Reshat Sahitaj mohon vrasesin Kelmendi,spiuni
:: sport
Page 1 sur 1
Reshat Sahitaj mohon vrasesin Kelmendi,spiuni
Reshat Sahitaj udbashi mohon qe ka gisht Ibrahim Kelmendi ne vrasjen e Jusuf Gervalles,ndoshta vete eshte vrases!
Ky edhe mua ne vitin 1971/72 me kerkoi ndihme qe tja tregoj llogorin ne itali te azilkerkuesve.Kinse ky eshte ne rrerzik ,kinse po e ndjekin policet,vetem pse ishte recitues i nxitur nga garnitura e udbes?Por çka ndodhi;Te nesermen me moren nga oret e mesimit policia dhe drejte ne sup duke me malltretue .Dhe ne fund pas disa muajve me thane se a ben te shkoj neper llogore qe tua marri emrat e atyre qe gjinden ne llogore.Ja Reshat Patrioti çka me ka bere?.
Jo vetem me kete,por ky njeri eshte aq i pamoralshem sa qe e ka dite qeni qe isha duke kalue me nje vajze me emrin Drita Krasniqi ,.Kjo ka ndodhe mbas tri viteve ne shkollen e normales.Me kete femer e kisha fatin e jetes ,sepse tri vite isha duke kalue,.Por Reshat Patrioti e kishte ndalur te dashuren time dhe i kishte thene ;Largoju me Haxhiun se une jam aktor,recitues dhe me i bukur se Haxhiu.Ajo ia kishte kethyer keshtu;More i poshter,si ke guxim me i fole keto fjale,a e din se me dite Haxhiu qe je kesi pisi ti then brinjet ?Reshat Sahitaj ka qen kesi qeni.
Dhe e dashura ime e jetes me tu takuar me thote se Reshaati me ka ndal dhe mi ka thene keto fjale!
NUk i besoja fare e kam grushtue te dashuren ku e pata bere krejte te pergjakur ,duke mendue se kjo ka ra ne dashuri me Reshat qenin.I kam bertite a eshte e vertete e mos te shkoj ti beje pyetje qenit ?Mu betua se nese nuk eshte e vertete mytum.
Kam shkue ne klasen e Reshat Sahitajs dhe e kam nxjerr nga ora dhe e pyesi a e ke ndalur Driten dhe i ke thene ndaju nga Haxhiun e kalo me mua.Po thote e kamndalur por nuk e kam dite qe ti je ka kalon me te !
O ja kamngjite qenit per fyty dhe i thash o qen e qysh i ke thene leje Haxhiun e kalo me mua e ti q. te vdekurit.Ra ky gjest i Reshatit dhe u ftoha nga e dashura e jetes ku e humba pergjithemone.
Haxhi Kuçi
Kush e vrau Jusuf Gërvallën? - Reshat Sahitaj
Vrasja e Jusuf Gërvallës është ndër vrasjet më të mediatizuara në këto tri dekadat e fundit, edhe pse nuk ka asnjë dallim në mes të vrasjeve tjera të mëhershme e të mëvonshme, të cilat shërbimi sekret jugosllav i kishte kryer.
Ngjarjet e 1981-tës ndikuan që mërgata shqiptare kudo që ishte të aktivizoheshin në shenjë solidariteti me kërkesat studentore të asaj kohe. Gjer në këtë kohë diaspora shqiptare ishte e organizuar në grupe e organizata numerikisht të vogla, në krye të të cilave mendohej se gjendeshin individ kombëtarisht të pastër.
Qysh në fillim të viteve të '70-ta, në Bruksel, Vehbi Ibrahimi e kishte themeluar organizatën e tij "Ismail Qemaili" , po në të njëjtin qytet, vetëm disa metra më larg, Enver Hadri e kishte krijuar "Rezistenca Kombëtare e Kosovës", që të dyja me orientim të djathtë. Më vonë, në Gjermani, Ibrahim Kelmendi kishte themeluar "Fronti i Kuq", Kadri Zeka OMLK-në, ndërsa Jusufi ishte i kyçur në LNÇKVJ, të gjitha këto më orientime të majta.
Organizimi i demonstratave shqiptare në metropole të ndryshme perëndimore do të ndikonte pozitivisht në opinionin botëror. Pavarësisht që shqiptarët ishin të ndarë në majtistë me yll, e djathtistë me flamurin pa yll, Serbinë do ta shqetësonin tej mase.
Manifestimet që organizoheshin nga Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka, të shumtën e rasteve grumbullonin rreth 50 mijë manifestues. Në metropolet evropiane kurrë nuk kishte ngjarë që shqiptarët të manifestonin me dhjetëra-mijëra. Kontributin e një grumbullimi të tillë manifestuesish pa asnjë dyshim e kishte emri i Jusuf Gërvallës dhe natyrisht ngjarjet dramatike që po zhvilloheshin në Kosovë. Kësaj duhet shtuar edhe Radio Tiranën, e cila pas çdo demonstrate majtiste flitej në lajmet qendrore.
Grupet djathtiste, duke e parë së manifestimet majtiste po ua merrnin simpatizuesit e tyre, filluan të xhelozonin. Disa prej krerëve djathtistë e konsideronin veten më të privilegjuar, sepse këta shumë më herët e kishin filluar aktivitetin e tyre kombëtar. Xhelozia e tyre ishte e tepruar dhe tendencioze, aq sa pas pak muajve një organizatë djathtiste në Gjermani që e drejtonte E. F. nuk hezitoi që në gazetën e tij t'i quante Jusufin, Kadriun dhe Ibrahim Kelmendin si spiunë të Serbisë dhe të Rusisë.
Grupi djathtist i Brukselit, jo vetëm që nuk xhelozonte, por përkundrazi kur në Bruksel do të vijë Kadri Zeka, Enver Hadri do ta marrë lejen për organizimin e demonstratës së 13 qershorit 1981. Vehbi Ibrahimi do të shkojë në Gjenevë në një demonstratë që e organizonte Jusuf Gërvalla, me ç'rast Vehbi Ibrahimi, bashkë me demonstruesit "marksistë" do t'ia thyenin aparatin një gazetari apo spiuni serb, që i fotografonte. Madje, më 18 shtator të vitit 1981, në orën 22:30, Vehbi Ibrahimi kishte arritur në fshatin Undergrubenbache të Gjermanisë, te banesa e Jusuf Gërvallës për të biseduar për çështjen kombëtare. Asnjërit nga të dy dëshmorët e ardhshëm nuk i shkonte ndërmend se i pari do të binte në fushën e nderit vetëm 22 ditë pas këtij takimi, kurse i dyti tre muaj më vonë. Asnjëri nga dy martirët e ardhshëm, që jetën ia kishin falur vetëm çështjes së shenjtë kombëtare, nuk po e dinte se Beogradi e kishte përgatitur atentatin kundër tyre.
Me ç'sy i shikonte Beogradi majtistët dhe djathtistët?
Beogradi kishte vetëm një problem- pasivizimin dhe nënshtrimin e shqiptarëve. Të pasivizoheshin aktivitetet shqiptare në Kosovë dhe në diasporë. Të shuheshin në gjak demonstratat dhe bashkimi i organizatave shqiptare, qofshin ato majtiste ose djathtiste. Beogradi nuk e bënte dallimin e shqiptarëve majtistë e djathtistë. Për Serbinë, çdo shqiptar që ishte aktiv duhej të vritej. Vrasjet duhej kryer duke mos lënë gjurmë pas tyre. Vrasjet duhet bërë, por ato duhet të lënë pasoja të mëvonshme direkte ose indirekte.
Në Gjermani u shënua atentati i parë politik mbi djathtistin Rasim Zeneli, i cili ende sot është invalid i përjetshëm.
E shtunë, më 10 tetor 1981, u vra Vehbi Ibrahimi. Gjaku i Vehbi Ibrahimit në qendër të metropolit politik të Evropës ishte gjaku i parë që po derdhej për lirinë e Kosovës. Vrasja e Vehbi Ibrahimit në qendër të Brukselit ishte viktima e parë dhe atentati i parë politik për diasporën shqiptare. Vehbi Ibrahimi nuk kishte çka t'i dhuronte më shumë atdheut veç se edhe pikën e fundit të gjakut, pikërisht ashtu siç ishte betuar me Metush Krasniqin.
Vetëm tre muaj më vonë, më 17 janar 1982, u vranë Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi. Pra, Serbia po i vriste djemtë më të mirë të kombit, e jo djathtistët apo majtistët. Për Serbinë, çdo shqiptar ishte i rrezikshëm.
Vrasja e Vehbi Ibrahimit mbeti enigmatike sot e asaj dite. Që të mos mbetej enigmatike, Serbia e kishte vënë në përdorim metodën e luftës psikologjike që menjëherë të shpërndaheshin dezinformatat se vrasja e Vehbiut ishte qërim hesapesh ndërmjet grupeve dhe grupacioneve shqiptare. Cilat ishin ato grupe e grupacione që aludonte Serbia? Asnjë grup nuk ishte kundër Vehbi Ibrahimit, sepse posti që mbante Vehbiu nuk paguhej më para, por me jetë. Vrasja e Vehbiut ende është enigmatike. Ende qarkullojnë thashetheme se e vrau filani apo fisteku.
Më 17 janar 1982 u vranë Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi. Gjëja e parë që Beogradi do të shkruajë është e njëjtë si për Vehbi Ibrahimin, se vrasja e tyre ishte qërim hesapesh ndërmjet grupeve dhe grupacioneve shqiptare. Kjo tezë do të lansohet dhe do përhapet në tërë popullin shqiptar që nga ajo ditë e deri më sot.
Mbi kë do bie hija e dyshimit si ndihmësvrasës potencial i Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut?! Kë do ta mallkojë për jetë hija e dyshimit për vrasjen mizore të tre dëshmorëve?!
Mbi atë i cili më së shumti ka qëndruar afër tyre! Mbi atë i cili nganjëherë është grindur! Mbi atë i cili nganjëherë nuk është pajtuar me metodat dhe strategjinë e Jusufit! Të gjitha rrugët e dyshimit çojnë te Ibrahim Kelmendi. Ibrahim Kelmendi ishte grindur, nuk ishte pajtuar dhe kishte qëndruar afër tyre, e madje ditën e kobshme ishte larguar nga banesa e Jusufit. Por, a janë këto fakte dhe prova të mjaftueshme që të dyshohet në Ibrahim Kelmendin?! Mendoj se këto nuk janë fakte kur dihet se Ibrahimi në çastin e vrasjes ishte qindra kilometra larg vendit të ngjarjes. Sikur të ishin fakte të mjaftueshme, policia gjermane, që është ndër policitë më të zhvilluara dhe më të sakta në Evropë do ta kishte burgosur Ibrahim Kelmendin. Organet e hetuesisë gjermane nuk punojnë në bazë të thashethemeve dhe rastësisë, por ne bazë të argumenteve dhe provave të pakontestueshme.
Kush është Riza Salihu, të cilin e akuzon Ibrahimi?
Ibrahim Kelmendi, duke e parë se të gjitha akuzat po rëndojnë mbi të, do të përpiqet individualisht të gjejë ndihmësvrasësin e tre dëshmorëve. Përpjekjet e Ibrahim Kelmendit për të gjetur ndihmësvrasësin dhe për ta zbardhur rastin, do ta shkarkojë nga një barrë e rëndë, e cila po ia rëndon jetën. Nuk është e lehtë të jetosh duke ta bërë tjerët pas shpine: "Ja vrasësi i Jusuf Gërvallës!". Në këtë gjendje të vështirë shpirtërore, Ibrahimi do të ketë gjetur indikacione të cilat ndoshta nuk të shpien te zbardhja e vrasjeve, por në të cilat lë për të dyshuar se Riza Salihu është ndihmës i vrasjeve.
Gjer më tani, Riza Salihu ishte njeriu më enigmatik, jo për faktin se ai ishte i dyshuar, por ngase nuk e ka parë të arsyeshme të shprehet publikisht. Pas tridhjetë vjetëve, Riza Salihu deklarohet publikisht, tani jo vetëm si i pafajshëm, por si akuzues. Bazuar në deklaratën e tij dhënë në TV Klan Kosova, na del se polica gjermane, në bashkëpunim me Ibrahim Kelmendin, i ka vrarë tre dëshmorët tanë. Çfarë absurditeti?! Çfarë deklarate primitive dhe antikombëtare?! Riza Salihu e bënë Serbinë të pafajshme! Si mund të pafajësohet Serbia për vrasjen e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit? Jusufi nuk kishte shkuar në Gjermani për të bërë luftë kundër Gjermanisë, por kundër politikës shfarosëse serbe që ushtronte mbi shqiptarët në Kosovë. Bindjet politike të majta të Jusufit e Kadriut nuk ishin kundër Gjermanisë, por kundër hegjemonistëve serbë. Të thuash se Gjermania i paska vrarë dëshmorët tanë, është ta shfajësojmë Beogradin për krimet që i ka bërë. Gjermania, vendi më mikpritës dhe më përkrahës i kërkesave të shqiptarëve, nuk ka pasur nevojë t'i vrasë shqiptarët. Akuzën që Riza Salihu ia drejton Gjermanisë, mendoj se shumë shpejt organet kompetente gjermane do të interesohen ta marrin në pyetje këtë individ dhe të rihapet dosja ndoshta e mbyllur e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit. Ta akuzosh Gjermaninë nuk është e njëjtë si ta akuzosh Ibrahim Kelmendin.
Pse polemizon Hysen Gërvalla?
Të jesh në pozitën e Hysen Gërvallës është shumë rëndë. Të përjetosh vrasjen e dy vëllezërve e të qëndrosh në qelinë e burgut, është vuajtje psikike e paparë. Të presësh e përcjellësh e të dëgjosh këshilla e përralla nga qindra vizitorë që ia hanë bukën e ia lëshojnë nga një mesele, bën që njeriu të mos jetë në gjendje të vendosë çka është mirë e çka keq. Nga të gjitha ato këshilla, gjoja në besim, të gjitha ato biseda gjoja sikur janë sekrete, por vetëm ia shpalosin Hysenit, ose familjes së tyre, krijojnë dyshim jo vetëm në Ibrahim Kelmendin, por në secilin shqiptar për të cilin i kanë folur në "besim". Nuk është e rastësishme deklarata e Hysen Gërvallës, kur thotë se për vrasjen e Jusufit i ka dy të dyshimtë në Gjilan, dy në Tetovë, dy në Prizren, dy... Hysen Gërvalla është më i interesuar se çdo kush tjetër ta gjejë ndihmësin e vrasjes së trefishtë. Hyseni të dyshuarit nuk i imagjinon, por ai bazohet në ato që tjerët ia kanë thënë, herë në besim e herë në "besim". Hysen Gërvalla, Avdyli dhe secili anëtar i familjes së tyre dhe çdo shqiptar me ndjenja kombëtare nuk ka dëshirë të vdesë pa e gjetur vrasësin apo ndihmësin e vrasjes.
Mendoj se Shërbimi Sekret Serb, për vrasjet politike nuk i ka njoftuar bashkëpunëtoret e tyre. Serbia nuk ka pasur besim t'i tregojë edhe shqiptarit më besnik se kë do ta vrasin dhe në cilën orë do ta vrasin.
Për zbardhjen e vrasjes së trefishtë të 17 janarit 1982, në Gjermani, është më se e domosdoshme që Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës të kërkojë nga Gjermania që të bëhet ADN-ja e 47 duçave të cigareve, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes. Që njëherë e përgjithmonë të mbyllen akuzat e ndërsjella, do të ishte e rrugës që organet kompetente të Kosovës t'u drejtohen me shkrim organeve gjermane, për të parë se në ç'fazë gjendet dosja e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit.
Ata nuk ranë në altarin e lirisë për qejfet e tyre personale, por për çlirimin e atdheut që sot ne po e gëzojmë dhe mbajmë poste kyçe, duke iu falënderuar të gjithë atyre që kontribuuan.
Shto tek: Facebook | Furl | Digg | Myspace | Windows Live | Yahoo MyWeb |
VLERËSO TEKSTIN
4.00
KOMENTE (1 PUBLIKUAR):
prishtinasi në 18/03/2012 16:16:09
I nderuari i vetquajtur shkrimtar, kritik, patriot, udheheqes...etj etj.
Ju elita e LPK-se qe keni vepru ne mergim(duke ju njohur juve edhe personalisht), jeni nje elite e tradhtareve te kombit, qe keni punu nen direktivat e beogradit, ku disa edhe jo qellimisht i jane bashkuar ketij aktiviteti, duke i lidhur fati me ju personalisht si dhe me shoket tuaj si Ibrahim Kelmendi.
Nje UDB-ash sikur Ibrahim Kelmendi te del dhe te shes mend tash si gjoja po i dika vrasesit e vellezerve Gervalla, dhe po dika shum gjera tjera e duke akuzuar LDK-ne si antikombetare, nuk do me shume komente pos qe te vertetohet ndoshta edhe teza e Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova qe UÇK-ja eshte dore e zgjatur e serbise, se po shihet qarte sikur qe po dalin gjanat tash ne shesh se kush ka vra shqiptar edhe kush ka luftu.
Po me duket humbje kohe te mirrem me juve por nje gje e di se e verteta herdpkur do te del ne shesh.
Sujets similaires
» E njohi vrasesin e isuf gervalles i.Kelmendi!
» Reshat shpiuni informohet nga spiuni Bahtir Hamza
» Reshat Badall spiuni bazohet nga Bahtir Hamza duke e akuzu K
» Reshat Badall spiuni bazohet nga Bahtir Hamza duke e akuzu K
» Reshat Sahitaj drejtue Haxhi Kuçit
» Reshat shpiuni informohet nga spiuni Bahtir Hamza
» Reshat Badall spiuni bazohet nga Bahtir Hamza duke e akuzu K
» Reshat Badall spiuni bazohet nga Bahtir Hamza duke e akuzu K
» Reshat Sahitaj drejtue Haxhi Kuçit
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum