle, Ntjera lule syu mu rrek; Por nji fushë mâ e blerët nuk shtrohet, Por nji mal mâ bukur srri, Mâ i kulluet nji lum sdikohet, Moj Shqypni, porsi i ké ti. Ntý mâ i bukur lulzon Prielli, Janë mâ tkandshme stinë e mot; Ntý bylbyli pa lé dielli Kndon mâ ambel tMadhit Zot. Pa tý lules smi vjen era, Pa tý pema fryt nuk mbjen: Mue pa tý nuk mdel prendvera, Pa tý dielli nuk mshelxen. Dersá tmundem me ligjrue E sá gjáll me frymë un jam, Kurr Shqypni, skam me tharrue, Edhe nvorr me tpermendë kam.
Mes livres préférés : Shqipëria para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një siperfaqe prej rreth 110.000 km2.Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje,Greqisë,Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u fali këtyre shteteve rreth 5.000 km2 të tokës shqiptare. Luftën e vitit 1876 - 1877 me Rusinë, Turqia e përfundoi duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare. Në fund të shek.19, Territori i Shqipërise etnike do të konsiderohej rreth 80.000km2, me 2.5 milionë banorë, ndërsa Konferenca e Paqes, që u mbajt në Versajë më 1919 - 1920, do të konstatojë se territoret shqiptare në vitet 1912 - 1913 zinin një sipërfaqe prej 90.270 km2, me rreth 3 milionë banorë. Me gjithë këto konstatime , kjo Konferencë sanksionoj vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28.700 km2. Me luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës më 1913 i plotvsoi ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë,Serbisë dhe Malit të Zi ku u vendos kufiri i sotëm në më pak se gjysmën e Shqipërisë.Pos Kosovës e trojeve të tjera shqiptare që mbetën në Serbi e Mal të Zi, gati gjysma e Epirit, treva e Camërisë, iu shkëput në mënyrë më absurde Shqipërisë dhe iu dha Greqisë. Fatkeqësi dhe fyerje për shqiptarët dhe Shqipërinë, për sakrificat që bëri për fqinjët e jugut. Më vonë ndodhi ajo që thoshte Noli i madh: Ata që u cliruan me gjakun e mundimet tona,... janë më të këqijtë armiq tanë.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ata qe luftuan se gezoin gezimin bashk me  femit e tyre Empty Re: Ata qe luftuan se gezoin gezimin bashk me femit e tyre

Message  Perparimi Dim 21 Juin - 23:05


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum