Vetvendosja verejtje disa komandantave pse u nda veriu ?
:: politika
Page 1 sur 1

Forcat e UÇK-së të Zonës Operative të Shalës ishin të vendosura në fshatin Ashlan të komunës së Vushtrrisë të gatshme të hynin edhe në veri, por këtë e pamundësoi vendimi i Shtabit të Përgjthshëm të UÇK-së. Këtë e dëshmon edhe një epror i lartë i UÇK-së në Zonën e Shalës, Bekim Shyti. Ai në një tryezë të organizuar me 4 dhjetor të vitit 2004 me temë “Ndarja dhe bashkimi i Mitrovicës” deklaroi: “Ne ishim të gatshëm që të vendoseshim në veri por Komandanti i Zonës Rrahman Rama na tha se e kishim të ndaluar një gjë të tillë me urdhër të Shtabit të Përgjthshëm”. Shtabi i përgjithshëm asnjëherë nuk u deklarua për këtë urdhër. Dilema mbetet se a ishte urdhri vërtet nga Shtabi i Përgjithshëm apo nga eksponentë të ndryshën në Shtab të Përgjitshëm që kishin interesa që kjo të ndodhte.
Re: Vetvendosja verejtje disa komandantave pse u nda veriu ?
Urdhri që ndaloi UÇK-në të futej në veri
Pranimi që të shkohet në Rambuje, e sidomos nënshkrimi i marrëveshjes atje nga delegacioni i Kosovës, ishte nënshtrim dhe dorëzim para Serbisë dhe presionit ndërkombëtar. Ishte shkelje mbi vullnetin e qytetarëve dhe mbi gjakun e dëshmorëve e viktimave civile në luftë. Ishte devijim i qëllimit dhe betimit të ushtarëve të UÇK-së dhe luftës çlirimtare të popullit tonë. Atje në Rambuje u nënshkrua autonomia e Kosovës nën Serbi. Intervenimi i NATO-s nuk po bëhej për çlirimin e Kosovës nga Serbia por po bëhej për të bindur Millosheviqin që të pranonte marrëveshjen. 78 ditë u bombardua Serbia dhe bazat ushtarake të saj në Kosovë deri sa u arrit marrëveshja me Millosheviqin. Bombardimet u ndërprenë vetëm atëherë kur u pranuan kushtet e Serbisë që në Kosovë të vendoset një mision i OKB-së dhe NATO të vendosej vetëm në territorin e Kosovës por jo edhe në Serbi, dhe në kuadër të këtyre forcave të NATO-s të kishte edhe trupa nga Rusia dhe vende tjera që nuk janë anëtare të NATO-s. Rezultatet e Rambujesë filluan të shihen që në ditët e para pas ndërprerjes së bombardimeve. Ende pa filluar futja e trupave të NATO-s në Kosovë, forcat ruse ngarenden dhe u vendosën në Kosovë në bazat ushtarake të Serbisë. Forcat ushtarake të Francës u vendosën në Mitrovicë dhe në veriun e Kosovës. Në marrëveshje të Rambujesë ishte paraparë edhe demilitarizimi i UÇK-së i cili ndodhi në shtator të vitit 1999. Strukturat e UÇK-së u vendosen në të gjitha qytetet e Kosovës dhe kujdeseshin për rendin publik por asnjëherë nuk u vendosën në veri. Shtrohet pyetja “Çka ndodhi”? Pse asnjëherë nuk u vendos UÇK në veri të vendit?
Ushtarët e UÇK-së ishin të gatshëm që të futeshin edhe në veri dhe Kosova të çlirohej përfundimisht nga Serbia por kjo u pamundësua nga urdhëri që erdhi nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Me 9 qershor 1999 u nënshkrua marrëveshja e Kumanovës në mes forcave të NATO-s dhe forcave ushtarake të Jugosllavisë së atëhershme ndërsa me 12 qershor 1999 filluan të futen në Kosovë forcat e KFOR-it e bashkë me ta edhe tërheqja e forcave policore, paramilitare e militare të Serbisë nga Kosova. Forcat e UÇK-së të Zonës Operative të Shalës ishin të vendosura në fshatin Ashlan të komunës së Vushtrrisë të gatshme të hynin edhe në veri, por këtë e pamundësoi vendimi i Shtabit të Përgjthshëm të UÇK-së. Këtë e dëshmon edhe një epror i lartë i UÇK-së në Zonën e Shalës, Bekim Shyti. Ai në një tryezë të organizuar me 4 dhjetor të vitit 2004 me temë “Ndarja dhe bashkimi i Mitrovicës” deklaroi: “Ne ishim të gatshëm që të vendoseshim në veri por Komandanti i Zonës Rrahman Rama na tha se e kishim të ndaluar një gjë të tillë me urdhër të Shtabit të Përgjthshëm”. Shtabi i përgjithshëm asnjëherë nuk u deklarua për këtë urdhër. Dilema mbetet se a ishte urdhri vërtet nga Shtabi i Përgjithshëm apo nga eksponentë të ndryshën në Shtab të Përgjitshëm që kishin interesa që kjo të ndodhte.
Forcat franceze të KFOR-it në Mitrovicë u vendosën me 17 qershor, pra ishin në dispozicion plot 5 ditë që të çlirohej ajo pjesë e territorit të Kosovës dhe kontrolli i saj të merrej nga UÇK-ja. Menjëherë pas vendosjes së forcave të KFOR-it francez atje ishte dhënë një urdhër nga ta se çdo njeri i uniformuar i cili do të hasej në këtë pjesë të territorit do të goditej me armë zjarri pa asnjë paralajmërim. Që nga ai moment e deri më sot asnjëherë nuk ka pasur në veri prezencë të forcave të uniformuara të UÇK-së e as të TMK-së më vonë e as të FSK-së sot. Në ndërkohë atje janë organizuar dhe kanë funksionuar strukturat shtetrore të Serbisë të cilat kanë ushtruar dhunë e presion ndaj shqiptarëve. Në prezencën e KFOR-it francez në natën në mes 3 e 4 shkurtit të vitit 2000 janë vrarë 11 shqiptarë dhe gjatë një muaji janë shpërngulur me dhunë 11364 shqiptarë
Kjo ishte gjendja në qershorin e vitit 1999, aktorët e krijimit të kësaj situate që të gjithë janë gjallë dhe asnjëherë deri më tash nuk e kanë sqaruar opinionin pse ndodhi dhe si ndodhi. Cila ishte marrëveshja që u bë dhe me kë u bë, që veriu të mbetej i ndarë dhe i kontrolluar nga Serbia? Dyshimet se për veriun kishte një marrëveshje në të cilën ishin të involvuar shqiptarë, serbë e ndërkombëtarë shtohen edhe më shumë kur shohim se për gjatë gjithë pasluftës atje ka lulëzuar kriminaliteti ekonomik. Në këtë kriminalitet ekonomik janë të përfshirë edhe figura të larta të politikës dhe i gjithë ky krim ka ndodhur në bashkëpunim me struktura krminale e shtetërore të Serbisë dhe ndërkombëtarëve. Krimi e politika askund nuk janë të lidhura më mirë se në veri dhe përkatësia e ndryshme etnike nuk paraqet asnjë problem në këtë rast. Të gjitha këto më shtojnë dyshimet se situata e krijuar në veri ishte e planifikuar paraprakisht.
Dy njerëzit kryesorë që do duhej të flisnin janë Agim Çeku si komandant i përgjithshëm i UÇK-së dhe Rrahman Rama si komandant i Zonës Operative të Shalës. Këta dy persona por edhe të tjerë të involvuar e kanë për borxh që të dalin publikisht dhe të japin përgjigje, sepse pasojat e veprimeve të tilla po i vuajnë edhe sot qytetarët e Kosovës. Nëse është ndonjë marrëveshje e fshehtë që është bërë për veriun këta njerëz që ishin të involvuar do të duhej që sot të flisnin. Përndryshe qytetarët do të jenë ata që do të organizohen dhe nuk do të njohin as marrëveshjet e fshehta të dikurshme e as marrëveshjet e hapura që tentojnë të bëhen sot. Humbja e Mitrovicës dhe veriut të Kosovës është një çmim shumë i lartë që në asnjë mënyrë nuk do ta lejojnë qytetarët të ndodhë. Dhe nëse jo sot, do të vijë dita kur do të dëshmohet para popullit për të gjitha të këqijat që i janë bërë vendit tonë.

Sujets similaires
» Disa akuzojn Ramushin,disa e mbrojne
» Tradhetia e komandantave te uçpmb es,deshmit
» Vetvendosja
» Shukri Buja;Nuk na vyne veriu se na ka ik
» veriu i kosoves flamujt e uçk valojn
» Tradhetia e komandantave te uçpmb es,deshmit
» Vetvendosja
» Shukri Buja;Nuk na vyne veriu se na ka ik
» veriu i kosoves flamujt e uçk valojn
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum