Emira Mehmeti skandal ne Bruksel,sherr kosoves
:: politika
Page 1 sur 1

Deputetja shqiptare nga Maqedonia, Ermira Mehmeti, e cila është vënë përballë akuzave për shkak të mungesës së saj në mbledhjen e Asamblesë së Këshillit të Europës, ku u votua rezoluta për Kosovën së bashku me katër amendime të propozuara nga Serbia, ka reaguar përmes llogarisë së saj në “Facebook”.
Ajo kishte thënë se nuk kishte pasur mundësi të votonte pasi rrezikonte të humbiste fluturimin, por kjo nuk ka bindur ndjekësit e saj të cilët i kanë thënë se mund të kishte ndryshuar orarin e nisjes. Megjithatë, Mehmeti iu është përgjigjur se nuk ka pasur mundësi ekonomike që të paguajë për një tjetër biletë.
“Për fat të keq, nuk e kam standartin e disa politikanëve shqiptarë, ish-ministra e zyrtarë të tjerë të shtetit, që të mund t’i lejoj vetes që me shpenzime private të paguaj bileta avioni. Kjo mbase është dobësia ime që vazhdoj të jetoj vetëm nga rroga e deputetit dhe vazhdoj të mos kem asnjë biznes privat, të mos kontrolloj asnjë tender dhe që refuzoj të korruptohem”, ka shkruar Mehmeti.
Reagon Ermira Mehmeti: Ja e vërteta e ikjes sime nga mbledhja e KiE-së
Sipas saj, ajo nuk është shefe e delegacionit të Maqedonisë dhe për rrjedhojë as nuk e cakton kohëzgjatjen e qëndrimit në Strasburg, ndërsa shton se këtë gjë, ndryshimin e orarit të fluturimit, nuk ia ka kërkuar askush, as delegacioni i Kosovës, as i Shqipërisë, pasi sipas saj, nëse kjo kërkesë do të parashtrohej në nivel politik ndoshta edhe kishte mundësi të rregullohej me shefin e delegacionit maqedonas.
Gjithashtu, Mehmeti thotë se ka qenë lobimi i saj që ka ndryshuar situatën në favor të Kosovës, duke qenë se delegacioni i këtyre të fundit ishte në një pozicion aspak të favorshëm.
“Ishte puna dhe lobimi im, që siguroi mbështetjen më të madhe të delegacioneve, ndër më kryesoret, përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, të cilët, duke firmosur amandamentet e palës kosovare, në fakt, arritën të ndryshonin atmosferën në favor të Kosovës. Mes të tjerash, këtu do përmendja edhe biseden telefonike me iniciative timen, me ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Mevlut Causoglu, i cili më ka garantuar mbështetjen e plotë të delegacionit turk në Asamble. Kam komunikuar disa herë me njërin nga deputetet me më ndikim në Asamble, austriakun z. Stefan Schennach, deri sa është bindur dhe ai për të firmosur amandamentet kosovare”, vijon Mehmeti.
/ Top Channel
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=318478
Re: Emira Mehmeti skandal ne Bruksel,sherr kosoves
[size=40]Reagon Ermira Mehmeti: Ja e vërteta e votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës![/size]
Bota Sot | 31.01.2016 16:20
Më në fund ka reaguar deputetja shqiptare, Ermira Mehmeti në lidhje me votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ajo në një shënim të gjatë në Facebook ka sqaruar atë që ndodhi në Strasburg, ku Kosova me rezolutën e miratuar, humbi shumë, ku UNMIK-u u fuqizua në disa segmente. Ndaj miratimit të kësaj rezolute, të propozuar nga Serbia, shumë kritika iu dhanë edhe Ermira Mehmetit.
REAGIM
Lidhur me votimin ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes
Nuk desha te reagoj lidhur me sulmet e uleta qe perseri jane drejtuar kunder meje, por, per shkak se u kaluan kufijte, po them dhe une te verteteten time.
Per cudi, pjesa me e madhe e ketyre patrioteve kujdestare qe duken te kurdisur qe me automatizem te reagojne sa here qe behet fjala per mua, jane pikerisht individe te cilet s’e kane as idene me te vogel se cfare institucioni eshte, si funksionon dhe cfare perfaqeson Keshilli i Europes ne Strazbur. Po ta dinin, keta patriote te estrades do ta kishin parasysh se as Ermira Mehmeti, dhe asnje tjeter nga 318 anetaret e Asamblese Parlamentare nuk jane aty per qejfet e tyre, por per shkak se jane anetare te delegacioneve te parlamenteve te shteteve te tyre. Secili delegacion ka shefin e tij, dhe shefat e delegacioneve bashke me kryetaret e parlamenteve vendosin rreth perberjes se delegacionit, pjesemarrjes ne sesion dhe kohezgjatjes se qendrimit ne Strazbur.
E para e punes, une nuk jam shefe e delegacionit te Maqedonise dhe as nuk e caktoj une kohezgjatjen e qendrimit atje.
E dyta e punes, kur kam arritur une ne Strazbur, delegacioni i Kosoves i cili ka vetem status mysafiri dhe asnje te drejte per pjesemarrje ne punimet e Asamblese, ka qene ne pozite teresisht te pafavorshme per sa i perket draft rezolutes. Ishte puna dhe lobimi im, qe siguroi mbeshtetjen me te madhe te delegacioneve nder me kryesoret, perfshire Gjermanine dhe Britanine e Madhe, te cilet, duke firmosur amandamentet e pales kosovare, ne fakt, arriten te ndryshonin atmosferen ne favor te Kosoves. Mes tjerash, ketu do permendja edhe biseden telefonike me iniciative timen, me Ministrin e Jashtem te Turqise, z. Mevlut Causoglu, i cili me ka garantuar mbeshtetjen e plote te Delegacionit Turk ne Asamble. Kam komunikuar disa here me njerin nga deputetet me me ndikim ne Asamble, austriakun z. Stefan Schennach, deri sa eshte bindur dhe ai per te firmosur amandamentet kosovare. Per punen dhe angazhimin tim personal, pertej ingerencave te mia por vetem si shqiptare, mund te pyesni jo vetem Nenkryetarin e Parlamentit te Kosoves dhe Shef i delegacionit ne Keshillin e Europes, z. Xhavit Haliti, por edhe cilindo qofte anetar te Delegacionit, ose edhe Shefin e Misionit te Kosoves ne Strazbur, Sh. T. Z.Edon Cana.
Se treti, eshte e vertete se kam mundur te ndryshoj bileten e kthimit tim ne Shkup, por eshte poashtu e vertete se kjo kerkese nuk me eshte parashtruar ne asnje moment nga askush, as nga Delegacioni i Shqiperise dhe as nga ai i Kosoves. Natyrisht se, po qe se do te parashtrohej kjo kerkese ose mundesi, ne nivel politik do te rregullohej edhe me Shefin e delegacionit tim. Per fat te keq, kete nuk e kerkoi askush.
Ne fund, une, per fat te keq, nuk e kam standartin e disa politikaneve shqiptare, ish ministra e zyrtare te tjere te shtetit, qe te mund t’i lejoj vetes qe me shpenzime private te paguaj bileta aeroplani. Kjo mbase eshte dobesia ime qe vazhdoj te jetoj vetem nga rroga e deputetit dhe vazhdoj te mos kem asnje biznes privat, te mos kontrolloj asnje tender, dhe qe refuzoj te korruptohem.
E kuptoj qe logjika e ketyre politikaneve milionere qe po bejne estraden eshte e thjeshte dhe perhere bazohet ne kalkulime matematikore me nga pese e me shume zero, por edukata ime nuk ka qene dhe kurre nuk do te jete e tille. Ceshtja kombetare, megjithate, lengon nga politikanet e korruptuar e fjale bukur, jo nga politikanet qe mundohen me dije dhe ndershmeri te ecin proceset perpara.
Me respekt,
Ermira Mehmeti
http://botasot.info/lajme/509458/reagon-ermira-mehmeti-ja-e-verteta-e-votimit-ne-asamblene-parlamentare-te-keshillit-te-evropes/

Sujets similaires
» Skandal seksi ne kuvendin e kosoves Baton Haxhiu
» Statusi Kosoves dhe embargoja e serbise ndaj Kosoves
» Status special per veriun e Kosoves?Ndarja e kosoves opa uçk
» Skandal,Edi Rama e Albin Kurti,kumar i serbise
» Grupi negociator i kosoves(dhambpiresat e kosoves)

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum