Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Avdi Ibrahimi,i paska shkue ne ndihme Adem Jasharit medet

 :: shoqeria

Aller en bas

Avdi Ibrahimi,i paska shkue ne ndihme Adem Jasharit medet Empty Avdi Ibrahimi,i paska shkue ne ndihme Adem Jasharit medet

Message  Perparimi Sam 24 Jan - 18:02

DO TË LUFTOJ DERI NË VDEKJE PËR BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE!
Shumë të pakt janë ata lexues qe nuk kanë dëgjuar për gazetarin,publicistin,shkrimtarin... Avdi Ibrahimin. Poashtu, shumë të pakt janë ata patriot te mos kenë dëgjuar për atdhetarin Avdi Ibrahimi, që vepruan ne ilegalitet te thellë,sepse ishte ndër të paret që nisi vallen e lirisë nga zgjedha serbo-çetnike, që shqiptareve i´a kishin zënë frymën.
Nuk ka ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-ËS), te mos kenë dëgjuar për këtë trim që luftoi tamam si Mic Sokoli,bashkë me Ruzhdi Saramatin dhe ushtarët tjerë trima nga të gjitha krahinat...
Siç shprehet vëllai im, Urani, që u plagos në një betejë, Avdiu na thoshte:
"Burra, këtu fjalët janë të tepërta, këtu folë pushka dhe pas meje..."!

Intervistë me Avdi Ibrahimin, zëvendëskomandant në Brigadën 128 të UÇK-së ZOP

Krismat e pushkës se Avdi Ibrahimit dhe ushtarëve të tjerë i kishin dëgjuar edhe "Tigrat" e Arkanit dhe langoi i tyre, Haxhi Zeza, qe është futur në kronologjinë e historisë shqiptare si tradhtar i kombit.
I´a kishte futur frikën në bark nëne dhe kishin ikur bashkë me mercenarët rusë në theqafje, që Haxhi ZEZA me gisht i´a tregonte rrugën kah të fusin bishtin ndër shalë.
Avdi Ibrahimi e kishte kuptuar herët se për KOMBIN TONË PO FRYEN VERIU I SERT DHE HANXHARI I HORDHIVE ÇETNIKE KISHTE PREKUR MISH E ASHT NE PALCËN E KOMBIT.
Gjate intervistës që e zhvilluam me tha: "Reshat,DO TË LUFTOJ DERI NË VDEKJE PËR BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE,NË FUND TË FUNDIT ËSHTË AMANET I DESHMORËVE TË KOMBIT. KËTE AMANET JA LE EDHE DY DJEMËVE TË MI,QË ISHIN ATY NË ODË BURRASH TË ULUR KEMBËKRYQ..."
Për heroizmin e Avdi Ibrahimit kanë shkruar edhe shume shkrimtar e patriotë. Vlen te përmendet atdhetari i shquar, SHABAN BRAHA. Me këtë patriot kam pasur rastin të takohem në kazermën ushtarake në Tiranë, me mikun Shani Shehu, Ahmet Bytyçi e Alfred Bajrami...
Unë, vjedhurazi i shikoja djemtë e tij burra, kishin sy skifteri që shikonin larg për te ardhmen e kombit.

Avdiu, është tepër i dëshpëruar me politikën aktuale!...

Shih për këtë, dikur kur nata mbulonte bjeshkët, Avdi Ibrahimi udhëtonte papushuar me kilometra të tërë për të vizituar shokët e ilegales për kryengritje të armatosur, qe binin kambanat e mortit për vendin tonë...
Kushtrimit të kapedan Adem Jasharit, Avdi Ibrahimi, i´u përgjigj pa hezitim, mori mauzerin krahut dhe ia dha malit, ndërkaq tani është i papune. Kjo kastë politike nuk ka fare ndërgjegje. ZOTIN DOREZAN!

Pyetje: Kush është Avdi Ibrahimi?

Avdi ( Beqir ) Ibrahimi, shqiptar, u lind më 12.10.1958 në fshatin Mushtisht komuna e Suharekës, Republika Shqiptare e Kosovës, tani me banim në Prizren,Rr.”Besim Shala”,pa nr,bir i punëtorit shqiptar Beqir (Selim) Ibrahimi dhe Xhevahire (Adem) Bytyçi po ashtu shqiptare. Trungu im familjar është me origjinë nga fshati Muzlak, fshat afër Kabashit të Prizrenit, para 100 vitesh familja ime është shpërngulur në Mushtisht të Suharekës ku nga mbiemri KABASHI tani kemi mbiemrin IBRAHIMI. Si njëri nga njëmbëdhjetë fëmijët jam rritur në kushte të vështira. Shkollën fillore e kam kryer në vendlindje, shkollën e mesme ekonomike në Prizren, shkollën e Lartë Ekonomike komerciale në Pejë. Që nga viti 1978 kam qenë pjesëmarrës dhe simpatizant i Lëvizjes Ilegale në Kosovë. Në vitin 1987 jam organizuar në Organizatën Ilegale “Komiteti Kombëtar Shqiptar i Bashkimit të Trojeve. Ky Komitet i fshehtë më vonë themelon, Lëvizjen Guerile “Shqipet e Lirisë”,ku Ruzhdi Saramati ka qenë kryetar i KKSHBSH dhe komandant i Guerilës, ndërsa Unë isha zëvendës. Kam qenë pjesëmarrës i orëve të para në Ushtrinë Çlirimtare. Në Brigadën 128 “Lidhja Shqiptare”, kam kryer detyrën ushtarake të Zëvendës Komandantit të Brigadës pranë Zonës Operative të Pashtrikut. Që nga viti 2003 jam anëtar i Lidhjes Shkrimtarëve në Kosovë. Pas përfundimit të luftës çlirimtare kam punuar në KEK Distrikti në Prizren me punë Drejtor Financiar i këtij Distrikti. Nga nëntori i vitit 2010 jam i papunë. Me bashkëshorten dhe katër fëmijë jetoj në Prizren. Kam botuar vazhdimisht poezi që nga viti 1989. Më 1994 botova librin e parë “Sfidë për Mëmëdhenë”,në vitin 1997, botova librin e dytë me poezi “Gjëmimi i Dardanisë”, në vitin 2000 botova librin e tretë novela “Kush e vrau Lajmëtarin”, Romani “Vrasje në tri kohë”,është vëllimi i katërt u botua në vitin 2005. Jam bashkautor i dy librave me poezi në Therandë, ish-Suhareke,gjithashtu jam bashkautor edhe i dy librave me poezi në Prizren. Kam të përgatitura edhe tri vepra një me poezi, një me publicistikë dhe një në valën e luftës për liri e bashkim kombëtar e kam afër përfundimit.

Jeta juaj ne ilegalitet

Masakra e bërë nga xhelati Spirrë Kapetani me të tjerë, u bë nga mesi i marsit të vitit 1913 në manastirin e Kabshit, aty u prenë me sakicë nëntë dhjetë burra shqiptar të Kabashit te arra dy degëshe në skajin verior të livadhit të Manastirit. U prenë burra nga familjet, Dakaj, Ahmetaj, Rexhaj, Kukaj, Balaj, Dullaj, Ukaj, Zekaj, Muqaj, Bobaj e të tjerë. Të gjithë të fisit Kabash.
Kasapët e tërbuar serbo-malazezë, nuk i kanë kursyer as gratë shqiptare, ata i vranë ose dogjën Dudijen e Isuf Ahmetajt, Hakën gruan e Muharrem Dakës, Kadën gruan e Ali Hajdin Memajt, Zylfijen gruan e kryeplakut të fshatit Kabash dhe nënën e Halit Jakup Dakajt. Bashkë më këto gra u masakruan më 1 prill 1913 në Ograjë dhe të përroi i Duhit në Kabash edhe njëzet e gjashtë burra nga familjet Muçaj, Rexhaj, Ahmetaj, Memaj, Ukaj, Bobaj, Kabashi.
Kur po kujtoj këto ngjarje i tërë trupi po më dridhet sikur fletët e plepit të egër kur i lëkund furtuna. Sa herë kisha dëgjuar gjyshin të fliste për këtë ngjarje i tërë trupi më merrte flakë. Sa herë kisha dëgjuar këngën për kaçakun Sali Shabani një shpresë më lindte se ka djem e burra shqiptaria. Vrasja nga ana e Sali Shabanit e Spirrë dhe Filë Dellocit aso kohe ishte organizuar në Mushtisht në familjen e kushëririt tim Jemin Abazit(Kabashit) Sa herë që shfletoja faqe nga historia një hakmarrje e pa parë po lindte në shpirtin tim kundër shkijëve… Kështu, ju bashkëngjita grupit ilegal të Ruzhdi Saramatit nga viti 1987 dhe nuk u zhgënjeva asnjëherë.

Formimi i Lëvizjes dhe veprimtaria e saj atdhetare

Kur një popull i robëruar e pa liri dhe të drejta kombëtare,madje edhe siç ishim të ndarë përgjysmë nga shteti ynë amë Shqipëria,duhej me doemos të bëhej një propagandë e fuqishme atdhetare për të depërtuar kjo frymë lirie në masat popullore për ta vetëdijesuar për gjendjen e rëndë që po jetonin shqiptarët nën okupatorët jugosllavë. Kjo frymë atdhedashurie duhej përhapur në të gjitha shtresat popullore shqiptarë,në mënyrë që ata të mos binin në defetizëm dhe letargji. Detyrë e njerëzve të vetëdijshëm,ishte që të veprohej në forma të ndryshme,për t´u treguar shqiptarëve të robëruar se liria nuk fitohet duke bërë sehire ( duke ndenjur, duar kryq,liria nuk dhurohet nga askush e aq më pak nga pushtuesit jugosllavë, por ajo fitohet me mundime, sakrifica, e duke dhënë edhe jetën për liri.

Dihej botërisht se Kosova dhe Viset e saj shqiptare ishin të shtypura,nga regjimi titisto-rankoviqist, mbi popull rëndonte një terror i madh, por nga përpjekjet e pareshtura të liridashësve,jepeshin shenja të qarta se ky popull nuk ishte gjunjëzuar.

Dokument:KOMITETI KOMBËTAR SHQIPËTAR PËR BASHKIMIN E TROJEVE:
SHTABI OPERATIVO-USHTARAK DHE POLITIK – BRIGADA 28 SULMUESE

Komiteti Kombëtar me datën 28.11.1987 e mbajti mbledhjen e vetë në rrethana ilegaliteti të thellë dhe shqyrtoi situatën momentale në vend vise tjera që i përkasin Kosovës-Shqipërisë, në bazë të situatës aktuale në trojet tona vendosi dhe mori vendim të prerë!...
Ky vendim u mor në emër të këshillit drejtues i cili kryesohej nga Kryetari Ruzhdi Saramati, që kishte pseudonimin,”Zefi’’.
Vendimi u miratua nga të gjithë të pranishmit ilegal që merrnin pjesë në këtë mbledhje.

Këshilli vendosi :
1. Formimin e shtabit Operativo-Ushtarak dhe Politik.
2. Nga shtabi Operativo-Ushtarak të formohet Brigada 28 Sulmuese, e cila do të bënte mobilizimin e të gjithë patriotëve shqiptarë në tërë hapësirën shqiptare, dhe të formonte formacionet Luftarake-Ushtarake në tërë trojet e okupuara shqiptare dhe të bëjë çlirimin dhe bashkimin e këtyre trojeve në shtetin amë Shqipërinë.
3. Kjo datë të jetë edhe simbol për emrin e Brigadës që mori Brigada 28 Sulmuese Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe kështu u bë edhe formimi i Brigadës më 28.11.1987 në Nashec në odën e Misin Latif Krasniqit.
4. Ky vendim hyri në fuqi në këtë datë dhe u ngarkua Brigada në detyra ushtarake. U ndanë detyrat e veçanta për të gjithë komandantët e njësive Guerile të cilat ishin të formuara më pare në rajone e territore të shumta të Kosovës e më gjerë.

Organika e Brigadës radhitej në këtë mënyrë për kohën e atëhershme momentale:Organika e Brigadës 28 Sulmuese: ( Po japim disa nga emrat, kërkojmë falje atyre që nuk u është paraqitur emir në këtë intervistë.)
1. Komandant Brigade – Ruzhdi Saramati /ZEFI/
2. Zv. kom. Brigade - Faredin Shala /PROFI/
3. Shef i Shtabit - Sali Saramati /LISI/
4. Shef i Personelit dhe Informimit - Avdi Ibrahimi /ARBEN SHPATI/

Njësiti i drejtuar nga vet Komandanti Ruzhdi Saramati /ZEFI/ ishte njësiti /GURI KUÇ/. Njësitet dhe Komandantët e Njësive në kuadër të Komitetit dhe të Brigadës:
1. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 001. – Sali Saramati – Grykë Lumë.
2. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 002. – Besim Ndrecaj – Suharekë
3. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 003. – Alush Kryeziu – Prizren
5. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 005. – Hysen Ngucati – Polac - Skënderaj
7. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 007. – Ilaz Durguti Rezallë – Skënderaj
8. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 008. – Sanije Geci – Llaushë – Skënderaj
14. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 014. – Jetë Hasani – Godanc – Shtime
15. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 015. – Miradin Badalli – Zhur – Prizren
16. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 016. – Gani Saramati – Prizren
38. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 038. –Xhemal Fetahu – Raushiq – Pejë
46. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 046. – Xhemali Berisha – Dushanovë – Prizren
55. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 055. – Rrahman Llugagjiu – Vraniq – Therandë, ish-Suharekë.
56. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 056. – Resmie Badallaj – Zhur – Prizren (Motra e autorit)
57. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 057. - Zulfie Bilalli – Gjinocë – Therandë, ish-Suharekë
58. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 058. – Shqipe Telaku – Prizren
59. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 059. – Hamide Buçaj – Lladrovc – Malishevë
60. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 060. - Kadishe Avdiu – Shkup – Maqedoni
61. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 061. – Sevdie Bojaxhiu – Pllavë – Sharr

Të gjithë të lartshënuarit pasi kanë pranuar të jenë të organizuar në kuadër të Brigadës 28-të “LIDHJA SHQIPTARE”,kanë dhënë edhe betimin: Betohem se do të luftoi për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë,bashkimin dhe zhvillimin e tyre,do te jem përherë vigjilent,guximtar dhe i disiplinuar ,i gatshëm në çdo kohë,pa kursyer as jetën,të luftoj për t´i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut.
Nëse shkel këtë betim,le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!

SQARIM
Prof. Selajdin Braha ishte komisar politik në kuadër të komandës së Brigadës 28 Sulmuese.

Në këtë rast menjëherë të gjithë Komandantët u ngarkuan me detyra të veçanta sipas terrenit dhe mundësive poseduese, mendore dhe fiziko taktike.
Komandant i përgjithshëm u zgjodh Ruzhdi Saramati ,,ZEFI’’, në vitin 1993, veprimet ishin të pjesshme, në vitin 1993 u formua ,,Lëvizja Guerile Shqipet e Lirisë’’, kështu të gjitha njësitet e ndërruan shifrën dhe u quajtën Njësit Guerile ,,Shqipet e Lirisë’’, vetëm kjo shtesë ju shtua, në vitin 1993 Brigada 28. Sulmuese i hodhi pjesëtarët e vet në Shqipëri për t´u ushtruar ushtarakisht për luftë guerile, të armatosur dhe deri në vitin 1996 arriti të bëjë përgatitjen e qindra luftëtarëve të lirisë dhe i dërgoi në Kosovë të aftësuar për luftë me forcat serbe-jugosllave, kështu kur lufta mori një karakter të vërtetë luftarak dhe doli në skenë UÇK-ja këto njësite ishin të gatshme të marrin përgjegjësit e veta që ishin të ngarkuara nga komanda e Brigadës 28. Sulmuese dhe filluan aksionet të armatosura kundër forcave të policisë dhe ushtrisë jugosllave dhe kur komandanti ishte i rrethuar në Prekazin heroik njësitet Guerile të Brigadës 28 i erdhën në ndihmë duke i bashkuar pushkët e tyre në pushkët e Adem,Hamëz dhe Shaban Jashari.

Në mes të vitit 1999 Brigada 28 pagëzohet me emrin “Brigada 128 Sulmuese”, nga SH.P. i UÇK-së, merr detyrën në terrenin e caktuar në Grykën e Lumës duke bërë përherë detyrën e saj të ngarkuar nga ky shtab i UÇK-së.
Bënë mobilizimin e përgjithshëm në mars të vitit 1999.
-E organizuar, kryen sulmin vendimtar dhe përfundimtar mbi forcat ushtarake serbe në operacionin “Shigjeta”, në Pashtrik ku në betejat e një pas njëshme arrin të liroj 20 km territor në pjesën e Hasit në Pashtrik nga Pogajt e Hasit e deri në Mazrekë të Hasit, duke lënë me qindra ushtarë të vrarë dhe të plagosur serb, por edhe në radhët e veta pati 23 ushtarë e oficerë të vrarë dhe disa të plagosur.

Kjo biografi është shumë e saktë dhe me përgjegjësi, e nënshkruan Komandanti i kësaj brigade së UÇK-së, Ruzhdi Saramati.

Gjatë veprimtarisë ilegale në kudër të Organizatës “Bashkimi i Trojeve Etnike”, në kuadër të kësaj Organizate ishte edhe grupi i femrave siç ishin Merita Mazreku,Hana Rashkaj, Rrushe Gashi, Shpresa Shehu, Baftije Gutaj Resmije Badallaj bashkëshortja e dëshmorit Mehë Uka dhe disa të tjera, qysh nga viti 1991 së bashku me Ruzhdi Saramatin dhe Riza Vatën kontaktuam me Shaban Brahën dhe morëm udhëzime për veprimtarin ilegale, nga ku mësova shumë gjëra të çmuara dhe më vlerë gjatë veprimtarisë atdhetare dhe luftës çlirimtare, por edhe sot nga ky mësues e luftëtar i çështjes shqiptare, nga ky Promete, mëson njeriu vazhdimisht gjëra të vlershme dhe të çmuara, merr ndjenjën e atdhedashurisë dhe ideve të mëdha drejt bashkimit të atdheut në të ardhmen. Pastaj, nëpërmjet Azem Sylës (LPK), jam njohur me atdhetarin dhe patriotin e madh të çështjes kombëtare Ali Aliun (Kelmendi) nga Presheva i cili së bashku me Kadri Halimin të cilët kishin përjetuar kalvarin e Goli Otokut, në vitet 1952-54, ndërsa në vitin 1960 themelojnë Lëvizjen atdhetare e anti-pushtuese jugosllavo-serbe “Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare nën Jugosllavi me Shqipërinë.”
Ku shtëpia e Babë Beqirit në Therandë, ish-Suharekë që nga viti 1987 ishte bërë bazë e shumë atdhetarëve që vepronin kundër robërisë shqiptare. Disa herë kanë qenë tek Unë, Ruzhdi Saramati me shokët, Riza Vata, Xhevat Kabashi, Salaudin Braha, Sadik Halitja, Ibrahim Shala, prof Bajram Kurti, tani ndjerë Azem Syla e njëri nga ata ka qenë edhe Ahmet Haxhiu tani i ndjerë, Ali Aliu, Ali e Rexhë Mema tani të ndjerë, Zeqir Gërvalla, Qerim Pllana, Begzat Baliu, Mentor Kaçi, Fatos Aliu, Hazir e Naim Shala, Afrim Morina, Prof. Mr.Halil Alidemaj, Bashkim Hoxha, Idriz Qeriqi, Ramiz Qeriqi, Bajram Bekteshi dhe shumë të tjer që u kërkoj falje që nuk ua përmenda emrat.

Ku unë me familje u përkushtuam tërësisht në valën e luftës për liri dhe bashkim kombëtar. Nuk mund në këtë intervistë të mos i përmend dy komandantë të Njësiteve Guerile që vepronin në kuadër të Lëvizjes sonë Guerile:

Alush Nezir Kryeziu, dëshmor i kombit shqiptar, u lind më 19.10.1959 në fshatin Pagarushë komuna e Malishevës, në shërbim të UÇK-së në brigadën 28 -128; është kyçur nga data, 30.12.1991; më 19. 04. 1992, në krye të detyrës nga pritat e patrullës serbe në Prizren në lagjen “Ortakoll” bie heroikisht duke e paguar veten.
Komandanti i njësitit gueril ”Zjarri 003” Alush Kryeziu. Kjo rrugë organizative e qëndresës aktive pa dyshim se ishte e vështirë dhe duheshin sakrifica të mëdha, porse nuk kishte se si bëhej ndryshe: Liria pa gjak nuk fitohej.
Këtë kushtrim e kishte dhënë pushka e lirisë së Tahir e Nebih Mehës, nga Prekazi i përflakur, nga ku kombit shqiptar i bëhej e ditur se me jugosllavo-Serbinë nuk ka zgjidhje tjetër përpos luftës çlirimtare. Kjo tashmë ishte bërë moto për Alushin dhe shokët e tij që po vepronin në këtë drejtim.

Besim Adem Ndrecaj, dëshmor i kombit shqiptar u lind më 10.10.1956 në fshatin Maqitevë të komunës së Therandës, në shërbim të UÇK-së ka qenë nga data, 30.12.1991 në Brigadën 28 – 128 të UÇk-së; bie heroikisht në altarin e lirisë më datë 03.05.1995 në Malsi të Re. Komandanti i njësitit gueril “Zjarri 002” Besim Ndreca, duke mos pranuar dorëzimin e armës, në vendin e tij të punës në Shirok, komandantit të milicisë serbe famëkeqit Dragan Shoshkiq, Besimi i bie plumb ballit duke i thënë se vetëm kështu shqiptari e dorëzon armën o biri shkinës, më pastaj epilogu i kësaj ngjarje rezulton me vrasjen e dy oficereve e disa ushtarëve ushtarako-policor në Malësi të Re, kështu duke paguar veten shumëfish me armë në dorë si kushtrimtar i lirisë!


-Kur jeni kyçur ne UCK?

Në këtë pyetje në vend të fjalëve po ju jap dokumentin faktik të kyçjes sime në shërbim të UÇK-së shkruan data 30.12.1991.- 19.09.1999. Me përjashtim të një gabimi në dokument ku shkruan shef i - S1,është gabim me që funksioni im në këtë shërbim ka qenë Z.kom i brig.128 të UÇK-së





- Ju keni luftuar në Zonën e Pahtrikut apo...?

Po.
Përpjekjet çlirimtare te një grupi shokësh nga Komiteti Kombëtar Shqiptar Për Bashkimin e Trojeve Shqiptare, të cilët kishin bashkuar idealet e larta patriotike e njerëzore për ta luftuar pushtuesin serbo-jugosllav që mbanin të pushtuara tokat shqiptare, arriti qëllimin, më 28 nëntor 1987 në fshatin Nashec të Prizrenit në vatrën bujare të një atdhetari, vendosi formimin e Shtabit politiko-ushtarak me ç’rast u formua brigada – 28-të. Kjo date do të jetë simbol i mëvonshëm Brigadas 128- të Ushreisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut.


Komandanti i Brigadës 128 Ruzhdi Saramati dhe Zëvëndës Komandanti Avdi Ibrahimi gjatë luftimeve frontale në Gorozhup 25 Maj 1999.

Brigada 28 - 128 e Zonës Operative të Pashtrikut më 24 maj 1999, me urdhër të SHP të UÇK-së, të Drejtorisë Politike të UÇK-së Hashim Thaçi dhe Ministrit të Mbrojtjes Azem Sylën, në kuadër të operacionit "SHIGJETA", në Gorozhup e Pashtrik të Hasit theu kufirin shqiptaro - shqiptar duke sulmuar forcat pushtuese serbo – malazeze dhe, mercenare ruse.
Në këto beteja të zhvilluara në Pashtrik, Brigada 128 si pjesë e këtij operacioni, ia doli me sukses, që pas një lufte heroike ta thyejë përfundimisht kufirin dhe okupatorit serb t’i shkaktojë dëme të konsiderueshme në njerëz e teknikë ushtarake.

Ja çka shkruante me 26 maj të vitit 1999, për këtë ditë luftimi komunikata e Sh.P. të UÇK-së:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Shtabi i Përgjithshëm

Komunikatë operative nr. 79
e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Prishtinë, 26 maj (Kosovapress)

“…Operacioni sulmues "Shigjeta" filloi sot, me 26 maj 1999, në ora 04.00 dhe po zhvillohet me sukses. Deri në orët e mesditës së ditës së sotme forcat e Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës kanë
marrë nën kontroll malin Pashtrik dhe pjerrësitë veriore të tij, fshatin Milaj, kanë asgjësuar disa posta kufitare dhe po vazhdojnë luftimet për pastrimin e gjithë brezit kufitar me Shqipërinë, duke mërsyer gjithnjë e më në thellësi të territorit të
Kosovës. Si rrjedhojë e luftimeve të deritashme, armikut i janë vrarë 20 ushtarë dhe i janë kapur rob dy të tjerë, përveç teknikë dhe armatim të shumtë të dalë jashtë luftimit.
Nga forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka një të vrarë dhe dy të plagosur. Operacioni vazhdon.”
SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM
AGIM ÇEKU


Zëvendës Komandanti i brigadës 128 të UÇK-së Avdi Ibrahimi me bashkëluftëtar-e 26 Maj 1999 në Gorozhup

Para syve na shfaqet heroizmi i guerilasve tanë, Alush Kryeziu e Besim Ndrecaj, beteja e Pashtrikut e përplot beteja gjithandej Kosovës, që shembën Jugosllavinë e tretë të ashtuquajturën Serbi.
-Dëshmorët e kombit e në këtë rast 15 dëshmorët e betejave të Pashtrikut u flijuan që shqiptarët të mos kenë më halle e plagë, që askush të mos jetoj me ethet e frikës e me të burgosur politik, ata lanë një amanet: S’ka më të shtrenjtë se liria dhe bashkimi i tokave shqiptare në Shqipërinë Natyrale. Ata dëshmorët e kombit ngjallën në çdo stinë të vitit. Ata, janë këtu në atdhe me flakadanët e lirisë ndër duar.

Rëndësia e planit operativ “SHIGJETA”të hartuar nga Q.P.K. dhe SH.P. i UÇK-së,e cila është realizuar me sukses dhe vulosi fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në fushëbetejat e këtij operacioni nga brigada 28 – 128 “Lidhja Shqiptare” e cila operoi me 4 batalione luftarake, dhe 1 bateri të artilerisë e komanduar nga Komandanti, Ruzhdi Saramati.

- A mund t´ na përshkruani luftën?

Po. Më 24 Maj të vitit 1999 Shtabi i brigadës 128 caktoi drejtimet e sulmit në kuadër të operacionit “Shigjeta”, në Pashtrik. Forcat ushtarake dhe paramilitare serbe porsa hetuan që trupat tona kaluan në sulm, hapen zjarr të dendur me tërë arsenalin ushtarak që posedonin, artileria e rëndë dhe mitralozat villnin nga tytat e tyre zjarr e hekur për ta ndalur sulmin tonë, me gjithë rezistencën që bënte armiku, ai detyrohej t’i lëshoj pozicionet dhe të marrë tatëpjetën brigjeve dhe pyjeve në drejtim të fshatrave të Pashtrikut.
Në pozicionet e tyre lan mjaft të vrarë e të plagosur. Nga 26 maji deri me 13 qershor ranë në altarin e lirisë 15 dëshmor këta luftëtarët trima të lirisë emrin e tyre e lanë të shkruar, në “Fenikset e Lirisë”, por edhe në mendjet dhe në zemrat e një kombi të tërë.
Për çka edhe historikisht është vërtetuar se dëshmorët janë margaritar dhe krenaria e kombit. Beteja e Gorozhupit-Pashtrikut, do të mbahet mend dhe mbetet në faqet më të ndritura të historisë për faktin se është thyer miti i pathyeshmërisë së kufirit shqiptaro-shqiptar.

Më kujtohen betejat e ashpra ku gjithçka rreth e rrotull skuqej nga flakët e armëve të lloj-llojshme, zjarri i bombave, predhave e gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe të plagosurve nga radhët tona.
Ata që njihnin artin e luftës, ajo ishte e vështirë sidomos për ne që luftonim në terren gati të zhveshur të Hasit, kjo vështirësi kërkonte heroizëm, durimin e urisë, lodhjen, etjen.
Aty nga mesdita Aeroplan “Mig – 21”, të armikut, bombarduan caqet tona, atë ditë të 31 majit.
Mes këtyre gjëmimeve bombarduese qëndronte e s’tundej nga llogoret, brigade 128.
Qielli ishte me re, frynte një erë e lehtë, toka përvëlonte nga zjarri i luftës. Artileria serbe hapi zjarre të forta, sulmi me tanke, me “huavica” 32 tytëshe, topa e minahedhës goditnin pa ndalur pozicionet tona.
Luftëtrët e lirisë, vërsuleshin të tërbuar drejt llogoreve të armikut, hidhnin granata, qëllonin me kundërtanke, topa pa dridhje e minahedhës të artiljerëve tanë të komanduar nga komandanti Sali Saramati. Beteja ishte tepër e ashpër e pabarabartë si në numër të forcave ushtarake e poashtu edhe të teknikës luftarake. Ushtria serbe, kishte aktivizuar forca të mëdha ushtarake, të ndihmuar nga paramilitarë e mercenarë rusë, grekë, bullgarë, dhe nga vende tjera të botës dhe posedonte teknikë moderne luftarake.
Forcat tona të UÇK-së ishim të pakt në numër dhe posedonim teknik luftarake të këmbësorisë. Rrebeshit të armikut luftëtarët e brigadës iu përgjigjen me luftë të vendosur. Fusha e betejës u shndërrua në erë baroti e djegie.

- Ju keni qenë te rrezikuar nga krimineli ARKAN, çka dinte ky për Ju?

Jo, nuk kam qen vetëm Unë i rrezikuar, por ka qenë mbarë populli shqiptar dhe popujt tjerë që u ngritën në luftë për liri dhe të drejta kombëtare.

- Qeni i keq ta sjellë ujkun ne torishtë, cili qen ishte ai që e solli Arkanin?

Arkanin natyrisht që e kanë stërvitur Forcat Ushtarake Serbe dhe e kanë bekuar për t´i shfarosur popujt jo serb, e në veçanti boshnjakët dhe shqiptarët, Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave Serbe. Natyrisht, që kemi qenë të rrezikuar edhe nga shqipfolësit të cilët u vunë në shërbim të politikës serbe për shfarosjen e shqiptarëve.

- HAXHI KUÇI?!

Nuk kam pasur rast ta shohë apo ta kem parë ndonjëherë Haxhi Kuçin me Arkanin, sikur t´i kisha parë, zor se do të mund të kalonin pa therë në këmbë nga ana ime. Por, Haxhiu vetë ka shkruar me dorën e vetë dhe e ka publikuar në portalin e tij informative “Diskutime antishqiptare”, se e ka vozitur Arkanin me makinën e tij , kur ka punuar si taksist.


- A jeni te sigurt dhe a keni dëshmi?

Dëshmi për bashkëpunim të Haxhiut dhe 5 akademiket serbë ka dhënë vetë Haxhiu, ku ai vetë ka shkruar në portalin e tij antishqiptar. Atë që dëshmon ai vetë nuk kanë pse e dëshmojnë të tjerët.

- Haxhi Kuci, e ka shetitur dhe shoqëruar kriminelin Arkan në shumë fshatra të Therandës, ish-Suharekës dhe të Kosovës, a dini Ju, pikërisht në cilat fshatra?

Haxhiu vetë ka shkruar se e ka vozitur për në Mushtisht dhe Gjilan. Por, kur ne ia publikojmë atë që ai vetë ka shkruar e thënë menjëherë kërcen si zorra në prush dhe priti pastaj fyerjet ofendimet shpifjet ndaj autorit që publikon mesazhet e Haxhiut.

- A ka ndodhur vrasje ne ato fshatra vrasje?

Po, në komunën e Therandës, ish-Suharekës dihet botërisht masakra e familjeve Berisha dhe familjeve tjera të këtyre anëve, dhe në fshatrat e kësaj komune ka pasur, vrasje, plaçkitje, kallje të shtëpive dhe dëbime masive nga këto troje nga ana e serbëve pushtues.
-Por nga fillimi i hapur i luftës së UÇK-së me 20 janar 1997 dhe deri në mbarim të luftës më 20 qershor 1999, unë personalisht asnjëherë se kam parë e as nuk e kam takuar Haxhiun dhe as që jam interesuar fare për të.

-Ky spiun edhe pesë gjakësor kriminel serbë i ka sjellë në Kosovë, Cila është e vërteta?

Ai vetë shkruan se, i ka vozitur 5 akademikët serbë dhe ka biseduar me ta, të cilët e kanë lavdëruar Haxhiun; se, i vetmi shqiptar i “mirë” është ky njeri. Kuptohet, kur të lavdëron armiku në kohë lufte se kush në të vërtet është ky palaço. Po të lexosh në google mund d t´i lexosh të gjitha këto idiotizma të Haxhiut.

- Arkani, e dërgoi zagarin Haxhi Kuçin te Fatmir Limaj, por kur e kuptoi ky se e pret plumbi në lule të ballit iku, Cila është e vërteta?

Të thashë pak më lart se nuk kam pasur rast të takohem asnjëherë gjatë luftës çlirimtare me Haxhiun dhe as nuk e kam idenë se nga ka shkuar e shëtitur ky njeri. Deri në vitin 2008 unë nuk kam ditur asgjë për Haxhiun dhe as nuk jam interesuar se ku ndodhet. Gjatë gjithë këtyre viteve ai në portale, forume në komente nëpër gazeta të ndryshme ditore e ka apostrofuar emrin tim me lloj-lloj pseudonimesh, deri kur shoku im Begzati më dërgoi në postën time elektronike një mesazh të Haxhiut, ku ai pyet Begzatin a e din se Avdiu ka qenë “spiun” se, kështu kinse i paska thënë Fatmir Limaj, që në kohë lufte as edhe njëherë nuk jam takuar me Fatmirin, përpos kur kam qenë në Cahan dhe atë për marrjen e udhëzimeve për Operacionin, ”Shigjeta” në Pashtrik, dhe atëherë kam qenë me Ruzhdiun dhe Agron Axhamin oficer i U.Sh. që në brigadën 128 e kemi pasur Shef të Ndërlidhjes. Mbas vitit 2008 kam bërë një Reagim leter të hapur kundër Haxhiut të cilën e ka botuar, ”Zemra Shqiptare”, dhe disa portale e gazeta ditore aso kohe. Ku kam njoftuar opininion mbarshqiptar se gjithçka ka thënë e ka shkruar në shkarravinat e tij letranxirëse janë rrena dhe shpifje nga ana e shpifarakut dhe rrencit Haxhi Kuçi.

- Krimineli Arkan, iku bashkë me spiunin e kombit, HAXHI KUÇI, por ky langua akoma vajton me lot krokodili për Arkanin dhe kërkon të gjithë shqiptarët t´i fus në një gropë t´i vras, kërkon vrasjen e të gjithë komandantet dhe ushtareve të UCK-ës dhe se, komb shqiptar nuk ka -thotë ky spiun.

Përse?

Pikërisht, kur kam lexuar gjëra të tilla të shkruar nga ana e Haxhiut, i jam kundërvu publikisht me anë të shkrimeve të mia që nuk janë të pakta. Kjo tregon më së miri që unë nuk kam asgjë personale kundër Haxhiut. Për këtë e kam demaskuar vazhdimisht dhe jam bindur se ky njeri ja kalon edhe planeve serbe që kanë ndërtuar në kuzhinat e tyre në Beograd, Moskë, Podgoricë, Athinë dhe Maqedoni.
-Këta shfarosës të shqiptarisë kanë planifikuar projekte të pjesshme për zhdukjen në vazhdimësi të shqiptarëve. Kurse, Haxhiut nuk iu ka dukur kjo e mjaftueshme ai ka kërkuar që gjithë shqiptarët me i grumbulluar përnjëherësh dhe për së gjalli me i varrosë në një grope, bile shqiptarëve ky antishqiptar ua shanë nënat me të gjallë e të vdekur. Ky mbase është provokim, racizëm dhe ofendim shumë i rëndë dhe i patolerueshëm.

- Ky spiun serb gënjen se ju njeh Juve dhe ju ka pasur shok. Cila është e vërteta?

Ky më ka njohur mua si qytetar i Therandës, ish- Suharekës, ku unë aty kam jetuar deri në vitin 1985 - 2000, ashtu siç e kam njohur Unë, si qytetaret tjerë të Therandës edhe Haxhiun. Por, “shokë” kurrë në asnjë mënyrë se kam pasur. Po ta kisha pasur “shok”, mbase do ta kisha edhe tani, siç ju kam pasur juve shok i nderuari Reshat Badallaj qysh moti dhe ju kam edhe tani se kemi ideale të përbashkëta kombëtare shqiptare.

- Ju keni ngritur padi penale kundër këtij këlyshi serb, ku dhe për çka?









Në këtë pytje përsëri nuk dua të flasë, me që fletë vetë dokumenti ku unë Haxhiut i kam bërë kallëzim penal për shpifje…

- A LEXUAT këtyre ditëve se me në fund edhe shërbimi sekret serb, UDBA serbo-çetnike, publikoi emrin e ZAGARIT HAXHI KUCI, si spiunin me besnik të tyre (google-noa.al)?

Jo, nuk kam lexuar, faleminderit që më njoftove, natyrisht se do ta lexoj.

- Përse në Therandë, ish- Suharekë dhe në fshatrat përreth, ky zagar njihet si; Haxhi spiuni, Arkani, hajni, Lata, KUÇKA, llotoja serbe, zeza,,,?

Kuptohet, për arsye se, nuk ka lënë njeri pa marrë nëpër gojë, duke shpifur lloj-lloj te zeza për njerëzit vetëm pse kanë dëshmuar për atdhetarizëm.

-Ky kokëshkretë ka menduar se gjithë bota “sillet”, rreth tij, prandaj shpif, nxit, ofendon të gjithë ata njerëz që nuk janë në një mendje me këtë kokë shkretë., kujtoj me këtë rast kur; -urtia popullore thotë: ”obobo çka i bëri vetës!...”

- Çka dini me shumë për Haxhi KUÇIN?

Jam bindur se njeri ma të djallosur nuk mund ta gjesh as tek tragjeditë e Shekspirit. Siç është tek ”Othello”, Jagua dhe Memfistofeli i Gëtes. Njikohësisht, jam bindur se është i shitur tek të huajt, përderisa provokon e ofendon gjithçka shqiptare, dhe tjetërsimi i tij në ashkali tregon më së miri se kush është Haxhi Kuçi.

- A keni diçka për të shtuar?

Falemnderit, për intervistën që bëtë me mua, njëkohësisht shpresoj se kam dhënë gjëra mjaft me rëndësi për opininonin dhe lexuesit tanë të vëmendshëm. Uroj që, e ardhmja mbar shqiptare të jetë më e lumtur duke u bashkuar në një shtet të vetëm të gjitha Trojet Shqiptare, të quajtur,SHQIPËRI NATYRALE.
Faleminderit!
-Ju lutem...
Ne foto:Ruzhdi Saramati e Avdi Ibrahimi,
Reshat Badallaj,Avdi Ibrahimi dhe Mitat Badallaj (vellau) DHE Avdiu dhe Reshati.



http://diplomacia.dk/lajme/lajme/2318/do-t-luftoj-deri-n-vdekje-p-r-bashkimin-e-trojeve-shqiptare.html

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Avdi Ibrahimi,i paska shkue ne ndihme Adem Jasharit medet Empty Re: Avdi Ibrahimi,i paska shkue ne ndihme Adem Jasharit medet

Message  Perparimi Lun 8 Juin - 4:41

Për heroizmin e Avdi Ibrahimit kanë shkruar edhe shume shkrimtar e patriotë. Vlen te përmendet atdhetari i shquar, SHABAN BRAHA. Me këtë patriot kam pasur rastin të takohem në kazermën ushtarake në Tiranë, me mikun Shani Shehu, Ahmet Bytyçi e Alfred Bajrami... 
Unë, vjedhurazi i shikoja djemtë e tij burra, kishin sy skifteri që shikonin larg për te ardhmen e kombit. 

Avdiu, është tepër i dëshpëruar me politikën aktuale!..


Kushtrimit të kapedan Adem Jasharit, Avdi Ibrahimii´u përgjigj pa hezitim, mori mauzerin krahut dhe ia dha malit, ndërkaq tani është ipapune. Kjo kastë politike nuk ka fare ndërgjegje. ZOTIN DOREZAN! 

Që nga viti 1978 kam qenë pjesëmarrës dhe simpatizant i Lëvizjes Ilegale në Kosovë. Në vitin 1987 jam organizuar në Organizatën Ilegale “Komiteti Kombëtar Shqiptar i Bashkimit të Trojeve.



Nga nëntori i vitit 2010 jami papunë. Me bashkëshorten dhe katër fëmijë jetoj në Prizren.



 Kështu, ju bashkëngjita grupit ilegal të Ruzhdi Saramatit nga viti 1987 dhe nuk u zhgënjeva asnjëherë. 



Kur një popull i robëruar e pa liri dhe të drejta kombëtare,

,duhej me doemos të bëhej një propagandë e fuqishme atdhetare për të depërtuar kjo frymë lirie në masat popullore për ta vetëdijesuar për gjendjen e rëndë që po jetonin shqiptarët nën okupatorët jugosllavë. 

se liria nuk fitohet duke bërë sehire ( duke ndenjur, duar kryq



Komiteti Kombëtar me datën 28.11.1987 e mbajti mbledhjen e vetë në rrethana ilegaliteti

Kryetari Ruzhdi Saramati, që kishte pseudonimin,”Zefi’’. 

formimii Brigadës më 28.11.1987 në Nashec në odën e Misin Latif K


rasniqit.

1. Komandant Brigade – Ruzhdi Saramati /ZEFI/ 
2. Zv. kom. Brigade - Faredin Shala /PROFI/ 
3. Shef i Shtabit - Sali Saramati /LISI/ 
4. Shef i Personelit dhe Informimit - Avdi Ibrahimi /ARBEN SHPATI/ 


1. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 001. – Sali Saramati – Grykë Lumë. 
2. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 002. – Besim Ndrecaj – Suharekë 
3. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 003. – Alush Kryeziu – Prizren 
5. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 005. – Hysen Ngucati – Polac - Skënderaj 
7. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 007. – Ilaz Durguti Rezallë – 



Skënderaj 
8. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 008. – Sanije Geci – Llaushë – Skënderaj 
14. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 014. – Jetë Hasani – Godanc – Shtime 
15. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 015. – Miradin Badalli – Zhur – Prizren 
16. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 016. – Gani Saramati – Prizren 
38. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 038. –Xhemal Fetahu – Raushiq – Pejë 
46. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 046. – Xhemali Berisha – Dushanovë – Prizren 
55. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 055. – Rrahman Llugagjiu – Vraniq – Therandë, ish-Suharekë. 
56. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 056. – Resmie Badallaj – Zhur – Prizren (Motra e autorit) 
57. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 057. - Zulfie Bilalli – Gjinocë – Therandë, ish-Suharekë 
58. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 058. – Shqipe Telaku – Prizren 
59. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 059. – Hamide Buçaj – Lladrovc – Malishevë 
60. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 060. - Kadishe Avdiu – Shkup – Maqedoni 
61. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 061. – Sevdie Bojaxhiu – Pllavë – Sharr 



doli në skenë UÇK-ja këto njësite ishin të gatshme të marrin përgjegjësit e veta që ishin të ngarkuara nga komanda e Brigadës 28. Sulmuese dhe filluan aksionet të armatosura kundër forcave të policisë dhe ushtrisë jugosllave dhe kur komandanti ishte i rrethuar në Prekazin heroik njësitet Guerile të Brigadës 28 i erdhën në ndihmë duke ibashkuar pushkët e tyre në pushkët e Adem,Hamëz dhe Shaban Jashari. 



Në mes të vitit 1999 Brigada 28 pagëzohet me emrin “Brigada 128 Sulmuese”, nga SH.P. i UÇK-së, merr detyrën në terrenin e caktuar në Grykën e Lumës duke bërë përherë detyrën e saj të ngarkuar nga ky shtab i UÇK-së. 
Bënë mobilizimin e përgjithshëm në mars të vitit 1999. 



grupi i femrave siç ishin Merita Mazreku,Hana Rashkaj, Rrushe Gashi, Shpresa Shehu, Baftije Gutaj Resmije Badallaj bashkëshortja e dëshmorit Mehë Uka dhe disa të tjera, qysh nga viti 1991 së bashku me Ruzhdi Saramatin dhe Riza Vatën kontaktuam me Shaban Brahën dhe morëm udhëzime për veprimtarin ilegale

...........................................................
Pastaj, nëpërmjet Azem Sylës (LPK), jam njohur me atdhetarin dhe patriotin e madh të çështjes kombëtare Ali Aliun (Kelmendi) nga Presheva i cili së bashku me Kadri Halimin të cilët kishin përjetuar kalvarin e Goli Otokut, në vitet 1952-54,



Disa herë kanë qenë tek Unë, Ruzhdi Saramati me shokët, Riza Vata, Xhevat Kabashi, Salaudin Braha, Sadik Halitja, Ibrahim Shala, prof Bajram Kurti, tani ndjerë Azem Syla e njëri nga ata ka qenë edhe Ahmet Haxhiu tani i ndjerë, Ali Aliu, Ali e Rexhë Mema tani të ndjerë, Zeqir Gërvalla, Qerim Pllana, Begzat Baliu, Mentor Kaçi, Fatos Aliu, Hazir e Naim Shala, Afrim Morina, Prof. Mr.Halil Alidemaj, Bashkim Hoxha, Idriz Qeriqi, Ramiz Qeriqi, Bajram Bekteshi dhe shumë të tjer që u kërkoj falje që nuk ua përmenda emrat. 



lush Nezir Kryeziu, dëshmor i kombit shqiptar, u lind më 19.10.1959 në fshatin Pagarushë komuna e Malishevës, në shërbim të UÇK-së në brigadën 28 -128; është kyçur nga data, 30.12.1991; më 19. 04. 1992, në krye të detyrës nga pritat e patrullës serbe në Prizren në lagjen “Ortakoll” bie heroikisht duke e paguar veten.



Këtë kushtrim e kishte dhënë pushka e lirisë së Tahir e Nebih Mehës, nga Prekazi

Besim Adem Ndrecaj, dëshmor i kombit shqiptar u lind më 10.10.1956 në fshatin Maqitevë të komunës së Therandës, në shërbim të UÇK-së ka qenë nga data, 30.12.1991 në Brigadën 28 – 128 të UÇk-së; bie heroikisht në altarin e lirisë më datë 03.05.1995 në Malsi të Re. Komandanti i njësitit gueril “Zjarri 002” Besim Ndreca, duke mos pranuar dorëzimin e armës, në vendin e tij të punës në Shirok, komandantit të milicisë serbe famëkeqit Dragan Shoshkiq

në shërbim të UÇK-së shkruan data 30.12.1991.- 19.09.1999.

kam qenë Z.kom i brig.128 të UÇK-së .

Brigada 28 - 128 e Zonës Operative të Pashtrikut më 24 maj 1999, me urdhër të SHP të UÇK-së, të Drejtorisë Politike të UÇK-së Hashim Thaçidhe Ministrit të Mbrojtjes Azem Sylën, në kuadër të operacionit "SHIGJETA", në Gorozhup e Pashtrik të Hasit theu kufirin shqiptaro - shqiptar duke sulmuar forcat pushtuese serbo – malazeze dhe, mercenare ruse. 

Operacioni vazhdon.” 
SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM 
AGIM ÇEKU 

Nuk kam pasur rast ta shohë apo ta kem parë ndonjëherë Haxhi Kuçin me Arkanin, sikur t´i kisha parë, zor se do të mund të kalonin pa therë në këmbë nga ana ime. Por, Haxhiu vetë ka shkruar me dorën e vetë dhe e ka publikuar në portalin e tij informative “Diskutime antishqiptare”, se e ka vozitur Arkanin me makinën e tij , kur ka punuar si taksist. 



 A jeni te sigurt dhe a keni dëshmi? 

Dëshmi për bashkëpunim të Haxhiut dhe 5 akademiket serbë ka dhënë vetë Haxhiu, ku ai vetë ka shkruar në portalin e tij antishqiptar. Atë që dëshmon ai vetë nuk kanë pse e dëshmojnë të tjerët. 

- Haxhi Kuci, e ka shetitur dhe shoqëruar kriminelin Arkan në shumë fshatra të Therandës, ish-Suharekës dhe të Kosovës, a dini Ju, pikërisht në cilat fshatra? 

Haxhiu vetë ka shkruar se e ka vozitur për në Mushtisht dhe Gjilan. Por, kur ne ia publikojmë atë që ai vetë ka shkruar e thënë menjëherë kërcen si zorra në prush dhe priti pastaj fyerjet ofendimet shpifjet ndaj autorit që publikon mesazhet e Haxhiut. 

Arkani, e dërgoi zagarin Haxhi Kuçin te Fatmir Limaj, por kur e kuptoi ky se e pret plumbi në lule të ballit iku, Cila është e vërteta? 
Deri në vitin 2008 unë nuk kam ditur asgjë për Haxhiun dhe as nuk jam interesuar se ku ndodhet.



ku ai pyet Begzatin a e din se Avdiu ka qenë “spiun” se, kështu kinse i paska thënë Fatmir Limaj, që në kohë lufte as edhe njëherë nuk jam takuar me Fatmirin, përpos kur kam qenë në Cahan dhe atë për marrjen e udhëzimeve për Operacionin, ”Shigjeta” në Pashtrik, dhe atëherë kam qenë me Ruzhdiun dhe Agron Axhamin oficer i U.Sh. që në brigadën 128 e kemi pasur Shef të Ndërlidhjes. Mbas vitit 2008 kam bërë një Reagim leter të hapur kundër Haxhiut të cilën e ka botuar, ”Zemra Shqiptare”, dhe disa portale e gazeta ditore aso kohe. Ku kam njoftuar opininion mbarshqiptar se gjithçka ka thënë e ka shkruar në shkarravinat e tij letranxirëse janë rrena dhe shpifje nga ana e shpifarakut dhe rrencit Haxhi Kuçi.



 Ky spiun serb gënjen se ju njeh Juve dhe ju ka pasur shok. Cila është e vërteta? 

Ky më ka njohur mua si qytetar i Therandës, ish- Suharekës, ku unë aty kam jetuar deri në vitin 1985 - 2000, ashtu siç e kam njohur Unë, si qytetaret tjerë të Therandës edhe Haxhiun. Por, “shokë” kurrë në asnjë mënyrë se kam pasur. Po ta kisha pasur “shok”, mbase do ta kisha edhe tani, siç ju kam pasur juve shok i nderuari Reshat Badallaj qysh moti dhe ju kam edhe tani se kemi ideale të përbashkëta kombëtare shqiptare. 

- Ju keni ngritur padi penale kundër këtij këlyshi serb, ku dhe për çka? 
Në këtë pytje përsëri nuk dua të flasë, me që fletë vetë dokumenti ku unë Haxhiut i kam bërë kallëzim penal për shpifje…

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: shoqeria

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum