Ne krye te LPK,spiuni mk Halim Krasniqi,lexoni
:: sport
Page 1 sur 1

[size=45]Zagari i zi i diplomacisë jugosllave[/size]
By nacionalalbania.com on November 14, 2012
Nga Besnik LAJQI
Më 1988, unë me disa bashkatdhetarë nga te gjitha trojet shqiptare, vendosëm që ta organizojmë një demonstrate. Ishte tetor. Mendimi ishte për organizimin e parë të një demonstrate kundër Jugosllavisë në Kopenhagë. Dhe kështu, pikësëpari lypëm ndihmë nga Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës me seli ne Zvicër. Këta u përgjigjën pozitivisht dhe erdhën e na ndihmuan që të shkruajmë afishet dhe gjithë materialin e duhur. Në mesin e tyre ishte Ibrahim Kelmendi, Gjyle Krasniqi, Gafur Elshani e disa të tjerë. Këta u vendosën në banesën time. Një ditë para se të fillonte demonstrate, ne shpërndamë trakte dhe afishe nëpër mure. Pasdite, po të njëjtën ditë, në derën e shtëpisë sime troket Halim Kasami nga Tetova. Unë u çudita shumë se si ka mundësi që ky njeri të trokasë në portën time. Më lejoni t’i them disa fjalë për historinë e këtij njeriu! Halim Kasami, i regjistruar në Maqedoni si turk, i dërguar nga ambasada jugosllave në Kopenhagën si mësues i nacionalitetit serb në qytetin Helsingør, që nga viti 1981.
Ky me disa shqiptarë të tjerë nga Maqedonia, ishte dora e djathtë e ambasadës jugosllave në Kopenhagë. Çdo mbledhje që bëhej nga ambasada jugosllave, ky e përfaqësonte popullin shqiptarë dhe fliste në emër të shqiptarëve ashtu qysh i konvenonte sistemit te atëhershëm, dhe ishte mik i ngushtë i konsullit jugosllav Ljubisha, të cilin shpesh e ka pritur me lule në aeroportin e Kopenhagës, e mos te flasim për dreka e darka. Për shkak të Halimit, njerëzit s`kanë mundur te shkojnë me vite në vendlindje, se burgoseshin atje duke u etiketuar si iredentistë, si për shembull axha Kasem nga Shipkovica, i cili u dënua me burg në Maqedoni,për shkak se nuk duroj gënjeshtrat e Halimit dhe te konsullatës jugosllave në shoqatën “BESA”.
Halimi e bojkotoj edhe protestën e vitit 1989, ku ne u mblodhëm që të bëjmë ne grevë urie me qëllim të solidarizimit me minatorët e Trepçës, para ambasadës jugosllave. Ky i kërcënoi bashkatdhetarët me fjalët se mund të iu marrë pasaportat dhe, si “hi syve”, u tha se po pregadit një peticion që do t’ia dërgojë qeverisë jugosllave në emër të bashkatdhetarëve, kurse kjo ishte një mashtrim dhe gënjeshtër e kulluar. Po i kthehemi vizitës së tij në shtëpinë time. Ky Halim Kasami troket në derën time dhe më thotë: Më fal që po ju shqetësoj, por kam dëgjuar se janë disa shokë aktivistë nga Zvicra dhe Gjermania këtu tek ti! Kam dëshirë që t’i marr në shtëpinë time dhe t’ua shtroj një drekë. Unë ju tregova këtyre shokëve të mi që ishin tek unë, se kush ishte ky faqezi, por këta thanë se ne kemi dëshirë te kemi punë me kësi njerëzish.
Pas disa minutave përfunduan tek shtëpia e tij. Pasi që u ulëm, ku isha edhe unë prezent, duke pirë kafe cingëroi telefoni i tij i shtëpisë. Edhe sot më kujtohet emri i markës dhe ngjyra e telefonit. Ngjyrën e gjelbër e kishte dhe marka KTS. Ishte telefon me altoparlant që dëgjohej në gjithë dhomën. Në atë minutë telefonin e mori bashkëshortja e tij, e cila kur u lajmërua, u vërejt se diçka nuk ishte në rregull. Iu ndërrua çehrja dhe i tha të shoqit: Halim po të thërret ne telefon konzulli i ambasadës (dmth. ambasadës jugosllave). Unë në ato momente isha afër telefonit dhe e aktivizova telefonin që të dëgjojmë të gjithë se çka po flitet. Konsulli jugosllav, i cili fliste në gjuhën serbe, thotë: Ku je zoti Halim që po të lypi sot tërë ditën? Kam dëgjuar, kam parë nëpër qytet afishe, madje edhe afër mureve të ambasadës jugosllave, se nesër, ditë e shtunë, do të ketë protesta e demonstratave të irredentistëve e separatistëve shqiptarë! Halimi i thotë: Edhe mua më kanë ra në sy, por tash sa erdha nga puna. Konsulli e pyeti a dinë se kush është duke e organizuar? Ky i thotë nuk kam informacion tash për tash se kush janë. Konsulli pastaj e pyet: A mund të këtë dorë këtu ai Rugovci? Faktikisht, fjala ishte për mua, kurse ky ia kthen: Nuk di! Në ora 16:00, i thotë konsulli: Do të pres ty dhe disa të tjerë (duke i përmendur me emra), në ambasadën jugosllave, dhe u përshëndetën.
Aty në dhomë, pas bisedës mbretëroi heshtja. Prezent ishin Ibrahim Kelmendi, Gjyle Krasniqi, Gafurr Elshani, unë dhe Havzi Sylejmani, miku i Halimit. Pasi që lëshoi dorezën e telefonit, Halimi pyeti: Kush e lëshoi “zvuçnikun”? Atëherë Ibrahim Kelmendi i tha: Nuk i thonë “zvuçnik” por altoparlant. Ai me vonë e pyeti se si i thonë zvuçnikut shqip, se kurrë s’e kishte dëgjuar fjalën altoparlant. Unë u çova dhe shkova ne shtëpi. Mora aparatin fotografik dhe u fsheha pas murit të gjallë që ishte para ambasadës jugosllave, për ta pare se kush po vjen. Në ora 16.05 erdhi një makinë Opel ngjyrë e portokalltë, pronë e Halimit, ku zbritën 5 persona, kurse unë e shkrepa aparatin dhe i fotografova te gjithë. Ishte ditë e ftohtë me acar. Ata qëndruan në ambasadë deri ora 18:00, dhe pastaj kanë dalë. Në mbrëmje shkuam në shoqatën “BESA”, që të pimë diçka, ku erdhi Halimi dhe tha: Isha në ambasadë ku na tërhoqën vërejtjen që mos të marrim pjesë në protesta. Dhe tha se kishte qëndruar në ambasadë 20 minuta, çka nuk ishte e vërtetë.
Të nesërmen, ditë e shtunë, filluam protestën në qendër të Kopenhagës, ku erdhën e na u bashkuan shumë bashkatdhetarë nga të gjitha vendet e Europës. Unë isha i veshur me tesha kombëtare, ku edhe i prijsha protestës me flamurin kombëtar në dorë. Shumë bashkatdhetarë me qëndrim në Danimarkë, nuk kishin guxim të tregonin fytyrën dhe ishin mbështjellur me shalle, dhe ndër ta ishte edhe Halimi pa maskë. Kur e shifshin, u habiteshim të gjithë për pjesëmarrjen e njeriut pa maskë, që i frikësonte bashkatdhetarët dhe largoheshin, sepse ia kishin frikën, por dikur edhe këta që ishin mbuluar, i hoqën maskat dhe demonstruan pa to. Protesta përfundoi me sukses, duke ia dërguar një notë proteste ambasadës ruse në Kopenhagë, që të mos e përkrahë urrejtjen serbe ndaj shqiptarëve. Dërguam fletë proteste edhe ambasadës jugosllave, ku unë me një vajzë të veshur edhe ajo me tesha kombëtare, i ramë ziles dhe ia dorëzuam konsullit jugosllav, Lubishes. Ia dhashë në dorë, në prezencën e një polici danez.
Pas asaj kohe u ndërprenë kontaktet e shpeshta mes meje dhe anëtarëve të kryesisë së LPK-së. Pse? Sepse spiuni, bashkëpunëtori jugosllav, e kishte bërë çerdhen në gjirin e LPK-së, si në shtëpinë e vet. Pas një mbledhje të përgjithshme të anëtarëve te LPK-së në Danimarkë, pa marrë parasysh kundërshtimet tona, ky, Halim Kasami, ish mësues i fëmijëve serbë në Danemarkë, dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ambasadës jugosllave, u bë kryetar i LPK-së!!! Prej këtij momenti unë indërpreva të gjitha aktivitet e mia me LPK-në. Sepse aty u lidh një miqësi e madhe mes tij dhe anëtarëve të kryesisë së LPK-së, respektivisht Ibrahim Kelmendit, Xhavit Halitit, Gafurr Elshanit, Xhemajl Durakut etj. Kur filloi lufta në Kosovë, Halim Kasami ishte një nga kryesorët i cili i mblidhte paratë e fondit “Vendlindja thërret” dhe më vonë në fondin e luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, ku u morën një shumë e madhe parashë nga ky fond. Pas luftës së shqiptarëve në Maqedoni, ky klysh titist u emërua ministër, nëse nuk gaboj, i Telekomunikacionit të shtetit maqedon.
You must be logged in to post a comment Login

Re: Ne krye te LPK,spiuni mk Halim Krasniqi,lexoni
https://www.facebook.com/aksh.shqiprietnike
xhuli spahiu ne shoqeri me aksh,osman bytyqin,avdi ibrahimin osman shllajfin

Sujets similaires
» Krasniqi Krasniqi Sejdi çka i ka thene Ylber Ndrecaj Haxhiut
» Reshat Sahitaj mohon vrasesin Kelmendi,spiuni
» Reshat shpiuni informohet nga spiuni Bahtir Hamza
» prifti behira+lexoni gazetat shqiptare
» Reshat Badall spiuni bazohet nga Bahtir Hamza duke e akuzu K

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum