Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Bilall Syla bigografia

 :: shoqeria

Aller en bas

Bilall Syla bigografia Empty Bilall Syla bigografia

Message  Perparimi Lun 3 Aoû - 15:17

http://www.beepworld.de/memberdateie...bsylavetem.jpg

Kush është Bilall Syla?

Bilall Syla ka lindur më 14 mars 1965 në fshatin Gerbavc- komuna e Medvegjës. Në vitin 1973 familja e tij shpërngulet në Prishtinë dhe Bilalli aty e kryen shkollën fillore me sukses të shkëlqyeshëm. Ndonëse kishte interesim të madh për artin ushtarak, në vitet 1980-1988 në Beograd e kreu gjimnazin dhe akademinë ushtarake. Nga viti 1988 deri në vitin 1991 shërbeu në Vërrnik të Sllovenisë, në brigadën tankiste, ndërsa pas shpërthimit të konfliktit në Slloveni, më 16 gusht 1991 dezerton nga APJ dhe kthehet në Kosovë. Nga vjeshta e vitit 1991 deri në vitin 1993 si ushtarak merrë pjesë në përgatitjen teorike dhe fizike të të rinjëve për luftë. Në shtator të vitit 1993 arrestohet nga UDB-a serbe dhe pas dhjetë muajve “lirohet “nga burgu, por jo edhe nga akuza. Për të mos rënë sërish në duart e UDB-ës, Syla largohet nga Kosova dhe emigron në Gjermani. Atje bjen kontakt me veprimtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe pa u lodhur do të angazhohet në financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mars të vitit 1999 do t´i bashkohet edhe fizikisht radhëve të UÇK-së. Gjatë muajve mars - maj 1999 merrë pjesë në stërvitjen e vullnetarëve të rinjë që kishin ardhur nga perëndimi, ndëra si komandant i Brigadës “Feken” në maj të këtij viti mori pjesë aktivisht në operacionin ”Shigjeta” të përgatitur nga SHP i UÇK-së, në malet e Pashtrikut.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Bilall Syla bigografia Empty Re: Bilall Syla bigografia

Message  Perparimi Lun 3 Aoû - 15:28

PASHTRIKU: Po, si rrodhën ngjarjet pas shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm...?
SYLA: Në fillim të prillit, meqë në Helshan u rritë numri i ushtarëve, mua, Bashkim Lladrovcin dhe Ibër Elezajn na caktuan që të shkojmë në këtë qendër stërvitore, komandant i së cilës ishte koloneli Maliq Doçi. Ndërkohë në Helshan do të na bashkohen edhe disa eprorë të tjerë të ushtrisë shqiptare si: kolonel Spiro Butka, kolonel Arqileu dhe togerët: Agim Sallaku, Ermir Begaj dhe Dritan Durmishi. Ky stafë komandues dha kontribut të madh në aftësimin fizikë e luftarak të rreth 1000 vullnetarëve, që kishin ardhur nga anë të ndryshme të trojeve shqiptare dhe nga shumë vende të botës perëndimore. Në mesin e vullnetarëve ishte edhe eprori Ibrahim Shaqiri nga fshati Llojan i Kumanovës, i cili na u bashkua në stërvitjen e ushtarëve. Në fillim kushtet e përgjithshme në qendrën stërvitore ndonëse nuk ishin të mira, ato do të përmirësohen dukshëm pas vizitave që i bënë kësaj qendre, disa anëtarë të SHP të UÇK-së.

PASHTRIKUBilall Syla bigografia Turtleush e koordinonte aktivitetin e komandave përkatëse nëpër qendrat stërvitore?
SYLA: Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës dhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Qendrën tonë e kanë vizituar disa herë eprorët e SHP të UÇK-së: Fatmir Limaj, Bislim Zyrapi, Musa Jashari, Rifat Sylejmani, Fadil Zejnullahu, Enver Rrustemi, Nexhmidin Kastrati etj, madje edhe gjenerali i ushtrisë shqiptare Kudusi Lama - Komandant i Divizionit të Kukësit,i cili ka merita të jashtëzakoshme në koordinimin e aktiviteteve ushtarake në gjithë zonën kufitare.

PASHTRIKU: Pas thyerjes së kufirit në Koshare, a keni dërguar ushtarë tjerë në vijat e frontit ku zhvilloheshin luftime të përgjakshme?
SYLA: Meqenëse fronti i Koshares ishte pjesë e operacionit të përgjithshëm, që zhvillohej në gjithë zonën kufitare, ishte obligim i qendrave stërvitore që të dërgojnë ushtarë atje. Prandaj kah mesi i prillit 1999 nga qendra stërvitore e Helshanit për në Koshare kemi dërguar edhe 204 ushtarë të stërvitur mirë, ndonëse interesimi për të shkuar në front ishte shumë i madh. Në përcjellje të ushtarëve ishim: Maliq Doçi, unë, Alush Shala dhe Shaban Musliu dhe në fshatin Papaj të Tropojës ushtarët ia dorëzuam eprorit Nasim Haradinaj.



Brigada “Feken” mori pjesë aktivisht në operacionin”Shigjeta”

PASHTRIKU: Dhe pastaj...si u zhvilluan ngjarjet?
SYLA: Në fund të prillit nga Helshani rreth 650 ushtarë i transferuam në qendrën stërvitore të akademisë ushtarake “Skënderbeu” në Feken, ku kushtet për stërvitje ishin më të mira. Në këtë qendër gjetëm edhe qindra ushtarë - vullnetarë, të cilët ato ditë kishin ardhur nga disa vende të Evropës perëndimore, por kishte edhe nga Shqipëria. Në kuadër të konsolidimit të komandës ushtarake nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së u emrova komandant i gjithë efektivit të UCK-së në këtë qendër stërvitore. Ndërkohë, stafi komandues bëri edhe strukturimin ushtarak dhe formuam një brigadë me tre batalione, e cila do të merrte pjesë aktivisht në operacionin “Shigjeta” që do të zhvillohet në malet e Pashtrikut. Me këtë rast Brigadës ia dhamë emrin e qendrës stërvitore ”Feken”. Në radhët e brigadës kishim edhe vullnetarë gjermanë, anglezë, një sllovake e cila ishte e martuar me një shqiptar etj. Në “Feken”, stërvitjet ushtarake (ushtrimet taktike dhe gjuajtjet luftarake me armët personale dhe ato të përbashkëta) planifikoheshin, udhëhiqeshin dhe realizoheshin drejtpërdrejtë nga eprorët e akademisë. Dhe kontribut të madh në mbarëvajtjen e këtyre stërvitjeve, ka dhënë padyshim edhe komandanti i akademisë z.Flamur Skarparlliu me tërë stafin drejtues të tij.

PASHTRIKU: Ndonëse asokohe në Shqipëri ishin të përqëndruar edhe shumë ekspetë ushtarak të NATO-s, a kishit kontakte më pjestarë të saj?
SYLA: Po, kemi pasur. Me këtë rast dua të përkujtojë një vizitë, që ato ditë na bënë atashtë ushtarake të SHBA-ve dhe të Anglisë. Gjatë qëndrimit të tyre në qendër, ne bëmë një demonstrim ushtarak me emrin ”togu këmbësorik në sulmë” dhe nga ky demonstrim yni u ndanë shumë të kënaqur...madje në shenjë admirimi, para nesh deklaruan se: ”sikur ta kishim moralin e lartë tuajin për luftë, me armatimin tonë modern që kemi do të arrinim deri në Beograd”.


PASHTRIKU: z.Bilall, dihet mirëfilli se më 25 maj 1999 në këtë qendër stërvitore do të organizohet edhe ceremonia e dhënjes së betimit. A mund të na thoni si u zhvillua kjo ceremoni?
SYLA: Një nga ngjarjet më mbresëlënëse për mua dhe gjithë efektivin ushtarakë të UÇK-së, ishte padyshim dhënja e betimit. Atë ditë maji betimin e dhanë 1180 ushtarë. Në këtë ceremoni përveç dhjetra prindërve të ushtarëve, morën pjesë përfaqësues të SHP të UÇK-së dhe të strukturave shtetërore të Shqipërisë: Jakup Krasniqi, Sabit Brokaj, Xhavit Haliti, Raif Gashi e shumë të tjerë.
................................................
Planin operativ të operacionit ”Shigjeta” e ka
përpiluar Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi
i Përgjithshëm i UÇK-së

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Bilall Syla bigografia Empty Re: Bilall Syla bigografia

Message  Perparimi Lun 3 Aoû - 15:33

PASHTRIKU: Si u zhvillua operacioni “Shigjeta” ?
SYLA: Pasi dhamë betimin, me urdhër të SHP të UÇK-së batalioni i parë dhe i dytë i Brigadës “Fekeni” me gjithë efektivin e saj do të marshojë në drejtim të Pashtrikut, ndërsa batalioni i 3 i kësaj brigade nën komandën e Bashkim Lladrovcit do të marshojë si përforcim në frontin e Koshares. Në bjeshkët e larta të Pashtrikut arritëm mbas një marshimi të gjatë e të mundimshëm në drejtimin: Mali i Dajtit - Malësi e vermut - Helshanë (Krumë) - Cahan - Maja e Pashtrikut, me komplet paisjet ushtarake që kishim. Detyrën luftarake të Brigadës ”Feken” në Cahan e pranova nga komandanti Nexhmedin Kastrati, ndërsa aty ishin edhe eprorët: Musa Jashari, Rifat Sylejmani, Enver Rrystemi etj.

- Në kuadër të Operacionit, njësitë e brigadës ”Feken” ishin caktuar të operonin në Drejtimin e dytë Taktik (D2T) ku një ditë përpara në këtë zonë ishte futur në luftime me armikun, njësia e ashtuquajtur “Taktik Force - 0” (TF-0) e komanduar nga eprori Fadil Zejnullahu dhe një pjesë e Brigadës 126 e Hasit.
- Në krahun e majtë, në drejtim të “qafës së mullarit” (D3T) operonte batalioni ”Atlantiku” nën komandën e Hysni Sylës, ndërsa në vijim mbi fshatin Nikoliq ishte njësiti tjetër nën komandën e Binak Gashit.
- Në krahun e djathtë në drejtim të fshatrave të Hasit të Thatë dhe përgjatë Drinit të Bardhë (D1T e D4T) operonin njësitë ushtarake të komanduara nga Kemail Shaqiri dhe Ruzhdi Saramati.
- Me këtë rast vlen të theksohet, se në operacionin “Shigjeta” ka marrë pjesë edhe efektivi i Divizionit të Kukësit, i cili ka vënë në dispozicion tërë arsenalin ushtarak. 

Brigada jonë pra, ka operuar në qendër të forcave tona, pikërisht në majën e Pashtrikut dhe ka mbuluar 3 km të vijës sulmuese. Atje tereni ishte jashtëzakonisht i vështirë, i zhveshur nga malet e me thyerje të thella të terenit, çka e vështirësonte lëvizjen tonë, furnizimin, por edhe bartjen e të plagosurve gjatë luftimeve. Megjithatë forcat e UÇK-së në fund të majit 1999 patën përparime dhe u futën disa kilometra në thellësi të territorit, ku operonin forcat serbe. Mirëpo, mbas kësaj, armiku shumë shpejt solli përforcime të reja nga forcat elite parashutiste të Brigadës 549 të korpusit të Prishtinës si dhe aktivizoi helikopterë të shumtë për të përballuar situatën. Madje ajo përdori edhe artilerinë e rëndë duke gjuajtur shpesh herë edhe predha me helme kimike, por fatmirësisht për shkak të lartësisë mbidetare (1990 m) era e barte shpejt helmin ashtu që ne nuk patëm pasoja. Në fillim të qershorit, pas konsolidimit të forcave tona, ndërmorëm një seri sulmesh të rrufeshme kundër forcave serbe, për të qëndruar në pozicionet e marra. Gjatë luftimeve të përditshme në Pashtrik kemi pasur një bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve edhe me forcat e NATO-s, ku në shumë raste ua kemi dhënë koordinatat identifikuese për babmardimin e pozicioneve serbe nga ajri, ndërkohë që njësitë tona sulmonin vazhdimisht nga toka.

PASHTRIKU: Dhe pas një lufte të përgjakshme përgjatë tërë vijës së kufirit, më 9 qershor 1999 forcat pushtuese serbe kapitullojnë me nënshkrimin e marrëveshjes tekniko - ushtarake në Kumanovë. A pati luftime pas kësaj marrëveshje...?
SYLA: Me nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës ra intensiteti i luftimeve, por megjithatë akoma kishte gjuajtje sporadike nga forcat serbe, dhe këtë e bënin, tani jo se donin të rezistonin, por nga frika se si do të tërhiqeshin mbrapa për në Serbi.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Bilall Syla bigografia Empty Re: Bilall Syla bigografia

Message  Perparimi Lun 3 Aoû - 15:37

http://www.forumishqiptar.com/threads/13408-%C2%93Epopeja-e-U%C3%87K-s%C3%AB%C2%94/page17

PASHTRIKU: Po...pas përfundimit të operacionit “Shigjeta”, cili ishte itinerari i njësive të UÇK-së?
SYLA: Pas përfundimit të plotë të luftimeve, ne organizuam homazhe tek varrezat e deshmorëve, dhe më pastaj me urdhër të komandës së operacionit, më 16 qershor 1999 gjithë efektivi i brigadës marshuam për në Kosovë në drejtimin: Kushnin - Rogovë e Hasit. Një natë kemi fjetur në shkollën e fshatit Rogovë dhe të nesërmen sipas planit, rreth 700 ushtarë u transferuan në zona të ndryshme operative të UÇK-së, sipas përkatësive teritoriale të ushtarëve. Ndërkohë eprorët e Brigadës: Dritan Durmishi, unë, Ermir Begaj, Ibrahim Shaqiri, Rrahim Bekteshi dhe Florim Balaj udhtuam për në Kleçkë dhe në selin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së u takuam me komandantin e shtabit Agim Çekun. Në këtë takim komkandantin Çeku e informuam hollësisht për rrjedhat e përgjithshme të operacionit ”Shigjeta” dhe nga aty dolëm me detyra të reja, tanimë në rrethana paqe. Unë meqë isha nga Prishtina u transferova në Zonën Operative të Llapit, mirëpo pas një kohe, për shkaqe familjare u demobilizova dhe u ktheva në Gjermani.

PASHTRIKU: Cili ishte angazhimi juaj, pasluftës në Gjermani?
SYLA: Pas luftës, duke e parë neglizhencën e institucioneve të Kosovës, për t´i ndihmuar familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, në Gjermani nuk ndejta duarkryq. Përkundrazi, së bashku me një grup shokësh organizuam disa herë aksione humanitare dhe ju ndihmuam familjeve të atyre që dhanë bijtë dhe bijat për lirinë e Kosovës. Ndihmat materiale i kemi dërguar në Prizren, Dardanë, Ferizaj, Prishtinë etj. Tani së fundi kemi grumbulluar 1600 € dhe i ndihmuam 5 familje të dëshmorëve. Besoi se aksione të ngjashme do të organizojmë edhe në të ardhmen.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Bilall Syla bigografia Empty Re: Bilall Syla bigografia

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: shoqeria

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum