Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Vepra e Ukshin Hotit

 :: politika

Aller en bas

Vepra e Ukshin Hotit Empty Vepra e Ukshin Hotit

Message  Perparimi Lun 29 Déc - 15:57

Tezat
Unë filozofinë politike të Ukshin Hotit po e shtroj në formë tezash. Lirisht do të mund të ndodhte edhe në formë aksiomash. Sepse Ukshin Hoti ka qenë ithtar i shkencëzimit të politikës. Një politikë joshkencore, nuk është politikë. Madje, më saktë, ai ka qenë për matematizimin e saj. Ashtu që politika si konceptualizim të mund ta arrijë rigorozitetin dhe ekzaktësinë e vet matematikore.
Pergjigje nga

;Haxhi Kuçi

Politika eshte arte,qe tja ndryshon gjendje e nje popullit per te mire,apo ne te kunderten e saj.
Politika eshte si nje art i luftes ndermjet dy ,apo tri paleve.
Politika done aftesi intelektuale dhe hipoteza jo te gabuara.
...................................................................................................
Teza 1: Politika si angazhim
Angazhimi politik autentik nuk është përllogaritje dhe përshtatje. Ai është pozicionim konceptual dhe mishërim personal. Angazhimi politik nuk është mbi të gjitha analizë dhe parashikim, por kthjelltësi dhe vullnet. Përfshirja tërësore nuk e përjashton analizën dhe parashikimin, por këto nuk mund të jenë pikënisje. Pikënisje është vullneti për ndryshimin e rrethanave. Në momentin që pa vullnet nisesh vetëm nga rrethanat, do të mbetesh përbrenda rrethanave. Por në çastin që nisesh nga vullneti, vetë rrethanat do të ndryshojnë kuptim.
..........................
Politika dhe angazhimi saj;Me nderkombetar duhet zhvillue nje politik identike ne formen sa ma diplomatike.
Kurse ajo e mbrndshme sipas gjendjes dhe aftesise per ta kuptuar masa sa ma kjarte.Jo te jete ne formen e sofizmit(mashtrimit),por te bashkpunone me masen ne menyre te sinqerte.

.............................
“Një popull, ose e dëshiron realizimin e një qëllimi politik, dhe për të është i gatshëm të sakrifikojë, ose nuk e dëshiron. Qëllimi politik i popullit shqiptar nuk mund të jetë tjetër pos bashkimit të tij një shtet të vetëm shqiptar.”

“Partitë politike në Kosovë i artikuluan qëllimet politike kryesisht përmes shprehjeve në kondicional: "në qoftë se", "nëse" dhe "po qe se …atëherë".
Në qoftë se, p.sh., do të ruhet integriteti territorial i Jugosllavisë, atëherë do të luftohet për një republikë të barabartë sovrane në Jugosllavi; në qoftë se do të lejohet prishja e kufijve të brendshëm, atëherë do të luftohet për një republikë shqiptare në Jugosllavi, e nëse nuk do të ketë Jugosllavi atëherë do të ketë Shqipëri edhe për shqiptarët në Kosovë! Fort bukur! Mirëpo, për cilin opcion duhet të luftohet?”
....................................
Politiken e nje kombit e zhvillojne,ata qe kane prirje ne te,duke ua spjegue popullit qellimin e destinacionit,dhe te ardhmen e tyre.Por politiken tone ,perhere e jane marr antikombetaret ,ne formen  e sofizmit,sidomos me slloganin e lartepermendur;"Duam;"Bashkimin e Trojeve Shaqiptare".,nje sllogane shterpes,dhe ma teper boshe.
....................................
Teza 2: Liri a Jetë?
Raporti themelor politik nuk është Liri a Vdekje. Marrëdhënia kryesore është Liri a Jetë. Zgjidhja njerëzore e kësaj marrëdhënieje është dinjiteti: vendosja e Lirisë para Jetës. Jeta e lirë është e vetmja jetë e dinjitetshme dhe e denjë për t’u jetuar.

"Jeta kalon në negacion dhe në dhembjen e vet..., - do të thoshte Hegeli, - dhe vetëm në saje të zhdukjes së kundërshtive dhe të kundërthënieve është për vete afirmative. Natyrisht, nëse ajo ngec në vetë kundërthënien, pa e zgjidhur dot atë, atëherë për shkak të kësaj kundërthënieje ajo rrënohet" (G.W.F. Hegel, Estetika I, Beograd, 1975, f. 98). Mirëpo ne nuk do të pajtohemi me këtë natyrisht dhe nuk mund t'a lejojmë rrënimin e jetës. Përmes ligjërimit nga Sociologjia Politike do të luftohet për zgjidhjen e kundërthënieve dhe të kundërshtive. Nuk ekziston asnjë arsye me peshë që të mos fitohet kjo luftë. Ndoshta do të humbet ndonjë betejë, por lufta doemos do të fitohet, sepse kurrnjëherë nuk do të pajtohemi me rrënimin e jetës, bile edhe në qoftë se do të jemi të detyruar që t'a humbim atë.”
.................................................
Sllogani "Vekeje,apo Liri",eshte nje sllogan i rilindaseve,sa i vjter aq dhe shaktrrimtar,nga qarqet e ndryshme antikombetare.Jo te mendoni vdekjen per liri,por te luftone dhe ta sheojni ate   ne jete te lire.
Lufta perhere egziston ndermjet kunderthenjeve,mes vuajtjes dhe lumturise,e cila duhet te zgjidhet permes kontesteve.Liria nuk arrihet duke prite nga tjeret,kjo eshte primare,pos duke sakrifikue jeten.Liria nuk fitohet  individualisht,por kolektivishte,dhe te kultivohet per brezat .Me tradhetar nuk vjen liria kurr.
Te mendoni vetem per veten e juaj,nuk dmth egzistence e perhershme,dhe nuk ka kuptimin e perjetsise,spse vtijak,nuk eshte as gjithesia.pos me nje shoqerine  te shendosh dhe njerezore,duke mos ja cenue lirin personale te askujt,pa presion psiqik.Pra per ta shejue lirin ,duhet te jesh edhe rezistent ndaj sulmeve nga jashte,dhe nga per mbrenda.
...................................................
“Besatohuni me Zotin dhe me ndërgjegjen tuaj si dëshmitarë, se nuk do të qëndroni të qetë derisa nuk do ta arrini lirinë, dhe se do ta jepni edhe jetën duke e kërkuar lirinë. Ai që e humb jetën e tij do ta fitojë atë, ndërsa ai që kërkon shpëtimin e jetës, do ta humbë atë. Liria nuk është për qyqarët dhe as për frikacakët”. (Ganddhi, My Nonviolence)

Teza 3: Ekzistenca
Pa ekzistencë nuk mund të prodhohet ajo që e tejkalon ekzistencën, por projekti politik si i tillë nuk mund të reduktohet në horizontin e ekzistencës. Këtu ekzistenca na del si substrati minimal i projektimit të zhvillimit dhe kultivimit të vlerave tjera sublime:

“Interesi i ekzistencës p.sh., mund të duket qëllim në vete, ndonëse në thelb çështja është e diskutueshme: asnjë gjallesë dhe asnjë entitet nuk lind vetëm për të ekzistuar. Ekzistimi vetëm për vete nuk ka ndonjë kuptim. Ekzistenca si gjendje e dhënë mund të ketë kuptim vetëm si gjendje-pritjeje, potencial vetëkrijimi dhe krijimi. Mirëpo edhe në këtë shkallë duhet bërë përpjekje për të ekzistuar pa frikën se ndokush mund ta cënojë ekzistencën time. Me fjalë të tjera, duhet forcuar për t'u bërë sa më pak i lëndueshëm, sa më pak i cenueshëm dhe sa më imun ndaj goditjeve të jashtme. Pasi që të jenë siguruar këto dy gjëra (ekzistenca dhe rezistenca), mund të luftohet për vlerat tjera, të cilat mund të jenë kompetitive ose absolute, të qarta ose difuze, statike ose dinamike etj.”
..........................
Per te jetue jeten,njeiut i duhet durimi nga etiketimet,si qellim qe ta humbe durimin,per te shendrrue ne skllever.
Me nje fjale qe mos ta ndjeni veten aq te lenduar nga tjeret.
Secili individ ka vleren e tij vertikale,qe do te kontribon per interesa te shoqerise,jo tja perbuzin  vlerat apo tja rrembejm,dhe ti pervetsojm per vete,per qellime personale,sepse ne kohe e humbin vleren,duke i sjelle deme shoqerise.Por tek ne shqiptaret,hajnit e veprave atdhetare jane ne rendin e dites,duke i pervetsue secili pa qen aktive ne to,per kete e humbe vleren e ardhmja e ndriture.
..........................
Teza 4: Individi dhe bashkësia
Angazhimi politik individual është funksional. Individi nuk është qëllim në vetvete. Por e vetmja mënyrë që individi të mund të ekzistojë si qenie e lirë politike, është vënia e tij në funksion të lirisë dhe interesit të bashkësisë. Ky nuk është vetëmohim. Ky është i vetmi vetafirmim. E vetmja mënyrë për të qenë i vetes është të jesh i të gjithëve.

Teza 5: Akti dhe vazhda
Përpjekja, rezistenca dhe çlirimi nuk janë akt, por vazhdë. Arritjet e ardhshme nuk mund të ndërtohen veçse mbi arritjet e shkuara. ““Ato të vërteta që ngrihen mbi mohimin e gjithçkafes edhe vetë do t’i mohojë e ardhmja” – shkruan Ukshin Hoti te Filozofia Politike. Shndërrimet e mëdha vijnë nga puna e durueshme, jo nga shpërthimet e vrullshme. Shpërthimi është ana sipërfaqësore e ndryshimit. Thelbi i ndryshimeve rrënjësore është sistematiciteti. Ukshin Hoti pëlqen ta thotë kështu: “ta ndërtosh kullën e Eifelit me fije shkrepëse”.

Teza 6: Liria dhe zhvillimi
Koncepti politik ka vetëm një qëllim – lirinë e kombit. Liria e kombit është parakusht për zhvillim. Liria është mundësi për ekzistencë, por ky nuk është thelbi i Lirisë. Liria, mbi të gjitha, është liri për Zhvillim. Liria nuk është ruajtje e jetës, konservim i saj. Liria është shpërthim i jetës. Liria është maksimalizim i mundësive të kombit. Ukshin Hoti thoshte – “çlirim i kreativitetit”.
...........................
Nvereqoftese vidhet veprimtaria e tjetrit,apo i mohohet veprimtaria e tij,ne te ardhmen do ta humbe kuptimin e saj si nje shoqeri jo njerezore.Rastet i kemi tek une;Une mbrij flamurin nga armiqet, tjeret qe e kundershtuan tja bejne nderin flamurti,krenoheshin  duke thene jo ky,por ne e mbrojtem flamurin kombetar.Une nise demostratat e 11 marsit te vitit 1981,profiteret ma vodhen vepren dhe mua me shendrruan ne tradhetar,dhe genjeshtra.
Gjendja e mjeruar e popullit shqiptar,nuk vjen me tradhetar dhe hajdut siq eshte jeta ime,jo duke etiketue tjetrin per qellime perfitimesh personale e klanore.Kur humbet e verteta,shpejte e humbe vleren e pergjithshme te shoqerise ne pergjithesi.Nuk quhet nje komb heroik,me hajni,por emrohet si nje komb kriminel.Per kete dhe historia  perseritet.Liria dhe bashkimi i nje kombey nuk arrihet as me tradhetar,aq me pakes me hajni.Liria vjen kur  nderohen atdhetaret,kur nuk ja vjedhim mundin,kur populli i perkrah e ti etiketon me gjera ma te shemtuara.Pa u çlirue populli nga keto ndytesira,nuk ka liri personale ,as bashkim.Kjo eshte arsyerja pse nuk u arrite me shekuj bashkimi yn i trojeve tona.
........................
Teza 7: Ideologjia dhe interesi
Nuk ka ideologji: ka vetëm interesa (kombëtare, shtetërore, ekonomike, kulturore etj). Ideologjia është mjet për këto interesa. Komunizmi u përvetësua nga rusët, sepse ata kështu mobilizuan forca të mëdha shoqërore, prej të cilës Rusia, apo ky “fshat nuklear”, siç i pëlqen Hotit ta quajë, duke bërë analogji mes raportit të fuqisë dhe zhvillimit, doli si superfuqi globale pas Luftës së Dytë Botërore. Në fund Rusia e zhveshi petkun ideologjik, por substancën e interesave dhe fuqisë e ruajti. Kjo prirje e Rusisë u vërejt që në kohën e Leninit me Paqen e Brest-Litovskit.

Teza 8: Sovraniteti normativ
“Sovraniteti i shtetit nuk është absolut”, shkruan ai te filozofia e tij politike. Prandaj kërkesa për sovranitet nuk është synim për shmangie, por për hyrje në rendin ndërkombëtar, respektimi i rregullave të tij. Kjo do të thotë hyrje në gjirin e kombeve të barabarta, të cilat i nënshtrohen të drejtës ndërkombëtare. Kjo është kërkesë për barazi dhe afirmim, jo për izolim dhe sundim. Sovraniteti është e kundërta e ekskluzivitetit. Sovraniteti është normativitet universal.
.......................
Interesi duhet te jete ne baraz peshe,dhe jo duke ja mohue te drejten e tjetrit,sepse lindin perqarjet.E permes perqarjes na vjen dhe roberia duke na coptue siq gjindemi ne keto momente te padeshiruara.
Secili shqiptar,e ka te drejten e shprehjes se vete,dhe te analizohet thenja e tij dhe e secilit,jo ti mohohet.
Pushteti diktatorial vjen atehere kur grupet kriminelesh,te cilet kane bere krime mbi popullin e tyre,mundohen qe permes slloganit,kush fole keq ndaj luftes son heroike(tradhetare),eshte antikombetar,ketu e ka fjala e polote diktaturen,sepse fjala e lire cenzuroset.Fjala pushtet,vete dmth administrim mbi masen,por jo diktature,qe e humb kuptimin e lirise ne nje shoqeri te tille.Me politiken shqiptare ende nuk jane marr njerezit  e merituar,pos ata antikombetaret,duke na shkatrrue ekonomikisht,e moralishte neper kohe e hapsire.Kur keta politikajt,nuk na zgjodhen nje here qeshtjen kombetare,apo te ndonjeres nga krizat qe na kapluan.Te cilat keto gjera ,jo qe nuk kane  qen te mundura te zgjidhen,por me qellim per profitimesh klanore,ne deme te kombit.Per kete dhe e kemi humbur mundesin e te kuptuarit te qenurit si  nje kombe kompakte.
Secili kombe i posedon resurset e tija qe ja ka dhurue natyra,dhe qe keto percaktojne edhe zhvillimin e vendit.Por keqmenagjimi,dhe interesi personal na ka shkatrrue me shekuj.Sepse politika e pushtetareve ne trojet tona ma se shumti i perket sovranit klanor,ku kombin e merr si prone private te tyre,qe kalone ne fundamentalizem apsolute.
....................
Teza 9: Organizimi
Organizimi politik është domosdoshmëria e potencialitetit që bëhet aktualitet. Potencialiteti është tërësia e mundësive intelektuale, fizike, natyrore, politike, ekonomike, kulturore të një kombi. Zhvillimi i kombit do të thotë aktualizimi i këtyre mundësive, kthimi i tyre në efektivitet konkret si zhvillim e mirëqenie. Organizimi politik ekziston si raport mes potencialitetit dhe aktualitetit kombëtar. Pushteti politik nuk është mjet. Në çastin që ai bëhet qëllim, ky është shtrembërim i padrejtë i pushtetit:

“sa i përket mundësive për realizimin e qëllimit (aspiratës) së natyrshme të popullit shqiptar, ato varen nga resurset e brendshme dhe nga rrethanat e jashtme, por varen edhe nga vlerësimi i drejtë, objektiv dhe analitik që këtyre dy komponentave të një tërësie (të brendshme dhe të jashtme) ua bën faktori i organizuar politik. Zatën, kjo është detyra qenësore, por edhe kuptimi i ekzistimit të faktorit të organizuar politik të çdo vendi. Lufta për marrjen e pushtetit politik është vetëm nusprodukt i këtij roli, sepse pushteti politik nuk mund të jetë në funksion të vetes (përveç kur deformohet në tërësi), por të ndonjë qëllimi tjetër më fundamental. Detyrë tjetër me rëndësi për faktorin e organizuar politik është gjetja e rrugëve më të mira dhe më të shkurtra për realizimin e qëllimeve politike që janë të zbatueshme, të mundshme për përdorim me humbje sa më të vogla, sa më të lehta dhe sa më të parëndësishme.”

Teza 10: Populli dhe politika zyrtare
Populli shqiptar në Kosovë gjithnjë ka qenë përpara politikës zyrtare. Kërkesat e ndrydhura të popullit nga politika zyrtare, të cilat populli i ka shprehur me demonstrate, kanë qenë interest e vërteta të popullit të Kosovës. Më 1968, 1981, 1989-90, 1997-98, por mund të thuhet edhe më 2007 me Planin e Ahtisaarit, populli gjithnjë ka qenë më lart se politika zyrtare.

Teza 11: Shqiptarët dhe serbët
Serbët kanë ndërtuar me shqiptarët marrëdhënie të shtrembëruara çnjerëzore për shkak të sundimit dhe shtypjes. Politika serbe udhëhiqet nga miti në funksion të hegjemonisë. Kurse politika kulturore serbe ndaj shqiptarëve është ajo e përvetësimit.

Hoti për serbët shkruan: “ata, në të vërtet, dëshironin të visheshin me historinë e shqiptarëve. Për më tepër dëshironin të ishin shqiptarë, ta merrnin identitetin e tyre, por gjithnjë duke folur serbisht”.

“shqiptarëve përpiqen t’ua mohojnë historinë e tyre, dhe pastaj pikërisht atë që ua mohojnë, si p.sh trashëgiminë dhe prejardhjen ilire, dëshirojnë t’ua përvetësojnë”.

Hoti thotë se nuk kishte takuar amerikanë të cilët pretendonin prejardhje indiane! Apo indianë që pretendonin rrënjë anglosaksone. Në anën tjetër, po ashtu, kolonializmi i vendeve të zhvilluara perëndimore, që ua kishte marrë kolonive veprat e trashëgimisë së tyre të lashtë, nuk pretendon se janë të tijat si trashëgimi shpirtërore. Kurse politika serbe është e obsesionuar pas përvetësimit shpirtëror.

Shqiptarët si komb, fizikisht, intelektualisht, kulturalisht, politikisht, demografikisht dhe në çdo aspekt tjetër nuk janë inferiorë në krahasim me serbët. “Shqiptarët fizikisht janë të aftë për mbrojtjen e vet dhe shekulli që pason duhet t'u hapë rrugë të reja për rritën dhe zhvillimin e tyre.” Ukshini thotë po ashtu se:

“Hapësira gjeografike të dy palëve u dikton raporte miqësie, por miqësia nuk qëndron në qoftë se nuk mbështetet në barazinë e plotë dhe në respektimin e së drejtës të secilit për t'u zhvilluar në pajtim me mundësitë e lira në bashkësinë më të gjërë. Për këtë shkak, kërkesa për t'u konstituar në Republikë historikisht do të thotë vënie e raporteve kualitativisht të reja, evitim i ndikimeve negative të huaja dhe shpërthim i energjisë së re kreative për të dy popujt”.

“Duke e njohur edhe de jure Republikën e Kosovës, serbët nuk bëhen popull më i vogël dhe as shqiptarët popull më i madh. Në këtë mënyrë ata do të bëheshin të tillë çfarë janë në të vërtetë.”

Teza 12: Bashkimi kombëtar si e drejtë
Bashkimi kombëtar kurrë nuk duhet të vullnetohet dhe argumentohet si çështje force dhe muskujsh, por gjithmonë si e drejtë. Bashkimi kombëtar nuk është një “kundër”, por gjithnjë “për të mirën e”. Madje edhe gjermanët kur u bashkuan, thotë ai, nuk rrahnin gjoks, por e argumentonin bashkimin e tyre në funksion të forcimit të Evropës. Bashkimi shqiptar nuk duhet të bëhet për inat të të askujt, por për shkak të së drejtës së shqiptarëve. Neve nuk na konvenon xhungla. Neve na duhet paqja dhe Evropa. Çështja shqiptare nuk duhet të kuptohet si qëllim i maksimalizimit të fuqisë dhe si projekt i mundësisë për t’u përballur me të tjerët në një kuadër pa arbitër, në kuadrin e xhunglës. Një vision i tillë politk, jo vetëm është papjekuri, por me pasoja fatale për kombin shqiptar. Kështu veten nuk e shihnin as gjermanët, kur donin të bashkoheshin në fillim të viteve ’90, edhe pse janë kombi në i fuqishëm evropian dhe ndër më të zhvilluarit në botë.

........................................
Coptimi i nje kombit ;
Jane nderkombetaret te cilet vendosin mbi fatin e secilit kombe qe jetone ne toke.
Se pari per çdo pese vjete ne secilin shtet behen ekspertizat njerezore se a e meriton ai shtet me vazhdue jeten e lire,apo me roberue e me coptue ne pjese te ndryshme.
Coptimi behen,nese e vertetojne se me roberi nga nje shtet nuk do te arrine efektin e duher per shkaqe te mundesise qe nuk ka mundesi me shtype vete.Dhe behet coptimi i atij kombit ne disa  troje te ndara.
Coptimi,apo roberia e ketij kombit behet me nje qellim qe permes roberise tja rikujtoj çka eshte liria dhe roberia qe ne te ardhme me ja dite vlerat e lirise.
Bashkimi i trojeve;
Secili komb i roberuar ,apo i coptuar e ka te drejten e formimit te nje shtetit te ri,apo ti bashkohet prape trungut te tij.

Per tu krijue nje shtet i ri  si subjekt i se drejtës ndërkombëtare duhet te ketë:1. popullsinë e përhershme2. territorin e caktuar3. qeverinë4. aftësinë për te hyre ne marrëdhënie me shtetet e tjera.Elementet e shtetit
Bashkimi behet ne disa forma;
1)Permes marveshjes mes dy paleve ne konfrontim,me paqe,me pagese,referendum,dhe ne teritore ku jane te zbraztura.


................................

“Çdo analizë, nga çfarëdo aspekti, në instancën e fundit, nuk mund të mos e reduktojë çështjen shqiptare në nevojën për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar. Dhe çdo analizë, nga çfarëdo aspekti, në instancën e fundit, nuk mund të mos e reduktojë problemin shqiptar në nevojën për barazimin e shqiptarëve me popujt tjerë në çdo aspekt, por mbi të gjitha në aspektin e zhvillimit.”.

Kurse në gjyq ai tha:
“Populli shqiptar duhet bashkuar. Këtë e dijnë të gjithë dhe askush më nuk e konteston. Ai duhet të bashkohet për shkak se është i njësuar në planin shpirtëror: e ka një gjuhë, një kulturë dhe një histori. Për shkak se është një popull i vjetër evropian i Ballkanit, i cili që heret e ka demonstruar pjekurinë e vet shtetformuese; për shkak se gjithashtu që herët e ka arritur nivelin e duhur të vetëdijes politike për veten, për vendin dhe për interesat e veta në regjion, dhe për shkak se e ka dëshmuar në mënyrë të lavdishme dobishmërinë e vet në të gjitha planet e bashkësisë evropiane të popujve. Ai duhet të bashkohet edhe për shkak se e drejta për vetëvendosje është njëra ndër arritjet qenësore të qytetërimit evropian, e drejtë të cilën vetë ajo e ka proklamuar dhe e cila më asnjë populli në Evropë nuk mund t'i refuzohet a t'i mohohet. Popullit shqiptar i duhet një gjë e tillë që të mund të zhvillohet vetë më tej për ta arritur nivelin e përgjithshëm të kësaj bashkësie.”

Me çështjen shqiptare zgjidhja e drejtë është e lehtë konceptualisht: shqiptarëve vetëm duhet t’u kthehet ajo që u është marrë. “Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që kufizohet pothuajse nga të gjitha anët me vetveten” – prandaj duke u bashkuar ajo bëhet vetvetja dhe nuk i hyn kujt në hak.

Teza 13: Bashkimi Evropian dhe Bashkimi kombëtar
Bashkimi kombëtar duhet të jetë hapi i parë drejt BE-së. Pa shqiptarët e bashkuar nuk mund të ketë Evropë të bashkuar. Bashkimi kombëtar shqiptar i ndihmon bashkimit evropian. Kjo tezë e Ukshin Hotit është aktuale sidomos sot kurpolitika zyrtare shqiptare në Shqipëri e Kosovë e kanë përmbysur këtë tezë. Teza e tyre është: BE-ja si kompensim për mosbashkimin kombëtar. Do të bashkohemi në BE – thonë ata. Kurse Ukshin Hoti thotë, BE-ja bashkohet në bashkimin tonë. Bashkimi i shqiptarëve është i rëndësishëm po sikur ai i gjermanëve. Nëse nuk hyjnë më BE si shtet me dinjitet, do të mund të hyjmë vetëm si refugjatë.

Teza 14: ‘Shteti-nukleus’
Të gjitha pjesët e kombit të ndarë duhet të synojnë drejt bashkimit. Por pjesa kryesore e cila duhet t’i prijë politikisht këtij procesi është ajo Republika e Shqipërisë dhe Tirana, ajo që të biseda me Ismail Kadarenë, Ukshin Hoti e quan “shteti-nukleus”. Po them politikisht, sepse dihet që ushtarakisht Ukshin Hoti ishte përfshirjes së drejtpërdrejtë të Shqipërisë në luftën e Kosovës. Një përfshirje e tillë do ta hapte një luftë totale ballkanike në të cilën domosdo do të përfshiheshin edhe Greqia e Bullgaria, dhe prej të cilës shqiptarët do të dilnin vetëm të humbur. Mospërfshirja e drejtpërdrejtë ushtarake e Shqipërisë ishte çështje taktike. Po ashtu, Kosova është jo që duhet t’i bashkohet Shqipërisë dhe jo e kundërta: “përkrahja eventuale e shqiptarëve në Jugosllavi që ta bashkojnë Shqipërinë, dhe jo të bashkohen me Shqipërinë, objektivisht do të thotë bashkim via-Beograd.”

Teza 15: Strategjia dhe Republika
Kur vullneti piqet dhe gatishmëria është aty, thelbi i qëllimi politik bëhet strategji dhe taktikë. Strategjia është simptoma e pamundësisë së drejtpërdrejtshmërisë së qëllimit. Siç ka thënë Hegeli, e vërteta e drejtpërdrejtë, nuk është e vërtetë. Drejtpërdrejtshmëria është romantizëm naiv joproduktiv. Strategjia është ndërmjetësim. P.sh Republika. “Problemi i çështjes shqiptare nuk qëndron te bashkimi, por te rrugët për realizimin e këtij qëllimi” – shkruan Hoti te Filozofia Politike. Strategjia nuk është formale dhe dytësore. Ajo është esenciale. Ndërmjetësimi është zgjidhje kalimtare në funksion të qëllimit përfundimtar. Qëllimi përfundimtar është bashkimi kombëtar. Republika duhet të jetë në funksion të kombit. Prandaj Republika është ndërmjetësi i zhdukshëm (vanishing mediator). (Sot, ta zëmë, cili do të ishte thelbi strategjik i bashkimit kombëtar? Bashkimi kombëtar fillon me bashkimin e Kosovës.). Republika si transicion buron nga parcialiteti i saj si zgjidhje. Kosova Republikë është zgjidhje e pjesshme. Zgjidhja e pjesshme nuk mund të jetë zgjidhje e përhershme.

Teza 16: Barazia dhe pavarësia
Politika synon barazinë. E barazia ëshë strukturale në thelb. Kjo është arsyeja pse Ukshin Hoti ishte për Republikë përbrenda ish Jugosllavisë. Me kutin e naivitetit nacionalromantik apo etnocentrik kjo mund të duket një kërkesë antikombëtare. Por, besoni, kjo është kërkesa më radikale e mundshme. Bile, unë do të rrezikoj të them se kjo kërkesë është më radikale dhe më kombëtare se bashkimi kombëtar. Shtrohet pyetja përse? Mendoj kështu sepse vetë ish Jugosllavia si e tillë ka mundur të ekzistonte vetës si ngrehinë asimetrike në kurriz të shqiptarëve. Themelet e saj të padrejta ishin të qëndrueshme për gjysmë shekulli vetëm sepse ngriheshin mbi pabarazinë e shqiptarëve, kombi i tretë me madhësi brenda kësaj krijese monstruoze. Prandaj, ta kërkosh barazinë e shqiptarëve me serbët përbrenda kësaj ngrehine asimtrike, do të thotë t’ia sulmosh asaj themelet mbi të cilat ajo qëndronte. Kjo është arsyeja pse unë nuk mendoj se Ukshin Hoti kërkonte Kosovën e barabartë brenda ish Jugosllavisë vetëm për shkaqe strategjike si pamundësi e daljes prej saj për shkak të pozitës globale gjeopolitike që lozte integriteti i saj territorial përbrenda Luftës së Ftoftë. Ai këtë po e bëntë për arsye shumë më substanciale. Dhe ka pasë të drejtë. Kërkesa e tij ka prekur nervin triadik të problemit: themelet e padrejta jugosllave, shovinizmin dhe hegjemonizmin serb si dhe iluzionin e barazisë federative. Historia i ka dhënë të drejtë Ukshin Hotit. Serbia na tregoi që më parë pajtohet me zhdukjen e popullit shqiptar të Kosovës apo humbjen territoriale të Kosovës sesa me barazinë e saj. Ky sindrom jugosllavist i Serbisë po vazhdon ende. P.sh. foosenota 1244. Serbia na pranon si palë. Ajo na pranon edhe si të pavarur. Por nuk na pranon sit ë barabartë. Nuk na e njeh dinjitetin. Ky është manifestim i largët i politikës së Gjorgjeviqit për shqiptarët jonjerëz, për shqiptarët me status më të ulët ontologjik, për shqiptarët me bisht. Hoti synonte mposhtjen e kësaj politike serbe me barazi brenda federatës. Dhe ishte i bindur që pa u thyer në këtë pike politika serbe, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në Ballkan.

Teza 17: Instrumentalizimi
Paqja mes shqiptarëve dhe serbëve mund të vijë natyrshëm vetëm atëherë kur hiqet dorë nga marrëdhëniet intrumentale në funksion të ruajtjes së statusit hegjemon, p.sh. siç e ofron veten populli serb në raport me interesat ruse.

Teza 18: Tri parimet e politikës së drejtë
“Ekziston vetëm një interes i denjë për njeriun, interesi i jetës me dinjitet njerëzor. Mendja do të duhej t'i njerëzojë interesat në mënyrë që realizimi i tyre konkret:

- Mos t’i shndërrojë njerëzit në bisha
- Popujt në kope ujqish
- Kombet në përbindësha çeliku, baroti e plumbi”.

Teza 19: Bashkësia ndërkombëtare
“Ajo në zgjidhjen e këtyre çështjeve rendom i ndjek interesat vetjake, ndërsa interesat e palëve të interesuara i merr parasysh vetëm në masën në të cilën ato palë janë të zonjat vetë që t'i mbrojnë e t'i sigurojnë.”

“Në natyrën e shqiptarëve ka qenë gjithmonë nderimi i miqve, por para së gjithash nderimi i vetvetes.”

“Historia e ka konfirmuar në mënyrë decidive se shkelja e kësaj të drejte të popullit shqiptar dhe sakrifikimi i tij për hir të paqes së përgjithshme, nuk e shpëtoi ndonjëherë Evropën nga luftërat e mëdha apo të vogla, apo nga ato me karakter lokal.”

Teza 20: Demokracia autentike
Demokracia është e kundërta e importit dhe eksportit. Thelbi i saj është autenticiteti. Hoti shkruan: “Kosova nuk mund të arrijë në Evropë pa një demokraci autentike, të vetëlindur prej saj.” – Pra, me një demoraci të imponuar ne do të mbesim jashtë Evropës. Kosovës edhe sot e kësaj dite bashkësia ndërkombëtare i qaset nëpërmjet demokracive të eksportuara, që në të vërtet janë mohim i demokracisë. Demokraci e vërtetë dhe për popullin është vetëm ajo që lind nga populli dhe që si e tillë arrin t’i shkrijë vlerat e tij kombëtare, kulturore, shpirtërore etj. Kjo është e kundërta e demokracisë së BE-së si EULEX. Në anën tjetër, Hoti thotë se demokracia “kuptohet si formë e rregullimit shoqëror për të ndihmuar procesin e përsosjes së njeriut, të raporteve shoqërore, të shoqërisë dhe të njerëzimit. Ajo nuk kuptohet si kallëp i dhënë statik për statizimin dhe përjetësimin e atare raporteve.” Kjo është e kundërta e demokracisë së Kushtetutës aktuale të Kosovës e cila konservon raporte të padrejta dhe nuk lë hapësirë për përmirësimin dhe avancimin e tyre.

Teza 21: 1981
Më 1981 Ukshin Hoti thotë se quantiteti u shndërrua në kualitet të përcaktuar. Rinia progresive e dalë nga gjiri i popullit të shtypur e çmaskoi iluzionin e rrejshëm të autonomisë si zhvillim. Ne kishim marrë autonomi, por nuk kishim marrë substancë. Substanca është zhvillimi. Ne kishim marrë autonomi, por hendeku zhvillimor i Kosovës në raport me të tjerët ishte rritur (p.sh. me Sllovenin më 1948 1:3, kurse në vitet ’80 1:7). Parimi leninist i subordinimit të provincave më pak të zhvilluara ndaj atyre më të zhvilluara fshihte tendencën koloniale të rritjes së diferencave. Ukshin Hoti thoshte se populli shqiptar po e kundërshtonte këtë politikë të padrejtë po sikur Solidarnosti polak ishte ngritur kundër teorisë breznjeviane të sovranitetit të kufizuar të periferisë. Viti 1981 ishte: duam substancë, jo vetëm formë. Sot do të mund të thuhej duam sovranitet i cili përkthehet në zhvillim, jo pavarësi si formë e cila na lë pa pasuri. Barazia është emri politik i drejtësisë, kurse zhvillimi emri ekonomik i saj.

Teza 22: Politika si dashuri dhe humanizëm
Politika nuk është urrejtje. Ajo është dashuri. Politika nuk është hakmarrje. Ajo është humanizëm. Duke qenë sundues serbët, janë të robëruar jo vetëm shqiptarët, por mbi të gjitha vetë serbët. Ukshin Hoti shkruan: “Ngecja relative në zhvillimin e secilit veç e veç dhe e të gjithëve së bashku paraqet dëshminë më evidente se asnjë popull nuk mund të zhvillohet i lirë mbi supet e tjetrit.” Armiqtë më të mëdhenj të shtetndërtimit janë nihilizmi dhe revanshizmi. Nuk ka asgjë që fillon nga hiçi, por mbi arritjet. Nuk bën asgjë të bëhet në emër të urrejtjes sepse, siç thoshte Gandi ‘sy për sy dhe bota verbërohet krejtësisht’.

Teza 23: Lufta
Ukshin Hoti ishte kundër luftës si zgjidhje. Por ai paralajmëroi se nëse nuk ndryshohet kursi aktual i politikës serbe. Lufta bëhet e pashmangshme.

“Një popull që nuk i frikësohet luftës mund të jetë vetëm i marrë, por frika e luftës kurrnjëherë, asnjë popull, nuk e ka penguar të luftojë për idealet e veta. I takon virtytit të mençurisë së një populli përpjekja që idealet e veta t'i sendërtojë pa gjakderdhje. Do të duhej të ishte në natyrën e idealit të sendërtohej pa gjakderdhje.”

“Në qoftë se ato do të kundërshtohen nga politika serbe, atëherë teorikisht, shanset për konfrontimin e drejtpërdrejtë të këtyre dy realiteteve politiko-ideore janë bukur të mëdha, me shpresa përafërsisht të barabarta në fitore, gjë që përsëri nuk do të ishte kurrfarë fitore reale dhe në planin afatgjatë - stabile, sepse humbja e cilitdo prej tyre do t'i hapte rrugë destabilitetit politik të mbarsur edhe me revanshizëm. Për këtë shkak, lufta nuk është as alternativë reale për jetësimin e Republikës së Kosovës, dhe as në frymën e proceseve integruese në Evropë. Megjithatë lufta mund të shpërthejë në qoftë se edhe më tutje do të lejohet thellimi i trendeve të tanishme të situatës politike lidhur me jetësimin e Republikës së Kosovës dhe me zgjidhjen e çështjes shqiptare në tërësi.”

Por kur lufta bëhet e pashmangshme dhe e imponuar, nuk të mbetet përveçse të bëhesh ushtar. Kur erdhi ky moment, Ukshin Hoti e kërkoi armatën e Republikës së Kosovës.

Teza 24: Feja
Feja është komponëntë fundamentale e marrëdhënieve ndërkombëtare. Gjatë studimeve në Harvard ai konkludon se në aspektin e intervencionizmit të superfuqive, feja luan rol rreth 60%. Por Ukshin Hoti është kundër prapakthimit shpirtëror për hir të kontekstit gjeopolitik. Shqiptarët janë me shumicë muslimanë dhe nuk kanë pse e fshehin këtë identitet. Por ai mbron fuqishëm idenë se shqiptarizmi si substrat identitar nuk mund dhe nuk duhet të konceptohet si shtojcë e Islamit. Por Islami duhet të shërbejë si shtojcë e identitetit tonë kombëtar. Pra një islamizëm i gërshetuar dhe i shartuar me kulturën, doket e zakonet si dhe etnopsikologjinë tonë. Megjithatë ai na paralajmëroi se ç’do të ndodhte nga aspekti i komponentës fetare në ish Jugosllavi:

“Shpërbërja eventuale e Jugosllavisë, - rezonon politika e tyre, - do t'a reduktonte Serbinë në kufijtë e tanishëm të asaj që quhet Serbi e ngushtë, kurse një pjesë e mirë e popullatës serbe do të mbetej jashtë Serbisë dhe do ta fitonte statusin e pakicës kombëtare. Si komb i krishterë, ngadhënjimtar i Luftës së Dytë Botërore, me shpërbërjen e Jugosllavisë do të ndjehej i dëmtuar dhe kompensimin për këtë dëmtim doemos do ta kërkonte te popullata jo e krishterë, tek myslimanët dhe shqiptarët.”

“Populli shqiptar pikërisht për shkak se i kishte pasur tri fe, kishte qenë origjinal dhe unik në Evropë, në ndërtimin e asaj që Hegeli do ta quante "Volks geist" dhe se kjo "Volks geist" e shqiptarëve, me shekuj i kishte përbuzur tentativat që ta coptonin në baza religjioze.”

Multikonfesionalitetin e shqiptarëve Ukshin Hoti nuk e sheh si dobësi, por si përparësi. Pikërish shumësia e feve tregon se sa i fuqishëm është identiteti kombëtar i cili, duke u ngritur përmbi fetë e ndryshme, është vendimtar për kombin shqiptar.

Hoti thotë se ShBA-të mund ta shndërrojnë Turqinë në tutor të territoreve ballkanike ku banojnë muslimanët, dhe paralajmëron se po qe se Kosova i falet Azisë, atëherë mund të ndodh ‘libanizimi i trojeve shqiptare’.

Teza 25: Pakicat

ShBA-të dëshirojnë që shtetet tjera të ndërtohen sipas ‘shëmbëlltyrës së vet’. Prandaj ata nuk i shohin me sy të mirë shtetet-kombe në kuptimin e etnisë, por shtetet multietnike. Gjithsesi, shteti i ardhshëm shqiptar nuk ështw pastërtisht etnik. Ai do ta përmbajë edhe shumëllojshmërinë etnike të pakicave që do të jetojnë në të. “Sundimi i shumicës, në mungesë të të drejtave të garantuara të pakicës, është reçetë për katastrofë.”

Teza 26: Matja me të djeshmen
Politika shqiptare matet me të djeshmen. Duhet të matemi me të tjerët dhe me të duhurën.

Betimi
Besatohuni me Zotin dhe me ndërgjegjen tuaj si dëshmitarë, se do ta ndërtoni një realitet të ri politik me Republikën e Kosovës si suazë të denjë për vete, të barabartë me të gjitha subjektet tjera dhe në funksion të asaj që është më njerëzore në njeriun dhe popujt; besatohuni në vendin ku e dhanë jetën, me Zotin dhe me ndërgjegjen tuaj si dëshmitarë, se do të ngriheni në nivel të shëmbëlltyrës, se do t’i përkujtoni rrënjët dhe kohën, se nuk do të hutoheni dhe do të ngulni këmbë në atë që u takon – tash dhe menjëherë, se do t’i respektoni miqtë, por kurrnjëherë nuk do ta harroni veten. Besatohuni në vendin ku u derdh gjaku i trimave, me Zotin dhe me ndërgjegjen tuaj si dëshmitarë, se nuk do të ndaleni para asnjë vështirësie dhe se nuk do t’i frikësoheni vdekjes që do ta vriste vdekjen”.

3 mars 2012, Prishtine. Lëvizja VETËVENDOSJE!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum