Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal

 :: politika

Aller en bas

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  Empty Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal

Message  Perparimi Mer 15 Oct - 3:14

Faruk Tasholli:KOSOVARËT NGA ZVICRA NGRITËN FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR MBI STADIUMIN E BEOGRADIT
Mesazh nga Agim Gashi Today at 6:16 am

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  1800190_842013389151341_8309476229012629137_n

Exkluzive

KOSOVARËT NGA ZVICRA NGRITËN
FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR MBI
STADIUMIN E BEOGRADIT


Nga Faruk Tasholli



Pas mesnatës,pra rreth orës 1 e 30 minuta të ditës së sotme (15.10.2014) mora vesh për akterët që ngritën flamurin kombëtar shqiptar mbi stadiumin e Partizanit ne Beograd, derisa po zhvillohej minuta e 42 e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Me njërin prej tyre që e njihja, menjeherë rashë në lidhje dhe bisedova shkurt për ngjarjen. Por, për momentin, ai deshi të mbetet anonim për opinion. Gjithashtu më luti që edhe shokët e tij të mbeten anonimë për momentin, pasi u bie shpesh rruga nëpër Serbi dhe mund të ballafaqohen me pasoja. Kur hyra në lidhje, ata veç ndodheshin ne Kroaci dhe nuk kishin më ndonjë rrezik. Ja biseda e shkurtër që bëra me njërin prej tyre:
Unë: Mora vesh se ti me disa shokë e ngritët flamurin kombëtar shqiptar mbi Beograd?
Ai: Po. Ishim dhjetë shokë nga Zvicra dhe atje shkuam me pesë vetura me tabela zvicerane. Ta kalonim kufirin nuk patëm vështirësi, pasi ne kishim pasaporta zvicerane. Por në stadium, pasi e panë se i kemi emrat shqiptarë, nuk na lanë të hymë.Atëherë thamë me vete: Pasi nuk na leni të hymë, do të hyjë flamuri ynë dhe do ta shihni edhe ju edhe ne.
Unë: Do të thotë ju flamurin e lansuat nga pozicionet jashtë stadiumit?
Ai: Po ashtu bëmë. E përdorëm një drohne (Mjet fluturimi për lojëra në qiell), si e keni parë, e lëshuam dhe ai fluturoi me flamur i komanduar nga ne.Në ndërkohë i lëshuam edhe dy drohne vëzhguese. Prisnim edhe dy lansime t'i bënim, por për shkaqe sigurie, pasi ndryshoi situata, u desh të largohemi.
Unë: Tash ku ndodheni për momentin?
Ai: E kemi kaluar kufirin Serbi-Kroaci dhe po udhëtojmë drejt Zagrebit. Tash po ndalemi edhe pak të pijmë nga një kafe dhe vazhdojmë.
Unë: Por unë desha që këtë ngjarje ta bëj publike, a ju prish punë?
Ai: Nuk na prish punë, por nuk e bëmë të lavdohemi ne, por veç deshëm të tregojmë se me gjithë ndalesat, shqiptarët në një mënyrë i keni në stadium. Ndërsa, sa i përket vërtetësisë së ngjarjes, ne i kemi bërë edhe videoincizimet dhe i kemi me vete, por sonte është vonë dhe nesër kah mesdita mbërrijmë në Zvicër. Të gjitha do t'i bëjmë publike. Disa gjëra i kemi dhënë edhe në Facebook, por me emra përkëdhelës.
Unë : Këtë bisedë po e jap për publik, e pastaj flasim nesër.
Ai: U bë, natën e mirë!
Pas bisedës, shikova profilin e bashkëbiseduesit në FB, prej nga kuptova se ai me disa familjarë vec kishte biseduar nga Beogradi për ngjarjen. Nga profili i tij i mora edhe fotot.Bashkëbiseduesi im është me prejardhje nga Lypjani dhe doktorant në njërin nga universitetet zvicerane.


Dernière édition par Perparimi le Mer 15 Oct - 3:21, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  Empty Re: Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal

Message  Perparimi Mer 15 Oct - 3:20

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  1800190_842013389151341_8309476229012629137_n

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  Empty Re: Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal

Message  Perparimi Mer 15 Oct - 3:40

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  Autoret
A janë këta tre shqiptarë nga Shkupi, ata që projektuan valëvitjen e flamurit shqiptar në Beograd?


Pas ngjarjeve dramatike që ndodhën në Beograd I mbi të gjitha pas valëvitjes së famurit kuq e zi në stadionin e Beogradit, të gjithë shqiptarët shtruan pyetjen: A thua kush janë ata trima që projektuan këtë flamur, përkatësisht këtë mekanizëm të valëvtjes së flamurit shqiptar.

Në Facebook po qarkullon një foto të tre djemve të cilët mendohet se janë autorë të këtij projekti dirigjues të valëvitjes së flamurit shqiptar!


http://botapress.info/a-jane-keta-tre-shqiptare-nga-shkupi-ata-qe-projektuan-valevitjen-e-flamurit-shqiptar-ne-beograd/


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  Empty Re: Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal

Message  Perparimi Mer 15 Oct - 3:42

Alban Mehës, pasardhësit të Tahir Mehës si trembet syri para huliganëve serbë
Botapress

Pasardhësit të Tahir Mehës nga Prekazi, Alban Mehës, ashtu sikur të parëve të tij nuk iu trembë syri para qindra mijëra serbëve në mes të Beogradit. Në një foto të postuar në faqen e tij në facebook Meha shihet duke ecur sypatrembur përballë huliganëve serbë.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  Empty Re: Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal

Message  Perparimi Mer 15 Oct - 3:56

origjinali

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  Watch?feature=player_embedded&v=7iUBsSlDXc0#t=18


Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  Screen-Shot-2014-10-14-at-10.59.43-PM-e1413320779665


Dernière édition par Perparimi le Mer 15 Oct - 5:25, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  Empty Re: Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal

Message  Perparimi Mer 15 Oct - 4:17

Kako javlja Blic, Orfi Rama posjeduje američki pasoš.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  Empty Re: Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal

Message  Perparimi Mer 15 Oct - 5:51


Agim Gashi
6 h · Düren ·
http://agim.poeticforum.com/t27093-faruk-tashollikosovaret-nga-zvicra-ngriten-flamurin-kombetar-shqiptar-mbi-stadiumin-e-beogradit#38531

Faruk Tasholli:KOSOVARËT NGA ZVICRA NGRITËN FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR MBI STADIUMIN E BEOGRADIT
AKLLAPI.NET
J’aimeJ’aime · · Partager
35 personnes aiment ça.
2 partages

Januz Beluli Jo tash thojn UFO ukan eka lshue ne stadion 90% mun USB. Me qen ejo Vali corleoni ete Zvicrres etj leni pallavrat
5 h · J’aime

Haxhi Kuçi I nderuari Agim Gashi a ka qen ky helikopter qe e ka ngrite flamurin qe e tregone edhe Faruk Tasholli?https://scontent-a-fra.xx.fbcdn.net/.../1800190...
SCONTENT-A-FRA.XX.FBCDN.NET
2 h · J’aime · Supprimer l’aperçu

Agim Gashi Po më duket se po. Sipas asaj që po thuhet, po!
1 h · J’aime

Haxhi Kuçi Agim,nese ke mundesi,shikoje videon e gjalle,dhe ndale e bane nje dallim mes dyjave a perputhen,kjo eshte menyra ma e mire me nxene te verteten se do dalin ne çdo minute duke thene une e une.Jane paraqitur shume patriota.Nese e kane bere keta pse si une nuk dalin me emra e mbiemra qe e kane mbrojte nderin e kombit?Sa per serb qe rrezikohen ne qafe i paq une.pos le ti ruhen qetyne qe po paraqiten patrota me bateria.
1 h · J’aime

Nazmije Nasi Schäfer Tani krejt trima po na dalin, deri me tani deri ne 20 persona dolen duke thene se jo ai e jo ne e ngritem flamurin ne Beograd. hajgarellek po bani, ai qe e ka ngritur bravo i qofte se ai isht patriaot !
1 h · Je n’aime plus · 1

Januz Beluli Pse more popull ja merrni dajm shkaut pergjexhsit veq tbami patriot Ban USB. Ja thuj kta na imi kan shipetart tuten se po idenojn UEFA serbt sy Hashimi me Editen mulu ti futmi serbt ne EU harrun tanat iban Thiun Djallin dash Melaqe
57 min · Je n’aime plus · 1

Januz Beluli Krenari serbt kan bae kosoven lara sy Nshumadi nmes kosove kudo ki flamura serb plus teritore qka ski nbot Tkishave me mija hekter nmes Mitrovice pram krisma kta Do tmyten tu than une edirigjova flamurin
54 min · Je n’aime plus · 1

Agim Gashi Duhet të presim nëse nuk harrojmë.Këtu është vetëm një e vërtetë.Cila do të jetë, do ta shofim!
14 min · Je n’aime plus · 1

Haxhi Kuçi Agim dosti im une qe disa ore te tera jam ka i beje dallimet e fluturakes se vertete dhe kesaj qe e kane lansue kinse keta e kane bere kete pune.Por motori qe gjindet tek keta nuk ka ngjajshmeri me te vertetin as pakes.Leshoje ngadale jou tyben dhe e sheh se motori ne jou tybe eshte shume ma i vogel dhe dritat perfundi bane dallimin e nxen se nuk kane fare ngjajshmeri.Pastaj rrethe kembeve tek i verteti gjindet nje e zeze katrore ne te ketyren,nuk ka fare.Ka shume dallime si hana me diellin.Provoje ndale disa here filimn dhe do bindeni ma mire.
10 min · J’aime

Agim Gashi Do ta shiqoj vlla i dashur, por per monetin smundem se me duhet të iku dikund!
8 min · Je n’aime plus · 1

Haxhi Kuçi Ani Agim,por une e kam perfundue analizen qe nuk po me perputhet fluturakja e vertete me kete qe e kane tregue se ne e kemi ngrite ne qiell.Ju deshiroje suksese,ne zbulimin e se vertetes.
5 min · J’aime

Haxhi Kuçi Po ta dergoje filimin dhe kur keni kohe ke mundesi me zbulue te verteten e gjalle
4 min · J’aime

Haxhi Kuçi http://mondo.rs/.../Albanska-provokacija-za-tucu-i-prekid...

Albanska provokacija, za tuču i prekid! (VIDEO)
Dron (mala letelica) nosila je albansku zastavu nad...
MONDO.RS
4 min · J’aime · Supprimer l’aperçu

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  Empty Re: Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal

Message  Perparimi Mer 15 Oct - 7:12

Isak Luma: Nuk e ngrita unë flamurin, por i lumtë atij që e bëri këtë gjest në Beograd


Mehmedali Jashari
3 h
http://botapress.info/ku-ta-gjej-nje-fluturake-me-flamur-e-cila-mbreme-e-bombardoi-beogradin/

Ku ta gjej një fluturake me flamur e cila mbrëmë e “bombardoi” Beogradin?
Bota press 15 tetor Prej se nisi fluturimin e vet mbi qiellin e “zemrës” së Serbisë, flturakja me flamur është shndërruar pothuaja në një simbo...
BOTAPRESS.INFO
J’aimeJ’aime · · Partager
Arber Gashi et 15 autres personnes aiment ça.

Haxhi Kuçi Nuk eshte me randesi kush ka qen ai patriot qe e ngriti flamurin ne qiellin e beogradit,qija nanen atij qe e ka ngrite flamurin kuq e zi me randesi ne duhet te krenohemi se flamuri erdhi nga qielli dhe e bombardoi serbin,bame bame bame.
3 h · J’aime

Haxhi Kuçi Histori e njejte me timen,shume patriota ne emer timin shiteshin kinse e kane mbrojtur flamurin kuq e zi nga serbet.Nje shqiptar buadalla e bene nje patriotizem,tane thojne edhe une e kam bere pa e bere nje pune te tille.Popull heroik jemi te gjithe Mik Sokola.
3 h · J’aime

Isuf Xhemaili ooo haxhi kuqi e paske gojen e flliqur ja shave nanen ati qe e ka ngrit flamurin mbi stadium te beogradit u dasht me than ja lumsha menqurin e trimnin e jo meja sha nanen asht sa turp metu xhet kjo fjal e ndyt ne goj
2 h · Je n’aime plus · 1

Haxhi Kuçi Eh more shok,une e shajta me ua perkujtue rastin tim,se une kur ne vitin 1971 e mbrova flamurin kuq e zi nga mijera serb e sidomos nga Nikolla Lubiqiqi,me paten shpalle bandit te jugosllavise shqiptaret,dhe dojshin te me rrahin dhe ma shajshin nanen rrotem rrote.Dhe me thojnshin se jam me serb,pse e mbrojta flamurin.E shajta perpara se kane me ja ba si mue.
2 h · J’aime

Isuf Xhemaili ooo haxhi ather jan kan klysht e titos qe tkishin vra para shiptart para shkive se ikan pas xhet do budall e zemer kshi qe tjen besnik ndaj shkut bile edhe sod ka hala po jan ma pak
2 h · Je n’aime plus · 1

Haxhi Kuçi Te lumt goja ishalla jane te paket asi dilingji,por po tutna mos ka shume.Nese dje ishin te friguar nga shkau,pse sot nuk deklarojne te verteten pesedhjete shqiptar jane deshmitar.Kete patriot sa e lavderojne ndoshta ma shume e kane shajte,vetem si te shpetojne nga serbet.
2 h · J’aime

Isuf Xhemaili ooo haxi tash jo qe nuk kallxojn per ather por jan patrijotat mate mdhej t
2 h · J’aime

Haxhi Kuçi Nuk eshte krenari kur nji shqipetar e mbrone qeshtjen kombetare me ja vjedhe mundin.Lehte eshte mu krenue nga kodra,kur nuk zihesh ne vorber.Si rasti im,edhe ketij po ja vjedhin meritat qe sa shqiptar pothojne une e kam bere kete gjest patriotike.Me hajna nuk shkohet perpara.
2 h · J’aime

Isuf Xhemaili ooo haxi mund te bahet manipulime por del e verteta ne shesh se thjn ni fjal popullore rrena i ka kamt e shkurta
1 h · J’aime

Haxhi Kuçi Rrena ka prosporitet tek shqipetaret.Sa vite ka qe nga viti 1971?Dhe sa gazetareve ju kam lutur qe ti bejne intervista deshmitareve,nuk ua mbane zuza me shkrue,tuten nga qeveria e kosoves me qite te verteten time.
1 h · J’aime

Isuf Xhemaili ooo haxhi pot trgoj ni thenje krejt kan qef me kan trma por njeni ja kish pas lakmi tirrqev te azem bejtes shkon i shkreti te rrobaqepsi e i thot prejmi ni par tirrqi si azem bejtes por aj ju perxhexhexh ani tirqit ti boj si te azemit por bythen sun ta boj site azemit
1 h · J’aime

Haxhi Kuçi Mire e ke,por nuk po te vesin,po thojne une e kam ba vepren patriotike jo Haxhia,se po rrene Haxhia.çka mi ba ketyre?Po i veshin tirqit a i kan bythet si te miat a tuat po ta vjedhin mundin,dhe po te shpifen shpiun edhe ma zi po te mveshin njollen e zeze.
1 h · J’aime

Isuf Xhemaili ooo poe vertet asht e vret vllavin per me hyp vet ne karrik a kto i ban zemer prishti ei pa shkolluri qe si sod ku i kem punt
1 h · J’aime

Haxhi Kuçi Shume e vertete eshte kjo qe e tregoni,sa per ftyre edhe vellau te merr ne qafe vetem me perfitue.Na mungone ne shpirti e verteta,dhe patriotet kemi deshore ti shkelim nga inati,pse ky me qen ma i zoti se ne.Nuk eshte ne rregulle kjo smundje e poshter.
1 h · J’aime

Rexhep Nuhiu KUSHDO QE BERI KTE MREKULLI NE BEOGRAD ME TRIMERIN E TIJ HALLALL I QOFTE BUKA E SHQIPTARIT DHE DHEU QE E RRITI
6 min · J’aime

Haxhi Kuçi http://www.gazetaexpress.com/.../a-eshte-ky-djaloshi-qe.../

A është ky djaloshi që e ngriti flamurin gjatë ndeshjes? (VIDEO)
Mbrëmë në ndeshjen Serbi-Shqipëri, u shfaq një...
GAZETAEXPRESS.COM|PAR GAZETAEXPRESS
5 min · J’aime · Supprimer l’aperçu
http://www.gazetaexpress.com/.../a-eshte-ky-djaloshi-qe.../

A është ky djaloshi që e ngriti flamurin
Haxhi Kuçi Vetem fluturaken e kishte meshefur ne autobus,nuk e ka tregue mos me pa serbet.
4 min · J’aime

Haxhi Kuçi Jo ky,por do nga shkupi..http://agim.poeticforum.com/t27093-faruk...

Faruk Tasholli:KOSOVARËT NGA ZVICRA NGRITËN FLAMURIN...
AKLLAPI.NET
3 min · Modifié · J’aime · Supprimer l’aperçu



Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  Empty Re: Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal

Message  Perparimi Mer 15 Oct - 7:14

por i lumtë atij që e bëri këtë gjest në Beograd
Një lajm që po qarkullon se djaloshi i cili ngriti flamurin me shqiponjën kuq e zi në mes të Beogradit është tetovari Isak Luma, nuk është i vërtetë. Përhapja e këtij informacioni ka detyruar djaloshin që të reagojë duke thënë se ai nuk është personi në videon e cila po qarkullon në internet.

Ky është postimi i plotë i Isakut në Facebook:

Një thashetheme e pa vërtet po qarkullon në facebook !

Deklaroj që nuk isha un ai që ngriti flamurin e shenjtë kombëtar te SHQIPRISE ETNIKE në Beograd. Ka një ngatërresë për shkak të ngjashmërisë mes meje dhe personit që paraqitet në një video.

Edhe pse nga ngjashmëria dhe nga shkrimi BALLIST ne video nuk do te thotë qe isha unë.

Mirëpo i lumtë atij që e bëri këtë gjest dhe e gjithë SHQIPTARIA mburret me këtë gjest të djaloshit,i cili u tregoi serbëve që askush nuk mund të na ndal përveç ZOTIT.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  Empty Re: Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal

Message  Perparimi Ven 17 Oct - 5:07

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  Ballisti_6060


Ismail Morina

Ballist Morina e përdori një frazë të veҫantë pasi përfundoi ‘misionin e tij’.
Ismail Morina apo siҫ njihet ndryshe Ballisti, përmendi një frazë interesante pasi kreu fluturimin e flamurit me hartën e Shqipërisë së Madhe mbi Beograd.

Ai shkroi në rrjetin social Facebook: ‘Bac u kry’, duke u shprehur i gëzuar që ‘misioni’ i tij përfundoi me sukses.

Ndryshe, Ballisti është tifozi i cili hipi lartë mbi rrjetë në ndeshjen Slloveni-Shqipëri




Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  Empty Re: Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal

Message  Perparimi Ven 17 Oct - 5:10

http://www.gazetaexpress.com/sport/tani-dirigjuesi-i-fluturakes-del-nga-kukesi-51436/


Tani dirigjuesi i fluturakes del nga Kukësi...
Tani dirigjuesi i fluturakes del nga Kukësi... 00GAZETAEXPRESS E enjte, 16 Tetor 2014 23:55 Kanë dalë prova të reja për atë që qëndron prapa dirigjimit të fluturakes që ‘kalli’ Beogradin’.
Emisioni Top Show ka dhënë detaje të reja rreth personit që e ka dirigjuar fluturaken që ‘dridhi’ një Serbi.

Tenori shqiptar, Agim Hushi, ka thënë se dikush tjetër qëndron pas lëshimit të fluturakes dhe jo Ballist Morina.

Ai është një shqiptar që jeton në Milano dhe i cili ka kohë që e ka përgatitur një aksion të tillë.

“Ai e ka lanësuar atë prej kishës, që gjendet 30 metra larg stadiumit. Kishte rritur mjekrrën dhe flokët për t’u dukur sa më natyrshëm në atë ambient. Gjatë natës ishte fshehur në kambanore të kishës. Nga aty kishte dalë rreth orës 2 pas mesnatës, ku po e priste një mik i tij”, ka thënë Hushi.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal  Empty Re: Kush e ngriti flamurin ne stadiumin e beogradit,kane me dal

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum