Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Kush lypi leje te pershendetet me Ukshin Hotin?

 :: politika

Aller en bas

kush e vrau jusuf gervallen - Kush lypi leje te pershendetet me Ukshin Hotin? Empty Kush lypi leje te pershendetet me Ukshin Hotin?

Message  Perparimi Sam 1 Aoû - 6:34

Afrim Caka
28 juillet, 20:56
DIKUR MOTI
Menduam se nuk kishte ferr, por ne ishim brenda tij.
S’më ka shkuar donjëherë në mend se një ditë mund të përfundoja në burg. Kam menduar se vetëm kriminelët, spiunët, hajdutët shkojnë në burg. Nuk kam ditur se burgu qenka në duar të kriminelëve, të cilët po vendoskan në të kundërshtarët e tyre. Të gjitha, të gjitha i kam përjetuar. Po tani... të gjitha ato janë të shkuara...
Njoha nëntë rrathet e ferrit të Dantes. 
Këtë semantikë nocioni “ferr” e ka edhe Dante Aligeri. Nocioni “ferri serb” nënkupton vendet dhe menyrat, ku ndëshkohen njerëzit e pafajshëm, qytetarët e zakonshëm vetëm pse janë shqiptarë. Njeriu nuk mund të jetë fajtor vetëm pse ka lindur pjesëstar i një kombi, sepse këtë përkatësi ai nuk e zgjedh, por e trashëgon siç e trashëgon edhe gjuhën e prindërve të tij e së bashku me të edhe një kulturë, deshi apo s’deshi dikush.
E kisha vështirë të gjëja pika refërimi. Ishte koha kur mbanim mbi supe njëri tjetrin! Kjo pamje me imazh të vdekjës, në mes të jetës, më mbeti përjetësisht në sytë e mi. Dje i vdekur. Sot gjallë… Edhe gaforrja gëzon liri, por, mbetet gaforre!
Njoha masakratë dhe tregjedinë e Burgut të Dubravës, Lypjanit dhe të Nishit. Njoha torturat, vrasjet etj. Njoha një gjyë special, njoha 1O vjet burg, njoha vite përplasjet përplasjeje sa andej këndej. Hijet tona si një produktë të krijuar nga ne vetë në muret e qelisë na dukeshin si freska, që ngjanin me fantazmën. Njoha vetminë e “vetëkërkuar” dhe njoha shoqërinë e rastit në burgun e Pejës, Dubravës, Lypjanit dhe të Nishit etj. Njoha vrasjet e 260 dhe plagosjen e 375 të burgosurve shqiptarë. Njoha një gjyq special, njoha 1632 vite burg. Është e vërtetë se ne burg takohen të dyja, njëra është vdekja, dhe jeta, të dy palët e sulmojnë njëra tjetrën. Kush duhet të hajë dru dhe kush mund t’i bëjë padrejtësi vdekjes.
Sedi perse e shkrova këtë fabul (kur flasin zogjët dhe kafshët) pas gjashtëmbëdhjetë vitesh në liri. Tingëllon e çuditshme. Çoroditja serbe ndhet edhe në fjalen e parë.
Më kujtohet, një herë isha në burg bashkë me shokët e mi, në një zagafellë që të gjithë, të lidhur me pranga. Hapej dera e çelisë e ç’të shohim: vetë gardianër me barkun si fuqi baruti. Ja dy guardian. Vijnë nga ferri i Dantes, e migjithatë s’harrojnë kurrë të jenë të “sjellshëm” me ne. Këtu ndodhninë gjërat më të pazakonta. Na përshëndetën me shuplaka fytyrës dhe me ca goditje në shpinë me shkopinj gome. Njëri nga ata quhej PERA sy kaltëri. Që mezi i'a mbaja mend emrin e tij. Në njërën dorë mbantë amblemën e UÇK‐së. U ndezë keq, u tërbua keq. Sharje dhe ofendime më banale nga një njeri banal. Dhe ashtu ndodhi vërtet... Eh, ç’u bë atëherë. U tundën muret e trashë të çelisë nga goditjet me grushte, shkelma, ulërima dhe nga shkopinjët e tyre magjik. S’dinin se ç’bënin nga tërbimi.
Tregohem i sinqertë. Diçka, pa dyshim, dhe vërvitemi nëpër çeli me shpresën se mos të thërresin prapë në ndonjë zhdëpje në dhomat e tyre. Unë i bëra vetës një pyetje: “A nu ka nevoj atdheu për ne!”. Kishte nevojë vërtet atherë, dikur moti dhe ne ndiheshim krenar për të gjitha këto. O Zot! Qeveritarët nuk na premtonin nxerrjen nga burgu... Se di…! Ndoshta nga frika. Pse jo! Karriga është e ëmbël… Atdhetarizmi ishte kthyer për së mbrapshti. Kaq shum jua ka ulur kokën tirani? Gjurmët ende s’janë fshirë. Kjo më përkujton Godon e Beketit. Godot nuk shkojnë te martirizuarit, por ne duhet të shkojmë te Godot. Nuk thashë se jam krena për atdhun tim. Thjesht mu kujtua koha e rinisë dhe çdo gjë e bënim me mish e shpirt. Sa çudi. Po tani… Në të vërtetë, unë diçka kemi përjetuar dhe dim… Po jo atë që kujtojnë ata. Unë di që menda e tyre e varfër s’e kapë dot…
Ah, shumë gjëra ne i kujtonim ndryshe brenda këtër mureve… Por, mjaftë shkrova, Më duket se e lëshova pendën pak si tepër… Si do kush të vuajturit, sidomos një ish të burgosuri si unë. Kur na kanë nevojën, na thrrasin. Pastaj, me të mbaruar punën thyej qafën!
Ajo që dallon këtë dramë, si dramën të Dubravës nga dramat tjera, që merren me fabula e matafora të mërzitëshme nga kozmetika e ca injorantëve shqiptarë. Pos grumbullimit së mirës dhe së keqës në një kornizë të përbashkët, është edhe nocioni “Qendra e injorancës”, kuptimin e saj që nuk deshirojnë ta shpjegojnë qartë ende deri më sot, e shfrytzojnë mjegullën e ngritur në mesë injorances dhe krimit për të mos ligjeruar krimet e vjetra dhe për të nisur aksionin e tyre për t’i përligjur të gjithë të burgosuri politikë.
Ndonëse në këtë dramë ekzistenca e kësaj dhune në bazë të pasojave, të kësaj barbarie serbo‐malazeze kanë mund të përjetojnë edhe përenditë e paprekshëm dhe të prekshëm. Të gjitha këto vuajtje janë të shkaktuara pikrisht nga koka dhe dora e njeriut afroaziatik të ndihmuar edhe nga ca shqiptarë. Gjeneral Dë Goli francez paska pasur të drejtë që ka thënë se: “Sa më shumë po i njoh njerëzit, aq më shumë po i dua kafshët!”.
Kamë frikë se nuk do ta kuptojnë këtë rimohuesit e vuajtjeve. Atë dramë të mërzitëshme të asaj kohe. Tani të gjithë dukej sikur ishin të bindur ose po i bindeshin armikut shekullor. Barbaria njerëzore jeton edhe në kafaz të akullt të shpirtave njerëzor që nuk u ngopën me gjakun dhe vdekjen e shqiptarëve. Në kafaz nuk lulëzon asnjë lloj luleje e dashurisë për njeriun. Asnjë lloj respekti, vlerësimi e humanizmi përveç darkës së Dufit të tërbimit njerëzor.


kush e vrau jusuf gervallen - Kush lypi leje te pershendetet me Ukshin Hotin? 11811300_1602213493367142_1974863084641433277_n


J’aime   Commenter


  • Vous, Xhavid Tabaku et 3 autres personnes aimez ça.
  • kush e vrau jusuf gervallen - Kush lypi leje te pershendetet me Ukshin Hotin? 1236315_1382808851950365_656120053_n

    Haxhi Kuçi I nderuari Afrim Caka,vertete tju them te verteten pasket vuajtur,por edhe me tutje e ndini veten te perdhosur nga shoqeria e pabese.Nje pyetje o vella dua tjua beje;Pash nje zot me tregoni sinqerishte;A ka guzue dikush nga te burgosurit ne Dubrave me kerkue leje nga gardianet serb e me u pershendetur me Ukshin Hotin,kur lirohej nga burgu?Nese dikush paska pasur kete guxim a e dini ndonje raste?
    Hier, à 14:30 · J’aime

  • kush e vrau jusuf gervallen - Kush lypi leje te pershendetet me Ukshin Hotin? 1510759_1396091523979341_958479638_n

    Afrim Caka Me sa di une JO!
    22 h · Modifié · J’aime

  • kush e vrau jusuf gervallen - Kush lypi leje te pershendetet me Ukshin Hotin? 1236315_1382808851950365_656120053_n

    Haxhi Kuçi Qudi qe nuk pasket ndegjue ne burgun e dubraves se cili i burgosur kishte kerkue leje nga gardiani qe te pershendetet e Ukshin Hotin?Kerkoi deklaratat e Nait Hasanit,dhe Bajrush Xhemailit dhe e sheh aty ma se miri.,se cili jep keso deklaratash qe ka kerkue leje nga gardisti qe te pershndetet me Ukshin Hotin ?
    À l’instant · J’aime

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

kush e vrau jusuf gervallen - Kush lypi leje te pershendetet me Ukshin Hotin? Empty Re: Kush lypi leje te pershendetet me Ukshin Hotin?

Message  Perparimi Sam 1 Aoû - 7:38

50 ditë nën tortura e vetmi 


Në burgun e Mitrovicës së Sremit, e priste një ndër drejtorët më mizorë që hasen nëpër burgje, kudo qofshin ato. Për torturat që u kishte bërë të burgosurve politikë kroatë, thuhej se akuzohej edhe nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës. Të njëjtat tortura shtazarake organizote edhe për ne shqiptarët të cilëve na patën transferuar qysh më 30 prill të vitit 1998 dhe atyre që patën ardhur më vonë. Sidomos grupin në krye me Nait Hasanin, e ka torturave do t‘iu nënshtrohet edhe profesor Ukshini për rreth pesëdhjetë ditë me radhë, sa edhe do ta mbajnë në vetmi. Ai më vonë, kur do takohemi në një dhomë të përbashkët, do të na rrëfejë për mizorinë që është bërë mbi të: "Nga të rënat e fuqishme e pa kontroll, fillimisht mu duk se më shkoi njëri krah, pastaj krahu tjetër, më vonë shpina, këmbët... Thjesht kisha ndjenjën, dhe isha bindur, se e kishin vendosur të më mbysnin duke më troturuar". Dhe pas gjithë kësaj, atë nuk do ta sjellin më në dhomë të përbashkët me ne të burgosurit politikë shqiptarë, por do ta vendosin në një vend me të burgosur të tjerë për vepra të ndryshme ordinere me përkatësi të ndryshme kombëtare. Në të vërtetë, edhe pse ne ishim në një izolim të plotë, ai do ta kishte më lehtë në shoqëri me ne se sa me ata të burgosur ku dominonin kriminelët serbë, por që kishin një tretman ku ishin më të lirë. 



Lajmin mbi sulmet e NATO-s, na e dha profesor Ukshini 


Ne ishim se bashku (gjithsej 44 të burgosur politikë shqiptarë) edhe dy ditë pas fillimit të bombardimeve të paktit NATO mbi caqet serbe, kur e sollën edhe profesor Ukshin në dhomën tonë, me ç‘rast na e dha lajmin e gëzuar të atij sulmi aq të pritur nga shqiptarët. Aty do të na mbajnë deri më 26 prill 1999, kur na transferojnë për në burgun e Nishit, po aq famëkeq sa edhe i Mitrovicës së Sremit. Në Nish do të na presë "shpaliri" i përbërë pothuajse nga i gjithë potenciali i gardianëve të atij burgu. "Shpaliri" është ajo metodë torturimi ku gardianët janë të radhitur në dy radhë dhe i burgosuri duhet të kalojë përmes këtyre dy radhëve. Policët qëllojnë ku, si dhe sa të duan, derisa të ngopen. Ishte një rrahje tamam shtazarake ku, përpos shqelmave dhe shufrave të gomës që janë të rëndomta gjatë të rrahurit, u përdorën edhe drunj të thjeshtë, shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri. Rrodhi shumë gjak e u thyen eshtra. Mjer ai që rrëzohej! Duhej që ndonjë i burgosur të rrezikojë veten edhe më shumë për ta nxjerrë nga situata e tillë ngaqë të rënat nuk pushonin. Shumë të burgosurve u binte të fikët. Radha i erdhi edhe profesor Ukshinit. Në atë rrëmujë, fillimisht nuk e vërejtën ata të cilët sillnin sa mundnin. Por kur njëri e dalloi se ishte profesori, i gëzuar bërtiti: "Shiko, shiko! Qenka kthyer profesori!". Dhe yrysh në të edhe më me forcë se gjer atëherë. Profesori kur dëgjoi atë të thënë ironike, ahstu siç ishte i kërrusur në një pozicion mbrjtës, u drejtua dhe krenar e stoik eci përpara, duke i përballuar të gjithë ato të rëna! Atë natë do të na rrahin edhe disa herë me radhë dhe do të na ndajnë në dy dhoma të mëdha. Profesorin e vendosën në dhomën tjetër. Pastaj do të na torturojnë edhe nga disa herë përgjatë dy ditëve e dy netëve të tjera, deri në mëngjesin e 29 prillit, kur edhe do të na urdhërojnë të bëheshim gati për transfer të ri. I burgosuri kurrë nuk e di se kur e ku do të transferohet. Vazhdimisht e bren kurreshtja që shoqërohet me frikë se do ta ketë më keq se deri atëherë. Kjo enigmë, se ç‘do të bëhet me ne në ato rrethana tejet dramatike, kur Serbia po bënte përpëlitjet e fundit kishte një peshë tepër të madhe në kokat tona. Aq më tepër na brente fakti se nuk kishte më shumë se tri netë që na kishin sjellur në Nish. Për ku, vallë, na çojnë?! Ashtu si në Mitrovicë të Sremit, edhe këtu, na lidhën me duar prapa secilin veç e veç dhe pastaj të gjithëve na lidhën me një zingjir të gjatë të cilin njëherit e përforconin për karriga të autobusit. Transferimin nuk e bënë vetëm për ne që patëm ardhur nga Mitrovica e Sremit, por për të gjithë ata të burgosur politikë të cilët kishin qenë në burgun famëkeq të Nishit. U mbushën tre autobusë me të burgosur. Profesor Ukshini ishte një karrigë para meje, por nuk arrijtëm ta ndërrojmë qoftë edhe një fjalë gjatë rrugës, ngase jo vetëm që s‘lejohej të flisnim, por duhej që edhe kokën ta mbanim aq ulur sa të mos mund të shihnim asgjë, përndryshe do të pasonin rrahjet mizore. Pas dite u zgjodh enigma: arritëm në burgun "Dubrava", tamam jë ditë pa u mbushur një vit që kur na kishin hequr nga ky burg. 



E dinim të gjithë: aty na kishin sjellur për të keqen tonë 


Kthimi në Dubravë të gjithëve na befasoi. Të gjithë jipnim ndonjë version të mundshëm se përse na kishin khyer aty. Një e dinim të gjithë: aty na kishin sjellur për të keqen tonë. Para një viti, prej këtu na kishin shpërndarë në burgje të ndryshme nëpër Serbi, me arsyetim se në Dubravë nuk kishte siguri për ne, e tani na kthyen e na grumbulluan aty, në pasigurinë më të madhe të mundshme, në kohën kur UÇK-ja ishte shumë më e fortë se një vit më parë, NATO-ja sulmonte pandërprerë nga ajri dhe mu atëherë kur ushtria serbe po bënte krimet më të mëdha në popullsinë shqiptare. Në fakt ne e dnim se pas transferimit tonë nga Dubrava, në vend të të burgosurve i patën sjellur paramilitarët serbë dhe konkretisht "Tigrat" e Arkanit. Ndërsa, para se të ktheheshim në, ata i kishin hequr. Dhe, në këtë drejtim gjakatarët serbë llogaritë i kishin bërë me përpikmëri. Duke parë se edhe bazës ushtarake serbe, më të fortës në Rrafshin e Dukagjinit me qendër në drejtorinë e burgut të Dubravës, i kishte ardhur koha të bombardohej, na kishin sjellur neve që, në rast të bombardimit, të mos e pësonin paramilitäret, por të burgosurit. Këtë rrezik e ndjenim ne, por s‘kishim se ç‘të bënim, përpos të prisnim se ç‘do të ngjajë me ne. Në këto rrethana, padyshim që ishim të tensionuar edhe pse gjendeshim në Kosovë. Profesor Ukshini kishte edhe një arsye më shumë të ndjehej keq shpirtërisht, sepse kishte një enigmë më shumë: si të arrinte që pas lirimit të kthehej te familja, apo në një vend të sigurt, pse thjesht ku do të mund të vazhdonte jetën pas burgut? Ai, si edhe ne të tjerët, nuk kishte mundësi të dinte asgjë për familjen dhe të afërmit e tij. Edhe nga ato pak informata që arrija t‘i merrja nga një i burgosur ordiner i cili punonte në kuzhinë nuk arrinim të fomonim ndonjë pasqyrë sado sipërfaqësore për gjendjen e krijuar. Nga ato letra të vogla, ma aq rrezik qarkullimi deri tek unë, mund të kuptonim se bëhej një luftë e rreptë, nga ajri e nga toka dhe se shumë shqiptarë ishin shpërngulur e shumë ishin të vrarë e masakruar. I tregoja profesorit dhe atyre që u besoja, po mu këto lajme e shqetësonin dhe e bënin edhe më nervoz profesorin. "Kam vendosur definitivisht për një punë: do të shkoj drejt e në Krushën time, dhe pikë! Nga dita që u kthyem, i kishin mbetur vetëm edhe 18 ditë për t‘u liruar dhe çdo ditë që afrohej ishte më i shqetësuar. Si, dhe ku të shokonte?! Më në fund na tha: "Kam vendosur definitivisht për një punë: do të shkoj drejt e në Krushën time, dhe pikë!". 

Momenti i daljes i erdhi papritmas. Ora e saktë nuk dihet në burg, ngaqë orë nuk lejohet të mbahet, por gjithsesi duhet të këtë qenë ndërmjet orën 10 dhe 11 në paraditën e ditës së dielë (!!!), të datës së 16 majit 1999, do të thotë një ditë para afatit. Fakti se lirohej ditën e dielë ishte për t‘u habitur. Me asnjë normë nuk lejohet dhe as që ka ndodhur ndnjëherë që të lirohet ndokush të dielave. Nëse dikujt i bie data e lirimit ditën e dielë, atëherë ai i burgosur lirohet një ditë më parë. Një gjë e tillë më ka ndodhur edhe mua kur jam liruar herën e parë nga burgu i Pozharavcit, ku në vend se të lirohem të dielën më 14 tetor 1990, jam liruar të shtunden, më 13 tetor. Dikush hyri në dhomën tonë dhe lajmëroi se baca Ukë po shkon në shtëpi dhe për ta nxjerrur nga burgu paska ardhur mbikëqyrësi ("nadzorniku") i pavionit tonë, Branku, me mbikëqyrësin e Pavionit C1. Kjo do të thoshte një përcjellje e një niveli të lartë dhe jo e zakonshme. Në të vërtetë, gjykuar sipas fjalëve të një gardiani, i cili pothuajse i vetmi ende sillej korrekt me disa që ksihim ndejtur me vite në Dubravë, në lidhje me datën e mënyrën e lirimit të profesorit është mbajtur mbledhje e veçantë dhe është debatuar gjatë se ç‘të bëhet me të. Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet e thëna e tij, kur 3-4 ditë para se t‘i vie dita e daljes nga burgu thotë: "E, profesor, e kemi vendosur të të lirojmë, le të dalë ku të dalë". 



"Dua t‘ju përshëndes vetëm me një: Mirupafshim!" 


Sapo mora lajmin se po e lironin nga burgu, me të shpejtë vendosa të shkoj për t‘u përshendetur me të, ngaqë kur arrijnë gardianët për ta marrë të burgosurin nuk lejojnë që me të të përshëndetesh ashtu siç ta do zemra. E dija edhe atë se gjatë të përshëndeturit do të bëhet kallaballëk. Dhomat i kishim një mur ndërmjet. E ftova edhe Nait Hasanin dhe hymë në dhomën e tij. Kishte qenë në dhomë duke ecur dhe duke i dëgjuar komentimet e "cimerave" të tij. Edhe unë, sapo hyra në dhomë, më shumë për t‘i dhënë kurajo, në dhomë, më shumë për t‘i thashë se si duket është shenjë e mirë që kanë ardhur të dielën të ju lirojnë, pasi ky duhet të jetë insistim i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe me ta, me siguri, ka ardhur edhe motra juaj Myrvetja. Në të vërtetë unë i thashë diçka çka kishim dëshirë të bëhej e që edhe më parë e kishim thënë. Sido që të ishte, kjo ndikoi pozitivisht në disponimin e tij në ato momente ankthi, për të gjithë ne. Dhe, menjëherë u përshëndetëm. Sapo deshi edhe dikush te përshëndetet me të tha: "Jo, nuk dua të përshëndetem më me askend, sepse nuk dua këtë ta marrë si ndarje, nga që së shpejti do të vini edhe të gjithë ju, prandaj dua t‘ju përshëndes vetëm me një mirupafshim". Këtë e kuptua si përpjekje të tij për të na dhënë kurajo. Ne, pastaj, dolëm nga dhoma dhe deri në nisje ishte vetëm me "cimerat" e dhomës së tij. Pas pak minutash, profesori i respektuar Ukshin Hoti, i përcjellur nga dy mbikëqyrës, do të niset drejt dyerve të daljes së burgut. Dhe ne nuk e kemi parë më. Në të vërtetë të burgosurit ordinerë që punonin jashtë do të na tregojnë edhe se profesorin e kanë parë edhe kur ka kaluar jashtë mureve të brendshme të burgut. Asgjë më shumë. Pas pak ditësh u përhap fjala se gjoja Kryqi i Kuq Ndërkombëtar e paska përcjellur gjer në Itali dhe të gjithë u gëzuam pa masë se më në fund paska shpëtuar nga kthetrrat e regjimit kriminal, njeriu që aq shumë i nevoitet Kosovës. Madje aq shumë e besuam këtë të pavërtetë sa që kur më 19 maj NATO bombardoi burgun, çudtieshim si si profesori nuk paska arritur t‘i infomojë qarqet e caktuara ndërkombëtare se në burg tani jemi ne të burgosurit shqiptarë, e jo paramilitarët serbë. Ne nuk mund ta dinim se me të kaluar muret e burgut profesorit do t‘i humbë çdo gjurmë dhe nuk do të dijë kush ndonjë gjë për të, aq sa të kuptohet se është gjallë. 



Dhe, vërtet, ku mund të jetë Ukshin Hoti? 


Kur na transferuan në burgun e Lipjanit (pas masakrës në Dubravë), një i burgosur ordiner shqiptar, i cili pastronte korridorin dhe WC-të e pavionit tonë, një ditë, diku kah 5 qershori 1999 vjen dhe më thotë në fshehtësi prej të tjerëve: "Kam dëgjuar dy gardianë duke i thënë njëri-tjetrit: Ou, atë e ka vrarë ushtria, sapo ka dalur 300 metra larg burgut." Pastaj, ai shton se gardianët nuk e kanë vërejtur ku ky i ka pëgjuar. Andaj nuk mund të merret si provokim ndaj tij. 



Videokaseta - përgjasimet dhe hamendjet 


Pikërisht rreth 300 metra larg burgut, aty kah muaji shtator 1999 është gjetur një kufomë. Kjo edhe mund të jetë koincidencë. Por, vëllai dhe dhëndrri i Ukshinit, këtë kufomë e kishin incizuar (filmuar) me kamerë. Ata erdhën te unë, në shtëpinë time, që gjatë shikimit të videokasetës, t‘iu thoja diçka se mos mbaja mend ndonjë robë që ka pasur të veshur profesori. Dhe, për çudi, shumëçka përputhej me atë veshmbathje që kishte Ukshin Hoti në burg. Përsëri mund të jetë koincidencë, por këpucët që kam parë në videokasetë ishin të ngjashme, për të mos thënë të njëjta, me të Ukshin Hotit. Gjithashtu farmerkat kanë mundur të jenë të njëjtat. Ato më kujtonin rastin, që e dija fare mirë, kur një i burgosur ia pat dhuruar profesorit një palë, pak ditë para se të dilte nga burgu. Kufoma që e shihja në videokasetë e kishte një xhemper karakteristik, ashtu siç e kishte dhe siç e mbante veshur edhe profesori. E vetmja rrobë e cila nuk më kujtohet se u ngjante rrobave të tij ishte një sako e lëkurës. Edhe gjatësia e kufomës ishte e përafërt në mos edhe e njëjtë me të profesorit. I vëllai i Ukshin Hotit, Afrimi, më tha se e ka shqetësuar edhe një çështje në lidhje me kufomën: kufoma e të vëllait tjetër Ragipit që tashmë e kishin gjetur më parë, e kishte kokën e masakruar. Kjo koincidencë e kufomës poashtu pa kokë të gjetur e të filmuar 300 metra larg burgut, e shqetësonte pa masë. Vallë mos ishte ky një sinjal e veçantë!!! Megjithkëto supozime, hamendje e koincidenca, që mbyllin shtigjet për të shpresuar, ka edhe zëra në mediumet tona informative që na japin zemër se një ditë profesori do të kthehet në Kosovën që aq shumë e deshi dhe aq shumë bëri për të. Uroj që këto, të cilat thuhen e shkruhen nëpër mediume të ndryshme infomative në favor të kthimit të tij, të bëhen realitet sa më shpejt. Kosovës i duhet Ukshin Hoti. Padyshim, i duhet shumë.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum