Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

shef te shtabit Avdi Ibrahimi paska patur Qekun

 :: sport

Aller en bas

shef te shtabit Avdi Ibrahimi  paska patur Qekun Empty shef te shtabit Avdi Ibrahimi paska patur Qekun

Message  Perparimi Sam 25 Aoû - 5:02

SHPEND BERISHA
LUFTOI ME TRIMËRI PËR ATDHEUN


Shkruan: Avdi Ibrahimi



Çdo komb në botë ka heronjtë dhe dëshmorët e vetë, poashtu dhe kombi shqiptar i ka heronjtë dhe dëshmorët që treguan trimëri e dashuri nëpër shekuj për atdheun e vetë Shqipërinë. Një dashuri të tillë trimërie e dashurie për atdheun kishte edhe Shpendi. Shpend (Sefer) Berisha u lind në fshatin Volljakë të Kleinës në 27.06.1960, në një familje të varfër fshatare me tradita atdhetare. Mёsimet e para i mori nё shkollёn fillore "Emin Duraku" nё fshatin Sverkё tё Gashit, ndёrsa tё mesmёn nё “Luigj Gurakuqi“ nё Klinё. Gjendja e dobёt ekonomike i bën të pamundur shkollimin e mёtutjeshëm universitar.

Shpend Sefer Berisha
( 27.06.1960 - 31.05.1999 )

Shtypja, terrori, shfrytëzimi i pushtuesve jugosllavo - serb, që po bëhej kundër shqiptarëve të mbetur dhunshëm nën pushtuesit jugosllav, ia shtuan urrejtjen për rregjimin gjakatar Tito - Millosheviq. Kështu ai u bë person i padëshiruar për regjimin shovenist të Beogradit, dhe survejohej nga sahanlëpirësit e “vllazërim - bashkimit” asokohe. Nga, pamundёsia pёr tu punësuar, njёherit i ndjekur nga policia çetnike serbo-sllave ai u detyrua tё merrte rrugёn e shumё tё rinjёve shqiptar, rrugёn e gurbetit. Shpendi u punësua nё Gjermani. Edhe pse larg atdheut ai për asnjë çast nuk e kishte larguar nga zemra dashurinë për lirinë e atdhut, për këtë qëllim ai kishte ndarë mjete financiare për Fondin “Vendlindja Thërret”, mjete këto që financonin Ushtrin Çlirimtare në Kosovë. Shpendi nuk u kënaq me kaq, por vendosi që ta lërë përgjithnji mërgimin për tu rreshtuar në radhët e UÇK’së. Më 4 prill të vitit 1999, në Kukës, kyqet në brigadën 128 të UÇK’së në Zonën Operative të Pashtrikut. Pas përfundimit të stërvitjeve luftarake në Burrel, komandanti i brigadës, Ruzhdi Saramati, e emëron Shpend Berishën për komandant të kompanisë.
Më urdhër të Shtabit të përgjithshëm të UÇK’së në operacionin luftarak ”Shigjeta” në mbrëmjen e 25 majit 1999, brigadës 128 i jepet urdhër për të sulmuar pushtuesin serbo - malazez në hapësirat e kufirit shqiptaro-shqiptar në Gorozhup e Pashtrik të Hasit. Ku për 87 vjet më radhë pushtuesi jugosllav kishte mbjellur vdekje e urrejtje dhe armiqësi ndërshqiptare. Të nesërmen, ende pa zbardhur mirë, gurët dhe drurët e Gorozhupit e të Pashtrikut do të jehonin krismat e papara ndonjëherë të armëve të UÇK’së. Në mesditën e asaj dite, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së do të njoftonte përmes ASh’Informative “Kosovapress” në lajme ditore datë 26 maj 1999, sipas Komunikatës nr.79, se:
“…Operacioni sulmues "Shigjeta" filloi sot, me 26 maj 1999, në ora 04.00 dhe po zhvillohet me sukses. Deri në orët e mesditës së ditës së sotme forcat e Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë nën kontrollë malin Pashtrik dhe pjerrësitë veriore të tij, fshatin Milaj, kanë asgjësuar disa posta kufitare dhe po vazhdojnë luftimet për pastrimin e gjithë brezit kufitar me
Shqipërinë, duke mësyer gjithnjë e më në thellsi të territorit të Kosovës. Si rrjedhojë e luftimeve të deritashme, armikut i janë vrarë 20 ushtarë dhe i janë kapur robë dy të tjerë, përveç teknikë dhe armatim të shumtë të dalë jashtë luftimit. Nga forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka një të vrarë dhe dy të plagosur. Operacioni vazhdon.”
SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM
AGIM ÇEKU
.
...............shef te shtabit Avdi Ibrahimi  paska patur Qekun Images?q=tbn:ANd9GcRL25DuLtYZBuPpPal7g3CgLAogbpt8AMepMpp0UB3utrZWOryf0Qshef te shtabit Avdi Ibrahimi  paska patur Qekun 531501_347882395288501_963213828_n

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum