Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Fehradin Gashi dje udbash pastaj uçk interesant puna e uçk

 :: politika

Aller en bas

Fehradin Gashi dje udbash pastaj uçk interesant puna e uçk  Empty Fehradin Gashi dje udbash pastaj uçk interesant puna e uçk

Message  Perparimi Mer 18 Mar - 6:50

youtube]RqssJQOULYg[/youtube
youtube]zeSHZOSTNMg[/youtube

youtube]rxck3exAmnI[/youtube





Fahredin Gashi -Faruku, dikur bashkëpunëtor i Gjorgjeviqit, sot veteran i UÇK-së!
Fahredin Gashi ishte i bindur se do të vritej nga UÇK-ja. E njihte veten për bashkëpunëtor dhe mik të komandantit të Policisë serbe në Shtime, Dragan Gjorgjeviq, shkruan sot Koha Ditore.

Që t’i shpëtonte më së keqes që e priste, kishte marrë masa parandaluese. I kishte dërguar një kamion vegetë, UÇK-së.

Kur lufta po përhapej gjithandej, biznesmeni që mbante revole me leje para luftës kishte kaluar në krahun tjetër duke iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kishte arritur të shtrinte lidhjet deri te komandanti i përgjithshëm, Azem Syla.

Historinë e bashkëpunimit me Policinë e Serbisë dhe më vonë bashkimin me UÇK-në e ka dhënë vetë Fahredin Gashi, i njohur si Faruku nga Shtimja, gjatë një dëshmie që ka dhënë vite më parë për hetuesit e Hagës. Dëshmia e tij është shumë e ngjashme me akuzat që janë në raportin e senatorit Dick Marty. Kishte folur për kidnapime, vrasje dhe dërgim të pengjeve në kampe të Shqipërisë. Gashi ka qenë i arrestuar dhe i mbajtur një kohë në kampin e Llapushnikut.

Megjithatë, Fahredin Gashi, i dënuar me 18 vjet burgim për vrasje të një fshatari nga Varigovci nën dyshimin se kishte bashkëpunuar me forcat serbe, ka fituar statusin e veteranit të UÇK-së. Emri i tij është i 437-ti në listën e veteranëve të Zonës Operative të Pashtrikut.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum