Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Shkurt Syle Muja

 :: politika

Aller en bas

Shkurt Syle Muja Empty Shkurt Syle Muja

Message  Perparimi Mer 27 Jan - 17:57

Ky ishte rezultati më madhështor i këtij shekulli që shqiptarët dëshmuan se vendosin vetë për fatin e tyre në tokën e ballkanike jo si deri dje kur “Greku e caktonte rrobaqepësin”, “Franca e priste materialin” e “Serbia e qepte rrobën shqiptare për interesin e saj”. 


 Kongres, ta bëjmë së bashku edhe formalisht këtë Bashkim Zyrtar, të gjithë po presin nga ne edhe miqtë tanë. Arritëm deri në ditën, kur sot, si kurrë më parë, jemi në gjendje hapur t’i themi gjërat shtruar. Sot nuk kemi më pushtues, mundemi aty të kemi shpirtrobër, besa dhe të vendosim ne vetë e me të tjerët për fatin e historinë tonë, histori që deri më sot çdoherë na e bëri dikush tjetër.

 në shpinë të Kosovës u pasuruan në mënyrë marramendëse individë që dje ishin me xhepa të shqyer. Këta i kanë emrat e mbiemrat, këta nuk e pranojnë fajin se kanë hyrë shumë thellë, jo vetëm për para të keqpërdorura, por dhe në vrasje të njerëzve “atdhetarë e spiunë”. Bashkimi i shoqërisë civile, organizatave e “Lëvizjes për Bashkim”, Lëvizja “Gjyqit”, organizata e grave, Lëvizjet studentore, që të ndihmohet Lëvizja e formuar “Vetëvendosje”



Kushtuar Pranverës Studentore 1981)

Populli nuk i harron dëshmorët e vet dhe të gjithë ata që u persekutuan dhe kontribuuan për lirimin e Kosovës nga pushtuesi serb, socializmi sllav, nga ajo metodë (sui generis) e atij monizmit ideologjik hipnotizues, që edhe sot e kësaj dite po vret shqiptar. Për pranverën 1981, gjatë këtyre viteve u shkrua e po shkruhet, është thënë e po thuhet, 


Lëvizje të qëllimta shqiptare, 
Lëvizje spontane shqiptare, 
Lëvizje të hershme shqiptare, apo të parakohshme

1. Lëvizje të qëllimta shqiptare

Në këtë lëvizje të qëllimtë shqiptare, me një mendim të caktuar dhe të qartë për heqjen e pushtuesit nga trojet tona e që qëllimin e tyre e dëshmuan edhe me jetën e tyre, me persekutimet e tyre, ishin: studentët, nxënësit, minatorët e tërë Kosovës, si dhe disa intelektualë. Këta i dhuruan pranverës kosovare



 Lëvizje spontane shqiptare

Për këtë vlerësim të lëvizjes spontane studentore të vitit 1981, mbeten dhe radhitën ata që i përkrahën demonstratat moralisht, por nuk morën pjesë drejtpërdrejt, dhe vërtetë u munduan që të mos i dënojnë, edhe 



3. -Lëvizje të hershme shqiptare, apo të parakohshme
apo demonstratat e parakohshme. 

Në këtë strukturë të këtyre vlerësimeve atëherë, dhe veprimeve, u radhitën ata “intelektualë” që standardët e tyre familjare e kishin rregulluar deri në njëfarë niveli. Nëpër këndet e zyrkat e odat e tyre familjare, në atë kohë ishin të vendosura e qëndisura më emblema (dekorata) e simbole të atij “vëllazërim–bashkimit” shqiptaro-sllavë



Syle Mujaj Në mënyrën më të vrazhdë, kurrë nuk u cek emri i iniciatorëve apo të përsekutuares, të madhes Have Shala, mbeti “pajtimi si mos të ishte si një element i njëjtë, po si ish burgjet tona, si një lloj “historie e mirë që na ishte një herë”, por nuk u shfrytëzua as nuk u ushqye, si për inat të vet shqiptarëve; u thyen iniciativat e pajtimeve, dhe, sa për sy e faqe, mbeti vetëm emri një plakut të dashur dr. Anton Çeta, (më kuptoni se edhe këtë e kishin hequr, mos të ishte frika e lakuriqësisë së tyre politike). 

Syle Mujaj Në mënyrën më të vrazhdë, kurrë nuk u cek emri i iniciatorëve apo të përsekutuares, të madhes Have Shala, mbeti “pajtimi si mos të ishte si një element i njëjtë, po si ish burgjet tona, si një lloj “historie e mirë që na ishte një herë”, por nuk u shfrytëzua as nuk u ushqye, si për inat të vet shqiptarëve; u thyen iniciativat e pajtimeve, dhe, sa për sy e faqe, mbeti vetëm emri një plakut të dashur dr. Anton Çeta, (më kuptoni se edhe këtë e kishin hequr, mos të ishte frika e lakuriqësisë së tyre politike). 

Ky është mesazhi i zemrës se plagosur të një të burgosurit të burgut të Nishit 1981-1990. Rroftë Shqipëria etnike e bashkuar! pjesë e vuajtjeve shqiptare, periudha 1981-1990 të thuash se po mbetet vetëm në histori, mbi këtë shtresë u kërkua çdoherë, por në të njëjtën kohë edhe u shkel, kërkoi nga populli ynë vetëm një gjë, atë logjikën, që sot i duhet këtij populli. 




Kosovës janë vetë dëshmitarët e urtësisë e të mençurisë apo ajo fjala ime e stër-përsëritur “se i burgosuri politik i Kosovës nuk vret as spiunë as atdhetarë në popullin e vet”, por kërkon vetëm drejtësi e ligj për të padisiplinuarit apo matrapazët e popullit tonë. Përshëndetje e shpresë për bashkëpunim për hirin e vuajtjeve të popullit të Kosovës sot Sovrane të njohur zyrtarisht mbi 70 shtete botërore drejt zgjidhjes se padrejtësive në kombin tonë. Interesant do të ishte të grumbullojmë të dhënat për ish-të burgosurit politikë, biografitë e tyre, p. sh. ta njohim filanin e fistekun; kështu dalë ngadalë deri me 2011 do të ishim me të pasur si popull i vuajtur që po i realizon të drejtat e veta si popujt e tjerë të qytetëruar, na takon vetë në transparenca, të dihen këto të dhëna elementare deri sot unë i posedoj afro 5000 kartela me një pasuri historike brenda tyre. t’i mbledhim edhe do të tjera s`prish punë, por ndreq punë, sidomos sot kur po oshtinë nga populli, që po kërkohet drejtësia e ligj. Përshëndetje, mbes me shpresë që në njërën nga mbledhjet e Sofrës parlamentare; në një minutë heshtje, të përkujtohen ata që nuk janë me në mesin tonë dhe në mënyrë zyrtare të na "hiqen prangat dhe ato nenet e asaj ish-Jugosllavie; neni 136 lidhur me nenin 114 si kundërrevolucionar dhe nacionalist", që edhe ne të jemi të lirë ta themi të vërtetën tonë të asaj periudhe 1981-190

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Shkurt Syle Muja Empty Re: Shkurt Syle Muja

Message  Perparimi Mer 27 Jan - 18:40

ne kërkojmë që të flasim dhe të hapet periudha 1981-1990, që prapë mbetëm në një maksimë timen mund të jetë pak e zgjeruar "se i burgosuri nuk vjedh as nuk vret as spiun as atdhetarë", në këtë fjalë kam pak vërejtje na disa miq të mijë, por prapë mbetëm kryeneç kuptohet për periudhën 1981-1990. Lus të gjithë të burgosurit si pjesë e vuajtjeve të Kosovës martire të bashkëpunojmë, e të gjitha vlerat tona t’i tubojmë në Shoqatën e të burgosurve politikë të Kosovës /SHBPK/, 


E 1981-ta sot ka mbetur vetëm histori /bile e lavdishme/, që duhet të flasim për këtë periudhë, edhe nëse dikujt i pengon, që, së paku, ta dinë “hienat e sodit apo të djeshmit”, 



si Florini, si Hysa, si Azem Shkreli, vëllai Ymeri, apo shoku im i vuajtje Martin Quni, që është një rast i veçantë; veç një ngjarje interesante që ndodhi në burgun e Nishit me mikun Martin; shih çfarë humori të zi; deshën drejtoria e burgut ta luajnë: Martini katolik e shumica tjerë ishim, kinse kësi lloj myslimanëve. Shumicën e lëshuan të dalin të punojnë, ndërsa Martinin e lanë në izolim, dhe nga propaganda e drejtorisë përmes shqiptarëve tanë të veprave ordinere, lëshuan propagandën brenda mureve të Kampit të Nishit: “Se të gjithë myslimanët punojnë e katolikun e kanë lanë brenda”. Ha ha ha, ishim unë, miku tjetër Gani Krasniqi e Hydajeti që e shpejtuam dhe ua mbyllëm gojën ordinerëve tanë, dhe me një grevë të vogël urie, u kthyem në izolim ta shoqërojmë vëllanë tonë 



****** 
Sa çudi Sot në Parlamentin e Kosovës u cek edhe një herë, për të drejtat e të burgosurve politikë të Kosovës, ishte një krahasim i mirë kur "u cek se nëse dikush në luftë e ka humbë sytë dhe shëndetin, mund të krahasohet me një të burgosur që i ka humbur sytë dhe shëndetin", sa mirë të flasësh për martirët, por duhet të flasim edhe për të gjallët" kjo sa duket nuk po i pëlqen qeverisë në Pushtet, le të hapet edhe kjo temë



Lugano, 10. 12. 2009 

Ky shkrim së pari u dedikohet Prindërve të mi Mehmet e Hajrije Mujaj, vëllezërve e motrave Ju dedikohet Familjes time te ngushtë Fetijes që me priti si shumë e shumë femra shqiptare që i priten të dashurit e vetë, ky shkrim ju Dedikohet Fëmijëve të mi Fjollës, Vesës e Blini:


 Paska ndodhur atë ditë, në një dasmë tjetër dhe si zakonisht policia serbe i paska maltertuar dasmoret, kështu na erdhi lajmi edhe ne, në grykën e Rugovës!!?. Vaj halli thanë të shkolluarit duhet ta heqim e flamurin, e mos të bëjmë probleme, të pa shkolluarit ia priten po ju deri tash u thirret në tradita e tash çka u be me ju e ku me i lëne traditat, a nuk po ju vjen turp para shkollës se juaj, ia kthyen të pa arsimuarit të arsimuarve të Rugovës, Ata, u skuqen pak, “por prapë me atë mjeshtrin e politike së shkolluar deri diku asaj jugosllave”, morën forcën e thanë: 
Ne mund ta mbajmë flamurin deri në krye të qytetit, por aty ta heqim. të pa shkolluarit e Rugovës që nuk ishin pak ishin afro 300 burra në krahasim me të shkolluarit 5 apo 6 veta ia nisen me qeshe me zë. kjo ishte ngjarje e vërtetë që ndodhi në vitin 1991 në një dirsem të Rugovës ku isha pjesëmarrje unë i drejtpërdrejte ku edhe sot shpesh qeshem, me veten time se si mundet të ndodhe një gjendje e humorit kaq të zi dhe kaq kontradiktor në mes të asaj që mendonim se është e mira dhe asaj që nuk e vlerësonim kurrë. le të mbetet vërejtje për herët tjera, se shkollimi i keq është me i dëmshëm se sa mbetja në Tribu apo tradite. 

  Xhavit Halitin


Mbetet edhe sot enigmë lëvizja e Xhavit H., i cili me atë qyrkun e zi e të gjatë deri në fundin e këmbëve, herë shihej në këndin mbi karriget e koncertit e kur dolëm ishte afër grupit të policisë që na dërmoi atë natë prishtinase të veçantë. mos u harroftë ajo natë që pati shumë gëzime e në fund e paguam me kërbaç policie. .



 E dhe sot kur e pyes ndonjë shok më thotë e dije Sylë, por ky ka punuar e po punon shumë. !!!, shtrohet pyetja, por për kënd po punon ky njeri vazhdimisht pa u ndalur sa në atë sistem të okupatorit e tash në krye të popullit të çliruar. po po punuaka shumë qyrku i zi. I mbetet historisë ta dëshmoj edhe ketë margaritar të veçantë të përzierjes se kësaj gjallese nëpër të gjitha, porët dhe problemet e lëvizjes shqiptare? që disa edhe nga shokët e mi të vuajtjes se burgut me thonë “se po e dijë po Xhaviti. po punon me shumë se të tjerët” e unë mbetem ti pyes se për kënd punon me të vërtetë Xhaviti. apo Zeka si e paskan quajtur në Zvicër.





Demostratat












Syle Mujaj 11-26 mars 1981 

Dalja jonë në përgatitjen e marshimit për qytet ndodhi të merkurtën me 11 mars aty nga ora 17 h. thanë se i paskan thyer pjatat e në grumbullimin afër semaforëve te qebaptorja “Palma” pritem bukur shumë që të kemi lëvizjen tonë të organizuar, një grup i ndarë nga ne të çilet shkuan në drejtim të Institutit Albanologjik, që në fillim hasen në ndeshje me policinë e cila kishte qenë e kamufluar aty afër nesh. Lëvizja jonë në drejtim të qytetit si dhe brohoritjet Unitet, Duam kushte më të mira, Bashkim–bashkim, mbas takimit tonë me sa më duket Muhamet Mustafën /ishte në njërën këmbë i çalë/, mos kuptimin e tij nga ana jonë masa e studentëve u ndez dhe në drejtim te Hotelit Grand kur para disa ditësh kishte qene Stane Dollanci i ftuari i Mahmut Bakallit, e në konteinierët e hedhurinave të Hotel Grandit, na thanë se janë të hedhura me qindra pula të pjekura që ju paskan tepruar gjate festës se tyre. Këtu studentet brohoriten parulla në kurriz të Mahmut Bakallit dhe shërbëtoreve të tij. Afër reklamave të filmave te tre sheshinat studentet thyen pllakatet e filmit, pornografik që shfaqej atë mbrëmje. 
Turma e tyre pranë fakulteteve dhe institutit albanologjik u ndaluan dhe filluan të kërkojnë që dikush nga kryesia e Kosovës të vinte, në trafo e semaforëve doli dhe miku im Ali Lajqi e që ju drejtua masës: Me fjalët: se cili është qëllimi i juaj çka doni edhe unë jam me ju nëse doni po nisemi nëse doni po qëndrojmë. Masa brohoriti e i tha që ne dëshirojmë që të shkojmë përsëri në qytet drejte komitetit krahinor e nëse nuk vijnë këtu kryesia e Kosovës të na pretë atje, Aliu vetëm përshëndeti iniciativën që me shpresë se mbas pak kohe do të vinte ndokush nga kryesia, Në ato momente thanë që erdhën në ballë të tyre ishte Pajazit Nushi i cili me interesim i dëgjoj të gjitha kërkesat e asaj mbrëmje, vërtet ai u shprehte mirë, dhe kërkoj nga ne që të caktohemi një grup i studentor dhe mund të shkojmë në komitetin krahinor, por gjendja e krijuar nga një grup i policeve që i kishte dëmtuar grupin që kishte tentuar të kalonte mbas Institutit Albanologjik i prishi fjalët e marrëveshjes dhe masa ju drejtua Ali Lajqit që të nisemi për qytet. Aliu mbas sa e sa fjalëve të urtë u tha masës se nëse jeni dakord ti jepni “Vurmak” edhe unë nuk po ju ndahem po nisemi. 
Ne atë momente në rrethin tonë afër qendrës se studentëve veç filluan të dukeshin vetura të policisë, e ku studentet filluan të revoltohen, filluan brohoritje të zhurmshme Unitet, Bashkim, poshtë udhëheqësja jone servile, na tradhtuan, na rrethuan. Masa filloi të lëvizjes në mënyrë të çrregulluar ne pamë se nga njëra veturë afër mezes se studentëve doli një grup i policeve të cilët u drejtuan nga ne, me veti kishin armatim. 
Nuk kaloi shumë kohë kur ne e pamë afër policit mikun tonë Ibrahim Nikqin i cili ia mori revolen, e në kacafytje me të në veturën e tij 101, kolegu i tij deshi ta vrasë Ibrahimin, ky e vërejti dhe shtiu në drejtim të tij, polici mbeti i plagosur, ne i ndihmuam Ibrahimit dhe shkuam në drejtim të veturës 101. Policet i lanë makinën dhe armët e ikën në drejtim të qytetit, mbas pak u morën edhe i plagosurin me ambulancën e spitalit. Ishte ora 12. 30 minuta kur në qendrën e studentëve ndryshoj çdo gjë kush po vinte e kush po dilte, për çdo gjë lajmëronin studentet nëpër vazhdonnnnnnnnnnnnnn

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Shkurt Syle Muja Empty Re: Shkurt Syle Muja

Message  Perparimi Mer 27 Jan - 19:04

Rasti me eklatant dhe interesant është rasti im kur unë nga dita e diele e data 14. 03. 1981 largohen nga qendra dhe shkoi për Pejë. Ky rast i lëvizjes time me kalohet në një kurdisje të llojit të veçantë “se kinse unë paskam shkuar e paskam fjetur te burri i tezes një farë R. N. , dhe të nesërmen në nisjen për Rugovë, tek jam ndalur në krye të qytetit dhe paskam hy në Patrikanën e Pejës dhe ia paskam dhëne zjarrin”. Ky rast do të bisedohet edhe me vonë se si u zbulua se kush e përgatiti ketë shpifje të llojit të veçantë. që nga e hëna data 16 mars 1981 ne të gjithë: Unë, Aliu, Riza, Abdullahu, Ibrahimi, ishim vazhdimisht së bashku në çdo lëvizje e veprim, dhe ku herë mbas here na mbërrinin informata se kush hyri e ku e kush doli nga qendra kuptohet për atë pjesën e veçantë të atyre civileve policor, që edhe ata në të vetën kontribuonin për klasën e tyre. Gjendja në qendrën e studentëve sa vihej e ashpërsohej, ne nuk dilnim me nga qendra e studentëve, takimet tona nisen ta zgjerojnë numrin e bashkëbisedueseve si me Bajram Kosumin, Demetrio Patituqin, Kostas Mizisin, Hamdi Hajdinin, Muhamet Pepshin etj.


Ne përpilimin dhe shkrimin e afisheve apo pllakateve u ngarkuam kolektivisht Hamdi Hajdini e unë, ku dhe rregullimi i tyre në çarçafët e qendrës se studentëve, si dhe emrat e parullave që duhej të shkruhen: “Unitet”, “Bashkim”, “Trepça punon e Beogradi ndërton”, ”Lironi shokët nga burgu”, “Poshtë borgjezia”, …, te gjitha duheshin të merreshin dhe të vendoseshin nëpër bele /brezat/ te trupi tonë, poshtë pantallonave të secilit dhe kur të jepet sinjali të nxirren nga beli e të qiten në opinion publik.



Fjalët e Prof. Gazmend Zajmit e të Pajazit Nushit ishin fjalë të sinqerta dhe thanë: “Se tani po e kuptojnë vërtet qëllimin tonë, është punë e vështirë e dali faqebardhë”. Mbas këtyre fjalimeve erdhi edhe Azem Vllasi i cili me atë qeshjen e tij karakteristike jugosllave, na pyeti se a mos jemi kundër rrugës se Titos, nëse mendoni kundër gaboni, dhe do të pësoni, fjalën e tij e ndërpreu masa studentore duke i thënë se edhe ti je student i këtij Universiteti dhe si nuk të vjen keq ta përmendesh Titon këtu, rasti u ashpërsua dhe kur në hapjen e një korridori u dëgjuan fjalët që ju drejtuan Azemit: Ti ke qenë i caktuar ti kundërvihesh Limanovskit e ti në mënyrën me djallëzore e ke përkrahur atë në ndërrimin e emrave shqiptare në atë Maqedoni”, ky që e pyeti Azemi me vonë kemi dëgjuar se paska qenë studenti shqiptar Bardhyl Mahmuti. Mbas këtij fjalimi foli dhe një studente nga ana e Pejës sa duket Fate Zymberi. Fjalimet nuk ishin të logjikshme të Azemit dhe pyetjet e studentëve sa vijoshin e ashpërsoheshin, Azemi filloi të djersitet lypte cigare, sa më duket Hamdi Hajdini i ofron një cigare “Drinë”, /bie fjala për ketë se sa e sa herë Azemi i ka cekur duke thëne se i paskan dhëne studentet cigare “Kent”, ishte “Drine”/. Nuk me kujtohet, por dikush nga studentet VAZHDONNNNNNNNNNNN



Akuza per kalljen e partiarkales se pejes


ti duhet që nga nesër të gjendesh në sigurimin e Pejës dhe të hetohet rasti yt me ne detaje. Ne i kemi njerëzit tanë që e kanë vërtetuar lenden tende e ata janë babai i O. me mikun e vet Bajram Dreshaj. Ishte muaji i dytë që unë çdo natë merresha në pyetje për ketë gjë, sonte kuptova se me siguri diç e tmerrshme po me përgatitej nga Peja ime në krye me Bajram Dreshaj. 

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Shkurt Syle Muja Empty Re: Shkurt Syle Muja

Message  Perparimi Mer 27 Jan - 19:52

Ne gjykimin e Grupit të studentëve të marsit 1981 në fillim ishim katër vetë: Unë, Ali Lajqi, Riza Demaj e Bajram Kosumi, me vonë si mbas Mahmutit e Dollancit duhej 9 apo 11 veta, nuk u ndalen as këtu i grumbulluan 21 persona studente dhe dënimet ishin aso më të rëndat që mund të ketë kush nga 6 deri në 15 vite burg. Me Aktgjykimin e madh me 125 faqe material.



Të gjitha mi tha siç i thash, por asnjërës nuk ju besoja, deri sa vërtet u lajmërua se Mustafa Sefedini ka dhëne dorëheqje. Dhe se procedura e hetimeve tash e rregulluar është se do të ngarkohem me nenin 136 lidhur me 114 si kontrarevolucionar, nacionalist, irredentist, separatist. Akuzat ishin të ndryshme në elementin e eliminimit të njerëzve si shembulli banal, se si në një ish bisede diku në vitin 1979 kur në një sheqeri paskam biseduar se Ibish Mujës, /studentit të përjetshëm/, Zukë Dajakut e Xh. do u dashka pak me u a pre veshët si në kohën e Azem Bejtes, se po sillen si të pa disiplinuar në qendrën e studentëve, /te gjitha këto akuzime na vinin me shkrim me emrat e eliminimit të këtyre personave, që më siguri janë edhe sot të shkruara nëpër arkivat e gjykatës komunale apo po ta pyesim Metush Sadikun e Orhan Rekathtin e dinë se ku janë. 





Ne ishim pra të akuzuar me shkrime fallco si “terroriste”, ku ky shkak i shpifjeve apo kurdisjesh nga “baci” Mahmut & Company na i ndryshuan edhe nenet e ligjet, na bënë të rrezikshmit e vëllazërim–bashkimit apo shkatërrues të vetëqeverisjes Jugosllave. 
U bë e interpretuar shumë serioze dhe me arsye të madhe rrezikshmërisë për qytetarët e dhe për vëllazërim–bashkimin e asaj Jugosllavie. Dënimet tona ishin drakonike, të mëdha, nga 6 deri në 15 vite burg të rëndë, gjykimi zgjati tri ditë ku nën kordonët e kolonave policeske të lidhur në pranga u niseshim e vinim nga gjykatorja. Me gjykatës hetues Metush Sadikun, Gjykatë vëllazërim–bashkimit s të gjykimit Orhan Rekathatin me një prokuror . Kolë Shala, /nëse nuk gabohem/ !!. prapë po e ceku se kurdisja e tmerrshme e veprave jo të bëra që me kushtoj shumë me maltretimet fizike psikike, e shpirtërore ishin e mbeten të pa justifikueshme edhe sot e kësaj dite 



u dëgjua një zhurmë e makine që vinte në drejtimin tim, thash se tash tek është rendi im tek erdhën, dhe vërtet erdhën mu afruan, prisja diçka të keqe, ata me dhanë urdhër ti marrë krejt rrobat dhe të nisesha me ta. U nisa nuk kishte as një fjalë apo veprime të tjera, kalonim rrugën që e kisha bërë para sa ditësh i afroheshim kampit të burgut, nga distanca vërejta disa silueta njerëzish që ishin afër burgut sa vinte e i dallova, ishte Hysen Gega, Kadri Llugaliu e Profesori Hasan Ukhaxhaj, me ta ishte edhe mizori i tmerrshëm inspektori Nesha i cili na përcolli gjatë krejt burgut tonë. 
Zbrita nga Xhipi dhe u bëra së bashku me ta, mbas sa e sa minutash heshtje, dëgjuam fjalët e inspektorit Nesh i cili tha në mënyrën e vetvete zakonshme: “Mersh”, largohuni e ikni nga këtu shkoni, jeni të lirë, . Ne u nisëm nuk e dinim as në cilën anë ishte qyteti i Nishit, 



E gjetëm edhe stacionin e autobusëve, ku edhe këtu duhej të ruheshim e mos të binim në syrin e të tjerëve, të fshehur mbas disa ndërtesave, unë e Hyseni u nisëm për në stacion ku afër ishte një byrektore ku menduam se pa dyshim do të ishte shqiptar, ju afruam dhe përshëndetem, i treguam gjendjen tonë dhe i treguam se kah po shkonim. Burektari vërtet ishte shqiptar nga Dibra që as sot nuk na kujtohet emri i tij, i cili na e dhuroj nga një byrek, dhe na ndihmoj në nxjerrjen e katër biletave të autobusit Nish-Prishtinë, ky rast mbeti i veçantë kur dihej se ne mbas të thuash 10 viteve dolëm nga tmerri i burgut të leckosur e pa asnjë dinar të asaj kohe në xhepat tanë. Nga pasditja e orës 14. 00 h. u nisëm për Kosovën tonë të dashur, shikonim nëpër dritaret e nuk flisnim fare me njëri tjetrin. në Prishtinë mbërritëm nga ora 18. 00 h. Ishim të gëzuar, por gjendja jonë ishte e lodhur aq shumë sa nuk e përjetuam ashtu si na e thoshte vetë shpirti ynë. 



Ne pritje shih ishin policët shqiptar të cilët në ndryshim nga viti 1981 kishte ndryshime, na priten me buzëqeshje e na ndihmuan që të merrnim biletat e rrugëtimeve tona në drejtimet e shtëpive tona. 
Ne ora 20. 00 h. Ne morëm autobusët për qytetin tonë të Pejës gjithashtu edhe Hysen Gega për Suharekë e Kadri Llugaliu për Podujevë, Unë e Hasan Ukhaxhaj hipëm në autobusin e fundit që ktheheshin studentet për në shtëpi. Befasia ishte e madhe kur në rrugëtim dikush nga studentet na pyeten se kush jemi dhe ju treguam e nga aty filloi ahengu i veçante i muzikës dhe i përshëndetjeve që për ne mbeti një pritje e llojit më të dashur mbas 10 vjet burg e kur kthehesh në popullin tënd. Gëzimi nuk u ndal edhe në qytetin e Pejës kur në vend që të shkonim nëpër shtëpitë tona ne u ndalëm në një lokal të muzikës edhe autobusi së bashku me krejt studentet e me ne. 



Në ora katër të mëngjesit ne tash kërkonim se kush mund të na ndihmon ti gjejmë shtëpitë tona, sepse nuk e dinim se ku janë, rasti im që nga para 10 vitesh familjaret e mije kishin ndryshuar nga vendi në vend e nuk mund ta dija se ku e kam shtëpinë. 
Së pari e dërguam deri në fshatin Carrabreg profesorin Hasan Ukëhaxhaj, e aty nga ora 05. 30 minuta mbërrimë në lagjen Dardania për mes djalit të dajës Lulëzim Kurtaj në shtëpinë time te prindërit e mi. 
Skena ishte dhe mbeti për kujtim jete që kur u afruam i thash Lulit që të mos e kuptoj nëna ime që kishte probleme shëndetësore që unë isha aty. 
Luli kaloi murin e shtëpisë dhe mua me la mbas murit kur Baci e dada i thanë se çka është bere, a dini ndonjë gjë për Sylen, mbas tyre aty ishin edhe shumë shok e shoqe që njëherësh kishin ardhur pikërisht për mua, sepse ishte lajmëruar se janë lëshuar të burgosurit ishin atë natë aty Xhevat Zekaj, Bedri Bajarami motra e Hydajet Hysenit e të tjerë. Dada pyeste e pyeste Lulin e unë i shtanguar mbas murit nuk lëvizja dot. Luli i tha se sa duket është lëshuar Syla Dada i tha se ku është dhe i ra të fiket, atëherë unë dola që nga mbas murit e përqafa dhe e këndella dhe u bëra me familjaret e mi dhe me shokët e pritjes. 
Isha tashme në familjen time mbas 10 vitesh, i gëzuar, por edhe i trullosur nga një skenë e dashur,



e ku kaloi afër një muaj që të unë kishte humbur gjumi, ushqimi, sepse isha i mbushur nga vizitat e mëdha që me mahniten, erdhe nga të gjitha trojet tona, nga të gjithë njerëzit e qëllimit të mirë, që edhe sot me mbetet një vizitë e madhe vetëm me qëllimin kombëtar, dhe e një vullneti të veçante për kokën time, mbas 10 vitesh burg.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Shkurt Syle Muja Empty Re: Shkurt Syle Muja

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum